
UDHËZIME PËR PËRDORIM
MAKINË LARËSE
Sot, jeta është e ndërlikuar. Le ta bëjmë më të thjeshtë kujdesin për larjen e rrobave!
Makina juaj e re larëse përdor teknologji inovatore dhe arritjet më të fundit për
kujdesin e larjes së rrobave, që t’ju ndihmojë të thjeshtoni punët e përditshme të
shtëpisë.
Teknologjia më e fundit që përdoret në lavatriçen tonë, siguron kujdesin më të butë
për çdo veshje, me rrudhosje minimale. Në të njëjtën kohë, makina juaj larëse do të
jetë e pranueshme për mjedisin, për shkak të përdorimit shumë efikas të energjisë,
ujit dhe detergjentit.
Kjo makinë larëse është e projektuar vetëm për përdorim shtëpiak. Ju lutemi të mos e përdorni për asnjë rrobë të etiketuar si të papërshtatshme për larje në makinë.
Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:
Informacion, këshillë ose rekomandim
Kujdes – rrezik i përgjithshëm
Kujdes – rrezik nga goditja elektrike
Kujdes – rrezik nga sipërfaqja e nxehtë
Kujdes – rrezik nga zjarri
Është e rëndësishme që të lexoni me kujdes udhëzimet.

Për udhëzime dhe këshilla më të hollësishme, kontrolloni: http://www.gorenje.com
MASA PARAPRAKE TË SIGURISË
Përpara përdorimit të makinës larëse, lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit.
Kjo pajisje është e paraparë për përdorim shtëpiak ose për raste të ngjashme, të tilla si:
-
zona kuzhine për personelin në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
-
shtëpi në ferma;
-
nga klientët e hoteleve, moteleve dhe mjediseve të tjera rezidenciale;
-
mjedise të tilla si akomodimet me mëngjes (»bed & breakfast«).
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret në:
-
zonat për përdorim të përbashkët në blloqe banesash ose në lavanderi.
Kjo pajisje nuk synohet të përdoret nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose pa përvojë dhe njohuri, përveçse nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Lavatriçja mund të përdoret vetëm me kordonin e rrymës që është dhënë.
Për të shmangur rrezikun, një kabëll elektrik i dëmtuar mund të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi, një teknik shërbimi ose një person i autorizuar.
Mos e lidhni makinën larëse në rrjetin elektrik duke përdorur pajisje të jashtme ndezëse/fikëse, të tillë si programues kohorapo ta lidhni me një rrjet elektrik që ndizet dhe fiket rregullisht nga furnizuesi me energji.
Lidhja me ujin dhe me furnizimin me energji duhet të kryhet nga një teknik ose ekspert i trajnuar siç duhet.
Çdo riparim dhe mirëmbajtje që ka të bëjë me sigurinë ose performancën duhet të bëhet nga ekspertë të trajnuar.
Mos e instaloni makinën larëse në një ambient ku temperatura mund të bjerë nën 5°C, pasi pjesët e makinës larëse mund të dëmtohen në rast të ngrirjes së ujit.
Hapjet e ventilimit në bazën e lavatriçes nuk duhet të pengohen nga një tapet.
Për të lidhur makinën larëse me ujësjellësin, sigurohuni që të përdorni tubin dhe guarnicionet e dhëna për furnizimin me ujë. Presioni i ujit duhet të jetë ndërmjet 0,05 dhe 0,8 MPa (0,5–8 bar).
Për furnizimin me ujë përdorni gjithmonë një tub të ri, për të lidhur makinën larëse me ujësjellësin; mos përdorni përsëri një tub të vjetër për furnizimin me ujë.
Fundi i tubit të shkarkimit të ujit duhet të arrijë në linjën e shkarkimit të ujit.
Përpara se të fillojë cikli i larjes, shtypeni derën në vendin e treguar, derisa të shkojë në vend. Dera nuk mund të hapet gjatë operimit të makinës larëse.
Përpara larjes së parë, ne rekomandojmë që të hiqni të gjitha papastërtitë nga kazani i makinës larëse, duke përdorur programin Cotton 90°C (Pambuku 90°C) (shikoni TABELËN E PROGRAMEVE).
Pas ciklit të larjes, mbylleni rubinetin e ujit dhe hiqeni prizën e makinës larëse nga priza elektrike.
Makinën larëse përdoreni vetëm për larjen e rrobave, siç përshkruhet në manualin e udhëzimeve. Makina nuk është e destinuar për pastrim të thatë (kimik).
Përdorni vetëm agjentë për larje me makinë dhe për ruajtjen e rrobave. Ne nuk do të jemi përgjegjës për asnjë dëmtim ose çngjyrosje të guarnicioneve dhe të pjesëve plastike, të cilat rezultojnë nga përdorimi i parregullt i agjentëve zbardhues ose ngjyrosës.
Mos përdorni detergjentë të cilët përmbajnë tretës, pasi kjo mund të çojë në çlirimin e gazrave helmues, në dëmtimin e makinës larëse dhe në rrezik zjarri dhe shpërthimi.
Për tëhequr smërçin, përdorni vetëm agjentë për heqje smërçi me mbrojtje shtesë anti-gërryerjes. (Përdorni vetëm agjentë jo-gërryes për heqje smërçi.) Zbatoni udhëzimet e prodhuesit. Përfundojeni procesin e heqjes së smërçit me disa cikle shpërlarjeje ose duke vënë në funksionim programin e Drum clean (Sterilizim kazani/Programi i vetëpastrimit), në mënyrë që të hiqni të gjitha mbetjet acide (p.sh. uthull, etj.).
Siguria e fëmijëve
Kujdes – rrezik i përgjithshëm
Kujdes – rrezik i përgjithshëm
Mos i lejoni fëmijët më të vegjël se tre vjeç tëshkojnë pranë pajisjes elektroshtëpiake, në qoftë se nuk janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Makina larëse është prodhuar në përputhje me të gjitha standardet përkatëse të sigurisë.
Mbajeni detergjentin dhe zbutësinlarg prekjes së fëmijëve.
Kjo makinë larëse mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, por vetëm nëse mbikëqyren gjatë përdorimit të makinës larëse, nëse atyre ju janë dhënë udhëzimet përkatëse në lidhje me përdorimin e sigurt të makinës larëse dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përdorimit të parregullt.
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Fëmijët nuk duhet të pastrojnë makinën larëse apo të kryejnë detyra të mirëmbajtjes pa mbikëqyrje.
Rreziku nga sipërfaqja e nxehtë
Kujdes – rrezik nga sipërfaqja e nxehtë
Në temperaturat më të larta të larjes, xhami i derës do të nxehet. Kini kujdes që të shmangni djegiet. Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë pranë xhamit të derës.
PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE
|
|
|
|
|
PJESA E PËRPARME
|
PJESA E PASME
|
Të dhëna teknike
(në varësi të modelit)
Etiketa me informacionin bazë për makinën larëse ndodhet në anën e brendshme të derës së makinës larëse (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE«).
|
Maximálna náplň |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Gjerësia |
600 mm |
600 mm |
600 mm |
|
Lartësia |
850 mm |
850 mm |
850 mm |
|
Gjatësia e makinës larëse (a) |
465 mm |
545 mm |
610 mm |
|
Gjatësia me derë të mbyllur |
495 mm |
577 mm |
640 mm |
|
Gjatësia me derë të hapur (b) |
980 mm |
1062 mm |
1125 mm |
|
Pesha e makinës larëse |
X kg (në varësi të modelit) |
||
|
Tensioni i përshtatshëm |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Fuqia nominale |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Lidhja |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Presioni i ujit |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Rryma |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Frekuenca |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Maximálna náplň |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
Pllaka e të dhënave

