Përshkrimi
UDHËZIME PËR PËRDORIMIN
TË NJË FRIGORIFERI ME NGRIRËS
Këshilla të rëndësishme për sigurinë
Informacion dhe këshilla të përgjithshme
FALEMINDERIT QË E MIRËPRITËT PAJISJEN TONË NË SHTËPINË TUAJ
Jemi të lumtur që keni zgjedhur një pajisje Hisense. Hisense është këtu për t'ju fuqizuar ju dhe të gjitha aventurat tuaja me teknologjinë tonë të fundit dhe pajisjet moderne shtëpiake, të bëra nga materiale me cilësi të lartë. Për shkak se ne po punojmë pa u lodhur në efikasitetin e energjisë, duke blerë pajisjen tonë, edhe ju po kontribuoni për një të ardhme më të qëndrueshme.
Për përdorim të plotë të shërbimeve tona, garancinë dhe informacione të tjera të rëndësishme, mendoni të regjistroni pajisjen tuaj Hisense online në faqen tonë të internetit:
https://www.hisense-europe.com
Shpresojmë që pajisja jonë të përmbushë dhe tejkalojë pritshmëritë tuaja.
Pajisja elektroshtëpiake është synuar vetëm për përdorim familjar.
Frigoriferi është synuar për të mbajtur ushqim të freskët në temperaturat mbi 0°C.
Ngrirësi është synuar për të ngrirë ushqimin e freskët dhe për të mbajtur për kohë të gjatë ushqimin e ngrirë (deri në një vit, në varësi të llojit të ushqimit).
Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:
Informacion, këshillë ose rekomandim
Kujdes – rrezik i përgjithshëm
Kujdes – rrezik nga goditja elektrike
Kujdes – rrezik nga zjarri
Duke skanuar kodin QR që gjendet në pllakën e të dhënave ose ngjitësen e veçantë brenda pajisjes, do të gjeni udhëzime më të hollësishme për përdorimin dhe një përshkrim të pajisjes suaj.
Shënime dhe rekomandime të rëndësishme
Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë
Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit të cilat përshkruajnë pajisjen elektroshtëpiake dhe përdorimin e saj të rregullt dhe të duhur. udhëzimet zbatohen për disa lloje/modele të pajisjeve elektroshtëpiake; prandaj, këtu mund të përshkruhen parametra ose pajisje të cilat nuk janë të disponueshme në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Ne ju rekomandojmë që ta ruani këtë manual udhëzimi për referenca në të ardhmen dhe ta vendosni bashkë me pajisjen elektroshtëpiake në qoftë se do ta shisni në të ardhmen.
Kontrolloni për të gjitha dëmtimet ose parregullsitë në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Në qoftë se konstatoni se pajisja juaj elektroshtëpiake është e dëmtuar, njoftojeni shitësin nga i cili e keni blerë pajisjen elektroshtëpiake.
Lëreni pajisjen të qëndrojë drejt për të paktën 4 orë, para se ta lidhni pajisjen me rrjetin elektrik. Kjo zvogëlon rrezikun e keqfunksionimeve që rezultojnë nga efektet e transportimit në njësinë e agjentit ftohës.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
KUJDES! Rrezik zjarri/materiale të djegshme.
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregullat në fuqi.
KUJDES! Mos vendosni priza shumëfishe portative ose pajisje elektrike portative në pjesën e pasme të pajisjes elektroshtëpiake.
Përpara se të pastroni pajisjen elektroshtëpiake, shkëputeni nga rrjeti elektrik (hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit).
KUJDES! Në qoftë se kablli i furnizimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të tjerë me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmanget rreziku.
KUJDES! Kur të vendosni pajisjen elektroshtëpiake, sigurohuni që kablli i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose dëmtuar.
Në qoftë se nuk punon drita LED, thërrisni një teknik shërbimi. Mos u përpiqni të riparoni vetë ndriçimin LED, pasi ka rrezik të kontaktit me tensionin e lartë!
KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje elektrike brenda pajisjes elektroshtëpiake, me përjashtim të atyre që lejohen nga prodhuesi i kësaj pajisjeje frigoriferike.
KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, të ndryshme nga ato të rekomanduara nga prodhuesi.
KUJDES! Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm i cili rezulton nga qëndrueshmëria e dobët e pajisjes elektroshtëpiake, sigurohuni që ajo është instaluar sipas udhëzimit.
Rrezik nga ngrirja (morthi)
Mos vendosni asnjëherë ushqim të ngrirë në gojë dhe shmangni prekjen e ushqimeve të ngrira, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim nga ngrica ose morth.
Siguria e fëmijëve dhe e personave të dobët
Pajisja elektroshtëpiake nuk ka pë qëllim të përdoret nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse kur ata mbikëqyren ose udhëzohen nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.
Hiqeni paketimin e synuar për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake ose pjesët e veçanta të saj gjatë transportit dhe mbajini larg prekjes së fëmijëve. Ai paraqet rrezik plagosje ose asfiksimi.
Kur të hiqni një pajisje të përdorur elektroshtëpiake, shkëputeni kabllin e energjisë, hiqeni derën dhe raftet lerini në pajisjen elektroshtëpiake. Kjo nuk do t’i lejojë fëmijët që të mbyllen në pajisjen elektroshtëpiake.
Vetëm për tregjet Evropiane
Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.
Fëmijët nga mosha 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të marrin ushqime në pajisjet frigoriferike.
Përkujdesje në lidhje me frogoriferin.
Pajisja elektroshtëpiake përmban një sasi të vogël gazi R600a, të padëmshëm për mjedisin por të djegshëm. Sigurohuni që nuk do të dëmtohet asnjë pjesë nga sistemi i ftohjes. Një rrjedhje gazi nuk është e dëmshme për mjedisin, por mund të shkaktojë dëmtim të syve ose zjarr.
Në rast të rrjedhjes së gazit, ajroseni dhomën plotësisht, shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik dhe thërrisni një teknik shërbimi.
Informacion i rëndësishëm për përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake
KUJDES! Kjo pajisje elektroshtëpiake synohet të përdoret në banesa dhe në aplikime të ngjashme si:
-
zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
-
shtëpitë e fermave dhe klientët në hotele, motele dhe në mjedise të tjera banimi;
-
në ambientet e tipit shtrat dhe mëngjes;
-
në aplikime kateringu dhe të ngjashme jo për tregti.
KUJDES! Hapësirat e ajrosjes në pjesën e mbyllur ose në strukturën e pajisjes elektroshtëpiake, mbajini të papenguara.
Pajisja elektroshtëpiake nuk mund të mund përdoret jashtë dhe nuk duhet të ekspozohet në shi.
Mos mbani lëndë shpërthyese si kanaçe aerosoli me gazra të djegshëm të lëvizshëm në këtë pajisje elektroshtëpiake.
Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë kohore, fikeni atë duke përdorur butonin përkatës dhe hiqeni nga rrjeti elektrik. Boshatiseni pajisjen elektroshtëpiake, shkrijeni, pastrojeni dhe lereni derën të hapur.
Në rast defekti ose mosfurnizimi me energji elektrike, mos e hapni njësinë e ngrirjes për aq kohë sa ngrirësi nuk ka operuar për rreth 16 orë. Pas kësaj periudhe, përdoreni ushqimin e ngrirë ose siguroni ftohje të mjaftueshme (p.sh. një pajisje elektroshtëpiake zëvendësuese).
Informacion teknik për pajisjen elektroshtëpiake
Pllaka e të dhënave mund të gjendet në pjesën e përparme të pajisjes elektroshtëpiake. Ajo tregon të dhënat për tensionin, vëllimin bruto dhe neto, llojin dhe sasinë e gazit ftohës dhe informacionin për klasat klimatike.
Në qoftë se gjuha në pllakën e të dhënave nuk është gjuha e zgjedhjes suaj ose gjuha e vendit tuaj, ndërojeni atë me një nga gjuhët e dhëna.
KUJDES! Mos e dëmtoni qarkun e frigoriferit.
Instalimi dhe lidhja
Përzgjedhja e vendndodhjes
-
Vendoseni pajisjen në një dhomë të thatë dhe të ajrosur mirë. Diapazoni i lejuar i temperaturës së ambientit për pajisjen varet nga klima e klasës së pajisjes, e cila shfaqet në pllakën e tipit.
-
Mos e vendosni pajisjen pranë një burimi nxehtësie, si p.sh. një tenxhere me gaz, radiator ose kazan etj. dhe mos e ekspozoni atë në rrezet e drejtpërdrejta të diellit.
|
|
Klasi |
Diapazoni i temperaturës së ambientit ° C |
Lagështira Relative |
|
E butë e zgjatur |
SN |
+10 deri +32 |
≤75% |
|
E butë |
N |
+16 deri +32 |
|
|
Subtropikale |
ST |
+16 deri +38 |
|
|
Tropikale |
T |
+16 deri +43 |
Mos e vendosni pajisjen në një dhomë ku temperatura mund të bjerë nën 5 °C, pasi pajisja mund të mos funksionojë siç duhet ose të dëmtohet!
Pajisja nuk është e përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm dhe nuk duhet të ekspozohet në shi.
-
Pajisja duhet të vendoset në një distancë prej të paktën 5 cm nga tenxheret elektrike ose ato me gaz dhe të paktën 30 cm nga radiatorët ose ngrohësit. Në rastet kur ruajtja e këtyre distancave nuk është e mundur, është e domosdoshme instalimi i një paneli izolues.
-
Pajisja duhet të vendoset të paktën 5 cm larg murit ose pjesës së pasme të bufesë. Një dollap kuzhine mbi frigorifer duhet të ketë një hapësirë prej të paktën 5 cm midis pjesës së pasme të dollapit dhe murit. Kjo është e nevojshme për t'u siguruar që të ketë ajër të mjaftueshëm ftohës për kondensatorin.
-
Spina e pajisjes së montuar duhet të mbetet e arritshme!
Vendoseni pajisjen në një dhomë me vëllim të mjaftueshëm ajri. Dhoma duhet të ketë një vëllim ajri prej të paktën 1 m3për çdo 8 gramë agjent ftohës. Sasia e agjentit ftohës shfaqet në pllakën e tipit, në pjesën e brendshme të pajisjes.
-
Njësia e kuzhinës në të cilën do të vendoset pajisja duhet të ketë një hapje prej të paktën 200 cm2në bazën e saj, për të lejuar qarkullimin e mjaftueshëm të ajrit.
-
Ajri del nga pjesa e sipërme e pajisjes. Sigurohuni që vrima dalëse të mos jetë e bllokuar. Bllokimi i vrimës dalëse mund të çojë në dëmtimin e pajisjes.
Kur të instaloni pajisje të reja elektroshtëpiake pranë njëra-tjetrës në dollapët e kuzhinës, secila pajisje duhet të futet në një dollap të veçantë.
Lidhja e pajisjes elektroshtëpiake
-
Lidheni pajisjen me furnizimin me energji elektrike nëpërmjet spinës. Priza duhet të jetë e tokëzuar. Tensioni nominal dhe frekuenca e nevojshme për pajisjen tregohen në pllakën/etiketën e tipit të pajisjes, që përmban informacionin bazë.
-
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi. Pajisja mund të përballojë ndryshime të vogla në tensionin e rrjetit elektrik deri në plus ose minus 6%.
Nëse nuk do ta përdorni pajisjen për një periudhë më të gjatë, fikeni me tastin e duhur dhe shkëputeni nga rrjeti elektrik. Zbrazni, shkrini akullin dhe pastroni pajisjen, pastaj lëreni derën pak hapur.
Ndryshimi i anës në të cilën hapet dera/integrimi i pajisjes në dollap
Informacioni mbi ndryshimin e anës nga hapet dera dhe integrimin e pajisjes në dollap është i përfshirë në udhëzimet e veçanta të instalimit.
Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë
Përpara përdorimit të pajisjes për herë të parë
Mos e lidhni pajisjen me rrjetin elektrik, derisa të keni lexuar me kujdes udhëzimet për përdorimin e saktë dhe të sigurt të pajisjes. Meqenëse këto udhëzime janë për lloje dhe modele të ndryshme, është e mundur që udhëzimet për përdorim t'u referohen cilësimeve ose pjesëve që nuk janë të disponueshme në pajisjen tuaj. Ju rekomandojmë t'i ruani këto udhëzime për përdorim në të ardhmen. Nëse e shisni pajisjen, i përfshini ato me pajisjen elektroshtëpiake.
Kontrolloni pajisjen për dëmtime dhe/ose parregullsi. Nëse pajisja është e dëmtuar, kontaktoni dyqanin që ju ka shitur pajisjen.
Lëreni pajisjen të qëndrojë drejt për të paktën 4 orë, para se ta lidhni pajisjen me rrjetin elektrik. Kjo zvogëlon rrezikun e keqfunksionimeve që rezultojnë nga efektet e transportimit në njësinë e agjentit ftohës.
Përpara përdorimit të pajisjes për herë të parë, pjesa e brendshme dhe të gjithë aksesorët e brendshëm duhet të pastrohen me ujë të vakët dhe një agjent pastrimi neutral. Fshini pjesët e pastruara me një leckë me ujë të pastër dhe pastaj thajini tërësisht.
Nëse e përdorni pajisjen për herë të parë, mos e vendosni ushqimin në pajisje derisa temperatura të ulet në temperaturën e vendosur.
Këshilla për kursimin e energjisë
-
Montoni pajisjen siç thuhet në udhëzimet për përdorim.
-
Mos e hapni derën më shumë nga sa është e nevojshme.
-
Asnjëherë mos mbuloni dhe mos bllokoni vrimat e ventilimit.
