Përshkrimi
UDHËZIME PËR PËRDORIMIN
E NJË FRIGORIFERI
Këshilla të rëndësishme për sigurinë
Informacion dhe këshilla të përgjithshme
Ju falënderojmë për besimin që keni treguar duke blerë pajisjen tonë elektroshtëpiake, e cila është projektuar për ta bërë jetën tuaj më të thjeshtë. Ky manual me udhëzime për përdorimin jepet me synimin për ta bërë më të lehtë përdorimin e këtij produkti. Udhëzimet ju mundësojnë të mësoni sa më shpejt rreth pajisjes së re.
Ne dëshirojmë që ju të gjeni mjaft kënaqësi gjatë përdorimit të saj.
Ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit, në të cilën ju mund të fusni numrin e modelit të pajisjes suaj elektroshtëpiake, të treguar në pllakën e të dhënave në fletën e garancisë, për të gjetur përshkrimin e detajuar të pajisjes suaj elektroshtëpiake, këshillat e përdorimit, zgjidhjen e problemeve, informacion për shërbimin, udhëzimet e përdorimit, etj.
http://www.gorenje.com
Pajisja elektroshtëpiake është synuar vetëm për përdorim familjar.
Frigoriferi është synuar për të mbajtur ushqim të freskët në temperaturat mbi 0°C.
Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:
Informacion, këshillë ose rekomandim
Kujdes – rrezik i përgjithshëm
Kujdes – rrezik nga goditja elektrike
Kujdes – rrezik nga zjarri
Shënime dhe rekomandime të rëndësishme
Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë
Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit të cilat përshkruajnë pajisjen elektroshtëpiake dhe përdorimin e saj të rregullt dhe të duhur. udhëzimet zbatohen për disa lloje/modele të pajisjeve elektroshtëpiake; prandaj, këtu mund të përshkruhen parametra ose pajisje të cilat nuk janë të disponueshme në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Ne ju rekomandojmë që ta ruani këtë manual udhëzimi për referenca në të ardhmen dhe ta vendosni bashkë me pajisjen elektroshtëpiake në qoftë se do ta shisni në të ardhmen.
Kontrolloni për të gjitha dëmtimet ose parregullsitë në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Në qoftë se konstatoni se pajisja juaj elektroshtëpiake është e dëmtuar, njoftojeni shitësin nga i cili e keni blerë pajisjen elektroshtëpiake.
Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, lereni pajisjen elektroshtëpiake të qëndrojë në pozicion vertikal për një minimum prej 2 orësh. Kjo do të zvogëlojë mundësinë e defekteve të operimit për shkak të efekteve të transportit në sistemin e ftohjes.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
KUJDES! Rrezik zjarri/materiale të djegshme.
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregullat në fuqi.
KUJDES! Mos vendosni priza shumëfishe portative ose pajisje elektrike portative në pjesën e pasme të pajisjes elektroshtëpiake.
Përpara se të pastroni pajisjen elektroshtëpiake, shkëputeni nga rrjeti elektrik (hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit).
KUJDES! Në qoftë se kablli i furnizimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të tjerë me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmanget rreziku.
KUJDES! Kur të vendosni pajisjen elektroshtëpiake, sigurohuni që kablli i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose dëmtuar.
Në qoftë se nuk punon drita LED, thërrisni një teknik shërbimi. Mos u përpiqni të riparoni vetë ndriçimin LED, pasi ka rrezik të kontaktit me tensionin e lartë!
KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje elektrike brenda pajisjes elektroshtëpiake, me përjashtim të atyre që lejohen nga prodhuesi i kësaj pajisjeje frigoriferike.
KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, të ndryshme nga ato të rekomanduara nga prodhuesi.
KUJDES! Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm i cili rezulton nga qëndrueshmëria e dobët e pajisjes elektroshtëpiake, sigurohuni që ajo është instaluar sipas udhëzimit.
Rrezik nga ngrirja (morthi)
Mos vendosni asnjëherë ushqim të ngrirë në gojë dhe shmangni prekjen e ushqimeve të ngrira, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim nga ngrica ose morth.
Siguria e fëmijëve dhe e personave të dobët
Pajisja elektroshtëpiake nuk ka pë qëllim të përdoret nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse kur ata mbikëqyren ose udhëzohen nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.
Hiqeni paketimin e synuar për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake ose pjesët e veçanta të saj gjatë transportit dhe mbajini larg prekjes së fëmijëve. Ai paraqet rrezik plagosje ose asfiksimi.
Kur të hiqni një pajisje të përdorur elektroshtëpiake, shkëputeni kabllin e energjisë, hiqeni derën dhe raftet lerini në pajisjen elektroshtëpiake. Kjo nuk do t’i lejojë fëmijët që të mbyllen në pajisjen elektroshtëpiake.
Vetëm për tregjet Evropiane
Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.
Fëmijët nga mosha 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të marrin ushqime në pajisjet frigoriferike.
Përkujdesje në lidhje me frogoriferin.
Pajisja elektroshtëpiake përmban një sasi të vogël gazi R600a, të padëmshëm për mjedisin por të djegshëm. Sigurohuni që nuk do të dëmtohet asnjë pjesë nga sistemi i ftohjes. Një rrjedhje gazi nuk është e dëmshme për mjedisin, por mund të shkaktojë dëmtim të syve ose zjarr.
Në rast të rrjedhjes së gazit, ajroseni dhomën plotësisht, shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik dhe thërrisni një teknik shërbimi.
Informacion i rëndësishëm për përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake
KUJDES! Kjo pajisje elektroshtëpiake synohet të përdoret në banesa dhe në aplikime të ngjashme si:
-
zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
-
shtëpitë e fermave dhe klientët në hotele, motele dhe në mjedise të tjera banimi;
-
në ambientet e tipit shtrat dhe mëngjes;
-
në aplikime kateringu dhe të ngjashme jo për tregti.
KUJDES! Hapësirat e ajrosjes në pjesën e mbyllur ose në strukturën e pajisjes elektroshtëpiake, mbajini të papenguara.
Pajisja elektroshtëpiake nuk mund të mund përdoret jashtë dhe nuk duhet të ekspozohet në shi.
Mos mbani lëndë shpërthyese si kanaçe aerosoli me gazra të djegshëm të lëvizshëm në këtë pajisje elektroshtëpiake.
Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë kohore, fikeni atë duke përdorur butonin përkatës dhe hiqeni nga rrjeti elektrik. Boshatiseni pajisjen elektroshtëpiake, shkrijeni, pastrojeni dhe lereni derën të hapur.
Në rast defekti ose mosfurnizimi me energji elektrike, mos e hapni njësinë e ngrirjes për aq kohë sa ngrirësi nuk ka operuar për rreth 16 orë. Pas kësaj periudhe, përdoreni ushqimin e ngrirë ose siguroni ftohje të mjaftueshme (p.sh. një pajisje elektroshtëpiake zëvendësuese).
Informacion teknik për pajisjen elektroshtëpiake
Pllaka e të dhënave mund të gjendet në pjesën e përparme të pajisjes elektroshtëpiake. Ajo tregon të dhënat për tensionin, vëllimin bruto dhe neto, llojin dhe sasinë e gazit ftohës dhe informacionin për klasat klimatike.
Në qoftë se gjuha në pllakën e të dhënave nuk është gjuha e zgjedhjes suaj ose gjuha e vendit tuaj, ndërojeni atë me një nga gjuhët e dhëna.
KUJDES! Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës. Kjo gjithashtu mund të ndalojë ndotjen.
Mbrojtja e mjedisit
Paketimi është bërë nga materiale miqësore me mjedisin të cilat mund të riciklohen, të hidhen ose të shkatërrohen pa asnjë rrezik për mjedisin.
Heqja e një pajisjeje elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më
Për të mbrojtur mjedisin, çojeni pajisjen elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më në një qendër grumbullimi të pajisjeve elektroshtëpiake.
Përpara se të veproni kështu, bëni sa më poshtë:
-
shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik;
-
mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Simboli në produkt ose në paketimin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet
si një mbetje e zakonshme shtëpiake. Produkti duhet të çohet në një qendër të autorizuar
grumbullimi për përpunimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike. Hedhja e produktit
në mënyrën e duhur mund të ndihmojë në parandalimin e të gjitha ndikimeve negative
të cilat mund të ndodhin në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve në rast të heqjes jo
të rregullt të produktit. Për informacion të detajuar për heqjen dhe përpunimin e
produktit, ju lutemi të kontaktoni me organin përkatës bashkiak me detyrën e menaxhimit
të mbetjeve, me shërbimin tuaj të hedhjes së mbetjeve ose me dyqanin ku e keni blerë
produktin.
Këshilla për kursimin e energjisë me pajisjet elektroshtëpiake ftohëse
-
Instalojeni pajisjen elektroshtëpiake siç specifikohet në manualin e udhëzimit.
-
Mos e hapni derën më shpesh nga sa është e nevojshme.
-
Herë pas here, sigurojuni që ajri poshtë pajisjes elektroshtëpiake qarkullon pa pengesë.
-
Në qoftë se guarnicioni është i dëmtuar ose nuk bën një mbyllje të përsosur për çfarëdo arsye, zëvendësojeni sa më shpejt që të jetë e mundur.
-
Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura mirë ose në paketiminin e duhur.
-
Përpara se të vendosni ushqimin në frigorifer, lereni të ftohet në temperaturën e dhomës.
-
Shkrijeni ushqimin e ngrirë në ndarjen e frigoriferit.
-
Për të përdorur të gjithë vëllimin e ndarjes së brendshme të ngrirësit, hiqni disa nga sirtarët sipas përshkrimit në manualin e udhëzimit.
-
Shkrijeni ngrirësin tuaj tradicional kur në sipërfaqet e frigoriferit të jetë krijuar një shtresë ngrice ose akulli prej 3-5 milimetrash.
-
Sigurohuni që vendosja e rafteve në ndarje të jetë në uniformë dhe që ushqimi të vendoset në mënyrë që ajri të qarkullojë lirisht në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake (zbatoni vendosjen e rekomanduar të ushqimit sipas përshkrimit në udhëzime).
-
Në pajisjet elektroshtëpiake me ventilator, mos i bllokoni të çarat ose vrimat e ventilimit.
-
Në qoftë se nuk keni nevojë për ventilatorin ose për jonizuesin, fikini ato duke kalojuar në konsumin e zvogëluar të energjisë.
Instalimi dhe lidhja
Zgjedhja e dhomës
-
Pajisjen elektroshtëpiake instalojeni në një dhomë të thatë dhe të ajrosur mirë. Pajisja elektroshtëpiake do të opreojë siç duhet në qoftë se temperatura e mjedisit është në intervalin e specifikuar në tabelë. Klasi e pajisjes elektroshtëpiake është dhënë në tabelën e të dhënave/etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.
Klasi
Diapazoni i temperaturës së ambientit ° C
Lagështira Relative
E butë e zgjatur
SN
+10 deri +32
≤75%
E butë
N
+16 deri +32
Subtropikale
ST
+16 deri +38
Tropikale
T
+16 deri +43
Kjo pajisje nuk është për përdorim si pajisje inkaso.
Mos e vendosni një pajisje elektroshtëpiake në një dhomë ku temperatura mund të bjerë më poshtë se 5 °C, pasi kjo gjë mund të shkaktojë një operim jonormal ose mosfunksionim të pajisjes elektroshtëpiake!
-
Pas instalimit, priza e lidhjes me rrjetin e pajisjes elektroshtëpiake duhet të jetë e prekshme!
-
Mos e vendosni pajisjen elektroshtëpiake në afërsi të pajisjeve elektroshtëpiake të cilat rrezatojnë nxehtësi, si sobat e gatimit, sobat e ngrohjes, radiatorët, nxehësat e ujit, etj. Dhe mos e ekspozoni ndaj rrezeve direkte të diellit. Pajisja elektroshtëpiake duhet të qëndrojë të paktën 3 cm larg nga soba e gatimit me gaz ose elektrike ose të paktën 30 cm larg nga soba ngrohëse me naftë ose me lëndë djegëse të ngurta. Në qoftë se distanca midis këtyre burimeve t ënxehtësisë dhe pajisjes elektroshtëpiake është më e vogël, përdorni një panel izolues.
Shënim: Vendoseni pajisjen elektroshtëpiake në një dhomë mjaftueshëm të madhe. Duhet të jetë të paktën një hapësirë prej 1 m3 për 8 gram gazi ftohës. Sasia e gazit ftohës tregohet në pllakën e të dhënave në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.
Vendosja e pajisjes
Instalimi i pajisjes duhet të kryhet nga të paktën dy persona, për të shmangur plagosjen e personave ose dëmtimin e pajisjes.
-
Pajisja duhet të qëndrojë e niveluar ose të përkulet pak nga mbrapa. Ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe të vendoset në një bazament të fortë. Në pjesën e përparme, pajisja është e pajisur me dy këmbë të rregullueshme që mund të përdoren për të niveluar pajisjen. Në anën e pasme, rrotat mundësojnë një instalim më të lehtë të pajisjes (vetëm me disa modele).