Njësia e kontrollit

|
1 |
BUTONI ON/OFF Përdoreni këtë buton për të ndezur dhe fikur makinën larëse dhe për të rifilluar programin e larjes. |
|
2 |
ÇELËSI PËR ZGJEDHJEN E PROGRAMIT |
|
3 |
BUTONI START/PAUSE Përdoreni këtë buton për të filluar ose ndaluar një program. Pasi të fillojë ose gjatë ndalimit, drita e butonit do të pulsojë; kur programi të ketë filluar dhe në vazhdim, ai do të ndriçojë vazhdimisht. |
|
4,5 |
FUNKSIONE SHTESË 4a FAST 4b ANTI CREASE 5a PREWASH 5b WATER+ |
|
4+5 |
Tingulli I NDEZJES/FIKJES Shtypini pozicionet 4+5 dhe mbajini të shtypur për 3 sekonda. |
|
6 |
Ndriçim i simbolit |
|
5+7 |
Kyçi për fëmijët I NDEZJES/FIKJES Shtypini pozicionet 5+7 dhe mbajini të shtypur për 3 sekonda. |
|
7 |
SPIN Opsion për të vendosur normën e rrotullimeve. |
|
8 |
Funksionet e mëposhtme shfaqen në NJËSINË E EKRANIT:
|

INSTALIMI DHE LIDHJA
Hiqeni të gjithë paketimin. Kur të hiqni paketimin, sigurohuni që të mos e dëmtoni pajisjen elektroshtëpiake me objekte të mprehta.
Instalimi i spinës së vrimës

Fusni spinën në vrimën e vendosur në anën e poshtme të majtë të pjesës së pasme të lavatriçes.
Heqja e shufrave bllokuese
Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë, shufrat e transportit duhet të hiqen. Një makinë larëse e bllokuar mund të dëmtohet kur ndizet për herë të parë. Në rast të një dëmtimi të tillë, garancia do të jetë e pavlefshme!

Zgjedhja e ambientit
Dyshemeja mbi të cilën vendoset makina larëse duhet të ketë bazament betoni. Duhet të jetë e pastër dhe e thatë; përndryshe, makina larëse mund të rrëshqasë.Gjithashtu, pastroni sipërfaqen e poshtme të këmbëve të rregullueshme.
Makina larëse duhet të qëndrojë e niveluar dhe e palëvizshme në një bazament të fortë.
Në qoftë se makina larëse vendoset në një bazament të qëndrueshëm të ngritur, makina larëse duhet të sigurohet më shumë kundërpërmbysjes.
Rregullimi i këmbëve të makinës larëse
Nivelojeni makinën larëse në drejtim gjatësor dhe tërthor duke rrotulluar këmbët e rregullueshme.
Çelësat nuk ofrohen.

Hapësirat për instalimin e makinës larëse
|
|
Makina larëse nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet pranë. Në rast të pamundësisë për të ruajtur hapësirat minimale të nevojshme, nuk mund të sigurohet funksionimi i sigurt dhe i rregullt i makinës larëse. Përveç këtyre, mund të ndodhë edhe mbinxehja e saj. Instalimi i makinës larëse poshtë bangos së kuzhinës nuk rekomandohet. |
Vendosja e makinës larëse

Hapja e derës së makinës larëse (pamja nga lart)
|
|
a = gjatësia e makinës larëse b = gjatësia me derë të hapur |
Lidhja me furnizimin e ujit
(në varësi të modelit)
Lidheni tubin me rubinetin e ujit duke e vidhosur në filetim.

|
A |
AQUA - STOP lidhje (vetëm në disa modele) Në qoftë se dëmtohet një tub i brendshëm, aktivizohet një sistem mbyllës i cilindërpret furnizimin me ujë të makinës larëse. Në raste të tilla, xhami i kontrollit (a) do të bëhet i kuq. Zëvendësojeni tubin e furnizimit me ujë. |
|
B |
LIDHJE e rregullt |
Për funksionimin normal të makinës larëse, presioni në rrjetin e ujit duhet të jetë ndërmjet 0,05 dhe 0,8 MPa (0,5–8 bar). Presioni minimal dinamik i ujit mund të përcaktohet duke matur rrjedhën e ujit.
1,2 litra ujë duhet të rrjedhin nga një rubinet plotësisht i hapur për 30 sekonda.
Shtrëngojeni me dorë tubin e furnizimit me ujë, me një forcë të mjaftueshmeqë tubi të bashkohet mirë (maksimumi 2 Nm). Pas lidhjes së tubit, bashkimi duhet të kontrollohet për ndonjë rrjedhje.Mos përdorni pinca ose mjete të ngjashme gjatë lidhjes së tubit, pasi kjo mund të dëmtojë filetot e dados.
Lidhja dhe sigurimi i tubit shkarkues të ujit
|
|
Futeni tubin e shkarkimit të ujit në një lavaman, në një vaskë ose lidheni direkt mekanalizimet (diametri minimal i lidhjes së shkarkimit është 4 cm). Distanca vertikale nga dyshemeja deri në fund të tubit të shkarkimit duhet të jetë jo më shumë se 100 cm dhe jo më pak se 60 cm. Tubi i shkarkimit duhet të vendoset dhe të fiksohet në kapësen në pjesën e pasme të makinës larëse, siç tregohet në figurë. Udhëzime më të hollësishme mund të gjeni në internet. |
Lidhja me rrjetin elektrik

Përpara se të lidhni makinën larëse me rrjetin elektrik, prisni të paktën 2 orë derisa të arrijë temperaturën e ambientit.
Ne rekomandojmë përdorimin e mbrojtjes ndaj tensionit të lartë, për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake në rast të goditjes nga rrufeja.
Makinën larëse lidheni në një prizë me tokëzim. Pas instalimit, priza e murit duhet të jetë lehtësisht e arritshme.Priza duhet të jetë e pajisur me kontakt tokësor (në përputhje me rregulloret përkatëse).
PËRPARA PËRDORIMIT TË PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE PËR HERË TË PARË

