Përshkrimi
UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PËRDORIMIN E FRIGORIFERIT DHE NGRIRËSIT NË FORMË DOLLAPI
Këshilla të rëndësishme për sigurinë
Informacion dhe këshilla të përgjithshme
Ne ju falënderojmë për besimin që keni treguar duke blerë pajisjen tonë elektroshtëpiake, e cila është projektuar për të lehtësuar jetën tuaj. Për ta bërë më të thjeshtë përdorimin e këtij produkti, ne kemi ofruar udhëzimet e detajuara për përdorim dhe udhëzimet e instalimit të dhëna në një fletë të veçantë. Udhëzimet duhet t’ju mundësojnë që të mësoni për pajisjen tuaj elektroshtëpiake të re sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ne dëshirojmë që ju të gjeni mjaft kënaqësi gjatë përdorimit të saj.
Ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit, në të cilën ju mund të fusni numrin e modelit të pajisjes suaj elektroshtëpiake, të treguar në pllakën e të dhënave në fletën e garancisë, për të gjetur përshkrimin e detajuar të pajisjes suaj elektroshtëpiake, këshillat e përdorimit, zgjidhjen e problemeve, informacion për shërbimin, udhëzimet e përdorimit, etj.
http://www.gorenje.com
Pajisja elektroshtëpiake është synuar vetëm për përdorim familjar.
Frigoriferi është synuar për të mbajtur ushqim të freskët në temperaturat mbi 0°C.
Ngrirësi është synuar për të ngrirë ushqimin e freskët dhe për të mbajtur për kohë të gjatë ushqimin e ngrirë (deri në një vit, në varësi të llojit të ushqimit).
Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:
Informacion, këshillë ose rekomandim
Kujdes – rrezik i përgjithshëm
Kujdes – rrezik nga goditja elektrike
Kujdes – rrezik nga zjarri
Shënime dhe rekomandime të rëndësishme
Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë
Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit të cilat përshkruajnë pajisjen elektroshtëpiake dhe përdorimin e saj të rregullt dhe të duhur. udhëzimet zbatohen për disa lloje/modele të pajisjeve elektroshtëpiake; prandaj, këtu mund të përshkruhen parametra ose pajisje të cilat nuk janë të disponueshme në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Ne ju rekomandojmë që ta ruani këtë manual udhëzimi për referenca në të ardhmen dhe ta vendosni bashkë me pajisjen elektroshtëpiake në qoftë se do ta shisni në të ardhmen.
Manuali i udhëzimit përfshin variantin/modelin No Frost (pa ngrirje) të frigoriferit, i cili është i pajisur me një ventilator dhe në të cilin procesi i shkrirjes është automatik (vetëm në disa modele).
Kontrolloni për të gjitha dëmtimet ose parregullsitë në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Në qoftë se konstatoni se pajisja juaj elektroshtëpiake është e dëmtuar, njoftojeni shitësin nga i cili e keni blerë pajisjen elektroshtëpiake.
Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, lereni pajisjen elektroshtëpiake të qëndrojë në pozicion vertikal për një minimum prej 2 orësh. Kjo do të zvogëlojë mundësinë e defekteve të operimit për shkak të efekteve të transportit në sistemin e ftohjes.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
KUJDES! Rrezik zjarri/materiale të djegshme.
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregullat në fuqi.
KUJDES! Mos vendosni priza shumëfishe portative ose pajisje elektrike portative në pjesën e pasme të pajisjes elektroshtëpiake.
Përpara se të pastroni pajisjen elektroshtëpiake, shkëputeni nga rrjeti elektrik (hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit).
KUJDES! Në qoftë se kablli i furnizimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të tjerë me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmanget rreziku.
KUJDES! Kur të vendosni pajisjen elektroshtëpiake, sigurohuni që kablli i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose dëmtuar.
Në qoftë se nuk punon drita LED, thërrisni një teknik shërbimi. Mos u përpiqni të riparoni vetë ndriçimin LED, pasi ka rrezik të kontaktit me tensionin e lartë!
KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje elektrike brenda pajisjes elektroshtëpiake, me përjashtim të atyre që lejohen nga prodhuesi i kësaj pajisjeje frigoriferike.
KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, të ndryshme nga ato të rekomanduara nga prodhuesi.
KUJDES! Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm i cili rezulton nga qëndrueshmëria e dobët e pajisjes elektroshtëpiake, sigurohuni që ajo është instaluar sipas udhëzimit.
Rrezik nga ngrirja (morthi)
Mos vendosni asnjëherë ushqim të ngrirë në gojë dhe shmangni prekjen e ushqimeve të ngrira, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim nga ngrica ose morth.
Siguria e fëmijëve dhe e personave të dobët
Pajisja elektroshtëpiake nuk ka pë qëllim të përdoret nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse kur ata mbikëqyren ose udhëzohen nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.
Hiqeni paketimin e synuar për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake ose pjesët e veçanta të saj gjatë transportit dhe mbajini larg prekjes së fëmijëve. Ai paraqet rrezik plagosje ose asfiksimi.
Kur të hiqni një pajisje të përdorur elektroshtëpiake, shkëputeni kabllin e energjisë, hiqeni derën dhe raftet lerini në pajisjen elektroshtëpiake. Kjo nuk do t’i lejojë fëmijët që të mbyllen në pajisjen elektroshtëpiake.
Vetëm për tregjet Evropiane
Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.
Fëmijët nga mosha 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të marrin ushqime në pajisjet frigoriferike.
Përkujdesje në lidhje me frogoriferin.
Pajisja elektroshtëpiake përmban një sasi të vogël gazi R600a, të padëmshëm për mjedisin por të djegshëm. Sigurohuni që nuk do të dëmtohet asnjë pjesë nga sistemi i ftohjes. Një rrjedhje gazi nuk është e dëmshme për mjedisin, por mund të shkaktojë dëmtim të syve ose zjarr.
Në rast të rrjedhjes së gazit, ajroseni dhomën plotësisht, shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik dhe thërrisni një teknik shërbimi.
Informacion i rëndësishëm për përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake
KUJDES! Kjo pajisje elektroshtëpiake synohet të përdoret në banesa dhe në aplikime të ngjashme si:
-
zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
-
shtëpitë e fermave dhe klientët në hotele, motele dhe në mjedise të tjera banimi;
-
në ambientet e tipit shtrat dhe mëngjes;
-
në aplikime kateringu dhe të ngjashme jo për tregti.
KUJDES! Hapësirat e ajrosjes në pjesën e mbyllur ose në strukturën e pajisjes elektroshtëpiake, mbajini të papenguara.
Pajisja elektroshtëpiake nuk mund të mund përdoret jashtë dhe nuk duhet të ekspozohet në shi.
Mos mbani lëndë shpërthyese si kanaçe aerosoli me gazra të djegshëm të lëvizshëm në këtë pajisje elektroshtëpiake.
Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë kohore, fikeni atë duke përdorur butonin përkatës dhe hiqeni nga rrjeti elektrik. Boshatiseni pajisjen elektroshtëpiake, shkrijeni, pastrojeni dhe lereni derën të hapur.
Në rast defekti ose mosfurnizimi me energji elektrike, mos e hapni njësinë e ngrirjes për aq kohë sa ngrirësi nuk ka operuar për rreth 16 orë. Pas kësaj periudhe, përdoreni ushqimin e ngrirë ose siguroni ftohje të mjaftueshme (p.sh. një pajisje elektroshtëpiake zëvendësuese).
Informacion teknik për pajisjen elektroshtëpiake
Pllaka e të dhënave mund të gjendet në pjesën e përparme të pajisjes elektroshtëpiake. Ajo tregon të dhënat për tensionin, vëllimin bruto dhe neto, llojin dhe sasinë e gazit ftohës dhe informacionin për klasat klimatike.
Në qoftë se gjuha në pllakën e të dhënave nuk është gjuha e zgjedhjes suaj ose gjuha e vendit tuaj, ndërojeni atë me një nga gjuhët e dhëna.
KUJDES! Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës. Kjo gjithashtu mund të ndalojë ndotjen.
Mbrojtja e mjedisit
Paketimi është bërë nga materiale miqësore me mjedisin të cilat mund të riciklohen, të hidhen ose të shkatërrohen pa asnjë rrezik për mjedisin.
Heqja e një pajisjeje elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më
Për të mbrojtur mjedisin, çojeni pajisjen elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më në një qendër grumbullimi të pajisjeve elektroshtëpiake.
Përpara se të veproni kështu, bëni sa më poshtë:
-
shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik;
-
mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Simboli në produkt ose në paketimin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet
si një mbetje e zakonshme shtëpiake. Produkti duhet të çohet në një qendër të autorizuar
grumbullimi për përpunimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike. Hedhja e produktit
në mënyrën e duhur mund të ndihmojë në parandalimin e të gjitha ndikimeve negative
të cilat mund të ndodhin në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve në rast të heqjes jo
të rregullt të produktit. Për informacion të detajuar për heqjen dhe përpunimin e
produktit, ju lutemi të kontaktoni me organin përkatës bashkiak me detyrën e menaxhimit
të mbetjeve, me shërbimin tuaj të hedhjes së mbetjeve ose me dyqanin ku e keni blerë
produktin.
Këshilla për kursimin e energjisë me pajisjet elektroshtëpiake ftohëse
-
Instalojeni pajisjen elektroshtëpiake siç specifikohet në manualin e udhëzimit.
-
Mos e hapni derën më shpesh nga sa është e nevojshme.
-
Herë pas here, sigurojuni që ajri poshtë pajisjes elektroshtëpiake qarkullon pa pengesë.
-
Në qoftë se guarnicioni është i dëmtuar ose nuk bën një mbyllje të përsosur për çfarëdo arsye, zëvendësojeni sa më shpejt që të jetë e mundur.
-
Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura mirë ose në paketiminin e duhur.
-
Përpara se të vendosni ushqimin në frigorifer, lereni të ftohet në temperaturën e dhomës.
-
Shkrijeni ushqimin e ngrirë në ndarjen e frigoriferit.
-
Për të përdorur të gjithë vëllimin e ndarjes së brendshme të ngrirësit, hiqni disa nga sirtarët sipas përshkrimit në manualin e udhëzimit.
-
Sigurohuni që vendosja e rafteve në ndarje të jetë në uniformë dhe që ushqimi të vendoset në mënyrë që ajri të qarkullojë lirisht në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake (zbatoni vendosjen e rekomanduar të ushqimit sipas përshkrimit në udhëzime).
Instalimi dhe lidhja
Zgjedhja e dhomës
-
Pajisjen elektroshtëpiake instalojeni në një dhomë të thatë dhe të ajrosur mirë. Pajisja elektroshtëpiake do të opreojë siç duhet në qoftë se temperatura e mjedisit është në intervalin e specifikuar në tabelë. Klasi e pajisjes elektroshtëpiake është dhënë në tabelën e të dhënave/etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.
Klasi
Diapazoni i temperaturës së ambientit ° C
Lagështira Relative
E butë e zgjatur
SN
+10 deri +32
≤75%
E butë
N
+16 deri +32
Subtropikale
ST
+16 deri +38
Tropikale
T
+16 deri +43
Kjo pajisje nuk është për përdorim si pajisje inkaso.
Mos e vendosni një pajisje elektroshtëpiake në një dhomë ku temperatura mund të bjerë më poshtë se 5 °C, pasi kjo gjë mund të shkaktojë një operim jonormal ose mosfunksionim të pajisjes elektroshtëpiake!
-
Pas instalimit, priza e lidhjes me rrjetin e pajisjes elektroshtëpiake duhet të jetë e prekshme!
-
Mos e vendosni pajisjen elektroshtëpiake në afërsi të pajisjeve elektroshtëpiake të cilat rrezatojnë nxehtësi, si sobat e gatimit, sobat e ngrohjes, radiatorët, nxehësat e ujit, etj. Dhe mos e ekspozoni ndaj rrezeve direkte të diellit. Pajisja elektroshtëpiake duhet të qëndrojë të paktën 3 cm larg nga soba e gatimit me gaz ose elektrike ose të paktën 30 cm larg nga soba ngrohëse me naftë ose me lëndë djegëse të ngurta. Në qoftë se distanca midis këtyre burimeve t ënxehtësisë dhe pajisjes elektroshtëpiake është më e vogël, përdorni një panel izolues.
Shënim: Vendoseni pajisjen elektroshtëpiake në një dhomë mjaftueshëm të madhe. Duhet të jetë të paktën një hapësirë prej 1 m3 për 8 gram gazi ftohës. Sasia e gazit ftohës tregohet në pllakën e të dhënave në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.
Vendosja e pajisjes
Instalimi i pajisjes duhet të kryhet nga të paktën dy persona, për të shmangur plagosjen e personave ose dëmtimin e pajisjes.
-
Pajisja duhet të qëndrojë e niveluar ose të përkulet pak nga mbrapa. Ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe të vendoset në një bazament të fortë. Në pjesën e përparme, pajisja është e pajisur me dy këmbë të rregullueshme që mund të përdoren për të niveluar pajisjen. Në anën e pasme, rrotat mundësojnë një instalim më të lehtë të pajisjes (vetëm me disa modele).