-
Zëvendësoni gominën e derës që është dëmtuar ose nuk mbyllet më siç duhet, sa më shpejt që të jetë e mundur.
-
Ruajeni ushqimin në kontejnerë të mbyllur mirë ose në paketime të përshtatshme.
-
Lëreni ushqimin të ftohet në temperaturën e dhomës para se ta vendosni në pajisje.
-
Shkrini ushqimin në dhomëzën e frigoriferit.
-
Shpërndani raftet në mënyrë të barabartë brenda dhomëzës së frigoriferit. Vendosni ushqimin në mënyrë që ajri të mund të qarkullojë lirshëm në pajisje (ndiqni rekomandimet për vendndodhjen e ushqimeve, të bashkëngjitura në udhëzime).
-
Sa më e ulët të jetë temperatura e vendosur, aq më i lartë do të jetë konsumi i energjisë.
Përshkrimi i pajisjes elektroshtëpiake
Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes elektroshtëpiake.
A Frigoriferi
-
Njësia e kontrollit
-
Sistemi i shpërndarjes së ajrit
-
Raftet prej xhami
-
Sirtari me temperaturë të ulët*
-
Sirtari i frutave dhe perimeve me kontrollin e lagështisë*
-
Dhomëzat e derës
B Ngrirësi
-
Sirtarët e ngrirësit
*Vetëm në disa modele
Funksionimi i pajisjes elektroshtëpiake
|
A |
Butoni për ndezjen dhe fikjen e pajisjes (on/off) |
|
B |
Butoni për ndezjen dhe fikjen e funksionit EcoMode |
|
B1 |
Treguesi i funksionit EcoMode |
|
C |
Butoni për ndezjen dhe fikjen e ftohjes intensive (super cool) |
|
C1 |
Treguesi i funksionit të ftohjes intensive (super cool) |
|
D |
Çelësi i vendosjes së temperaturës së dhomëzës së frigoriferit |
|
D1 |
Shfaqja e temperaturës në ndarjen e frigoriferit |
|
E |
Tasti për vendosje e temperaturës në dhomëzën e ngrirësit |
|
E1 |
Ekrani për vendosjen e temperaturës në ndarjen e ngrirësit |
|
F |
Butoni për ndezjen dhe fikjen e ftohjes intensive (fast freeze) |
|
F1 |
Treguesi i funksionit të ngrirjes intensive (Shkulmi i ngrirjes) |
|
G |
Tasti i fikjes së alarmit |
|
G1 |
Treguesi i funksionimit të alarmit |
|
H |
Tasti i ndezjes dhe fikjes së funksionit Wi-Fi (i disponueshëm vetëm në disa modele) |
|
H1 |
Treguesi i funksionit Wi-Fi (I disponueshëm vetëm në disa modele) |
|
I |
Butoni për ndezjen dhe fikjen e funksionit ConvertActive |
|
I1 |
Treguesi i funksionit ConvertActive |
Ndezja/fikja e pajisjes elektroshtëpiake (on/off)
Ndezja e pajisjes: për të ndezur pajisjen elektroshtëpiake, vendosni kabllon e rrymës në prizën e rrjetit elektrik.
Fikja e pajisjes: fikni pajisjen duke shtypur tastin A dhe duke e mbajtur shtypur (për 3 sekonda). Pajisja do të kalojë në modalitetin e gatishmërisë (do të mbetet e furnizuar me energji).
Rregullimi i temperaturës në pajisjen elektroshtëpiake
-
Temperatura e pajisjes është e paracaktuar nga fabrika në cilësimin e rekomanduar, d.m.th. 4 °C për ndarjen e frigoriferit dhe -18 °C për ndarjen e ngrirësit.
-
Pasi të ndizet pajisja elektroshtëpiake, mund të kalojnë disa orë që të arrihet temperatura e caktuar. Mos vendosni asnjë ushqim në frigorifer përpara se temperatura të shkojë në parametrin e përzgjedhur.
Temperatura në dhomëzën e frigoriferit mund të vendoset me tastin D. Shtypni tastin D derisa ekrani D1 të shfaqë temperaturën e dëshiruar.
-
Temperatura në dhomëzën e frigoriferit mund të vendoset në intervalin nga +2 °C deri në + 8 °C.
-
Sa herë që shtypni tastin D, ju ulni cilësimin me 1 °C. Pas tre sekondash mosveprim, cilësimi ruhet automatikisht si temperatura e fundit e vendosur në dhomëzën e frigoriferit.
-
Cilësimi i rekomanduar për temperaturën është 4 °C.
Temperatura në dhomëzën e ngrirësit mund të vendoset me tastin E. Shtypni tastin E derisa ekrani E1 të shfaqë temperaturën e dëshiruar.
-
Temperatura në dhomëzën e ngrirësit mund të vendoset në intervalin nga -14 °C deri në -24 °C.
-
Sa herë që shtypni tastin E, ju ulni cilësimin me 1 °C. Pas tre sekondash mosveprim, cilësimi ruhet automatikisht si temperatura e fundit e vendosur në dhomëzën e ngrirësit.
-
Cilësimi i rekomanduar për temperaturën është -18 °C.
Ngrirja intensive (ndarja e ngrirësit)(
)
-
Këtë cilësim përdoreni pas ndezjes së pajisjes për herë të parë, përpara pastrimit ose përpara se të fusni një sasi të madhe ushqimi.
Aktivizimi: për të aktivizuar funksionin e ngrirjes intensive (fast freeze), shtypni butonin F. Do të dëgjohet një bip dhe do të ndriçojë treguesi F1. Ekrani shfaq -24.
Fikja: fikni modalitetin e ngrirjes intensive duke shtypur F. Ngrirja intensive do të çaktivizohet gjithashtu nëse ndryshoni temperaturën e vendosur të dhomëzës së ngrirësit ose aktivizoni funksionin në vijim Eco.
Nëse cilësimi nuk çaktivizohet manualisht, do të çaktivizohet automatikisht (pas rreth 52. orësh). Cilësimi kthehet në gjendjen e fundit të ruajtur.
-
Kur funksioni i ngrirjes intensive (fast freeze) është i aktivizuar, pajisja do të funksionojë me fuqi maksimale. Gjatë kësaj kohe, funksionimi do të jetë disi më i zhurrmshëm.
-
Kur aktivizohet funksioni i ngrirjes intensive, temperatura mund të jetë më e ulët edhe në ndarjen frigoriferike edhe në ndarjen ngrirëse.
Ftohja intensive (ndarja e frigoriferit)(
)
Këtë cilësim përdoreni pas ndezjes së pajisjes për herë të parë, përpara pastrimit ose përpara se të fusni një sasi të madhe ushqimi.
Ndezja: ndizni modalitetin e ftohjes intensive duke shtypur C. Do të dëgjoni një sinjal zanor dhe ekrani do të ndizet C1 dhe do të shfaqet 2.