PROCESI I LARJES, HAP PAS HAPI (1–6)
Hapi 1: Merrni parasysh etiketat e rrobave
Udhëzime më të hollësishme mund të gjeni në internet.
Hapi 2: Përgatitja e procesit të larjes
Ndajini rrobat sipas llojit të pëlhurës, ngjyrës, ndotjes dhe temperaturës së lejuar të larjes (shikoni TABELËN E PROGRAMIT).
Ndezja e makinës larëse


Mbushja e makinës larëse

Mos e mbushni kazanin tej masës! Shikoni TABELËN E PROGRAMITdhe shikoni ngarkesën tuaj nominale siç tregohet në pllakën e të dhënave.
Në qoftë se makina larëse është e mbushur plot, rrobat nuk do të lahen krejtësisht.
Hapi 3: Zgjedhja e programit të larjes

Zgjidheni programin duke rrotulluar çelësin e përzgjedhjes së programit (2) në të majtë ose në të djathtë (në varësi të llojit të rrobave dhe sa shumë janë tëndotura). Shikoni TABELËN E PROGRAMIT.
Tabela e programeve
|
Programet |
Ngarkesa maks. |
Maks. |
Përshkrimi i programit |
|||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
|
Cotton (Pambuku) 20°C–90°C |
*MAX |
MAX1) |
Programi për larjen e rrobave të bardha dhe me ngjyra prej pambuku, peshqirë, çarçafë, bluza etj. Ndiqni udhëzimet e treguara në veshje. |
||||||||||||||
|
|
Mix (Rroba të përziera/Sintetike) 30°C–40°C |
3,5 kg |
12002) |
Programlarjejepër veshje delikate të prodhuara nga fibrat sintetike dhe të përziera ose viskoze dhe për kujdes të thjeshtë për pambukun. Zbatojini udhëzimet e treguara në veshje. |
||||||||||||||
|
Drum clean (Sterilizim i kazanit/Programi i vetëpastrimit) |
0 kg |
- |
Ky program përdoret për pastrimin e kazanit dhe heqjen e mbetjeve të detergjentit dhe baktereve. Funksione të tjera shtesë nuk mund të zgjidhen. Kazani duhet të jetë bosh. Mos shtoni detergjent apo zbutës! Mund të shtoni pak uthull alkoolike (përafërsisht 2 dl) ose bikarbonat natriumi (1 lugë gjelle ose 15 g) për zhgurëzim efektiv. Ju rekomandojmë ta përdorni programin të paktën një herë në muaj. |
|||||||||||||||
|
|
Spin|Drain (Norma e rrotullimeve | Shkarkimi) (Program i pjesshëm) |
/ |
MAKS.1) |
Përdoreni programin kur doni vetëm të centrifugonirrobat. Në qoftë se doni vetëm të
nxirrni ujin jashtë nga makina larëse, shtypni butonin (7) SPIN |
||||||||||||||
|
|
Rinse&Softening (Shpërlarja&Zbutja) (Program i pjesshëm) |
/ |
MAX1) |
Për zbutjen, kollarisjen ose fryrjen e rrobave të lara. Mund të përdoret gjithashtu si një cikël shpëlarjeje, por mos shtoni detergjent apo zbutës. Përfundon me një shpërlarje shtesë. |
||||||||||||||
|
|
Eco 40-60 4) |
*MAX |
MAX1) |
Rrobat normalisht të ndotura prej pambuku, të cilat mund të lahen në 40°C dhe 60°C së bashku në të njëjtin cikël. Programi përdoret për të vlerësuar pajtueshmërinë me legjislacionin e BE-së për ekodizajnin. |
||||||||||||||
|
|
Speed 20´ (I shpejtë 20´) 30°C |
2,5 kg |
10002) |
Program i larjes së shpejtë për rroba lehtësisht të ndotura që kanë nevojë vetëm për freskim. |
||||||||||||||
|
|
Wool (Leshi&Larja me dorë) 30°C |
2 kg |
8002) |
Program larës shumë i butë për të larë lesh, mëndafsh dhe rroba të cilat kërkojnë larje me dorë. |
||||||||||||||
|
|
Jeans 40°C |
** (1/2) |
8002) |
Programi për larjen e xhinseve në temperaturë të ulët. |
||||||||||||||
|
|
Extra hygiene 60°C |
*MAX |
MAX1) |
Ky program larjeje përdoret për larjen e rrobave prej pambuku që kërkojnë kujdes të veçantë, si p.sh. rrobat për personat me lëkurë shumë të ndjeshme ose alergji. Ne rekomandojmë kthimin e rrobave mbrapsht, pasi edhe kjo do të lajë plotësisht lëkurën dhe mbetjet e tjera. |
||||||||||||||
|
Power 59´|32´ 40°C |
4 kg |
MAX1) |
Programi për sasi më të vogla të rrobave pak të ndotura. Programi zgjat 59 minuta. Kur të përdorni funksionin FAST (SHPEJT), programi zgjat 32 minuta. |
|||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
Ngarkesa maksimale ose nominale përdoret për rrobat e përgatitura në përputhje me standardin IEC 60456.
Hapi 4: Zgjedhja e funksioneve shtesë
Rregulloni cilësimet duke shtypur butonin e funksionit përkatës (pak para se të shtypni (3) butonin START/PAUSE).