-
Pasi të keni niveluar pajisjen duke përdorur këmbët e rregullueshme, rregulloni këmbën shtesë për qëndrueshmëri më të mire të pajisjes.
-
Mos e ekspozoni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit dhe mos e vendosni pranë burimeve të nxehtësisë. Në qoftë se kjo gjë nuk mund të shmanget, instaloni një panel izolues.
-
Pajisja është menduar për instalim të lirë. Për të arritur konsumin e vlerësuar / minimal të energjisë, siguroni gjithmonë 50 mm hapësirë midis murit dhe pjesës së pasme të pajisjes si dhe në pjesën sipër pajisjes. Gjithashtu lejoni qarkullim të mjaftueshëm të ajrit në të dy anët e pajisjes si dhe në hapësirën sipër saj.
-
Pajisja mund të vendoset ngjitur ose ndërmjet bufesë së kuzhinës apo rafteve, ose ngjitur me një mur. Në rast të një vendosjeje të tillë, pajisja do të funksionojë pa gabime; megjithatë, konsumi i energjisë mund të rritet. Respektoni hapësirën minimale sipër dhe prapa pajisjes, siç tregohet në figurë.
-
Merrni parasysh distancën ose hapësirën e nevojshme për të hapur derën e pajisjes, në mënyrë që të lejoni nxjerrjen ose heqjen e sirtarëve dhe rafteve (shikoni diagramën e instalimit).

*varësisht nga modeli
**modeli me dorezë të integruar
***modeli me dorezë të jashtme/të dalë
Shënim: Kur vendosni pajisje pranë njëra-tjetrës, duhet të blihet dhe instalohet seti kundër lagështirës (kundër-kondensimit).
Kodi për të porositur setin:
|
Dhomë e thatë (lagështira relative nën 60%) |
Pajisjet me një lartësi prej 1850 mm |
|
pllakë plastike |
|
|
NGJYRË GRI |
850659 |
Lidhja e pajisjes elektroshtëpiake
-
Lidheni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik duke përdorur një kabëll. Priza në mur duhet të jetë e pajisur me tokëzim (fole sigurie). Tensioni dhe frekuenca nominale janë treguar në tabelën e të dhënave/ etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.
-
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi. Pajisja elektroshtëpiake do t’I rezistojë shmangieve afatshkurtëra nga tensioni nominal por jo më shumë se +/- 6%.

Kthimi i drejtimit të hapjes së derës
Drejtimi në të cilin hapet dera e pajisjes mund të kthehet.
Shënim: Para se të ktheni drejtimin e hapjes së derës, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik!
|
Mjetet e nevojshme: |
|
|
|
Çelës kriket Nr. 8 |
|
|
Kaçavidë me formë |
|
|
Kaçavidë e rrafshët |
|
|
Çelës fiso Nr. 8 |
Shënim:
-
Në qoftë se pajisja duhet të vendoset pjerrët që të mundësojë aksesin në pjesën e poshtme, kërkoni një person tjetër për ndihmë ose vendoseni butësisht pajisjen në një material të mbushur të butë për të mos e dëmtuar atë. Për të ndryshuar drejtimin e hapjes, veproni si më poshtë.
-
Vendoseni pajisjen në pozicion të drejtë. Hapeni derën e sipërme dhe hiqini raftet e derës (për të parandaluar dëmtimin e tyre gjatë procedurës). Mbylleni derën.

-
Hiqeni tapën e menteshës së sipërme (1). Tregoni kujdes të posaçëm për të mos dëmtuar bashkuesin (A). Shkëputeni bashkuesin (A).

-
Zhvidhosini vidhat (2) dhe hiqeni menteshën (3). Kalojeni bashkuesin (A) nëpër vrimën e menteshës. Ndërkohë që bëni këtë veprim, mbajeni derën që të mos bjerë.

-
Hiqeni derën e sipërme nga mentesha e mesme duke e ngritur me kujdes drejt lart. Shtrijeni derën në një sipërfaqe të butë.

-
Merreni tapën/kapakun (e djathtë) (4) nga qesja dhe vendoseni në vendin nga ku është hequr mentesha e sipërme. Hiqeni dhe ruajeni tapën/kapakun nga ana tjetër (5) në të cilën do të zhvendoset mentesha.

-
Hiqeni tapën (6) nga ana e majtë e derës së sipërme dhe nxirreni bashkuesin (A). Pastaj, hiqeni tapën (7) nga ana e djathtë e derës së sipërme. Vendoseni tapën (7) në anën e majtë të derës së sipërme dhe vendoseni tapën (6) në anën e djathtë të derës së sipërme.

-
Zhvidhoseni vidhën (8) dhe hiqeni mbajtësin e derës (10) dhe ndaluesin e derës (9). Pastaj, përdorni një kaçavidë (8) për të instaluar mbajtësen e derës të dhënë në qese, dhe ndaluesin e derës (9). Mbajeni mbajtësen e derës (10) në rast se ju nevojitet më vonë.

