UDHËZIMET PËR PËRDORIMIN

PIANURË ME INDUKSION

Për udhëzime dhe këshilla më të hollësishme, ju lutemi vizitoni http://www.gorenje.com ose skanoni kodin QR në pllakën e shkrimit.

Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake. Riparimi ose çdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i pajisjes nuk do të mbulohet nga garancia.

Masa paraprake për sigurinë

MASAT E RËNDËSISHME TË SIGURISË – LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET DHE RUAJINI PËR REFERENCË NË TË ARDHMEN.

Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjet e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore apo mungesë eksperience dhe njohurie, në qoftë se atyre ju është dhënë mbikëqyrje ose udhëzim në lidhje me pajisjen elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdorimit nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

KUJDES: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Tregoni kujdes dhe shmangni prekjen e elementeve nxehëse.

Fëmijët nën moshën 8 vjeç duhet të mbahen larg nëse nuk mbikëqyren vazhdimisht.

Mos përdorni pastrues me avull ose pastrues me presion të lartë për të pastruar pajisjen, pasi kjo mund të rezultojë në goditje elektrike.

Pajisja elektroshtëpiake nuk është synuar që të kontrollohet nga kohëmatësa të jashtëm apo sistem i veçantë i kontrollit në distancë.

Mjetet për të shkëputur lidhjen duhet të përfshihen në kabllin e fiksuar në përputhje me rregullat për kabllot.

Nëse kablloja e furnizimit është dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimeve ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të shmangur ndonjë rrezik (vetëm për pajisje me kabllo lidhëse).

KUJDES: Në qoftë se sipërfaqja është e krisur, fikeni pajisjen elektroshtëpiake për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.

KUJDES: Gatimi i pambikëqyrur me vaj ose dhjamë në një pllakë gatimi, mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të përfundojë në zjarr. ASNJËHERË mos u përpiqni të shuani zjarrin me ujë, por fikeni pajisjen elektroshtëpiake dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me kapak ose me batanije kundër zjarrit.

PARALAJMËRIM: rrezik zjarri: asnjëherë mos lini gjëra mbi pianurë.

KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Një proces afatshkurtër gatimi duhet të mbikëqyret vazhdimisht.

KUJDES: Kjo pajisje elektroshtëpiake është vetëm për qëllime gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për shembull për ngrohjen e dhomës.

KUJDES: Përdorni vetëm mbrojtëset e pllakës së gatimit të projektuara nga prodhuesi i pajisjes elektroshtëpiake të gatimit ose të treguara si të përshtatshme për t’i përdorur nga prodhuesi i pajisjes elektroshtëpiake në udhëzimet e përdorimit ose mbrojtëset e pllakës së gatimit të inkorporuara në pajisjen elektroshtëpiake. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.

Objektet metalike, si thika, pirunj, lugë dhe kapakë, nuk duhet të mbështeten në sipërfaqen e pllakës, pasi ato mund të nxehen.

Pas përdorimit, fikeni elementin e pllakës së gatimit nga kontrolli i saj dhe mos u mbështetni në detektorin e tiganit.

Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me linjat fikse të telave, të cilat kanë të inkorporuara mënyrat e shkëputjes. Linjat fikse të telave duhet të jenë në përputhje me rregullat për instalimet elektrike.

Informacion i rëndësishëm

Nëse një pajisje tjetër elektrike është e lidhur me një prizë AC pranë pajisjes, sigurohuni që kablloja e energjisë të mos bie në kontakt me zonat e nxehta të gatimit.

Përdorimi i plitës prej xhami qeramike si një zonë ruajtjeje mund të rezultojë në gërvishtje ose dëme të tejra në të. Asnjëherë mos nxehni ushqimin në fletë alumini ose në mbajtëse plastike në plitën e gatimit. Fletët dhe mbajtëset e tilla mund të shkrihen, gjë që mund të rezultojë në zjarr ose dëme në plitën e gatimit.