Përshkrimi i treguesve të funksionit për programin e zgjedhur të larjes:
-
i ndriçuar (Parametri bazë/i paracaktuar);
-
i zbehtë (Funksionet të cilat mund të rregullohen) dhe
-
i pandriçuar (Funksionet të cilat nuk mund të zgjidhen).
FUNKSIONE SHTESË
|
|
Duke shtypur në mënyrë të njëpasnjëshme pozicionin (4), ju mund të zgjidhni midis opsioneve FAST FAST (SHPEJT) Kur aktivizohet funksioni (4a) FAST Ne rekomandojmë gjysëm ngarkesë për programin e pambukut. ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE) Për të parandaluar rrudhosjen, zgjidhni funksionin (4b) ANTI CREASE |
|
|
Duke shtypur në mënyrë të njëpasnjëshme pozicionin (5), ju mund të zgjidhni midis opsioneve PREWASH PREWASH (PARALARJA) Larja e rrobave shumë të papastra, veçanërisht me njolla të forta në sipërfaqe. Në qoftë se zgjidhni PARALARJA, detergjentin hidheni në ndarjen e paralarjes WATER+ (UJË+) Përdorni këtë funksion për të larë me një sasi më të madhe uji në disa programe. |
|
|
SPIN (RROTULLIMET/CENTRIFUGA) (NORMA E RROTULLIMEVE/SHKARKIMI/NDALIMI I POMPËS) Për të rregulluar normën e centrifugimit/rrotullimeve. |
|
|
TINGULLI NDEZUR/FIKUR Për të çaktivizuar tingullin, shtypni njëkohësisht pozicionet (4) dhe (5) dhe mbajini shtypur për të paktën 3 sekonda. |
|
|
BLLOKIMI PËR FËMIJËT Për të aktivizuar bllokimin për fëmijët, shtypni në të njëjtën kohë pozicionet (5) dhe (7) dhe mbajini për të paktën tre sekonda. Kohëmatësi i numërimit mbrapsht shfaqet në
njësinë e ekranit. Përzgjedhja do të konfirmohet nga një sinjal akustik dhe drita
sinjalizuese (simboli |
Hapi 5: Fillimi i programit të larjes
Shtypeni butonin (3) START/PAUSE.
KOHA E MBETUR DERI NË PËRFUNDIMIN E PROGRAMIT do të shfaqet në njësinë e ekranit.
Simbolet do të ndriçojnë në funksionet e përzgjedhura.
Pas shtypjes së butonit (3) FILLO/PAUZË, mund të zgjidhni shpejtësinë e centrifugimit SPIN (RROTULLIMET/CENTRIFUGA) (NORMA E RROTULLIMEVE/NDALIMI I POMPËS/SHKARKIMI) (përveç në rastin e Drum clean (sterilizimi i kazanit/programi i vetëpastrimit)) dhe BLLOKIMI PËR FËMIJËT; nuk mund t'i ndryshoni cilësimet e tjera.
Hapi 6: Përfundimi i programi të larjes
Makina larëse do të tregojë përfundimin e programit të larjes me një sinjal akustik
dhe në ekran do të shfaqet
(Fund) derisa makina të kalojë në modalitetin e gatishmërisë së ulët ose të fiket.
Pas 5 minutash, shenja
(Fund) nuk do të shfaqet më.
-
Hapeni derën e makinës larëse.
-
Merrini rrobat nga kazani.
-
Fshijeni guarnicionin prej gome të derës dhe xhamin e derës.
-
Mbylleni derën!
-
Mbylleni rubinetin e furnizimit me ujë.
-
Fikeni makinën larëse (shtypeni butonin (1) NDEZJES/FIKJES).
-
Hiqeni kabllin e energjisë nga priza.
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
Përpara pastrimit, hiqeni makinën larëse nga rrjeti elektrik.
Pastrimi i kutisë shpërndarëse
Kutia shpërndarëse duhet të pastrohet të paktën dy herë në muaj.

Pastrimi i tubit të furnizimit me ujë, zgavrës të shpërndarjes së detergjentit dhe guarnicionit prej gome të derës

Pastrimi i filtrit të pompës
Rekomandojmë pastrimin e rregullt të filtrit të pompës një herë në muaj. Kur lani rroba shumë leshtore, shumë të ndotura ose të vjetra, bëjeni më shpesh.