-
Zhvidhosini vidhat nga mentesha e mesit dhe hiqeni atë. Pastaj, hiqni derën e poshtme nga mentesha e poshtme.

-
Shtrijeni derën e poshtme në një sipërfaqe të butë. Zhvidhoseni vidhën (8) dhe hiqeni mbajtësin e derës (10) dhe ndaluesin e derës (9). Pastaj, përdorni një kaçavidë (8) për të vendosur mbajtësin e derës të furnizuar në dhënë në qese dhe ndaluesin e derës (9). Mbajeni mbajtësen e derës (10) në rast se ju nevojitet më vonë.

-
Hiqeni tapën e menteshës së mesit dhe vendoseni në anën e kundërt.

-
Anojeni pajisjen për nga prapa dhe hiqeni këmbëzën që rregullon nivelin (11).
-

Hiqni tri vidat në menteshën e poshtme (14) dhe hiqeni atë. Hiqeni këmbëzën shtesë (12) nga kunja e menteshës së poshtme (13). Zhvidhosni kunjën (13) nga mentesha e poshtme dhe vidhoseni në anën e kundërt të menteshës, plotësojeni me këmbën shtesë (12).
-

Bashkëngjiteni menteshën (14) në anën e kundërt duke përdorur vidat. Vidat duhet të bashkëgjiten sipas rendit të treguar në figurën më poshtë. Së pari, shtrëngoni vidën 1, pasuar nga vidat 2. Më pas, vidhosni këmbëzat e që rregullojnë nivelin (11).
-

Vendosni derën e poshtme në menteshën e poshtme dhe mbajini ato në vend. Rrotullojeni menteshën e mesit me 180°. Vendoseni rondelen në pozicionin e duhur dhe rregullojeni pozicionin e menteshës së mesit në mënyrë që të mund të instaloni dhe fiksoni derën e poshtme.
-

Vendosni derën e sipërme në mënyrën e duhur, kalojeni bashkuesin (A) nëpër vrimën e menteshës së sipërme (3) dhe përdorini vidhat (2) për ta vendosur atë. Ndërkohë që i poziciononi ato, mbajeni derën e sipërme në vend. Lidheni përsëri bashkuesin (A).
-
Vendoseni përsëri kapakun e menteshës së sipërme (1).

-
Hapeni derën e sipërme dhe rivendoseni raftin e derës; pastaj, mbylleni derën.

Shënim: Nëse modeli juaj ka dorezë, atëherë lëvizeni atë në anën e kundërt duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme.
Hiqni kapakët (1) dhe hiqni dy vidat (2) siç tregohet në figurë. Rrotullojeni dorezën (3) me 180° dhe vendoseni në anën e kundërt. Pastaj, mbërtheni vidat. (2) dhe zëvendësoni kapakët (1).
Përshkrimi i pajisjes elektroshtëpiake

A Frigoriferi
-
Njësia e kontrollit
-
Ndriçimi LED
-
Kolona MultiFlow
-
Raftet prej xhami
-
Kursori pë të kthyer sirtarin ZeroZone në enë për frutat dhe perimet
-
Sirtari ZeroZone
-
Sirtari CrispZone për fruta dhe perime me kontroll të lagështirës*
-
Raftet e derës së poshtme
-
Rafti i shisheve
B Ngrirësi
-
Sirtari i sipërm i ruajtjes dhe ngrirjes
-
Sirtari i kutisë së thellë (Deep SpaceBox) për ruajtjen dhe ngrirjen
-
Sirtari i poshtëm i ruajtjes
-
Sirtarët janë të pajisur me një system, i cili nuk i lejon ato që ato të nxirren pa dashje. Për të hequr një sirtar nga pajisja, nxirrni atë deri në fund, pastaj ngrijeni në pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.
*Vetëm në disa modele
Funksionimi i pajisjes elektroshtëpiake

|
A |
Butoni për ndezjen dhe fikjen e pajisjes (on/off) |
|
B |
Shfaqja e temperaturës në ndarjen e frigoriferit |
|
B1 |
Çelësi i rritjes së temperaturës së dhomëzës së frigoriferit |
|
B2 |
Çelësi i uljes së temperaturës së dhomëzës së frigoriferit |
|
C |
Ekrani për vendosjen e temperaturës në ndarjen e ngrirësit |
|
C1 |
Çelësi i rritjes së temperaturës së dhomëzës së ngrirësit |
|
C2 |
Çelësi i uljes së temperaturës së dhomëzës së ngrirësit |
|
D |
Butoni për ndezjen dhe fikjen e funksionit Eco |
|
E |
Butoni për ndezjen dhe fikjen e ftohjes intensive (super cool) |
|
F |
Funksioni Wi-Fi |
|
G |
Butoni për kthimin Ngrirës/ZeroZone |
|
H |
Butoni për ndezjen dhe fikjen e ftohjes intensive (fast freeze) |
|
I |
Butoni për fikjen e alarmit akustik |
|
J |
Butoni për vendosjen në gatishmëri/pritje-aktivizim |
Ndezja/fikja e pajisjes elektroshtëpiake (on/off)
Kur e lidhni për herë të parë pajisjen në rrjetin elektrik, ajo do të jetë në modalitet pritjeje/gatishmërie (e fikur, por e furnizuar me energji).

Ndezja e pajisjes: Për të ndezur pajisjen, shtypni butonin A. Do të dëgjohet një bip dhe në njësitë B dhe C të ekranit do të shfaqet temperatura.

Fikja e pajisjes: Për të fikur pajisjen, shtypeni dhe mbajeni pak butonin A (2 sekonda). Do të dëgjohet përsëri një bip dhe segmentet e jashtme të numrave në ekranin B do të ndriçojnë në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës. Pajisja është në modalitet gatishmërie (vazhdon të jetë e furnizuar me energji).
Rregullimi i temperaturës në pajisjen elektroshtëpiake
-
Temperatura e pajisjes është e paracaktuar nga fabrika në cilësimin e rekomanduar, d.m.th. 4 °C për ndarjen e frigoriferit dhe -18 °C për ndarjen e ngrirësit.
-
Pasi të ndizet pajisja, mund të duhen disa orë derisa të arrihet temperatura e caktuar. Mos vendosni asnjë ushqim në pajisja, përpara se temperatura të bjerë në cilësimin e zgjedhur.

Përdorni çelësat B1 dhe B2 për të caktuar temperaturën në dhomëzën e frigoriferit.
Rritja e temperaturës
Ulja e temperaturës
-
Temperatura në ndarjen e frigoriferit, mund të vendoset në gamën nga +1 °C deri në 9 °C.
-
Sa herë që shtypni ose B1 ose B2, temperatura do të rritet ose do të ulet me 1 °C. Tre sekonda pas shtypjes së çelësit më të fundit, cilësimi aktual do të ruhet automatikisht si cilësimi më i fundit i temperaturës së vendosur për dhomëzën e frigoriferit të pajisjes.
-
Cilësimi i rekomanduar për temperaturën është 4 °C.

Përdorni çelësat C1 dhe C2 për të caktuar temperaturën në dhomëzën e ngrirësit.
Rritja e temperaturës
Ulja e temperaturës
-
Temperatura në ndarjen e ngrirësit, mund të vendoset në gamën nga -16 °C deri në -24 C.
-
Sa herë që shtypni ose C1 ose C2, temperatura do të rritet ose do të ulet me 1 °C. Tre sekonda pas shtypjes së çelësit më të fundit, cilësimi aktual do të ruhet automatikisht si cilësimi më i fundit i temperaturës së vendosur për dhomëzën e frigoriferit të pajisjes.
-
Cilësimi i rekomanduar për temperaturën është -18 °C.
Modaliteti i gatishmërisë të ekranit/njësisë së kontrollit
30 sekonda pas shtypjes së butonit më të fundit, njësia e kontrollit/ekrani kalon në modalitetin e gatishmërisë. Të gjithë treguesit dhe ekranet në njësinë e kontrollit do të fiken. Në qoftë se është aktivizuar ndonjë nga funkionet shtesë, treguesi i tij do të mbetet i ndezur, edhe gjatë kohës që pajisja është në modalitetin e gatishmërisë.
Për t’u kthyer nga modaliteti i gatishmërisë: shtypni pak butonin A ose J ose hapeni derën e ndarjes së frigoriferit. Në qoftë se ndonjë nga funksionet shtesë është i aktivizuar, ju mund të shtypni edhe butonin për aktivizimin ose çaktivizimin e atij funksioni shtesë, me qëllim që të nxirrni pajisjen nga modaliteti i gatishmërisë.
Ftohja intensive (ndarja e frigoriferit)
Këtë cilësim përdoreni pas ndezjes së pajisjes për herë të parë, përpara pastrimit ose përpara se të fusni një sasi të madhe ushqimi.

Aktivizimi: për të aktivizuar funksionin e ftohjes intensive (super cool), shtypni butonin E. Do të dëgjohet një bip dhe do të ndriçojë treguesi super cool.
Segmentet e jashtme të shifrave në njësinë e ekranit B do të ndizen njëra pas tjetrës. Në fillim, ndizet segmenti i parë (shih figurën). Pastaj do të ndizen gradualisht segmente të tjera në drejtim të akrepave të orës, në përputhje me kohëzgjatjen e funksionit.