-
Pasi të keni niveluar pajisjen duke përdorur këmbët e rregullueshme, rregulloni këmbën shtesë për qëndrueshmëri më të mire të pajisjes.
-
Mos e ekspozoni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit dhe mos e vendosni pranë burimeve të nxehtësisë. Në qoftë se kjo gjë nuk mund të shmanget, instaloni një panel izolues.

(Vetëm në disa modele)
Për shkak se aparati me derën plot të mbushur tek hapja e saj mund të mënjanohet para, nevojitet të sigurohet me konsolë kundër mënjanimit. Në muri pas aparatit bironi 2 bira Ø 8 mm, në lartësi 57 dhe 117 mm nga dyshemeja, dhe 50 mm nga ana e majtë e aparatit, shiquar nga para. Vendoni futësit nga plastika dhe me vidha të përforconi konsolën. Aparatin trusjeni pranë murisë ashtu, që konsola të arrijë mbi bartësin e kompresorit.
-
Pajisja është menduar për instalim të lirë. Për të arritur konsumin e vlerësuar / minimal të energjisë, siguroni gjithmonë 50 mm hapësirë midis murit dhe pjesës së pasme të pajisjes si dhe në pjesën sipër pajisjes. Gjithashtu lejoni qarkullim të mjaftueshëm të ajrit në të dy anët e pajisjes si dhe në hapësirën sipër saj.
-
Pajisja mund të vendoset ngjitur ose ndërmjet bufesë së kuzhinës apo rafteve, ose ngjitur me një mur. Në rast të një vendosjeje të tillë, pajisja do të funksionojë pa gabime; megjithatë, konsumi i energjisë mund të rritet. Respektoni hapësirën minimale sipër dhe prapa pajisjes, siç tregohet në figurë.
-
Merrni parasysh distancën ose hapësirën e nevojshme për të hapur derën e pajisjes, në mënyrë që të lejoni nxjerrjen ose heqjen e sirtarëve dhe rafteve (shikoni diagramën e instalimit).