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE/DEFEKTEVE
Tabela e zgjidhjes së problemeve dhe gabimeve
Më poshtë renditen të gjitha gabimet që përdoruesi mund t'i shohë në ndërfaqen e përdoruesit.
|
Problemi/ Gabimi |
Përshkrimi i gabimit Çfarë të bëjmë? |
|
|---|---|---|
|
E:02 |
Gabim i mbylljes së derës Sigurohuni që dera e makinës larëse është e mbyllur. Nëse dëgjoni një sinjal akustik pas shtypjes së butonit (3) FILLO/PAUZË, do të thotë që dera e lavatriçes nuk është e mbyllur. Mbylleni derën e lavatriçes. Hiqeni kabllin elektrik nga priza; pastaj, vendoseni përsëri në prizë kabllin elektrik dhe ndizeni makinën larëse Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
E:03 |
Gabim i mbushjes me ujë Kontrolloni sa më poshtë:
Pastaj, shtypeni butonin (3) FILLIMI/NDALIMI për të rifilluar programin. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
E:07 |
Gabim i shkarkimit të ujit Kontrolloni sa më poshtë:
Pastaj, shtypeni përsëri butonin (3) FILLIMI/NDALIMI. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Sasi e tepërt e detergjentit Detergjenti i tepërt mund të shkaktojë shkumëzim të tepruar në kazan. Shihni përshkrimin
për |
||
|
E:09 |
Zbulohet rrjedhje uji në zonën e lavatriçes Fikni lavatriçen dhe ndizeni përsëri. Kontrolloni pjesën e jashtme të pajisjes. Nëse nuk vëreni rrjedhje, mund të vazhdoni të përdorni lavatriçen. |
|
|
E:10 |
Gabim i sensorit të nivelit të ujit Hiqeni kabllin elektrik nga priza; pastaj, vendoseni përsëri në prizë kabllin elektrik dhe ndizeni makinën larëse Ajrosni pajisjen. Bëjeni këtë duke kulluar dhe pastruar filtrin e lavatriçes dhe duke pastruar sifonin e montuar në mur. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
E:11 |
Tejmbushje me ujë Në qoftë se në kazan ka ujë që e kalon nivelin e caktuar dhe në njësinë e ekranit raportohet një gabim, do të ndërpritet programi i larjes dhe uji do të nxirret nga makina larëse. Rifillojeni programin. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. Në qoftë se në kazan ka ujë që e kalon nivelin e caktuar dhe në njësinë e ekranit raportohet një gabim, ndërkohë që makina larëse vazhdon të marrë ujë, mbylleni rubinetin e ujit dhe thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Sasi e tepërt e detergjentit Detergjenti i tepërt mund të shkaktojë shkumëzim të tepruar në kazan. Shihni përshkrimin
për |
||
|
E:12 |
Gabimet/defektet e kontrollit të motorit Shpërndani manualisht rrobat (rrobat e ngecura ose të ngatërruara) dhe përsërisni programin e larjes. |
|
|
E:22 |
Gabim gjatë mbylljes së derës Dera është e mbyllur, por nuk mund të bllokohet. Fikeni makinën larëse. Ndizeni përsëri dhe rifillojeni programin e larjes. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
E:23 |
Gabim gjatë mbylljes së derës. Dera është e mbyllur, por nuk mund të zhbllokohet. Fikeni makinën larëse, pastaj ndizeni përsëri. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
E:40 |
Paralajmërim nga sistemi për luhatje të tensionit të lavatriçes – 180 V > U > 260 V U zbulua ulje e zgjatur e tensionit nën 180 V ose tension më i madh se 260 V, i cili mund të ndikojë në funksionimin e lavatriçes. Kontrolloni rrjetin e furnizimit me energji elektrike në të cilin është e lidhur lavatriçja juaj. |
|
Paralajmërimet apo informacionet për përdoruesin, të cilat mund të shfaqen në njësinë e ekranit, mund të përfshijnë sa vijon:
|
Paralajmërim/ Informacion |
Përshkrimi i paralajmërimit Çfarë të bëjmë? |
|
|---|---|---|
|
|
Funksioni ANTI CREASE (ANTIRRUDHË) që keni zgjedhur si pjesë e programit të larjes është aktivizuar dhe është në progres. Për të ndaluar funksionin ANTI CREASE (ANTIRRUDHË) shtypni butonin (1) NDEZJES/FIKJES. |
|
|
|
Sinjalizim për sistemin e shkarkimit të ujit Shfaqja e paralajmërimit Sinjalizim për zvogëlimin e rrjedhjes së ujit në fazën e nxjerrjes. Kontrolloni sa më poshtë:
|
|
|
|
Paralajmërim i sistemit për të filluar programin Drum clean (Sterilizim kazani/Programi i vetëpastrimit) Pasi programi i larjes të ketë përfunduar, në njësinë e ekranit do të alternohen shenjat
Në rast të
Programi i vetëpastrimit përdoret për të pastruar kazanin dhe për të hequr mbetjet
e detergjentit dhe bakteret. Kazani duhet të jetë bosh. Mos shtoni detergjent apo
zbutës! Për zhgurëzim efektiv, mund të shtoni pak uthull alkoolike (përafërsisht 2
dl) ose bikarbonat natriumi (1 lugë gjelle ose 15 g). Ju rekomandojmë ta përdorni
programin të paktën një herë në muaj ose sa herë që shfaqet paralajmërimi |
|
|
|
Paralajmërim nga sistemi për shkumëzim të tepërt gjatë programit të larjes Në rast të shkumëzimit të tepërt në lavatriçe ose rrjedhjes së shkumës përmes sirtarit të shpërndarësit të detergjentit, lavanderia duhet të shpëlahet tërësisht me një sasi të madhe uji. Zgjidhni një program larjeje, por mos shtoni detergjent.
|
|
|
|
Sinjalizimet për defektet e energjisë elektrike (»PF«/Ndërprerja e Energjisë) Sistemi zbuloi një dështim të furnizimit me energji elektrike gjatë progresit të programit të larjes, i cili ndikoi në funksionimin e programit të larjes. Kontrolloni rrjetin e furnizimit me energji elektrike në të cilin është e lidhur lavatriçja juaj. |
|
|
|
Paralajmërim për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike (»PF/End«) Pas përfundimit të ciklit të larjes, |
|
|
|
Kujdes – U:Lo (tensioni nën 180 V) Është vënë re një rënie e zgjatur e tensionit nën 180 V, e cila mund të ndikojë në funksionimin e lavatriçes. Kontrolloni rrjetin e furnizimit me energji elektrike në të cilin është e lidhur lavatriçja juaj. |
|
|
Nuk reagon njësia e ekranit dhe asnjë nga butonat Shkëpusni kordonin e rrymës nga priza. Kontrolloni nëse voltazhi i furnizimit është i përshtatshëm për lavatriçen (220–240 V); pastaj lidhni përsëri kordonin e rrymës në prizë dhe ndizni lavatriçen. |
||
|
|
Kujdes – U:Hi (tensioni mbi 260 V) Është vënë re një rritje e zgjatur e tensionit në mbi 260 V, e cila mund të ndikojë në funksionimin e lavatriçes. Kontrolloni rrjetin e furnizimit me energji elektrike në të cilin është e lidhur lavatriçja juaj. |
|
|
|
Pozicioni në gatishmëri i makinës larëse, gati për të rivazhduar programin e larjes Koha e mbetur deri në përfundim të programit ndizet dhe fiket në mënyrë të alternuar në njësinë e ekranit. Për të rifilluar programin e larjes, shtypni butonin (3) FILLIMI/NDALIMI. |
|
|
Shfaqja e numrit të cikleve të përfunduara të larjes (në varësi të modelit) Nëse e shkëpusni pajisjen nga priza, prisni për 10 sekonda dhe më pas rilidhni kabllon e energjisë. Informacioni mbi numrin e cikleve të përfunduara të larjes shfaqet në njësinë e ekranit për 3 sekonda. Pas 3 sekondash, pajisja kalon në modalitetin e gatishmërisë. |
||
Riparimi/shërbimi
Përpara se të thërrisni një teknik shërbimi
|
|
Kur të kontaktoni një qendër shërbimi, ju lutemi të tregoni llojin e makinës suaj larëse (1), kodin/ID-në (2), numrin e modelit (3) dhe numrin serial (4). Lloji i makinës larëse, kodi, modeli dhe numri serial mund të gjenden në etiketën informuese (lloji) në anën e brendshme të derës së makinës larëse. |
Në rast defekti, përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara, nga prodhues të autorizuar.
Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i makinës larëse nuk do të mbulohet nga garancia. Në raste të tilla, shpenzimet e riparimit do t’i ngarkohen përdoruesit.
Garancia nuk i mbulonpjesët e konsumueshme, ndryshimet e lehta në ngjyrë, zhurmën e rritur e cila rezulton nga mosha e pajisjes dhe qënuk ndikon në funksionalitetin e pajisjes elektroshtëpiake, sidhe defektet estetike të pjesëve përbërëse, të cilat nuk ndikojnë në funksionalitetin dhe në sigurinë e pajisjes.
Garancia nuk i mbulon gabimet ose defektet të cilat rezultojnë nga çrregullimet e mjedisit (goditjet nga rrufetë, defektet e rrjetit elektrik, fatkeqësitë natyrore, etj.).
Raportoni çdo mosfunksionim në qendrën tuaj lokale të thirrjeve ose në adresën e internetit. Të gjitha informacionet mund të gjenden në deklaratën e bashkëngjitur të garancisë. Të dhënat e kontaktit të qendrës suaj të autorizuar të shërbimit janë të disponueshme në deklaratën e garancisë të dhënë me pajisjen dhe në faqen e internetit duke skanuar kodin QR në pllakën e të dhënave.
Disa defekte të thjeshta të përshkruara në kapitullin »ZGJIDHJA E PROBLEMEVE/DEFEKTEVE/Tabela e zgjidhjes së problemeve dhe gabimeve« mund të rregullohen nga vetë përdoruesi duke marrë parasysh udhëzimet pa rrezik për sigurinë e tyre dhe pa ndikuar në kushtet e garancisë.
Pjesët rezervë funksionale për makinën larëse që keni blerë, do të jenë të disponueshme
për 10 vjet. Gjatë kësaj kohe, pjesët rezervë origjinale do të jenë në dispozicion për të
siguruar funksionimin e duhur të pajisjes suaj.
Një listë e pjesëve rezervë dhe këshillave të riparimit në përputhje me direktivën
aktuale të ekodizajnit mund të gjendet duke skanuar kodin QR të vendosur në pjesën
e brendshme të derës së makinës larëse ose në linkun në vijim: https://auid.connectlife.io.
TABELA E KONSUMIT TIPIK
(në varësi të modelit)