Në përfundim të operimit të këtij funksioni, do të ndriçojnë të gjithe segmentet e jashtëm të njësisë së ekranit B.
-
Gjatë kohës që funksioni i ftohjes intensive (super cool) është i aktivizuar, temperatura e ndarjes së frigoriferit mund të vendoset ose të rregullohet si zakonisht.
-
Megjithatë, për të ndryshuar temperaturën e ndarjes së frigoriferit, gjatë kohës që funksioni i ftohjes intensive (super cool) është i aktivizuar, funksioni i ftohjes intensive duhet të çaktivizohet paraprakisht duke shtypur butonin E.
Çaktivizimi: për të çaktivizuar funksionin e ftohjes intensive (super cool), shtypni butonin E. Do të dëgjohet një bip dhe treguesi i funksionit super cool nuk do të ndriçojë më. Në qoftë se ky funksion nuk çaktivizohet manualisht, ai do të çaktivizohet automatikisht pas afërsisht gjashtë orësh.
Kur funksioni i ftohjes intensive (super cool) është i aktivizuar, pajisja do të funksionojë me fuqi maksimale. Gjatë kësaj kohe, funksionimi do të jetë disi më i zhurrmshëm.
Ngrirja intensive (ndarja e ngrirësit)
Këtë cilësim përdoreni pas ndezjes së pajisjes për herë të parë, përpara pastrimit ose përpara se të fusni një sasi të madhe ushqimi.

Aktivizimi: për të aktivizuar funksionin e ngrirjes intensive (fast freeze), shtypni butonin H. Do të dëgjohet një bip dhe do të ndriçojë treguesi fast freeze.
Ngrirja ekstreme (sirtari i sipërm i ndarjes së ngrirësit): Kjo veçori funksionon vetëm në sirtarin e sipërm të ndarjes së ngrirësit. Ajo bazohet në furnizimin/fryrjen intensive të ajrit të ftohtë. Ngrirja më e shpejtë do të ruajë në ushqim për një kohë më të gjatë më shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese.
Në varësi të kohëzgjatjes së funksionit, segmentet e jashtme të shifrave në njësinë e ekranit C do të ndizen njëra pas tjetrës. Pastaj do të ndizen gradualisht segmente të tjera në drejtim të akrepave të orës, në përputhje me kohëzgjatjen e funksionit.

Në përfundim të operimit të këtij funksioni, do të ndriçojnë të gjithe segmentet e jashtëm të njësisë së ekranit C.
-
Gjatë kohës që funksioni i ngrirjes intensive (fast freeze) është i aktivizuar, temperatura e ndarjes së ngrirësit mund të vendoset ose të rregullohet si zakonisht.
-
Megjithatë, për të ndryshuar temperaturën e ndarjes së ngrirësit, gjatë kohës që funksioni i ngrirjes intensive (fast freeze) është i aktivizuar, funksioni i ngrirjes intensive duhet të çaktivizohet paraprakisht duke shtypur butonin H.
Çaktivizimi: për të çaktivizuar funksionin e ngrirjes intensive (fast freeze), shtypni butonin H. Do të dëgjohet një bip dhe treguesi i funksionit fast freeze nuk do të ndriçojë më. Në qoftë se ky funksion nuk çaktivizohet manualisht, ai do të çaktivizohet automatikisht pas afërsisht dy ditësh.
Kur funksioni i ngrirjes intensive (fast freeze) është i aktivizuar, pajisja do të funksionojë me fuqi maksimale. Gjatë kësaj kohe, funksionimi do të jetë disi më i zhurrmshëm.
Funksioni Eco

Aktivizimi: për të aktivizuar funksionin eco, shtypni pak butonin D. Do të ndriçojë treguesi eco mode. Kur ky funksion është i aktivizuar, pajisja funksionon me cilësimet optimale.
Çaktivizimi: për të çaktivizuar funksionin eco, shtypni pak përsëri butonin D. Temperatura do të kthehet në cilësimin më të fundit.
Funksioni eco do të çaktivizohet edhe kur të përdorni butonin B1 për të ndryshuar cilësimin e temperaturës në ndarjen e frigoriferit ose kur të aktivizoni cilindo nga funksionet e tjera shtesë.
Funksioni i kthimit (Convert)
E gjithë ndarja e ngrirësit mund të kthehet në ndarje ZeroZone. Temperatura në këtë ndarje është 0°C ose pak më poshtë. Rrjedhimisht, në këtë ndarje mos mbani ushqime të cilat janë të ndjeshme ndaj temperaturës së ulët, pasi ky ushqim mund të ngrijë. Përpara se të kaloni në funksionin ZeroZone, zbrazeni ndarjen e ngrirësit, për të mos lejuar që ushqimi i ngrirë të shkrijë dhe të prishet.

-
Aktivizimi i funksionit Convert: shtypeni butonin G. Do të dëgjohet një bip dhe do të ndriçojë treguesi convert 0 °C.
-
Kur të aktivizohet ky funksion, temperatura në ndarjen e ngrirësit do të vendoset në 0 °C, ndërsa temperatura në ndarjen e frigoriferit do të vendoset në 4 °C. Në ekranin C, do të pulsojë "0 °C" derisa temperatura në ndarjen e ngrirësit të arrijë në nivelin e duhur. Kur të arrihet kjo temperaturë, treguesi "0 °C" do të qëndrojë i ndezur në mënyrë konstante.
-
Vendosja e temperaturës në ndarjen ZeroZone: për të vendosur temperaturën midis –2 °C dhe +3 °C, përdorni butonat C1 ose C2.
-
Temperaturat janë me përafërsi dhe ato varen nga cilësimet e temperaturës në ndarjen e frigoriferit, temperatura e mjedisit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe sasia e ushqimit të vendosur. Edhe vendosja e një temperature më të lartë në ndarjen ZeroZone, do të rritë temperaturën në ndarjen e frigoriferit dhe anasjelltas. Rregulloni cilësimet sipas kushteve të operimit.
-
Në qoftë se ndarja e poshtme funksionon si ZeroZone, temperaturat në ndarjen e frigoriferit mund të vendosen vetëm në gamën nga 4 °C deri në +8 °C. Ne e rekomandojmë këtë përdorim vetëm kur temperatura e mjedisit është ndërmjet +16 °C dhe +32 °C. Në temperatura më të larta, nuk është e mundur të garantohen temperturat e ulta të përshtatshme në pajisje.
-
Kur të aktivizohet funksioni Convert, të gjitha funksionet e tjera do të çaktivizohen.
-
Çaktivizimi i funksionit Convert: shtypeni përsëri butonin G. Do të dëgjohet një bip dhe treguesi convert 0 °C nuk do të ndriçojë më.
Funksioni Covert gjithashtu ndikon në temperaturat e sirtarit ZeroZone. Kur aktivizohet ky funksion, temperatura në sirtar nuk do të jetë afër 00C. Përkundrazi, sirtari do të funksionojë si kosh frutash dhe perimesh, pavarësisht nga modaliteti ose pozicioni i slajderit, i cili mund të çojë në prishje të ushqimit. Prandaj, ne rekomandojmë zhvendosjen e ushqimeve delikate në temperatura më të larta në një hapësirë më të përshtatshme.
Funksioni Wi-Fi
Kjo pajisje mund të kontrollohet nga distanca me një telefon të mençur ose një kompjuter tablet. Nëse pajisja nuk është e lidhur me rrjetin shtëpiak, do të funksionojë si një pajisje e zakonshme.
Lidh pajisjen me aplikacionin ConnectLife
ConnectLife është një platformë inteligjente për shtëpi, që lidh njerëzit, pajisjet dhe shërbimet. Aplikacioni ConnectLife përfshin shërbime digjitale të përparuara dhe zgjidhje të shkujdesura, që i lejojnë përdoruesit të monitorojnë dhe kontrollojnë pajisjet, të marrin njoftime nga një telefon inteligjent dhe të përditësojnë softuerin (tiparet e mbështetura ndryshojnë në varësi të pajisjes suaj dhe rajonit/vendit tuaj).
Për të lidhur pajisjen inteligjente, ju duhet një rrjet Wi-Fi në shtëpi (mbështeten vetëm rrjetet 2.4 GHz) dhe një telefon inteligjent me aplikacionin ConnectLife.
Për të shkarkuar aplikacionin ConnectLife, skanoni kodin QR ose kërkoni ConnectLife në dyqanin e preferuar të aplikacioneve.