Fikja: fikni modalitetin e ftohjes intensive duke shtypur C. Ftohja intensive do të çaktivizohet gjithashtu nëse ndryshoni temperaturën e vendosur të dhomëzës së frigoriferit ose aktivizoni funksionin në vijim Eco.
Nëse cilësimi nuk çaktivizohet manualisht, do të çaktivizohet automatikisht (pas rreth gjashtë orësh). Cilësimi kthehet në gjendjen e fundit të ruajtur.
Funksioni EcoMode(
)
Ndezja: ndizni funksionin EcoMode duke shtypur B. Ekrani do të shfaqë B1. Kur funksioni EcoMode të aktivizohet, dhomëza e frigoriferit vendoset në +6 °C dhe dhomëza e ngrirësit në -17 °C.
Fikja: Funksioni EcoMode mund të fiket duke shtypur sërish tastin B derisa simboli B1 të fiket.
Funksioni EcoMode do të çaktivizohet edhe kur të ndryshoni cilësimin e temperaturës në dhomëzën e ngrirësit ose të frigoriferit, si dhe kur të aktivizoni cilindo nga funksionet e tjera shtesë.
Funksioni ConvertActive
E gjithë dhomëza e ngrirësit mund të konvertohet në një dhomëz ZeroZone. Temperaturat në këtë zonë janë rreth 0 °C ose pak nën 0 °C. Prandaj, mos e ruani ushqimin që është i ndjeshëm ndaj temperaturës së ulët në këtë dhomëz, pasi ushqimi i tillë mund të ngrijë. Para se të aktivizoni funksionin ZeroZone, zbrazni dhomëzën e ngrirësit për të parandaluar shkrirjen e ushqimit të ngrirë dhe prishjen e tij.
-
Ndezja e funksionit ConvertActive: me një shtypje të gjatë (5 sekondëshe) të tastit I. Do të dëgjoni një bip dhe ekrani do të ndizet I1.
-
Kur të aktivizohet ky funksion, temperatura në dhomëzën e ngrirësit do të vendoset në 0°C, ndërsa temperatura në dhomëzën e frigoriferit do të vendoset në 4°C. "0°C" do të pulsojë në E1 ekran derisa temperatura në dhomëzën e ngirësit të arrijë temperaturën e duhur. Kur të arrihet kjo temperaturë, treguesi "0°C" do të qëndrojë ndezur vazhdimisht.
-
Vendosja e temperaturës në dhomëzën ZeroZone: Kur funksioni ConvertActive të aktivizohet, mund të vendosni temperaturën në dhomëzën e ngrirësit/ZeroZone, brenda intervalit prej -5 °C deri në +3 °C.
-
Temperaturat janë me përafërsi dhe ato varen nga cilësimet e temperaturës në ndarjen e frigoriferit, temperatura e mjedisit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe sasia e ushqimit të vendosur. Edhe vendosja e një temperature më të lartë në ndarjen ZeroZone, do të rritë temperaturën në ndarjen e frigoriferit dhe anasjelltas. Rregulloni cilësimet sipas kushteve të operimit.
-
Nëse dhomëza e poshtme funksionon si ZeroZone, temperaturat në dhomëzën e frigoriferit mund të vendosen vetëm në intervalin nga +2 °C deri në +8 °C. Ne rekomandojmë një përdorim të tillë vetëm kur temperatura e mjedisit është midis +16 °C dhe +32 °C. Në temperatura më të larta, nuk është e mundur të garantohet mbajtja e temperaturave mjaftueshëm të ulëta në pajisje.
-
Kur të aktivizohet funksioni ConvertActive, të gjitha funksionet e tjera do të çaktivizohen.
-
Fikja e funksionit ConvertActive: duke shtypur sërish tastin për një kohë të gjatë I. Ju do të dëgjoni një bip dhe ekrani I1 do të fiket.
Funksioni Wi-Fi (vetëm në disa modele)
Këtë pajisje mund ta kontrolloni nga distanca përmes telefonit inteligjent. Nëse pajisja nuk është e lidhur me rrjetin e shtëpisë, ajo funksionon në të njëjtën mënyrë si pajisjet standarde.
Pas ndezjes së parë, moduli Wi-Fi aktivizohet si parazgjedhje, ndërsa transmetuesit për Wi-Fi dhe Bluetooth gjithashtu aktivizohen.
Lidh pajisjen me aplikacionin ConnectLife
ConnectLife është një platformë inteligjente për shtëpi, që lidh njerëzit, pajisjet dhe shërbimet. Aplikacioni ConnectLife përfshin shërbime digjitale të përparuara dhe zgjidhje të shkujdesura, që i lejojnë përdoruesit të monitorojnë dhe kontrollojnë pajisjet, të marrin njoftime nga një telefon inteligjent dhe të përditësojnë softuerin (tiparet e mbështetura ndryshojnë në varësi të pajisjes suaj dhe rajonit/vendit tuaj).
Për të lidhur pajisjen inteligjente, ju duhet një rrjet Wi-Fi në shtëpi (mbështeten vetëm rrjetet 2.4 GHz) dhe një telefon inteligjent me aplikacionin ConnectLife.
Për të shkarkuar aplikacionin ConnectLife, skanoni kodin QR ose kërkoni ConnectLife në dyqanin e preferuar të aplikacioneve.

-
Instaloni aplikacionin ConnectLife dhe krijoni një llogari.
-
Në aplikacionin ConnectLife, shkoni te menyja "Shto pajisje" dhe përzgjidhni llojin e duhur të pajisjes. Pastaj skanoni kodin QR (mund të gjendet në pllakën e të dhënave të pajisjes; kodi AUID/SN gjithashtu mund të futet manualisht).
-
Aplikacioni më pas ju udhëzon gjatë gjithë procesit të lidhjes së pajisjes me telefonin tuaj inteligjent.
-
Pas një lidhjeje të suksesshme, pajisja mund të përdoret nga largësia nëpërmjet aplikacionit celular.
A keni pyetje të tjera? Na vizitoni në: www.connectlife.ioose na kontaktoni në: hello@connectlife.io.
Anulimi i të gjitha çiftimeve
Duke aktivizuar këtë funksion, pajisja do të hiqet nga të gjitha llogaritë e përdoruesve të aplikacioneve të çiftuara.
-
Shtypni tastindhe mbajeni shtypur (6 sekonda), derisa pajisja të sinjalizojë dy herë. Simbolifillon të pulsojë.
-
Funksioni do të përfundojë automatikisht pas heqjes së suksesshme të të gjitha çiftimeve në re. Simbolido të fiket.
Alarmi për temperaturë të lartë
Nëse temperatura brenda pajisjes është shumë e lartë, do të aktivizohet një alarm akustik (me ton të ndërprerë) dhe ekrani do të shfaqë G1.
-
Sa herë që të ndizni pajisjen duke përdorur butonin A, do të aktivizohet një vonesë prej 24 orësh e funksionimit të alarmit. Në qoftë se pas kësaj periudhe, pajisja nuk mund të arrijë një temperaturë mjaftueshëm të ulët, alarmi do të aktivizohet.