Informacioni i dhënë është në përputhje me Rregulloren e BE-së 2019/2023. Vlerat e treguara për programe të ndryshme nga Eco 40-60 janë përcaktuar në përputhje me standardin e zbatueshëm EN60456.
|
Shpjegimi i simboleve të përdorura më poshtë: |
|||
|---|---|---|---|
|
|
Kapaciteti i vlerësuar (kg) |
|
Temperatura maksimale (°C) 5 min (1) |
|
|
Kohëzgjatja e programit (h:min) (1) |
|
Përmbajtja e lagështisë së mbetur (%) (1) |
|
|
Konsumi i energjisë elektrike (kWh/cikël) (1) |
|
Shpejtësia e rrotullimit (rpm) (1) |
|
|
Konsumi i ujit (L/cikël) (1) |
|
Klasa e efikasitetit të energjisë |
|
|
49 cm / 6 kg: |
|||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
Programet |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Eco 40-60 (2) |
6,0 |
03:05 |
0,660 |
51 |
37 |
|
|
B |
|
|
3,0 |
02:33 |
0,320 |
38 |
25 |
|||||
|
1,5 |
02:31 |
0,190 |
33 |
24 |
|||||
|
(3) Të dhënat zbatohen për: [PS22/11120] [PS22/19120] [PS22/11121] [PS22/19121] |
|||||||||
HEDHJA
|
|
Paketimi përbëhet prej materialesh miqësore ndaj mjedisit dhe mund të riciklohet, të hidhet ose të shkatërrohet pa asnjë rrezik për mjedisin. Për këtë qëllim, materialet e paketimit janë etiketuar në mënyrë të përshtatshme. |
|
Simboli në produkt ose në ambalazhin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si mbeturinë normale shtëpiake. Çojeni produktin në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike. |
|
|
Kur ta hidhni produktit në fund të jetës së përdorimit të tij, hiqini të gjitha kabllot elektrike, prishini shulat dhe çelësat e derës për të mos e lejuar mbylljen ose bllokimin e derës (siguria e fëmijëve). |
|
|
Hedhja e rregullt e produktit do të ndihmojë në parandalimin e të gjitha efekteve negative në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve, të cilat mund të ndodhin në rast të heqjes së parregullt të produktit. Për informacion të detajuar mbi heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni organin përkatës bashkiak, përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave ose dyqanin ku keni blerë produktin. |
|
Shënime
MASA PARAPRAKE TË SIGURISË
Përpara përdorimit të makinës larëse, lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit.
Ju lutemi, mos e përdorni makinën larëse pa i lexuar dhe kuptuar këto udhëzime për përdorimin fillestar.
Këto udhëzime për përdorimin e makinës larëse jepen me lloje ose modele të ndryshme të makinave larëse.Prandaj, ato mund të përfshijnë përshkrime të parametrave ose pajisjeve të cilat nuk janë të disponueshme në makinën tuaj larëse.
Mosrespektimi i udhëzimeve të përdorimit ose përdorimi i papërshtatshëm i makinës larëse mund të rezultojë në dëmtim të rrobave, të pajisjes elektroshtëpiake ose në dëmtim të përdoruesit. Mbajeni manualin udhëzues të përdorshëm, afër makinës larëse.
Kjo pajisje është e paraparë për përdorim shtëpiak ose për raste të ngjashme, të tilla si:
-
zona kuzhine për personelin në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
-
shtëpi në ferma;
-
nga klientët e hoteleve, moteleve dhe mjediseve të tjera rezidenciale;
-
mjedise të tilla si akomodimet me mëngjes (»bed & breakfast«).
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret në:
-
zonat për përdorim të përbashkët në blloqe banesash ose në lavanderi.
Kjo pajisje nuk synohet të përdoret nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose pa përvojë dhe njohuri, përveçse nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Lavatriçja mund të përdoret vetëm me kordonin e rrymës që është dhënë.
Për të shmangur rrezikun, një kabëll elektrik i dëmtuar mund të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi, një teknik shërbimi ose një person i autorizuar.
Mos e lidhni makinën larëse në rrjetin elektrik duke përdorur pajisje të jashtme ndezëse/fikëse, të tillë si programues kohorapo ta lidhni me një rrjet elektrik që ndizet dhe fiket rregullisht nga furnizuesi me energji.
Udhëzimet e përdorimit janë të disponueshme në faqen tonë të internetit www.gorenje.com.
Zbatoni udhëzimet për instalimin e rregullt të makinës larëse Gorenje dhe për lidhjen me rrjetin elektrik dhe me ujësjellësin (shikoni kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA«).
Lidhja me ujin dhe me furnizimin me energji duhet të kryhet nga një teknik ose ekspert i trajnuar siç duhet.
Çdo riparim dhe mirëmbajtje që ka të bëjë me sigurinë ose performancën duhet të bëhet nga ekspertë të trajnuar.
Mos e instaloni makinën larëse në një ambient ku temperatura mund të bjerë nën 5°C, pasi pjesët e makinës larëse mund të dëmtohen në rast të ngrirjes së ujit.
Hapjet e ventilimit në bazën e lavatriçes nuk duhet të pengohen nga një tapet.
Për të lidhur makinën larëse me ujësjellësin, sigurohuni që të përdorni tubin dhe guarnicionet e dhëna për furnizimin me ujë. Presioni i ujit duhet të jetë ndërmjet 0,05 dhe 0,8 MPa (0,5–8 bar).
Për furnizimin me ujë përdorni gjithmonë një tub të ri, për të lidhur makinën larëse me ujësjellësin; mos përdorni përsëri një tub të vjetër për furnizimin me ujë.
Fundi i tubit të shkarkimit të ujit duhet të arrijë në linjën e shkarkimit të ujit.
Përpara se të fillojë cikli i larjes, shtypeni derën në vendin e treguar, derisa të shkojë në vend. Dera nuk mund të hapet gjatë operimit të makinës larëse.
Përpara larjes së parë, ne rekomandojmë që të hiqni të gjitha papastërtitë nga kazani i makinës larëse, duke përdorur programin Cotton 90°C (Pambuku 90°C) (shikoni TABELËN E PROGRAMEVE).
Pas ciklit të larjes, mbylleni rubinetin e ujit dhe hiqeni prizën e makinës larëse nga priza elektrike.
Makinën larëse përdoreni vetëm për larjen e rrobave, siç përshkruhet në manualin e udhëzimeve. Makina nuk është e destinuar për pastrim të thatë (kimik).
Gjatë programit të larjes nuk çlirohet asnjë joni argjendit.
Përdorni vetëm agjentë për larje me makinë dhe për ruajtjen e rrobave. Ne nuk do të jemi përgjegjës për asnjë dëmtim ose çngjyrosje të guarnicioneve dhe të pjesëve plastike, të cilat rezultojnë nga përdorimi i parregullt i agjentëve zbardhues ose ngjyrosës.
Për tëhequr smërçin, përdorni vetëm agjentë për heqje smërçi me mbrojtje shtesë anti-gërryerjes. (Përdorni vetëm agjentë jo-gërryes për heqje smërçi.) Zbatoni udhëzimet e prodhuesit. Përfundojeni procesin e heqjes së smërçit me disa cikle shpërlarjeje ose duke vënë në funksionim programin e Drum clean (Sterilizim kazani/Programi i vetëpastrimit), në mënyrë që të hiqni të gjitha mbetjet acide (p.sh. uthull, etj.).
Mos përdorni detergjentë të cilët përmbajnë tretës, pasi kjo mund të çojë në çlirimin e gazrave helmues, në dëmtimin e makinës larëse dhe në rrezik zjarri dhe shpërthimi.
Siguria e fëmijëve
Mos i lejoni fëmijët më të vegjël se tre vjeç tëshkojnë pranë pajisjes elektroshtëpiake, në qoftë se nuk janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajeni detergjentin dhe zbutësinlarg prekjes së fëmijëve.
Aktivizojeni bllokimin për fëmijët. Shikoni kapitullin »ZGJEDHJA E MODALITETEVE/Bllokimi për fëmijët«.
Përpara mbylljes të derës së makinës larëse dhe fillimit të programit, sigurohuni që në kazan të mos ketë asgjë përveç rrobave (p.sh. nëse një fëmijë ka hipur në kazanin e makinës larëse dhe e ka mbyllur derën nga brenda).
Makina larëse është prodhuar në përputhje me të gjitha standardet përkatëse të sigurisë.
Kjo makinë larëse mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, por vetëm nëse mbikëqyren gjatë përdorimit të makinës larëse, nëse atyre ju janë dhënë udhëzimet përkatëse në lidhje me përdorimin e sigurt të makinës larëse dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përdorimit të parregullt.
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Fëmijët nuk duhet të pastrojnë makinën larëse apo të kryejnë detyra të mirëmbajtjes pa mbikëqyrje.
Rreziku nga sipërfaqja e nxehtë
Në temperaturat më të larta të larjes, xhami i derës do të nxehet. Kini kujdes që të shmangni djegiet. Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë pranë xhamit të derës.
PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE
|
|
|
|
|
PJESA E PËRPARME
|
PJESA E PASME
|
Të dhëna teknike
(në varësi të modelit)
Etiketa me informacionin bazë për makinën larëse ndodhet në anën e brendshme të derës së makinës larëse (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE«).
|
Maximálna náplň |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Gjerësia |
600 mm |
600 mm |
600 mm |
|
Lartësia |
850 mm |
850 mm |
850 mm |
|
Gjatësia e makinës larëse (a) |
465 mm |
545 mm |
610 mm |
|
Gjatësia me derë të mbyllur |
495 mm |
577 mm |
640 mm |
|
Gjatësia me derë të hapur (b) |
980 mm |
1062 mm |
1125 mm |
|
Pesha e makinës larëse |
X kg (në varësi të modelit) |
||
|
Tensioni i përshtatshëm |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Fuqia nominale |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Lidhja |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Presioni i ujit |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Rryma |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Frekuenca |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
|
Maximálna náplň |
Shikoni pllakën e të dhënave |
||
Pllaka e të dhënave