-
Instaloni aplikacionin ConnectLife dhe krijoni një llogari.
-
Në aplikacionin ConnectLife, shkoni te menyja "Shto pajisje" dhe përzgjidhni llojin e duhur të pajisjes. Pastaj skanoni kodin QR (mund të gjendet në pllakën e të dhënave të pajisjes; kodi AUID/SN gjithashtu mund të futet manualisht).
-
Aplikacioni më pas ju udhëzon gjatë gjithë procesit të lidhjes së pajisjes me telefonin tuaj inteligjent.
-
Pas një lidhjeje të suksesshme, pajisja mund të përdoret nga largësia nëpërmjet aplikacionit celular.
A keni pyetje të tjera? Na vizitoni në: www.connectlife.ioose na kontaktoni në: hello@connectlife.io.
Megjithëse aplikacioni ju udhëzon gjatë procesit të lidhjes së pajisjes tuaj me telefonin inteligjent, ne kemi renditur disa nga hapat më të rëndësishëm më poshtë.
Hapja e menusë Wi-Fi

Shtypni çelësin F. Do të bjerë një bip dhe treguesi F do të ndizet.
Të gjithë treguesit ose simbolet e tjera, do të fiken. Vetëm çelësi C1 dhe njësia e ekranit C do të mbeten aktive. -- do të shfaqet në njësinë e ekranit B.
Në këtë pikë, ju mund të përdorni çelësat C1 dhe C2 për të kaluar midis dy opsioneve:
|
Ekrani |
Përshkrimi i cilësimit |
|
|---|---|---|
|
1 |
|
Wi-Fi i çaktivizuar |
|
2 |
|
Wi-Fi i aktivizuar |
Shtypni çelësin C1 për të ndezur njësinë e ekranit C. Nëse Wi-Fi është i çaktivizuar, çelësi J do të ndizet. Shtypni çelësin J për të aktivizuar Wi-Fi.
Shtypni çelësin C2 për të fikur njësinë e ekranit C. Nëse Wi-Fi është i aktivizuar, çelësi J do të ndizet. Shtypni çelësin J për të fikur Wi-Fi.
Kur Wi-Fi aktivizohet, mund të vazhdoni procesin e lidhjes.
Përdorni çelësat B1 dhe B2 për të kaluar midis opsioneve të disponueshme CS, P, Udhe C.
Lidhja (CS)
Pas aktivizimit të funksionit Wi-Fi, lidhni pajisjen tuaj me ruterin e shtëpisë në mënyrë që të lidhni pajisjen me aplikacionin ConnectLife.

-
Kur CS shfaqet në njësinë e ekranit B, shtypni shkurtimisht çelësin J. Treguesi CS dhe çelësi J fillon të pulsojë. Koha do të fillojë të numërojë nga 99 në 0 në njësinë e ekranit C, duke treguar ecurinë e funksionit. Pas 5 minutash, do të përfundojë automatikisht.
-
Përdorni aplikacionin ConnectLife për të shtuar pajisjen tuaj dhe për ta lidhur atë me aplikacionin.
-
Funksioni do të çaktivizohet automatikisht pasi të jeni lidhur me sukses në renë kompjuterike (cloud). P do të shfaqet në njësinë e ekranit B. Tani mund të vazhdoni të lidhni pajisjen tuaj me pajisjet tuaja celulare.
Çiftimi (P)
Pajisja mund të çiftohet me pajisjen tuaj celulare. Kontrolli i pajisjes në distancë aktivizohet automatikisht (shih kapitullin "Kontrolli në distancë (C)").

-
Kur P shfaqet në njësinë e ekranit B, shtypni shkurtimisht çelësin J. Treguesi P dhe çelësi J fillon të pulsojë. Koha do të fillojë të numërojë nga 99 në 0 në njësinë e ekranit C duke treguar ecurinë e funksionit. Pas 3 minutash, do të përfundojë automatikisht.
-
Hapni aplikacionin ConnectLife dhe lidhni pajisjen me llogarinë e aplikacionit.
-
Funksioni do të përfundojë automatikisht pas çiftimit të suksesshëm me llogarinë e aplikacionit. Treguesi C do të shfaqet në njësinë e ekranit B.
-
Funksioni do të përfundojë gjithashtu automatikisht pas 3 minutash nëse çiftimi nuk ka qenë i suksesshëm.
-
Ju mund ta përfundoni gjithashtu funksionin duke shtypur shkurtimisht çelësin J; megjithatë, kjo do të anulojë procesin e çiftimit.
Nëse pajisja tashmë është lidhur me internetin dhe me një pajisje celulare dhe dëshironi të shtoni një pajisje tjetër celulare, atëherë filloni procesin në hapin e çiftimit (P).
Anulimi i të gjitha çiftimeve (U)
Duke aktivizuar këtë funksion, pajisja do të hiqet nga të gjitha llogaritë e përdoruesve të aplikacioneve të çiftuara.

-
Kur U shfaqet në njësinë e ekranit B, shtypni shkurtimisht çelësin J. Treguesi U dhe çelësi J fillojnë të pulsojnë. Koha do të fillojë të numërojë nga 99 në 0 në njësinë e ekranit C, duke treguar ecurinë e funksionit. Pas 1 minute, do të përfundojë automatikisht.
-
Funksioni do të përfundojë automatikisht pas heqjes së suksesshme të të gjitha çiftimeve në renë kompjuterike (cloud). Treguesi P do të shfaqet në njësinë e ekranit B .
-
Pas 1 minute, funksioni do të përfundojë automatikisht edhe nëse nuk janë hequr me sukses të gjitha çiftimet në renë kompjuterike (cloud).
-
Funksioni gjithashtu mund të përfundojë manualisht duke shtypur çelësin J. Kjo do të ndalojë procesin e heqjes së të gjitha çiftimeve.
Kontrolli në distancë (C)

Statusi i funksionit të kontrollit në distancë (C) tregohet në njësinë e ekranit C.
Çaktivizimi i kontrollit në distancë: Nëse kontrolli në distancë është aktivizuar, atëherë "On" do të shfaqet në njësinë e ekranit C. Shtypni çelësin C2 për të fikur njësinë e ekranit C. Nëse kontrolli në distancë është i aktivizuar, çelësi J do të ndizet. Shtypni çelësin J për të fikur kontrollin në distancë.
Aktivizimi i kontrollit në distancë: Nëse kontrolli në distancë është çaktivizuar, atëherë "OFF" do të shfaqet në njësinë e ekranit C. Shtypni çelësin C1 për të ndezur njësinë e ekranit C. Nëse kontrolli në distancë është çaktivizuar, atëherë çelësi J do të ndizet. Shtypni çelësin J për të ndezur kontrollin në distancë.
Tani mund të përdorni telefonin e mençur/kompjuterin tablet për të kontrolluar në distancë pajisjen tuaj përmes aplikacionit.
Statuset e treguesit Wi-Fi
Treguesi Wi-Fi mund të ketë disa statuse:
|
Funksioni Wi-Fi |
Lidhja me renë kompjuterike |
Kontroll nga distanca. |
Ikona Wi-Fi |
Përshkrimi |
|---|---|---|---|---|
|
E fikur |
/ |
/ |
|
Simboli F nuk është ndezur |
|
E ndezur |
E palidhur |
/ |
|
Simboli F pulson: 1 sekondë ndezur / 1 sekondë fikur |
|
E ndezur |
E lidhur |
Çaktivizuar |
|
Simboli F pulson: 0.5 sekonda ndezur / 0.5 sekonda fikur |
|
E ndezur |
E lidhur |
Aktivizuar |
|
Simboli F është ndezur |
Mbyllja e menusë Wi-Fi

Për të mbyllur menunë Wi-Fi, mbani shtypur çelësin F. Temperatura e caktuar do të shfaqet në njësitë e ekranit B dhe C.
Menuja Wi-Fi do të mbyllet automatikisht pas 5 minutash mosveprimi në ekran.
Nëse një funksion i veçantë ishte aktiv para se të hapnit menunë Wi-Fi, atëherë ky funksion do të vazhdojë të jetë aktiv pasi të dilni nga menuja Wi-Fi.
Nëse ndonjëri prej alarmeve është aktivizuar ose zbulohet një defekt apo gabim, ai nuk do të shfaqet kur menuja Wi-Fi të jetë e hapur; përkundrazi, do të shfaqet vetëm pasi të jetë mbyllur menuja Wi-Fi.
Bllokimi për fëmijët (Child Lock)

Aktivizimi: për të aktivizuar bllokimin për fëmijët, shtypni dhe mbani në të njëjtën kohë (për 2 sekonda) butonat A dhe D. Do të dëgjohet një bip dhe në ekranin B do të shfaqet shkurtimisht LL.
Funksioni do të bllokojë të gjithë butonat, me përjashtim të butonave A, D, I dhe J.
Çaktivizimi: për të çaktivizuar funksionin, shtypni dhe mbani përsëri në të njëjtën kohë butonat A dhe D.
Në rast të një defekti ose mungese të energjisë elektrike, funksioni do të riaktivizohet.
Alarmi për temperaturë të lartë