*varësisht nga modeli
**modeli me dorezë të integruar
***modeli me dorezë të jashtme/të dalë
Shënim: Kur vendosni pajisjen në një bazament me thellësi më të vogël se 625 mm, rekomandohet që të blini dhe instaloni një kuti sigurie.
Kodi për të porositur setin: 890399.
Lidhja e pajisjes elektroshtëpiake

-
Lidheni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik duke përdorur një kabëll. Priza në mur duhet të jetë e pajisur me tokëzim (fole sigurie). Tensioni dhe frekuenca nominale janë treguar në tabelën e të dhënave/ etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.
-
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi. Pajisja elektroshtëpiake do t’I rezistojë shmangieve afatshkurtëra nga tensioni nominal por jo më shumë se +/- 6%.
Kthimi i drejtimit të hapjes së derës
Drejtimi në të cilin hapet dera e pajisjes mund të kthehet.
Shënim: Para se të ktheni drejtimin e hapjes së derës, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik!
|
Mjetet e nevojshme: |
|
|
|
Çelës kriket Nr. 8 |
|
|
Kaçavidë me formë |
|
|
Kaçavidë e rrafshët |
|
|
Çelës fiso Nr. 8 |
Shënim:
-
Në qoftë se pajisja duhet të vendoset pjerrët që të mundësojë aksesin në pjesën e poshtme, kërkoni një person tjetër për ndihmë ose vendoseni butësisht pajisjen në një material të mbushur të butë për të mos e dëmtuar atë. Për të ndryshuar drejtimin e hapjes, veproni si më poshtë.
-

Vendoseni pajisjen në pozicionin vertikal. Hapni derën dhe hiqni raftet e derës (për të parandaluar dëmtimin e tyre gjatë procedurës). Më pas, mbylleni derën.
-