Njësia e kontrollit

|
1 |
BUTONI ON/OFF Përdoreni këtë buton për të ndezur dhe fikur makinën larëse dhe për të rifilluar programin e larjes. |
|
2 |
ÇELËSI PËR ZGJEDHJEN E PROGRAMIT |
|
3 |
BUTONI START/PAUSE Përdoreni këtë buton për të filluar ose ndaluar një program. Pasi të fillojë ose gjatë ndalimit, drita e butonit do të pulsojë; kur programi të ketë filluar dhe në vazhdim, ai do të ndriçojë vazhdimisht. |
|
4,5 |
FUNKSIONE SHTESË 4a FAST 4b ANTI CREASE 5a PREWASH 5b WATER+ |
|
4+5 |
Tingulli I NDEZJES/FIKJES Shtypini pozicionet 4+5 dhe mbajini të shtypur për 3 sekonda. |
|
6 |
Ndriçim i simbolit |
|
5+7 |
Kyçi për fëmijët I NDEZJES/FIKJES Shtypini pozicionet 5+7 dhe mbajini të shtypur për 3 sekonda. |
|
7 |
SPIN Opsion për të vendosur normën e rrotullimeve. |
|
8 |
Funksionet e mëposhtme shfaqen në NJËSINË E EKRANIT:
|