Në qoftë se temperatura brenda pajisjes është shumë e lartë, do të aktivizohet një alarm akustik (ton me intervale), dhe në njësinë e ekranit B ose C do të pulsojë HI, në varësi të ndarjes së pajisjes në të cilën temperatura është shumë e lartë.
-
Sa herë që të ndizni pajisjen duke përdorur butonin A, do të aktivizohet një vonesë prej 24 orësh e funksionimit të alarmit. Në qoftë se pas kësaj periudhe, pajisja nuk mund të arrijë një temperaturë mjaftueshëm të ulët, alarmi do të aktivizohet.
Fikja e alarmit:
-
për të pranuar dhe fikur alarmin akustik, shtypni butonin I. Kur butoni I shtypet herën e parë, alarmi do të fiket dhe në njësinë e ekranit B ose C do të tregohet temperatura më e lartë e regjistruar në ndarjen përkatëse. Kur butoni I shtypet herën e dytë, në njësinë e ekranit B ose C do të pulsojë temperatura e vendosur aktualisht. Treguesi i temperaturës do të vazhdojë të pulsojë derisa temperatura aktuale në pajisje të bjerë nën nivelin e alarmit.
-
Pasi pajisja të arrijë një temperaturë të përshtatshme, atëherë ekrani i temperaturës do të ndalojë pulsimin dhe do të ndriçojë në mënyrë të vazhdueshme.
-
Në qoftë se nuk e pranoni dhe fikni alarmin akustik, atëhere ai do të aktivizohet çdo orë, për afërsisht 15 minuta.
Alarmi i derës së hapur
Në qoftë se dera e ndarjes së frigoriferit ose të ngrirësit qëndroh hapur për shumë kohë, do të aktivizohet një alarm akustik (bip përsëritës). Në qoftë se alarmi nuk fiket manualisht, ai do të dëgjohet për 10 minuta. Pajisja do të vazhdojë të operojë sikur dera të ishte e mbyllur.
Fikja e alarmit: për të fikur alarmin, mbyllni derën e pajisjes.
Në qoftë se e fikni alarmin duke shtypur butonin I, në qoftë se dera është ende e hapur ai do të aktivizohet përsëri pas 4 minutash.
Në qoftë se e lini derën hapur për më shumë se 10 minuta, alarmi nuk do të dëgjohet më. Operimi i pajisjes do të kalojë në modalitetin e sigurt, në mënyrë që të sigurojë ftohje të mjaftueshme dhe të mos lejojë prishjen e ushqimit, pavarësisht derës së hapur.
Alarmi për defekt/mungesë të furnizimit me energji

Në qoftë se temperatura në pajisje është rritur në nivelin e alarmit gjatë një mungese të energjisë elektrike (defekti të furnizimit me energji), atëhere alarmi për temperaturën e lartë do të aktivizohet pasi të rikthehet furnizimi me energji. Do të aktivizohet alarmi akustik dhe në njësitë e ekranit B ose C do të pulsojë PF, në varësi të ndarjes së pajisjes, në të cilën temperatura është shumë e lartë.
Për të pranuar dhe fikur alarmin, shtypni butonin I. Temperatura më e lartë e regjistruar do të tregohet në njësinë e ekranit B ose C.
Pasi të shtypni përsëri butonin I, alarmi i mungesës së energjisë (defektit në furnizimin me energji) do të çaktivizohet përfundimisht dhe temperatura e vendosur do të shfaqet në njësinë e ekranit B ose C.
Në qoftë se në të njëjtën kohë do të aktivizohet edhe alarmi i temperaturës së lartë, pasi të keni çaktivizuar alarmin e defektit në furnizimin me energji, ai do të funksionojë sipas përshkrimit në kapitullin “Alarmi i temperaturës së lartë”.
Pajisjet e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake
(*Pajisjet janë në varësi të modelit)
Rafti

Ju mund t’i vendosni raftet bosh sipas dëshirës tuaj nëpër udhëzuesit në brendësi të frigoriferit, pa pasur nevojë t’i nxirrni ato nga frigoriferi. Për ta zhvendosur raftin ose për ta nxjerrë nga frigoriferi, ngrijeni pak në pjesën e pasme, tërhiqeni drejt vetes dhe pastaj lëvizeni ose nxirrni nga pajisja. Ushqimin që prishet shpejt ruajeni në pjesën e pasme të raftit, ku temperatura është më e ulët.
Rafti me tela i shisheve*

-
Disa modele kanë karakteristikë një mbajtës shishesh prej teli. Ai është i mbrojtur nga nxjerrja jashtë pa dashje. Ai mund të nxirret jashtë vetëm kur është bosh. Për ta nxjerrë jashtë, ngrijeni lehtësisht nga përpara dhe tërhiqeni drejt vetes. Vendoseni mbajtësin e shisheve në mënyrë që gjatësia e shisheve të mos e pengojë mbylljen e duhur të derës.
Mbajtësi mund të mbajë deri në një maksimum prej nëntë shishe 0.75-litrash ose 13 kilogramë peshë totale – shiko etiketën në anën e djathtë të pjesës së brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.
-
Edhe kanaçet mund të vendosen në raftin e shisheve (për së gjati ose tërthor).
Ena e frutave dhe perimeve me kontroll të lagështirës (CrispZone)*
-
Ena në fund të frigoriferit është e synuar për të mbajtur fruta dhe perime. Ajo siguron lagështirë dhe nuk e lejon ushqimin të thahet.
-
Lagështira në sirtarët rregullohet në mënyrë automatike, në varësi të llojit dhe të sasisë së ushqimit të futur.

-
Nxjerrja jashtë e enës:
-
Tërhiqeni jashtë enën aq sa mund të shkojë. Pastaj, ngrijeni pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.
-
Sirtari ZeroZone*
(Vetëm në disa modele)
Ndarja ZeroZone lejon mbajtjen e një shumëllojshmërie ushqimi të freskët për deri në tre herë më gjatë sesa në një frigorifer tradicional. Ushqimi qëndron i freskët më gjatë, duke ruajtur shijen dhe lëndët ushqyese. Temperatura në këtë sirtar varet nga parametrat e temperaturës në ndarjen frigoriferike, nga temperatura e mjedisit, nga shpeshtësia e hapjes së derës dhe nga sasia e ushqimit të vendosur në të.
Për një temperaturë rreth 0 °C në sirtarin ZeroZone, ne rekomandojmë vendosjen e ndarjes frigoriferike në një temperaturë më të ulët se 4 °C. Temperatura në sirtarin ZeroZone mund të bjerë më poshtë se 0 °C; rrjedhimisht, lëvizini ushqimet e ndjeshme ndaj ngricës në pjesët e sipërme të ndarjes frigoriferike.
Për një performancë optimale, sirtari duhet të jetë i mbyllur plotësisht.
-
Kur të blini ushqime, sigurohuni që të jenë të freskëta, pasi kjo do të përcaktojë cilësinë e ushqimit, si dhe sa kohë do të mbahet në frigorifer.
-
Ushqimin mbajeni në enë të mbyllura ose në paketime të përshtatshme për të mos e lejuar të lëshojë ose të marrë aroma.
-
Merreni ushqimin nga sirtari 30 deri në 60 minuta përpara përdorimit, për të lejuar aromën dhe shijen që të zhvillohen në temperaturën e dhomës.
-
Ushqimet e ndjeshme ndaj temperaturës së ulët dhe të papërshtatshme për t’u mbajtur në sirtarin ZeroZone, përfshijnë sa më poshtë: ananas, avogado, banane, ullinj, patate, patllixhane, kastraveca, bizele, specat (pjepër), pjeprat, shalqinët, kungulleshkat etj.

-
Për të hequr sirtarin:
-
Tërhiqeni sirtarin jashtë derisa të bllokohet.
-
Pastaj, ngrijeni nga përpara dhe tërhiqeni për ta nxjerrë.
-
Shndërrimi i sirtarit të zonës së freskët (ZeroZone) në sirtar frutash dhe perimesh*
-
Në qoftë se keni nevojë për hapësirë shtesë për frutat dhe perimet tuaja, mund ta shndërroni sirtarin tuaj ZeroZone në një sirtar për frutat dhe perimet (CrispZone).

-
Për ta bërë këtë, përdoreni kursorin si më poshtë:
-
Për ta përdorur sirtarin si ZeroZone: shtyjeni kursorin në të djathtë.
-
Për ta përdorur sirtarin si sirtar për fruta dhe perime (CrispZone): zhvendosni kursorin në të majtë.
-
Kur aktivizohet funksioni Covert, sirtari do të funksionojë si kosh frutash dhe perimesh, pavarësisht nga modaliteti ose pozicioni i slajderit. Edhe nëse slajderi vendoset në pozicionin ZeroZone, temperatura në sirtar nuk do të jetë afër 0 °C, i cili mund të çojë në prishje të ushqimit. Prandaj, ne rekomandojmë zhvendosjen e ushqimeve delikate në temperatura më të larta në një hapësirë më të përshtatshme.
Raftet e derës

Pjesa e brendshme e derës së frigoriferit është e pajisur me rafte të synuara për të mbajtur djathë, gjalpë, vezë, kos dhe paketime të tjera të vogla, tubeta, kanaçe, etj.
Ju mund t’i vendosni raftet sipas dëshirës duke i ngritur ato pak nga zgavrat që i mbajnë në vend dhe duke i lëvizur ato drejt vendit të dëshiruar, duke u siguruar që t'i vendosni në zgavrat e atjeshme.
Rafti i poshtëm është i synuar për ruajtjen e shisheve.
Ngarkesa maksimale në secilën derë është 5 kg.
Sistemi i shpërndarjes së ajrit (MultiFlow)*
-
Sistemi i avancuar MultiFlow shpërndan ajrin në mënyrë të barabartë dhe barazon temperaturën në të gjithë frigoriferin. Ky sistem gjithashtu lejon vendosjen e çdo lloj ushqimi në çdo raft në frigorifer, pasi nuk ka ndryshime të temperaturës midis tyre.