Hiqni kapakun e menteshës së sipërme (1).
-

Hiqni vidat (2) dhe hiqni menteshën (3). Mbajeni derën që të mos bjerë ndërsa e bëni këtë veprim.
-

Hiqni derën nga mentesha e poshtme duke e ngritur me kujdes derën drejt lart. Shtrijeni derën në një sipërfaqe të lëmuar.
-

Merreni tapën/kapakun (e djathtë) (4) nga qesja dhe vendoseni në vendin nga ku është hequr mentesha e sipërme. Hiqeni dhe ruajeni tapën/kapakun nga ana tjetër (5) në të cilën do të zhvendoset mentesha.
-

Hiqni kapakun (6) nga ana e majtë e derës. Pastaj, hiqni kapakun (7) nga ana e djathtë e derës. Vendosni kapakun (7) në anën e majtë të derës dhe vendosni kapakun (6) në anën e djathtë të derës.
-

Zhvidhoseni vidhën (8) dhe hiqeni mbajtësin e derës (10) dhe ndaluesin e derës (9). Pastaj, përdorni një kaçavidë (8) për të instaluar mbajtësen e derës të dhënë në qese, dhe ndaluesin e derës (9). Mbajeni mbajtësen e derës (10) në rast se ju nevojitet më vonë.
-
Anojeni pajisjen për nga prapa dhe hiqeni këmbëzën që rregullon nivelin (11).
-

Hiqni tri vidat në menteshën e poshtme (14) dhe hiqeni atë. Hiqeni këmbëzën shtesë (12) nga kunja e menteshës së poshtme (13). Zhvidhosni kunjën (13) nga mentesha e poshtme dhe vidhoseni në anën e kundërt të menteshës, plotësojeni me këmbën shtesë (12).
-

Bashkëngjiteni menteshën (14) në anën e kundërt duke përdorur vidat. Vidat duhet të bashkëgjiten sipas rendit të treguar në figurën më poshtë. Së pari, shtrëngoni vidën 1, pasuar nga vidat 2. Më pas, vidhosni këmbëzat e që rregullojnë nivelin (11).
-
Vendosni derën në menteshën e poshtme dhe përdorni vidat (2) për të bashkangjitur menteshën e sipërme (3). Mbajeni derën në vend ndërsa e vendosni në pozicion.


-

Vendoseni përsëri kapakun e menteshës së sipërme (1).
-
Hapni derën dhe zëvendësoni raftet e derës. Mbylleni derën përsëri.

Shënim: Nëse modeli juaj ka dorezë, atëherë lëvizeni atë në anën e kundërt duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme.
Hiqni kapakët (1) dhe hiqni dy vidat (2) siç tregohet në figurë. Rrotullojeni dorezën (3) me 180° dhe vendoseni në anën e kundërt. Pastaj, mbërtheni vidat. (2) dhe zëvendësoni kapakët (1).
Përshkrimi i pajisjes elektroshtëpiake
Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes elektroshtëpiake.

-
Njësia e kontrollit
-
Raftet prej xhami
-
Porta e kullimit
-
Sirtari i frutave dhe perimeve CrispZone
-
Raftet e derës së poshtme
-
Rafti i shisheve
-
Këmbë
-
Sirtarët janë të pajisur me një system, i cili nuk i lejon ato që ato të nxirren pa dashje. Për të hequr një sirtar nga pajisja, nxirrni atë deri në fund, pastaj ngrijeni në pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.
Funksionimi i pajisjes elektroshtëpiake

-
Ndezja/fikja e pajisjes dhe çelësi i rregullimit të temperaturës
Ndezja/fikja e pajisjes elektroshtëpiake (on/off)

Për të ndezur pajisjen: rrotullojeni çelësin në drejtim të akrepave të orës dhe zgjidhni një cilësim midis 1 dhe 7.

Për të fikur pajisjen, rrotullojeni çelësin në pozicionin 0 (kujdes: pajisja është ende e ndezur).
Rregullimi i temperaturës në pajisjen elektroshtëpiake
Pasi të ndizet pajisja, mund të duhen disa orë derisa të arrihet temperatura e caktuar. Mos vendosni asnjë ushqim në pajisja, përpara se temperatura të bjerë në cilësimin e zgjedhur.