Fikja e alarmit:
-
Për të pranuar dhe fikur alarmin akustik, shtypni tastin G.
-
Kur pajisja të arrijë temperaturë të përshtatshme, ekrani G1 do të fiket.
Alarmi i derës së hapur
Nëse dera e dhomëzës së frigoriferit është e hapur për një kohë të gjatë, do të aktivizohet një alarm akustik (sinjal i përsëritur).
Fikja e alarmit: për të fikur alarmin, mbyllni derën e pajisjes.
Për të pranuar dhe fikur alarmin akustik, shtypni tastin G.
Në qoftë se e lini derën hapur për më shumë se 10 minuta, alarmi nuk do të dëgjohet më. Operimi i pajisjes do të kalojë në modalitetin e sigurt, në mënyrë që të sigurojë ftohje të mjaftueshme dhe të mos lejojë prishjen e ushqimit, pavarësisht derës së hapur.
Funksionimi i pajisjes elektroshtëpiake
Ndezja/fikja e pajisjes elektroshtëpiake (on/off)
Rregullimi i temperaturës në pajisjen elektroshtëpiake
Ngrirja intensive (ndarja e ngrirësit)(
)
Ftohja intensive (ndarja e frigoriferit)(
)
Funksioni EcoMode(
)
Funksioni ConvertActive
Funksioni Wi-Fi (vetëm në disa modele)
Lidh pajisjen me aplikacionin ConnectLife
ConnectLife është një platformë inteligjente për shtëpi, që lidh njerëzit, pajisjet dhe shërbimet. Aplikacioni ConnectLife përfshin shërbime digjitale të përparuara dhe zgjidhje të shkujdesura, që i lejojnë përdoruesit të monitorojnë dhe kontrollojnë pajisjet, të marrin njoftime nga një telefon inteligjent dhe të përditësojnë softuerin (tiparet e mbështetura ndryshojnë në varësi të pajisjes suaj dhe rajonit/vendit tuaj).
Për të lidhur pajisjen inteligjente, ju duhet një rrjet Wi-Fi në shtëpi (mbështeten vetëm rrjetet 2.4 GHz) dhe një telefon inteligjent me aplikacionin ConnectLife.
Për të shkarkuar aplikacionin ConnectLife, skanoni kodin QR ose kërkoni ConnectLife në dyqanin e preferuar të aplikacioneve.

-
Instaloni aplikacionin ConnectLife dhe krijoni një llogari.
-
Në aplikacionin ConnectLife, shkoni te menyja "Shto pajisje" dhe përzgjidhni llojin e duhur të pajisjes. Pastaj skanoni kodin QR (mund të gjendet në pllakën e të dhënave të pajisjes; kodi AUID/SN gjithashtu mund të futet manualisht).
-
Aplikacioni më pas ju udhëzon gjatë gjithë procesit të lidhjes së pajisjes me telefonin tuaj inteligjent.
-
Pas një lidhjeje të suksesshme, pajisja mund të përdoret nga largësia nëpërmjet aplikacionit celular.
A keni pyetje të tjera? Na vizitoni në: www.connectlife.ioose na kontaktoni në: hello@connectlife.io.
Anulimi i të gjitha çiftimeve
Duke aktivizuar këtë funksion, pajisja do të hiqet nga të gjitha llogaritë e përdoruesve të aplikacioneve të çiftuara.
-
Shtypni tastindhe mbajeni shtypur (6 sekonda), derisa pajisja të sinjalizojë dy herë. Simbolifillon të pulsojë.
-
Funksioni do të përfundojë automatikisht pas heqjes së suksesshme të të gjitha çiftimeve në re. Simbolido të fiket.
Alarmet
Pajisjet e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake
(*Pajisjet janë në varësi të modelit)
AdaptTech
Ky sistem inteligjent është projektuar për të ruajtur një temperaturë të qëndrushme në frigorifer, pavarësisht se sa shpesh hapen dyert e tij. Ai monitoron vazhdimisht përdorimin e frigoriferit dhe menaxhon temperaturën për të parandaluar rritjen e mundshme të temperaturës, duke siguruar kështu freskinë afatgjatë të ushqimit dhe duke ulur konsumin e energjisë.
Sistemi i shpërndarjes së ajrit*
Sistemi i përparuar i ventilimit shpërndan ajrin në mënyrë të njëtrajtshme dhe barazon temperaturën në të gjithë seksionin e ftohjes. Për më tepër, siguron qarkullimin optimal të ajrit dhe kushtet më të mira për ruajtjen e ushqimit.
Sirtarët*
Sirtarët në udhëzuesit teleskopikë të lëvizshëm*
Shumë sirtarë janë montuar në udhëzuesit teleskopikë të lëvizshëm.
Për të tërhequr sirtarin nga udhëzuesit, nxirreni plotësisht jashtë. Ngrini sirtarin në pjesën e përparme për ta hequr nga shuli dhe më pas nxirreni plotësisht jashtë.
Për të futur sirtarin në udhëzues, nxirrni plotësisht të dy udhëzuesit jashtë. Drejtvendoseni sirtarin me udhëzuesit dhe shtyjeni në brazdën në anën e pasme të udhëzuesit. Pastaj vendosni sirtarin në pjesën e përparme për ta fiksuar në udhëzuesin teleskopik.
Sirtarët mbi rrota*
-
Për të hequr sirtarin:
-
Tërhiqeni sirtarin jashtë derisa të bllokohet.
-
Pastaj, ngrijeni nga përpara dhe tërhiqeni për ta nxjerrë.
-
Sirtari me temperaturë të ulët*
(Vetëm në disa modele)
Dhomëaza lejon ruajtjen e një shumëllojshmërie të gjerë ushqimesh të freskëta, deri në tre herë më gjatë sesa në një frigorifer standard. Ushqimi qëndron i freskët më gjatë, duke ruajtur aromën dhe lëndët ushqyese të tij. Temperatura në këtë sirtar varet nga cilësimet e temperaturës në dhomëzën e frigoriferit, temperatura e ambientit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe sasia e ushqimit të vendosur në të.
Për një temperaturë rreth 0 °C në sirtar, ju rekomandojmë të vendosni temperaturën e dhomëzës së frigoriferit në 4 °C ose më të ulët. Temperatura në sirtar mund të bjerë nën 0 °C. Prandaj, vendosni ushqimin e ndjeshëm ndaj temperaturës në pjesët e sipërme të frigoriferit.
Për një performancë optimale, sirtari duhet të jetë i mbyllur plotësisht.
-
Kur të blini ushqime, sigurohuni që të jenë të freskëta, pasi kjo do të përcaktojë cilësinë e ushqimit, si dhe sa kohë do të mbahet në frigorifer.