Sistemi i shpërndarjes së ajrit me jonizues të ajrit (MultiFlow/IonAir)*
-
Sistemi i avancuar i ventilatorit MultiFlow shpërndan në mënyrë të barabartë ajrin e jonizuar dhe barazon temperaturën në të gjithë frigoriferin. Ajri i pasuruar me jone ekstra negative imiton mikroklimën natyrale që e mban ushqimin të freskët më gjatë. Ky sistem lejon edhe vendosjen e çdo lloj ushqimi në çdo raft të frigoriferit, pasi nuk ka ndryshim të temperaturës midis tyre.

AdaptTech
Teknologjia inovatore e sensorëve lejon rregullimin e operimit të pajisjes elektroshtëpiake sipas zakoneve ose sjelljes së përdoruesit. Sistemi i monitorëve të përshtatshëm inteligjentë analizon dhe regjistron në një bazë ditore dhe javore përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake dhe e përshtat operimin e pajisjes elektroshtëpiake sipas modeleve të perceptuara. Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake është në gjendje të përballojë frekuencën e rritur të derës së hapur, pajisja elektroshtëpiake do të ulë automatikisht temperaturën përpara kësaj kohe për të parandaluar rritjen e temperaturës së ushqimit meqenëse dera hapet më shpesh. Pajisja elektroshtëpiake do të përballojë gjithashtu shtimin e sasive më të mëdha të ushqimit në frigorifer ose në ngrirje dhe të përshtatet me ftohjen ose me ngrirjen në mënyrë më intensive.
Shpërndarja e rekomanduar e ushqimit në pajisjen elektroshtëpiake
Seksionet në ndarjen frigoriferike:
-
pjesa e sipërme: ushqime në kanaçe, bukë, verë, brumëra etj.
-
pjesa e mesme: produkte të përditshme, ushqime të gatshme, ëmbëlsira, pije të buta, birrë, ushqime të gatuara, etj.
-
Ena FreshZone/ZeroZone: mish, produkte mishi, sallameri;
-
Ena e frutave dhe perimeve: fruta të freskëta, perime, sallatra, rrënjë perimesh, patate, qepë, hudhra, domate, lakër turshi, rrepa etj.

Seksionet në ndarjen e derës frigoriferike:
-
Enët në derën e sipërme/të mesme: vezë, gjalpë, djathë, etj.
-
Enët në derën e poshtme: pije freskuese, kanaçe, shishe
Mos mbani fruta (banane, ananas, papaja, limona) dhe perime (kungulleshka, patllixhana, kastraveca, speca, domate dhe patate) të ndjeshme ndaj temperaturave në frigorifer.
Seksionet ngrirëse:
-
në ngrirje, mbahen ushqime të ngrira (shikoni kapitullin Ngrirja dhe mbajtja e ushqimeve të ngrira).
Mos mbani në ngrirje sa më poshtë: sallatë marule, vezë, mollë, dardha, rrush, pjeshkë, kos, qumësht i kondensuar, salcë kosi dhe majonezë.
Mbajtja e ushqimit në frigorifer
Këshilla të rëndësishme në lidhje me mbajtjen e ushqimeve
Përdorimi, i rregullt i pajisjes elektroshtëpiake, paketimi në mënyrën e duhur, mbajtja e temperaturës së duhur dhe zbatimi i standardeve të higjienës së ushqimit, kanë një ndikim vendimtar në cilësinë e mbajtjes së ushqimit.
Vini re datat e skadencës së ushqimit, të treguara në paketim.
Ushqimet e ruajtura në frigorifer duhet të mbahen në enë të mbyllura ose në paketimin e duhur për të mos e lejuar lëshimin ose marrjen e aromave dhe të lagështirës.
Mos mbani në frigorifer lëndë të djegshme, të paqëndrueshme dhe shpërthyese.
Shishet me përmbajtje të lartë alkooli duhet të mbyllen mirë dhe të mbahen në pozicion të ngritur.
Disa solucione organike, vajra esencialë të lëkurës së limonit dhe portokallit, acid gjalpi, etj., mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike në rast të kontaktit të zgjatur, duke shkaktuar dëmtim dhe vjetërim të parakohshëm të këtyre materialeve.
Aromat e padëshiruara paralajmërojnë mungesën e pastërtisë së pajisjes elektroshtëpiake ose përmbajtje të prishura (shiko kapitullin Pastrimi i Pajisjes Elektroshtëpiake).
Në qoftë se ikni nga shtëpia për një periudhë të gjatë kohore, hiqini sendet që mund të prishen nga frigoriferi.
Shmangia e kontaminimit të ushqimit
Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi të respektoni udhëzimet e mëposhtme:
-
Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes.
-
Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të kullimit.
-
Mishin e papërpunuar dhe peshkun, në frigorifer mbajeni në enë të përshtatshme, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt ose të kullojnë në ushqimet e tjera.
-
Në rast se pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën e hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.
Ngrirja dhe mbajtja e ushqimeve të ngrira
Procedura e ngrirjes
Sasia maksimale e ushqimit të freskët që mund të futet menjëherë është e specifikuar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektro-shtëpiake. Në qoftë se sasia e ushqimit që do të ngrihet e tejkalon sasinë e treguar, cilësia e ngrirjes do të jetë më e ulët; rrjedhimisht, cilësia e ushqimit tashmë të ngrirë do të përkeqësohet.
-
Për të përdorur të gjithë vëllimin e ngrirësit, hiqini të gjithë sirtarët.
-
Aktivizojeni funksionin super freeze (super ngrirje) 24 orë pasi të keni ngrirë ushqimin e freskët:
-
shtypni butonin H.
-
Për të siguruar që ushqimi të ngrijë sa më shpejt që të jetë e mundur, shpërndani paketat siç përshkruhet më poshtë:
-
Ndani ushqimin e freskët në paketa më të vogla (1 kg). Vendosni dy paketa mbështetur për murin e pasmë përgjatë skajit të majtë dhe të djathtë të sirtarit të sipërm, një paketë në mes përpara tyre (gjithashtu në sirtarin e sipërm) dhe një paketë në sirtarin e mesëm, mbështetur për mesin e murit të pasmë.
Sigurohuni që ushqimi i freskët të mos jetë në kontakt me ushqimin që është tashmë i ngrirë.
-
Kur ngrihen sasi më të vogla ushqimi (1-2 kilogram), aktivizimi i funksionit super freeze nuk është i nevojshëm.
Këshilla të rëndësishme për ngrirjen
Përdoreni ngrirësin vetëm për të ngrirë ushqimet e përshtatshme për ngrirje. Përdorni gjithmonë ushqime cilësore dhe të freskëta.
Zgjidhni paketimin më të përshtatshëm për ushqimin dhe përdoreni paketimin në mënyrë të rregullt.
Sigurohuni që paketimi është i mbyllur mirë ndaj ajrit dhe ujit, në mënyrë që ushqimi të mos thahet dhe të mos i humbë vitaminat e tij.
Shënojeni llojin e ushqimit, sasinë dhe datën e ngrirjes në paketim.
Është e rëndësishme që ushqimi të ngrijë shpejt. Rrjedhimisht, rekomandohen paketimet më të vogla. Përpara se ta vendosni në ngrirje, ushqimin vendoseni në pjesën frigoriferike.
Mbajtja e ushqimeve të ngrira në mënyrë industriale
-
Kur mbahen dhe përdoren ushqime të ngrira, zbatoni udhëzimet e prodhuesit. Temperatura dhe data e skadencës janë të shkruara në paketim.
-
Zgjidhni vetëm ushqim me paketim të padëmtuar, të mbajtur në ngrirësa në temperaturat prej –18 °C ose më të ulëta.
-
Mos blini ushqim të mbuluar me brymë (akull) pasi kso gjë tregon se ai është shkrirë pjesërisht disa herë dhe se është i një cilësie më të ulët.
-
Mbrojeni ushqimin nga shkrirja gjatë transportit. Në rast të rritjes së temperaturës, koha e mbajtjes duhet të jetë më e shkurtër dhe do të ulet cilësia.
Koha e mbajtjes së ushqimeve të ngrira
Koha e rekomanduar e mbajtjes në ngrirës
|
Lloji i ushqimit |
Koha |
|---|---|
|
Fruta, mish lope |
nga 10 deri në 12 muaj |
|
Perime, mish viçi, shpendë |
nga 8 deri në 10 muaj |
|
Mish dreri |
nga 6 deri në 8 muaj |
|
Mish derri |
nga 4 deri në 6 muaj |
|
Mish i grirë ose në copa të vogla |
4 muaj |
|
Bukë, brumëra, ushqime të gatuara, copa peshku lean fish |
3 muaj |
|
Të brendshme |
2 muaj |
|
Sallamra të tymosur, peshq të dhjamur |
1 muaj |
Shkrirja e ushqimit të ngrirë
-
Shkrirja është një hap i rëndësishëm kur ushqimi ruhet i ngrirë. Ushqimi duhet të shkrihet në mënyrën e duhur.
-
Më poshtë janë metodat e përshtatshme të shkrirjes:
-
në frigorifer,
-
në ujë të ftohtë,
-
në një furrë me mikrovalë ose në një furrë tradicionale me një program të përshtatshëm për shkrirje.
-
-
Disa produkte të ngrira mund të gatuhen pa u shkrirë paraprakisht. Kjo do të specifi kohet nga prodhuesi në paketim.
-
Ushqimin paketojeni në sasi të vogla. Kjo do të lejojë që ushqimi të shkrijë më shpejt.
-
Ushqimin e shkrrirë pjesërisht ose plotësisht, përdoreni sa më shpejt të jetë e mundur. Bakteret në ushqimin e shkrirë riaktivizohen dhe ushqimi do të prishet shpejt. Kjo vlen veçanërisht për frutat, perimet dhe ushqimet e gatshme.
-
Mos e ngrini përsëri ushqimin që është shkrirë pjesërisht ose plotësisht.
Shkrirja e pajisjes elektroshtëpiake
Shkrirja automatike e frigoriferit
Frigoriferi nuk ka nevojë të shkrihet, sepse akulli në pjesën e brendshme të murit të pasëm shkrin automatikisht. I gjithë akulli i grumbulluar do të shkrijë kur njësia e kompresorit të mos jetë aktive. Pikat do të rrjedhin nëpërmjet një hapësire në murin e pasëm të frigoriferit në tabakanë e vendosur poshtë kompresorit, nga ku do të avullojnë.
Sigurohuni që hapësira në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit nuk do të bllokohet asnjëherë nga ushqimi ose nga asnjë objekt tjetër.
Në qoftë se në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit formohet një shtresë e trashë akulli (3–5 mm), fikeni pajisjen elektroshtëpiake dhe shkrijeni manualisht pajisjen elektroshtëpiake.
Shkrirja e një ngrirësi pa akull/NoFrost
-
Ngrirësi pa akull/NoFrost do të shkrijë automatikisht. Çdo shtresë akulli që mund të krijohet herë pas here do të zhduket automatikisht.
Shkrirja manuale e një ngrirësi pa akull/NoFrost
-
Në muret e pajisjes mund të krijohet një shtresë nrgice, pavarësisht nga veçoria NoFrost. Zakonisht, kjo është rezultat i përdorimit jonormal të pajisjes, siç është hapja shumë e shpeshtë e derës, duke e lënë derën të hapur për një kohë shumë të gjatë, izolimi i dobët i dyerve etj.
Në këtë rast, ngrirësi mund të shkrihet manualisht, sipas procedurës së mëposhtme:

-
Për aktivizim: Shtypni në të njëjtën kohë dhe mbani butonat G dhe H. Do të dëgjohet një bip, në njësinë e ekranit B do të shfaqet treguesi CL dhe në njësinë e ekranit C do të shfaqet treguesi dF.
-
Për çaktivizim: Pasi të përfundojë procesi i shkrirjes, funksioni do të çaktivizohet automatikisht. Në njësitë e ekranit B dhe C do të tregohet temperatura e caktuar.
Pastrimi i pajisjes elektroshtëpiake
Përpara pastrimit, hiqeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti i furnizimit me energji – fikeni pajisjen elektroshtëpiake (shikoni kapitullin Ndezja dhe Fikja e Pajisjes Elektroshtëpiake) dhe hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit.
-
Përdorni një leckë të butë për t’i pastrua të gjitha sipërfaqet. Pastruesit të cilët përmbajnë substanca gërryese, acide ose tretës nuk janë të përshtatshëm për pastrim, pasi ata mund të dëmtojnë sipërfaqen.
Pastrojeni pjesën e jashtme të pajisjes elektroshtëpiake me ujë ose me një tretësirë uji me sapun.
Sipërfaqet e lyera me llak dhe prej alumini mund të pastrohen me ujë të vakët në të cilin keni shtuar detergjent të lehtë. Përdorimi i pastruesave me përmbajtje të ulët alkooli lejohet (p.sh. pastruesit e dritareve). Për pastrimin e materialeve plastike mos përdorni pastrues të cilët përmbajnë alkool.
Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të pastrohet me ujë të vakët në të cilin keni hedhur pak uthull.
-
Mos i lani pjesët e aksesorëve të brendshëm të pajisjes elektroshtëpiake në lavastovilje, pasi mund të dëmtohen.
-
Krijimi i brymës ose akullit, me trashësi 3–5 mm, do të rritë konsumin e energjisë. Rrjedhimisht, ai duhet të hiqet rregullisht (nuk zbatohet në ngrirësat not NO FROST). Mos përdorni asnjë objekt të mprehtë, tretësa apo sprei.
-
Njësia e kondensatorit, e vendosur pranë njësisë së kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes (vetëm te disa modele), duhet të mbahet e pastër, pa pluhur ose papastërti të tjera. Herë pas here pastrojeni atë duke përdorur një furçë të butë jometalike ose një fshesë me korrent.
-
Pas pastrimit, ndizeni përsëri pajisjen elektroshtëpiakedhe vendoseni ushqimin.
Zgjidhja e problemeve
|
Problemi: |
Shkaku ose zgjidhja: |
|---|---|
|
Pajisja elektroshtëpiake është lidhur me rrjetin elektrik, por nuk funksionon. |
|
|
Sistemi ftohës operon pa ndërprerje për një periudhë të gjatë kohe: |
|
|
Krijimi i tepërt i akullit në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit mund të jetë rezultat i sa më poshtë: |
|
|
Krijim i akullit ose ngricës në brendësi të frigoriferit: |
|
|
Kondensimi (vesa) në raftin mbi sirtarët: |
|
|
Nga frigoriferi pikon/rrjedh ujë: |
|
|
Nuk punon ndriçimi LED:
|
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet HI: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet PF: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E0 ose E8: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E1 ose E2: |
|
|
E3 shfaqet në njësinë e ekranit: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E9: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E4: |
|
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E5: |
|
Informacion në lidhje me zhurmën e pajisjes elektroshtëpiake
Ftohja në ngrirësat frigoriferikë bëhet e mundur nga një sistem ftohës i cili përfshin edhe një kompresor (në disa pajisje elektroshtëpiake edhe një ventilator), i cili krijon pak zhurmë. Niveli i zhurmës është në varësi të instalimit, përdorimit të duhur dhe moshës së pajisjes elektroshtëpiake.
-
Pas lidhjes së pajisjes elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, operimi i kompresorit ose zhurma e lëngut që rrjedh, mund të jetë disi më e lartë. Kjo nuk është një shenjë e keqfunksionimit dhe nuk do të ndikojë në jetën e dobishme të pajisjes elektroshtëpiake. Me kalimin e kohës, operimi i pajisjes elektroshtëpiake dhe zhurma do të bëhen më të qeta.
-
Ndonjëherë, zhurma ta pazakonta ose më të forta mund të dëgjohen gjatë operimit të pajisjes elektroshtëpiake; këto janë kryesisht si rezultat i instalimit jo të duhur:
-
Pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë në nivel dhe e palëvizshme në një bazë të fortë.
-
Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsi.
-
Sigurohuni që pajisjet e brendshme të jenë të futura siç duhet në vendet e tyre dhe që zhurma nuk shkaktohet nga kanaçet që kërcasin, nga shishet apo nga enët e tjera të vendosura ngjitur me njëra-tjetrën.
-
-
Për shkak të ngarkesës së lartë të punës në sistemin e ftohjes kur dera hapet më shpesh ose për një kohë më të gjatë, kur futet një sasi e madhe ushqimi të freskët ose kur janë të aktivizuar funksionet e ngrirjes ose të ftohjes intensive, pajisja elektroshtëpiake mund të bëjë përkohësisht më shumë zhurmë.
Informacioni i pajtueshmërisë
|
Lloji i pajisjes radio: |
Moduli Wi-Fi |
|
Gama e frekuencës së funksionimit: |
2,412 GHz - 2,472 GHz |
|
Fuqia maksimale dalëse: |
20 dBm EIRP |
|
Arritja maksimale e antenës: |
2,7 dBi |
ose
|
Lloji i pajisjes radio: |
HL3215STG HLW3215-TG HLW3215-TG01 |
|
Wi-Fi |
|
|
Gama e frekuencës së funksionimit: |
2,412 GHz - 2,472 GHz |
|
Fuqia maksimale dalëse: |
≤10 dBm/MHz (EIRP) (përforcimi i antenës 10 dBi) |
|
Arritja maksimale e antenës: |
Përforcimi: 0 dBi |
|
Bluetooth |
|
|
Gama e frekuencës: |
2,402 GHz - 2,480 GHz |
|
Prodhimi i operatorit: |
6 dBm (≤10 dBm) |
|
Lloji i emetimeve: |
F1D |
Shënimet tuaja
Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime të cilat nuk e cënojnë funksionalitetin e pajisjes elektroshtëpiake.