-
Për të vendosur temperaturën e dëshiruar, rrotulloni çelësin A në të majtë ose në të djathtë për të zgjedhur cilësimin e dëshiruar.
-
Rregullimi i preferuar i pullës A është në pozicionin eco.
-
Ndryshimi i temperaturës së mjedisit do të ndikojë në temperaturën e pajisjes. Rregulloni cilësimet e temperaturës në përputhje me rrethanat duke përdorur çelësin A. Cilësimet më pranë 7 korrespondojnë me temperaturë më të ulët në pajisje (ftohës), ndërsa cilësimet më afër 1 korrespondojnë me temperaturë më të lartë (më të ngrohtë).
Në qoftë se temperatura e dhomës ku është instaluar pajisja është nën 16 °C, ju rekomandojmë ta vendosni çelësin A përafërsisht në numrin 6.
Nëse e vendosni çelësin në 7, ekziston mundësia që temperatura në ndarjen e frigoriferit të bjerë nën 0 °C.
Ftohje intensive (super cool)
-
Përdoreni këtë cilësim pasi të ndizni për herë të parë pajisjen, përpara pastrimit ose 24 orë përpara se të vendosni një sasi të madhe ushqimi.

Ndezja e funksionit të ftohjes intensive (super cool): Rrotulloni çelësin A në pozicion
.
Pas përfundimit të ciklit intensiv të ftohjes (super cool), rrotulloni çelësin A në cilësimin e dëshiruar.
Nëse funksioni nuk çaktivizohet manualisht, ai do të çaktivizohet automatikisht pas
afërsisht dymbëdhjetë orësh. Temperatura do të kthehet në cilësimin më të fundit (pozicioni
i çelësit do të mbetet në
).
Pajisjet e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake
(*Pajisjet janë në varësi të modelit)
Rafti

Ju mund t’i vendosni raftet bosh sipas dëshirës tuaj nëpër udhëzuesit në brendësi të frigoriferit, pa pasur nevojë t’i nxirrni ato nga frigoriferi. Për ta zhvendosur raftin ose për ta nxjerrë nga frigoriferi, ngrijeni pak në pjesën e pasme, tërhiqeni drejt vetes dhe pastaj lëvizeni ose nxirrni nga pajisja. Ushqimin që prishet shpejt ruajeni në pjesën e pasme të raftit, ku temperatura është më e ulët.
Fioka za voće i povrće
Ena në fund të frigoriferit është e synuar për të mbajtur fruta dhe perime. Ajo siguron lagështirë dhe nuk e lejon ushqimin të thahet.

-
Nxjerrja jashtë e enës:
-
Tërhiqeni jashtë enën aq sa mund të shkojë. Pastaj, ngrijeni pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.
-
Raftet e derës

Pjesa e brendshme e derës së frigoriferit është e pajisur me rafte të synuara për të mbajtur djathë, gjalpë, vezë, kos dhe paketime të tjera të vogla, tubeta, kanaçe, etj.
Ju mund t’i vendosni raftet sipas dëshirës duke i ngritur ato pak nga zgavrat që i mbajnë në vend dhe duke i lëvizur ato drejt vendit të dëshiruar, duke u siguruar që t'i vendosni në zgavrat e atjeshme.
Rafti i poshtëm është i synuar për ruajtjen e shisheve.
Ngarkesa maksimale në secilën derë është 5 kg.
Ventilator (DynamicAir)*
-
Ventilatoi i vendosur nën tavanin e ndarjes së frigoriferit do të bëjë të sigurt që temperatura të shpërndahet në mënyrë më të barabartë dhe të zvogëlojë kondensimin (vesën) në sipërfaqet e ruajtjes.
Ndezja/fikja e ventilatorit:
Ndezur =
Fikur = 0

Kur ventilatori është i ndezur, shfaqet një pikë e kuqe në çelës.
Shpërndarja e rekomanduar e ushqimit në pajisjen elektroshtëpiake
Seksionet në ndarjen frigoriferike:
-
pjesa e sipërme: ushqime në kanaçe, bukë, verë, brumëra, etj.
-
pjesa e mesit: produkte bulmeti, ushqime të gatshme, ëmbëlsira, pije freskuese, birrë, ushqime të gatuara, etj.
-
pjesa e poshtme: mishi, prodhimet e mishit, delikatesa, etj.
-
Koshi i frutave dhe perimeve: fruta të freskëta, perime, sallatra, perime në trajtë rrënje, patate, qepë, hudhra, domate, lakër turshi, rrepa, etj.