-
Ushqimin mbajeni në enë të mbyllura ose në paketime të përshtatshme për të mos e lejuar të lëshojë ose të marrë aroma.
-
Merreni ushqimin nga sirtari 30 deri në 60 minuta përpara përdorimit, për të lejuar aromën dhe shijen që të zhvillohen në temperaturën e dhomës.
-
Ushqimet e ndjeshme ndaj temperaturës së ulët, që nuk janë të përshtatshme për t'u ruajtur në sirtar përfshijnë sa vijon: ananas, avokado, banane, ullinj, patate, patëllxhanë, tranguj, fasule, speca, pjepra, shalqinj, kunguj...
Sirtari i frutave dhe perimeve me kontroll automatik të lagështisë*(në varësi të modelit)
-
Ena në fund të frigoriferit është e synuar për të mbajtur fruta dhe perime. Ajo siguron lagështirë dhe nuk e lejon ushqimin të thahet.
-
Lagështira në sirtarët rregullohet në mënyrë automatike, në varësi të llojit dhe të sasisë së ushqimit të futur.
Sirtari i frutave dhe perimeve me kontroll mekanik të lagështisë*(në varësi të modelit)
-
Koshi në fund të frigoriferit është për ruajtjen e frutave dhe perimeve. Siguron lagështirë dhe parandalon tharjen e ushqimit. Koshi ka rregullator të integruar të lagështisë, i cili lejon caktimin e nivelit të lagështisë.

Pozicioni i rrëshqitësit në të djathtë: ventiluesit të mbyllur, lagështi më e lartë në kosh.

Pozicioni i rrëshqitësit në të majtë: ventiluesit të hapur, lagështia më e ulët në kosh.
Nëse vëreni pika që grumbullohen nën raftin e qelqit, hapni ventilatorët dhe fshini raftin (shihni kapitullin ZGJIDHJA E PROBLEMEVE).
Rafti me tela i shisheve*
-
Disa modele kanë gjithashtu një mbajtëse shishesh me tela. Është e mbrojtur kundër tërheqjes së pavullnetshme. Mund të nxirret vetëm kur të jetë bosh. Për ta nxjerrur jashtë, ngrijeni pak në pjesën e pasme, tërhiqeni drejt jush, ushtroni pak presion në pjesën e përparme dhe tërhiqeni mbajtësen nga pajisja.
Mbajtësi mund të mbajë deri në një maksimum prej nëntë shishe 0.75-litrash ose 13 kilogramë peshë totale – shiko etiketën në anën e djathtë të pjesës së brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.
-
Edhe kanaçet mund të vendosen në raftin e shisheve (për së gjati ose tërthor).
Dhomëzat e derës
Lartësia e dhomëzave të derës është e rregullueshme. Nxirrni dhomëzën nga brazda dhe vendoseni në pozicionin e duhur. Çdo dhomëz mund të mbajë një peshë maksimale prej 5 kg. Dhomëza e derës së poshtme është e përshtatshme për shishet.
MultiBox*

Ena MultiBox ofron një mënyrë të përshtatshme për të mbajtur ushqime me aromë të mprehtë ose të fortë, p.sh. djathë të pjekur ose me myk (gorgonxola), sallamra, qepë, gjalpë, etj.
Në qoftë se kapaku fleksibël përdoret si tabaka për vezët, vendoseni direkt në fund të enës së derës dhe përdoreni pjesën e poshtme të enës MultiBox për të mbajtur ushqim në paketime më të vogla – pashtet, reçel, tubeta të vogla, etj.
Raftet prej xhami
Raftet bosh mund të riorganizohen siç e shihni të arsyeshme, në udhëzuesit në pjesën e brendshme të pajisjes. Për t'i zhvendosur ose hequr ato nga pajisja, ngrijini pak në pjesën e pasme, tërhiqini drejt jush, shtyjini poshtë në pjesën e përparme dhe pastaj lëvizini ose tërhiqini nga pajisja. Në pjesën e pasme të raftit, ku temperatura është më e ulët, mbani ushqime që prishen shpejt.
Tabakaja e kockave të akullit*

Për të bërë kocka akulli, mbushni tabakanë me ujë dhe vendoseni horizontalisht në ngrirës.
Shpërndarja e rekomanduar e ushqimit në pajisjen elektroshtëpiake
Seksionet në ndarjen frigoriferike:
-
pjesa e sipërme: ushqime në kanaçe, bukë, verë, brumëra ...
-
pjesa e mesit: produkte bulmeti, ushqime të gatshme, ëmbëlsira, pije freskuese, birrë, ushqime të gatuara, etj.
-
sirtari me temperaturë të ulët: mish, produkte mishi, delikatesë...
-
koshi i frutave dhe perimeve: fruta të freskëta, perime, marule, perime me rrënjë, qepë, hudhra, lakra të tharta, rrepa...

Seksionet në ndarjen e derës frigoriferike:
-
koshat e sipërm/të mesit të derës: vezë, gjalpë, djathë, etj.
-
Koshtat e poshtëm të derës: pije freskuese, kanaçe, shishe, etj.
Mos mbani fruta (banane, ananas, papaja, limona) dhe perime (kungulleshka, patllixhana, kastraveca, speca, domate dhe patate) të ndjeshme ndaj temperaturave në frigorifer.
Seksionet ngrirëse:
-
në ngrirje, mbahen ushqime të ngrira (shikoni kapitullin Ngrirja dhe mbajtja e ushqimeve të ngrira).
Mos mbani në ngrirje sa më poshtë: sallatë marule, vezë, mollë, dardha, rrush, pjeshkë, kos, qumësht i kondensuar, salcë kosi dhe majonezë.
Mbajtja e ushqimit në frigorifer
Këshilla të rëndësishme në lidhje me mbajtjen e ushqimeve
Përdorimi, i rregullt i pajisjes elektroshtëpiake, paketimi në mënyrën e duhur, mbajtja e temperaturës së duhur dhe zbatimi i standardeve të higjienës së ushqimit, kanë një ndikim vendimtar në cilësinë e mbajtjes së ushqimit.
Vini re datat e skadencës së ushqimit, të treguara në paketim.
Ushqimet e ruajtura në frigorifer duhet të mbahen në enë të mbyllura ose në paketimin e duhur për të mos e lejuar lëshimin ose marrjen e aromave dhe të lagështirës.
Mos mbani në frigorifer lëndë të djegshme, të paqëndrueshme dhe shpërthyese.
Shishet me përmbajtje të lartë alkooli duhet të mbyllen mirë dhe të mbahen në pozicion të ngritur.
Disa solucione organike, vajra esencialë të lëkurës së limonit dhe portokallit, acid gjalpi, etj., mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike në rast të kontaktit të zgjatur, duke shkaktuar dëmtim dhe vjetërim të parakohshëm të këtyre materialeve.
Aromat e padëshiruara paralajmërojnë mungesën e pastërtisë së pajisjes elektroshtëpiake ose përmbajtje të prishura (shiko kapitullin Pastrimi i Pajisjes Elektroshtëpiake).