Mos mbani artikuj që janë të ndjeshëm ndaj temperaturës nën pajisje, siç janë pastruesit ose detergjentët, sprucuesit, etj.

Mospërputhjet e mundshme në nuancat e ngjyrave ndërmjet pajisjeve elektroshtëpiake ose përbërësve të ndryshëm brenda të njëjtës linjë modeli mund të ndodhin për shkak të faktorëve të ndryshëm, siç janë këndet e ndryshme nga ku shikohet pajisja elektroshtëpiake, mjediset me ngjyra të ndryshme, materialet dhe ndriçimi i dhomës.

Funksionimi normal i komponentëve elektronikë të plitës së gatimit me induksion kërkon qarkullim të mjaftueshëm të ajrit.

Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake. Riparimi ose çdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i pajisjes nuk do të mbulohet nga garancia.

Procedura e instalimit

vgradnja_BI

Dimensionet e instalimit

BASIC_vgradne_mere

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

30 cm

300

520

min.10

58

54

Min.40

490-492

min.600

min.50

283-285

60 cm

595-600

520-525

min.10

58-63

54

Min.40

490-492

min.600

min.50

560-562

BASIC_predal_KN BASIC_pečica_KN

Lidhja e pajisjes elektroshtëpiake me rrjetin elektrik

  • Mbrojtja e rrjetit të rrymës duhet të jetë në përputhje me rregullat përkatëse.

  • Përpara lidhjes së pajisjes, sigurohuni se tensioni i përcaktuar në pllakën e të dhënave të përputhet me tensionin e rrjetit të energjisë.

  • Tensioni i rrjetit tuaj elektrik duhet të kontrollohet nga një ekspert duke përdorur një pajisje të përshtatshme matëse.

  • Duhet të ketë një pajisje furnizimi në instalimin elektrik që mund të shkëpusë lidhjen e të gjitha poleve të pajisjes nga rrjeti i rrymës, me një tolerancë minimale prej 3 mm ndërmjet kontakteve kur është e hapur. Pajisjet e përshtatshme përfshijnë siguresat, çelsat mbrojtës, etj.

  • Lidhja duhet të rregullohet në korent dhe siguresa.

  • Pas instalimit, pjesët që mbartin korent elektrik dhe pjesët e izoluara do të mbrohen kundrejt kontaktit.

Pajisja mund të lidhet vetëm nga një ekspert i autorizuar. Lidhja e gabuar mund të shkatërrojë pjesë të pajisjes. Në këtë rast, nuk ka të drejtë garancie! Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik përpara çdo operacioni riparimi apo mirëmbajtjeje.

Kablli elektrik

(pajisje pa kabllo elektrike)

BR_votlica_nova_6
* Kapuçat metalikë nuk ofrohen.

Ne rekomandojmë përdorimin e kapuçave metalikë prej teli elektrik (terminalet fundore).

  • Sa vijon mund të përdoren për lidhje: Kabllot e lidhjes me izolim PVC të tipit H05V2V2-F me përcjellës mbrojtës të verdhë dhe jeshil, ose kabllo të tjera ekuivalente apo superiore.

  • Diametri i kabllos së jashtme duhet të jetë së paku 8 mm.

  • Kaloni kabllon e rrymës përmes një lehtësuesi të tendosjes së kabllos (kapëse) i cili

Lidhja e pajisjes elektroshtëpiake

Lidhja e një pajisjeje 60 cm, 80 cm
BR_sponka2_60
1. Hapni kapakun e kutisë së terminalit për lidhje.
2. Lidhni telat sipas llojit të pajisjes suaj. Telat bashkues janë dhënë në terminalin e lidhjes.
3. Kaloni kabllon e energjisë brenda një lehtësuesi për tendosjen e kabllit (morsete), i cili mbron daljen e kabllos nga vendi.

Diagrami i lidhjes

shema_1F

Lidhja njëfazore (32 A)

  • Lidhja njëfazore (1 1N, 220–240 V~ /50–60 Hz):

    • Tensioni ndërmjet përcjellësit të linjës dhe përcjellësit neutral është 220–240 V~. Instaloni një tel bashkues ndërmjet terminaleve 1 dhe 2 dhe ndërmjet terminaleve 4 dhe 5.