Seksionet në ndarjen e derës frigoriferike:
-
koshat e sipërm/të mesit të derës: vezë, gjalpë, djathë, etj.
-
Koshtat e poshtëm të derës: pije freskuese, kanaçe, shishe, etj.
Mos mbani fruta (banane, ananas, papaja, limona) dhe perime (kungulleshka, patllixhana, kastraveca, speca, domate dhe patate) të ndjeshme ndaj temperaturave në frigorifer.
Mbajtja e ushqimit në frigorifer
Këshilla të rëndësishme në lidhje me mbajtjen e ushqimeve
Përdorimi, i rregullt i pajisjes elektroshtëpiake, paketimi në mënyrën e duhur, mbajtja e temperaturës së duhur dhe zbatimi i standardeve të higjienës së ushqimit, kanë një ndikim vendimtar në cilësinë e mbajtjes së ushqimit.
Vini re datat e skadencës së ushqimit, të treguara në paketim.
Ushqimet e ruajtura në frigorifer duhet të mbahen në enë të mbyllura ose në paketimin e duhur për të mos e lejuar lëshimin ose marrjen e aromave dhe të lagështirës.
Mos mbani në frigorifer lëndë të djegshme, të paqëndrueshme dhe shpërthyese.
Shishet me përmbajtje të lartë alkooli duhet të mbyllen mirë dhe të mbahen në pozicion të ngritur.
Disa solucione organike, vajra esencialë të lëkurës së limonit dhe portokallit, acid gjalpi, etj., mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike në rast të kontaktit të zgjatur, duke shkaktuar dëmtim dhe vjetërim të parakohshëm të këtyre materialeve.
Aromat e padëshiruara paralajmërojnë mungesën e pastërtisë së pajisjes elektroshtëpiake ose përmbajtje të prishura (shiko kapitullin Pastrimi i Pajisjes Elektroshtëpiake).
Në qoftë se ikni nga shtëpia për një periudhë të gjatë kohore, hiqini sendet që mund të prishen nga frigoriferi.
Shmangia e kontaminimit të ushqimit
Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi të respektoni udhëzimet e mëposhtme:
-
Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes.
-
Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të kullimit.
-
Mishin e papërpunuar dhe peshkun, në frigorifer mbajeni në enë të përshtatshme, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt ose të kullojnë në ushqimet e tjera.
-
Në rast se pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën e hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.
Shkrirja e pajisjes elektroshtëpiake
Shkrirja automatike e frigoriferit
Frigoriferi nuk ka nevojë të shkrihet, sepse akulli në pjesën e brendshme të murit të pasëm shkrin automatikisht. I gjithë akulli i grumbulluar do të shkrijë kur njësia e kompresorit të mos jetë aktive. Pikat do të rrjedhin nëpërmjet një hapësire në murin e pasëm të frigoriferit në tabakanë e vendosur poshtë kompresorit, nga ku do të avullojnë.
Sigurohuni që hapësira në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit nuk do të bllokohet asnjëherë nga ushqimi ose nga asnjë objekt tjetër.
Në qoftë se në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit formohet një shtresë e trashë akulli (3–5 mm), fikeni pajisjen elektroshtëpiake dhe shkrijeni manualisht pajisjen elektroshtëpiake.
Pastrimi i pajisjes elektroshtëpiake
Përpara pastrimit, hiqeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti i furnizimit me energji – fikeni pajisjen elektroshtëpiake (shikoni kapitullin Ndezja dhe Fikja e Pajisjes Elektroshtëpiake) dhe hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit.
-
Përdorni një leckë të butë për t’i pastrua të gjitha sipërfaqet. Pastruesit të cilët përmbajnë substanca gërryese, acide ose tretës nuk janë të përshtatshëm për pastrim, pasi ata mund të dëmtojnë sipërfaqen.
Pastrojeni pjesën e jashtme të pajisjes elektroshtëpiake me ujë ose me një tretësirë uji me sapun.
Sipërfaqet e lyera me llak dhe prej alumini mund të pastrohen me ujë të vakët në të cilin keni shtuar detergjent të lehtë. Përdorimi i pastruesave me përmbajtje të ulët alkooli lejohet (p.sh. pastruesit e dritareve). Për pastrimin e materialeve plastike mos përdorni pastrues të cilët përmbajnë alkool.
Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të pastrohet me ujë të vakët në të cilin keni hedhur pak uthull.
-
Mos i lani pjesët e aksesorëve të brendshëm të pajisjes elektroshtëpiake në lavastovilje, pasi mund të dëmtohen.