Në qoftë se ikni nga shtëpia për një periudhë të gjatë kohore, hiqini sendet që mund të prishen nga frigoriferi.
Shmangia e kontaminimit të ushqimit
Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi të respektoni udhëzimet e mëposhtme:
-
Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes.
-
Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të kullimit.
-
Mishin e papërpunuar dhe peshkun, në frigorifer mbajeni në enë të përshtatshme, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt ose të kullojnë në ushqimet e tjera.
-
Në rast se pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën e hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.
Ngrirja dhe mbajtja e ushqimeve të ngrira
Procedura e ngrirjes
Sasia maksimale e ushqimit të freskët që mund të futet menjëherë është e specifikuar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektro-shtëpiake. Në qoftë se sasia e ushqimit që do të ngrihet e tejkalon sasinë e treguar, cilësia e ngrirjes do të jetë më e ulët; rrjedhimisht, cilësia e ushqimit tashmë të ngrirë do të përkeqësohet.
-
Aktivizojeni funksionin super freeze (super ngrirje) 24 orë pasi të keni ngrirë ushqimin e freskët:
-
fikni modalitetin e ngrirjes intensive duke shtypur F.
-
-
Për të siguruar që ushqimi të ngrijë sa më shpejt që të jetë e mundur, shpërndani paketat siç përshkruhet më poshtë:
-
Paketoni ushqimet e freskëta në paketa më të vogla (1 kg). Vendosni katër pako në sirtarin e sipërm, një në çdo cep të sirtarit dhe një paketë në sirtarin e poshtëm, të përqendruar në murin e pasmë.
-
Sigurohuni që ushqimi i freskët të mos jetë në kontakt me ushqimin që është tashmë i ngrirë.
-
Kur ngrihen sasi më të vogla ushqimi (1-2 kilogram), aktivizimi i funksionit super freeze nuk është i nevojshëm.
Këshilla të rëndësishme për ngrirjen
Përdoreni ngrirësin vetëm për të ngrirë ushqimet e përshtatshme për ngrirje. Përdorni gjithmonë ushqime cilësore dhe të freskëta.
Zgjidhni paketimin më të përshtatshëm për ushqimin dhe përdoreni paketimin në mënyrë të rregullt.
Sigurohuni që paketimi është i mbyllur mirë ndaj ajrit dhe ujit, në mënyrë që ushqimi të mos thahet dhe të mos i humbë vitaminat e tij.
Shënojeni llojin e ushqimit, sasinë dhe datën e ngrirjes në paketim.
Është e rëndësishme që ushqimi të ngrijë shpejt. Rrjedhimisht, rekomandohen paketimet më të vogla. Përpara se ta vendosni në ngrirje, ushqimin vendoseni në pjesën frigoriferike.
Mbajtja e ushqimeve të ngrira në mënyrë industriale
-
Kur mbahen dhe përdoren ushqime të ngrira, zbatoni udhëzimet e prodhuesit. Temperatura dhe data e skadencës janë të shkruara në paketim.
-
Zgjidhni vetëm ushqim me paketim të padëmtuar, të mbajtur në ngrirësa në temperaturat prej –18 °C ose më të ulëta.
-
Mos blini ushqim të mbuluar me brymë (akull) pasi kso gjë tregon se ai është shkrirë pjesërisht disa herë dhe se është i një cilësie më të ulët.
-
Mbrojeni ushqimin nga shkrirja gjatë transportit. Në rast të rritjes së temperaturës, koha e mbajtjes duhet të jetë më e shkurtër dhe do të ulet cilësia.
Koha e mbajtjes së ushqimeve të ngrira
Koha e rekomanduar e mbajtjes në ngrirës
|
Lloji i ushqimit |
Koha |
|---|---|
|
Fruta, mish lope |
nga 10 deri në 12 muaj |
|
Perime, mish viçi, shpendë |
nga 8 deri në 10 muaj |
|
Mish dreri |
nga 6 deri në 8 muaj |
|
Mish derri |
nga 4 deri në 6 muaj |
|
Mish i grirë ose në copa të vogla |
4 muaj |
|
Bukë, brumëra, ushqime të gatuara, copa peshku lean fish |
3 muaj |
|
Të brendshme |
2 muaj |
|
Sallamra të tymosur, peshq të dhjamur |
1 muaj |
Shkrirja e ushqimit të ngrirë
-
Shkrirja është një hap i rëndësishëm kur ushqimi ruhet i ngrirë. Ushqimi duhet të shkrihet në mënyrën e duhur.
-
Më poshtë janë metodat e përshtatshme të shkrirjes:
-
në frigorifer,
-
në ujë të ftohtë,
-
në një furrë me mikrovalë ose në një furrë tradicionale me një program të përshtatshëm për shkrirje.
-
-
Disa produkte të ngrira mund të gatuhen pa u shkrirë paraprakisht. Kjo do të specifi kohet nga prodhuesi në paketim.
-
Ushqimin paketojeni në sasi të vogla. Kjo do të lejojë që ushqimi të shkrijë më shpejt.
-
Ushqimin e shkrrirë pjesërisht ose plotësisht, përdoreni sa më shpejt të jetë e mundur. Bakteret në ushqimin e shkrirë riaktivizohen dhe ushqimi do të prishet shpejt. Kjo vlen veçanërisht për frutat, perimet dhe ushqimet e gatshme.
-
Mos e ngrini përsëri ushqimin që është shkrirë pjesërisht ose plotësisht.
Shkrirja e pajisjes elektroshtëpiake (NoFrost Dual)
Teknologjia moderne NoFrost Dual në dhomëzën e ngrirësit parandalon formimin e akullit dhe grumbullimin e ngricës në ushqime, duke mundësuar kështu përdorimin ekonomik, transparencë më të madhe dhe përdorim të plotë të hapësirës.
Në dhomëzën e frigoriferit, ai parandalon tharjen e ushqimit, pasi ruan lagështinë dhe freskinë e tij.
Shkrirja e dhomëzës së frigoriferit dhe dhomëzës së ngrirësit është automatike, duke eliminuar nevojën për shkrirje dhe pastrim manual që kërkon kohë.
Pastrimi i pajisjes elektroshtëpiake
Përpara pastrimit, hiqeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti i furnizimit me energji – fikeni pajisjen elektroshtëpiake (shikoni kapitullin Ndezja dhe Fikja e Pajisjes Elektroshtëpiake) dhe hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit.
-
Përdorni një leckë të butë për t’i pastrua të gjitha sipërfaqet. Pastruesit të cilët përmbajnë substanca gërryese, acide ose tretës nuk janë të përshtatshëm për pastrim, pasi ata mund të dëmtojnë sipërfaqen.
Pastrojeni pjesën e jashtme të pajisjes elektroshtëpiake me ujë ose me një tretësirë uji me sapun.