    • Qarku duhet të pajiset me një siguresë prej të paktën 32 A. Sipërfaqja e prerjes tërthore të bërthamës së kabllos së rrymës duhet të jetë së paku 4 mm².

shema_2F_380

Lidhja 2 fazore (16A)

  • 2 faza, 1 përcjellës neutral (2 1N, 380–415 V~ /50–60 Hz):

    • Tensioni ndërmjet përcjellësit të linjës dhe përcjellësit neutral është 220–240 V~.; tensioni ndërmjet linjave është 380–415 V~. Instaloni një tel bashkues ndërmjet terminaleve 4 dhe 5. Qarku duhet të përshtatet me të paktën dy siguresa, ku secila të jetë të paktën 16 A . Zona e prerjes tërthore të bërthamës së kabllos së energjisë duhet të jetë së paku 1,5 mm².

shema_2F_220

  • 2 faza, 2 përcjellës neutralë (2 2N, 220–240 V 2 2N ~ /50–60Hz):

    • Tensioni ndërmjet fazave dhe përcjellësit neutral është 220-240 V~.

    • Qarku duhet të përshtatet me të paktën dy siguresa, ku secila të jetë të paktën 16 A . Zona e prerjes tërthore të bërthamës së kabllos së energjisë duhet të jetë së paku 1,5 mm2.

vetëm për NL!

Lidhja e kabllit të rrymës me rrjetin elektrik
(pajisja me një kabllo elektrike)

  • Plita e gatimit duhet të lidhet drejtpërdrejt me rrjetin elektrik.

  • Pajisjet për shkëputje nga rrjeti elektrik duhet të jenë në përputhje me rregulloret përkatëse.

  • Mos e zgjasni kabllon e rrymës dhe mos e çoni mbi skaje të mprehta.

  • Nëse pajisja është instaluar mbi një furrë, sigurohuni që kablloja e rrymës të mos jetë kurrë në kontakt me pjesët e nxehta të furrës.

Lidhja njëfazore

Lidhja dyfazore

BR_ABC_60A

BR_ABC_60B

BR_ABC_60C

L, L1 = kafe

L2 = e zezë

N, N1 = gri

zemlja_ikona= e verdhë dhe jeshile

BR_ABC_60skupaj

Lidhja njëfazore

Lidhja dyfazore

Lidhni plitën siç tregohet në Diagramin A. Nëse rrjeti juaj i energjisë nuk lejon një siguresë 32 A, energjia e pajisjes duhet të zvogëlohet ose kufizohet në përputhje me rrethanat.

Nëse rrjeti juaj elektrik ka 2 përcjellës të linjës dhe 1 përcjellës neutral, lidhni pajisjen siç tregohet në Diagramin B.

Nëse rrjeti juaj elektrik ka 2 përcjellës të linjës dhe 2 përcjellës neutral, lidhni pajisjen siç tregohet në Diagramin C.

vetëm për NL!

Lidhja e një pajisjeje 30 cm
BR_sponka2_30
1. Hapni kapakun e kutisë së terminalit për lidhje.
2. Lidhni telat sipas llojit të pajisjes suaj.
3. Kaloni kabllon e energjisë brenda një lehtësuesi për tendosjen e kabllit (morsete), i cili mbron daljen e kabllos nga vendi.

Diagrami i lidhjes

Lidhja e kabllit të rrymës me rrjetin elektrik
(pajisja me një kabllo elektrike)

shema_30_BR

BR_ABC_30A

L = kafe

N = blu

zemlja_ikona= e verdhë dhe jeshile

BR_ABC_30skupaj

Qarku duhet të jetë i pajisur me një siguresë prej të paktën 16 A. Pajisjet me një gjerësi prej 30 centimetrash (dy zona gatimi) lejojnë vetëm lidhjen një fazore. Zona e prerjes tërthore të bërthamës së kabllos së rrymës duhet të jetë së paku 1,5 mm²!