-
Një ulluk dhe një hapësirë për shkarkimin e ujit nga depozitat e shkrirjes së brymës janë të vendosura poshtë panelit të ftohjes, i cili bën ftohjen e pjesës së brendshme të frigoriferit. Ulluku dhe hapësira nuk duhet të bllokohen. Kontrollojini shpesh dhe pastrojini nëse ëhstë e nevojshme (p.sh. me një kallam pjastik).
Njësia e kondensatorit, e vendosur pranë njësisë së kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes (vetëm te disa modele), duhet të mbahet e pastër, pa pluhur ose papastërti të tjera. Herë pas here pastrojeni atë duke përdorur një furçë të butë jometalike ose një fshesë me korrent.
-
Pas pastrimit, ndizeni përsëri pajisjen elektroshtëpiakedhe vendoseni ushqimin.
Zgjidhja e problemeve
|
Problemi: |
Shkaku ose zgjidhja: |
|---|---|
|
Pajisja elektroshtëpiake është lidhur me rrjetin elektrik, por nuk funksionon. |
|
|
Sistemi ftohës operon pa ndërprerje për një periudhë të gjatë kohe:
|
|
|
Krijimi i tepërt i akullit në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit mund të jetë rezultat i sa më poshtë: |
|
|
Kondensimi (vesa) në raftin mbi sirtarët: |
|
|
Në murin e pasëm të ndarjes së frigoriferit ka bulëza: |
|
|
Nga frigoriferi pikon/rrjedh ujë: |
|
|
Anët e pajisjes janë të ngrohta: |
|
|
Nuk punon ndriçimi LED: |
|
Në qoftë se këshillat e mësipërme nuk e zgjidhin problemin tuaj, thërrisni qendrën më të afërt të shërbimit të autorizuar dhe përcaktoni llojin, modelin dhe numrin serial të shkruar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektroshtëpaike ose në etiketën që ndodhet në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.
Informacion në lidhje me zhurmën e pajisjes elektroshtëpiake
Ftohja në ngrirësat frigoriferikë bëhet e mundur nga një sistem ftohës i cili përfshin edhe një kompresor (në disa pajisje elektroshtëpiake edhe një ventilator), i cili krijon pak zhurmë. Niveli i zhurmës është në varësi të instalimit, përdorimit të duhur dhe moshës së pajisjes elektroshtëpiake.
-
Pas lidhjes së pajisjes elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, operimi i kompresorit ose zhurma e lëngut që rrjedh, mund të jetë disi më e lartë. Kjo nuk është një shenjë e keqfunksionimit dhe nuk do të ndikojë në jetën e dobishme të pajisjes elektroshtëpiake. Me kalimin e kohës, operimi i pajisjes elektroshtëpiake dhe zhurma do të bëhen më të qeta.
-
Ndonjëherë, zhurma ta pazakonta ose më të forta mund të dëgjohen gjatë operimit të pajisjes elektroshtëpiake; këto janë kryesisht si rezultat i instalimit jo të duhur:
-
Pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë në nivel dhe e palëvizshme në një bazë të fortë.
-
Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsi.
-
Sigurohuni që pajisjet e brendshme të jenë të futura siç duhet në vendet e tyre dhe që zhurma nuk shkaktohet nga kanaçet që kërcasin, nga shishet apo nga enët e tjera të vendosura ngjitur me njëra-tjetrën.
-
-
Për shkak të ngarkesës së lartë të punës në sistemin e ftohjes kur dera hapet më shpesh ose për një kohë më të gjatë, kur futet një sasi e madhe ushqimi të freskët ose kur janë të aktivizuar funksionet e ngrirjes ose të ftohjes intensive, pajisja elektroshtëpiake mund të bëjë përkohësisht më shumë zhurmë.
Shënimet tuaja
Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime të cilat nuk e cënojnë funksionalitetin e pajisjes elektroshtëpiake.