Sipërfaqet e lyera me llak dhe prej alumini mund të pastrohen me ujë të vakët në të cilin keni shtuar detergjent të lehtë. Përdorimi i pastruesave me përmbajtje të ulët alkooli lejohet (p.sh. pastruesit e dritareve). Për pastrimin e materialeve plastike mos përdorni pastrues të cilët përmbajnë alkool.
Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të pastrohet me ujë të vakët në të cilin keni hedhur pak uthull.
-
Mos i lani pjesët e aksesorëve të brendshëm të pajisjes elektroshtëpiake në lavastovilje, pasi mund të dëmtohen.
-
Pas pastrimit, ndizeni përsëri pajisjen elektroshtëpiakedhe vendoseni ushqimin.
Zgjidhja e problemeve
|
Problemi: |
Shkaku ose zgjidhja: |
|---|---|
|
Pajisja elektroshtëpiake është lidhur me rrjetin elektrik, por nuk funksionon. |
|
|
Sistemi ftohës operon pa ndërprerje për një periudhë të gjatë kohe: |
|
|
Krijimi i tepërt i akullit në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit mund të jetë rezultat i sa më poshtë: |
|
|
Krijim i akullit ose ngricës në brendësi të frigoriferit: |
|
|
Kondensimi (vesa) në raftin mbi sirtarët: |
|
|
Në murin e pasëm të ndarjes së frigoriferit ka bulëza: |
|
|
Nga frigoriferi pikon/rrjedh ujë: |
|
|
Dera hapet me vështirësi: |
|
|
Anët e pajisjes janë të ngrohta: |
|
|
Nuk punon ndriçimi LED: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet C1: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet C2: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet C3: |
|
|
Ec ose Er shfaqet në njësinë e ekranit: |
|
|
E0 do të shfaqet në njësinë e ekranit: |
|
|
E1 do të shfaqet në njësinë e ekranit: |
|
|
E2 do të shfaqet në njësinë e ekranit: |
|
|
E3 shfaqet në njësinë e ekranit: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E4: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet En: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet F0: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet F1 ose F2: |
|
Në qoftë se këshillat e mësipërme nuk e zgjidhin problemin tuaj, thërrisni qendrën më të afërt të shërbimit të autorizuar dhe përcaktoni llojin, modelin dhe numrin serial të shkruar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektroshtëpaike ose në etiketën që ndodhet në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.
Informacion në lidhje me zhurmën e pajisjes elektroshtëpiake
Ftohja në frigoriferë dhe ngrirës mundësohet nga një sistem ftohjeje me kompresor (dhe, në disa pajisje, ventilatorë dhe amortizatorë ajri), të cilët gjithashtu gjenerojnë pak zhurmë. Intensiteti i zhurmës varet nga instalimi, përdorimi i saktë dhe mosha e pajisjes.
-
Pas ndezjes së pajisjes, funksionimi i kompresorit ose qarkullimi i ftohësit gjatë punës mund të jetë më i zhurmshëm (me zhurma gumëzhitjeje, gjëmimi dhe lëngjesh). Kjo nuk është shenjë mosfunksionimi dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë e pajisjes. Me kalimin e kohës dhe me përdorimin e pajisjes, volumi i këtyre zhurmave ulet.
-
Pajisjet NoFrost shkrijnë akullin periodikisht dhe mund të dëgjohen zhurma trokitjeje ose cingërimash për shkak të rënies së akullit në kanalin e kullimit dhe pikimit të ujit, mbi ngrohësin e shkrirjes. Për shkak të zgjerimit dhe tkurrjes së komponentëve të ndryshëm si pasojë e ndryshimeve të mëdha të temperaturës, mund të shfaqen edhe zhurma kërcitjeje. Të gjithë këta tinguj janë normalë dhe nuk ndikojnë në jetëgjatësinë e pajisjes.
-
Kur mbyllet dera, mund të dëgjohet një zhurmë gjëmimi për shkak të barazimit të presionit brenda pajisjes.
-
Ndonjëherë, zhurma ta pazakonta ose më të forta mund të dëgjohen gjatë operimit të pajisjes elektroshtëpiake; këto janë kryesisht si rezultat i instalimit jo të duhur:
-
Pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë në nivel dhe e palëvizshme në një bazë të fortë.
-
Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsi.
-
Sigurohuni që pajisjet e brendshme të jenë të futura siç duhet në vendet e tyre dhe që zhurma nuk shkaktohet nga kanaçet që kërcasin, nga shishet apo nga enët e tjera të vendosura ngjitur me njëra-tjetrën.
-
-
Për shkak të ngarkesës së lartë të punës në sistemin e ftohjes kur dera hapet më shpesh ose për një kohë më të gjatë, kur futet një sasi e madhe ushqimi të freskët ose kur janë të aktivizuar funksionet e ngrirjes ose të ftohjes intensive, pajisja elektroshtëpiake mund të bëjë përkohësisht më shumë zhurmë.
Mirëmbajtja
Mbrojtja e mjedisit
Paketimi është bërë nga materiale miqësore me mjedisin të cilat mund të riciklohen, të hidhen ose të shkatërrohen pa asnjë rrezik për mjedisin.
Heqja e një pajisjeje elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më
Për të mbrojtur mjedisin, çojeni pajisjen elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më në një qendër grumbullimi të pajisjeve elektroshtëpiake.
Përpara se të veproni kështu, bëni sa më poshtë:
-
shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik;
-
mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Simboli në produkt ose në paketimin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet
si një mbetje e zakonshme shtëpiake. Produkti duhet të çohet në një qendër të autorizuar
grumbullimi për përpunimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike. Hedhja e produktit
në mënyrën e duhur mund të ndihmojë në parandalimin e të gjitha ndikimeve negative
të cilat mund të ndodhin në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve në rast të heqjes jo
të rregullt të produktit. Për informacion të detajuar për heqjen dhe përpunimin e
produktit, ju lutemi të kontaktoni me organin përkatës bashkiak me detyrën e menaxhimit
të mbetjeve, me shërbimin tuaj të hedhjes së mbetjeve ose me dyqanin ku e keni blerë
produktin.
Informacioni i pajtueshmërisë
|
Lloji i pajisjes radio: |
MWB414C.07 MWB414S.12 |
|
Wi-Fi |
|
|
Gama e frekuencës së funksionimit: |
2,412 GHz - 2,472 GHz |
|
Fuqia maksimale dalëse: |
≤10 dBm/MHz (EIRP) (përforcimi i antenës 10 dBi) |
|
Arritja maksimale e antenës: |
Përforcimi: -1,53 dBi |
|
Bluetooth |
|
|
Gama e frekuencës: |
2,402 GHz - 2,480 GHz |
|
Prodhimi i operatorit: |
4 dBm (≤10 dBm) |
|
Lloji i emetimeve: |
F1D |
Shënimet tuaja
Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime të cilat nuk e cënojnë funksionalitetin e pajisjes elektroshtëpiake.