Lidhja njëfazore
Lidheni pajisjen siç tregohet në Diagramin A. Nëse rrjeti juaj elektrik nuk lejon një siguresë 16 A, fuqia e pajisjes duhet të ulet ose të kufizohet përkatësisht.
Shih kapitullin Cilësimet e përdoruesit.

Përdorimi i pajisjes

Njësia e kontrollit

Tasti on/off i pianurës/Bllokimi/bllokimi për fëmijë

Funksionet e kohëmatësit

Tasti i rritjes së fuqisë

Funksioni Stop/go/memory

Tasti i uljes së fuqisë

Ekrani i nivelit të fuqisë

Tasti i shkrirjes/rinxehjes

Ndezja/Fikja e plitës

Ndezja e zonave të gatimit

Zona e lidhur e gatimit

Nxehje e shpejtë automatike

Power Boost

Bllokimi për fëmijët (Child lock)

Aktivizimi i funksionit të shkrirjes

Aktivizimi i funksionit të rinxehjes

Funksionet e kohëmatjes

Kohëmatësi i numërimit mbrapsht

Kohëmatësi i programueshëm

Mirëmbajtja dhe pastrimi

Pas çdo përdorimi, prisni që sipërfaqja e gatimit prej qelqi qeramike të ftohet, pastaj pastrojeni me një leckë të butë dhe pastrues për qëllime të veçanta.

BR_čiščenje_KN

Probleme dhe gabime

Përpara bërjes së çdo lloj riparimi, sigurohuni që pajisja elektroshtëpiake është e shkëputur nga rrjeti elektrik qoftë duke hequr siguresën apo duke e shkëputur spinën nga priza në mur.

Problemi/defekti

Shkaku

Bie shpesh siguresa kryesore e shtëpisë suaj.

Thërrisni një teknik shërbimi.

Sinjali dhe shfaqja e vazhdueshme digit50

Është derdhur ujë mbi sipërfaqen e sensorëve ose një objekt është vendosur mbi sensorë.
Pastroni sipërfaqen e sensorit.

F2 në ekran

Zona e gatimit është tejnxehur. Prisni që zona e gatimit të ftohet.

F në ekran

Kjo tregon se ka ndodhur një gabim gjatë përdorimit.

Nëse problemet vazhdojnë pavarësisht respektimit të këshillave të mësipërme, telefononi një teknik të autorizuar shërbimi. Riparimi ose ndonjë pretendim garancie që rezulton nga lidhja ose përdorimi i gabuar i pajisjes nuk do të mbulohet nga garancia. Në këtë rast, përdoruesi do të mbulojë koston e riparimit.

Mbrojtja e mjedisit

Hedhja e një pajisjeje elektroshtëpiake të vjetëruar ose të mospërdorur
Për të mbrojtur mjedisin, çojeni pajisjen elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më në një qendër grumbullimi të pajisjeve elektroshtëpiake.
Para se ta bëni këtë, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik dhe mos lejoni që fëmijët të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake të papërdorur ose të vjetëruar.

kanta1_FACE_LIFT

Paketimi është bërë nga materiale miqësore me mjedisin të cilat mund të riciklohen, të hidhen ose të shkatërrohen pa asnjë rrezik për mjedisin. Për këtë qëllim, materialet e paketimit janë etiketuar në mënyrë të përshtatshme.
Simboli në produkt ose në paketimin e tij tregon se ky produkt nuk mund të trajtohet si mbeturin shtëpiake. Çojeni produktin në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Hedhja e saktë e produktit do të ndihmojë në parandalimin e çdo efekti negativ në mjedisin dhe shëndetin e njerëzve që mund të ndodhë në rast të heqjes së gabuar të produktit. Për informacione të detajuara mbi heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi kontaktoni organin përkatës komunal përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave ose dyqanin ku keni blerë produktin.

Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime dhe gabime në udhëzimet e përdorimit.

Shënimet tuaja

 

875770