INSTALIMI DHE LIDHJA
Hiqeni të gjithë paketimin. Kur të hiqni paketimin, sigurohuni që të mos e dëmtoni tharësen me objekte të mprehta.
Heqja e shufrave bllokuese
Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë, shufrat e transportit duhet të hiqen. Një makinë larëse e bllokuar mund të dëmtohet kur ndizet për herë të parë. Në rast të një dëmtimi të tillë, garancia do të jetë e pavlefshme!
|
|
1Zhvendosini tubat dhe zhvidhosini vidhat në anën e pasme të makinës larëse. Hiqini dy pjesët këndore. |
|
2Rrëshqitini pjesët këndore në kanalin e shufrës bllokuese; përpara se të veproni kështu, rrotullojeni pjesën e djathtë këndore në anën e kundërt. |
|
|
3Përdorini pjesët këndore për të rrotulluar shufrat bllokuese me 90° dhe nxirrini jashtë ato. |
|
|
4Mbulojini dy vrimat nëpër të cilatishin futur shufrat bllokuese me tapa plastike dhe vendosini përsëri vidhat që hoqët në hapin 1. |
|
|
5Fusni spinën në vrimën e vendosur në anën e poshtme të majtë të pjesës së pasme të lavatriçes. |
Tapat plastike janë dhënë në qese me manualin e udhëzimeve të makinës larëse.
Lëvizja dhe transporti pas instalimit
Në qoftëse dëshironi të lëvizni makinën larëse pasi të jetë instaluar, pjesët këndore dhe të paktën një shufër bllokuese duhet të ri-instalohen për të mos lejuar dëmtimin e makinës larëse nga dridhjet gjatë transportit (shikoni kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA/Heqja e shufravebllokuese«). Në qoftëse i keni humbur pjesët këndore dhe shufrat bllokuese, ato mund të porositen nga prodhuesi.
Zgjedhja e ambientit
Dyshemeja mbi të cilën vendoset makina larëse duhet të ketë bazament betoni. Duhet të jetë e pastër dhe e thatë; përndryshe, makina larëse mund të rrëshqasë.Gjithashtu, pastroni sipërfaqen e poshtme të këmbëve të rregullueshme.
Makina larëse duhet të qëndrojë e niveluar dhe e palëvizshme në një bazament të fortë.
Në qoftë se makina larëse vendoset në një bazament të qëndrueshëm të ngritur, makina larëse duhet të sigurohet më shumë kundërpërmbysjes.
Rregullimi i këmbëve të makinës larëse
Përdorni një nivelues me ujë dhe çelësa nr.32 (për këmbët) dhe 17 (për dadot). Çelësat nuk ofrohen.
|
|
1Nivelojeni makinën larëse në drejtim gjatësor dhe tërthor duke rrotulluar këmbët e rregullueshme. |
|
2Pas rregullimit të lartësisë së këmbëve, shtrëngojini me forcë dadot bllokuese (kondra-dadot)
me një çelës nr. 17, duke i rrotulluar drejt fundit të makinës larëse |
Nivelimi iparregullti makinës larëse nëpërmjet këmbëve të rregullueshme, mund të shkaktojë dridhje, që pajisjatë rrëshkasë nëpër dhomë dhe të funksionojë me zhurmë të madhe. Nivelimi i parregullt i makinës larëse nuk është subjekt i garancisë.
Në disa raste, gjatë përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake mund të shfaqet zhurmë e lartë ose e pazakonshme; kryesisht këto janë rezultat i instalimit të parregullt.
Vendosja e makinës larëse
Nëse keni edhe tharëse rrobash Gorenje të përmasave korresponduese (të njëjta), ajo mund të vendosetmbi makinën larëse Gorenje (në këtë rast duhet të përdoren këmbët me vakum) ose pranë saj (figurat 1 dhe 3).
Në qoftëse makina juaj larëse Gorenje është më e vogël (gjatësia minimale 545 mm) se tharësja juaj Gorenje, atëherë duhet të blihet shtesë mbajtësja e tharëses (figura 2). Duhet të përdoren këmbët me vakuum; ato janë të projektuara për të mos e lejuar tharësen të rrëshqasë.
Pajisjet shtesë (suporti për tharësin (a), këmbëzat me vakum (b) dhe mbajtësja për montimin në mur (c)) mund të blihen në qendrën e shërbimit.
Sipërfaqja në të cilën vendoset pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë e pastër dhe e niveluar.
Makina larëse Gorenje mbi të cilën mendoni të vendosni tharësen Gorenje duhet të mbajë peshën e tharëses Gorenje (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Informacion teknik«).
|
|
||
|
1 |
2 |
3 |
Hapësirat për instalimin e makinës larëse
|
|
|
|
1 |
2 |
Makina larëse nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet pranë. Për funksionim optimal të makinës larëse, ne rekomandojmë respektimin e hapësirave nga muret, siç është paraqitur në figurë. Në rast të pamundësisë për të ruajtur hapësirat minimale të nevojshme, nuk mund të sigurohet funksionimi i sigurt dhe i rregullt i makinës larëse. Përveç këtyre, mund të ndodhë edhe mbinxehja e saj (figurat 1 dhe 2).
Instalimi i makinës larëse poshtë bangos së kuzhinës nuk rekomandohet.
Hapja e derës së makinës larëse (pamja nga lart)
|
|
Shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Informacion teknik«). a = gjatësia e makinës larëse b = gjatësia me derë të hapur |
Lidhja me furnizimin e ujit
Lidheni tubin me rubinetin e ujit duke e vidhosur në filetim.
|
|
AAQUA - STOP (vetëm në disa modele) Në qoftë se dëmtohet një tub i brendshëm, aktivizohet një sistem mbyllës i cilindërpret furnizimin me ujë të makinës larëse. Në raste të tilla, xhami i kontrollit (a) do të bëhet i kuq. Zëvendësojeni tubin e furnizimit me ujë. |
|
BBEŽNÉ PRIPOJENIE |
Për funksionimin normal të makinës larëse, presioni në rrjetin e ujit duhet të jetë ndërmjet 0,05 dhe 0,8 MPa (0,5–8 bar). Presioni minimal dinamik i ujit mund të përcaktohet duke matur rrjedhën e ujit.
1,2 litra ujë duhet të rrjedhin nga një rubinet plotësisht i hapur për 30 sekonda.
Shtrëngojeni me dorë tubin e furnizimit me ujë, me një forcë të mjaftueshmeqë tubi të bashkohet mirë (maksimumi 2 Nm). Pas lidhjes së tubit, bashkimi duhet të kontrollohet për ndonjë rrjedhje.Mos përdorni pinca ose mjete të ngjashme gjatë lidhjes së tubit, pasi kjo mund të dëmtojë filetot e dados.
Përdorni vetëm tubin e furnizimit me ujë të dhënë me pajisjen. Mos përdorni asnjë tub të përdorur ose tjetër.
Kur të lidhni tubin e furnizimit me ujë, sigurohuni që ta lidhni në një mënyrë që të lejojë furnizimin e duhur dhe pa pengesa të ujit.
Lidhja dhe sigurimi i tubit shkarkues të ujit
Futeni tubin e shkarkimit të ujit në një lavaman, në një vaskë ose lidheni direkt mekanalizimet (diametri minimal i lidhjes së shkarkimit është 4 cm). Distanca vertikale nga dyshemeja deri në fund të tubit të shkarkimit duhet të jetë jo më shumë se 100 cm dhe jo më pak se 60 cm. Ai mund të lidhet në tre mënyra (A, B, C).
|
|
AFundi i tubit shkarkues mund të vendoset mbi një lavaman ose vaskë. B Përdorni një kapëse teli përmes vrimës në bërrylit mbajtës për të lidhurtubin dhe për të mos e lejuar të rrëshqasë në dysheme. |
|
BTubi shkarkues mund të lidhet edhe direkt me tubacionin e shkarkimit të lavamanit. |
|
|
CTubi shkarkues mund të lidhet edhe me tubacionin e shkarkimit në mur, me një mbajtëse; kjo mbajtëse duhet të instalohet siç duhet për të lejuar pastrimin. |
|
|
DTubi i shkarkimit duhet të vendoset dhe të fiksohet në kapësen në pjesën e pasme të makinës larëse, siç tregohet në figurë. |
Në rast se tubi i shkarkimit nuk është lidhur në mënyrën e duhur, nuk mund të sigurohet funksionimi i sigurt dhe i rregullt i makinës larëse.
Lidhja me rrjetin elektrik

Përpara se të lidhni makinën larëse me rrjetin elektrik, prisni të paktën 2 orë derisa të arrijë temperaturën e ambientit.
Makinën larëse lidheni në një prizë me tokëzim. Pas instalimit, priza e murit duhet të jetë lehtësisht e arritshme.Priza duhet të jetë e pajisur me kontakt tokësor (në përputhje me rregulloret përkatëse).
Informacioni mbi makinën tuaj të larjes është dhënë në pllakën e të dhënave (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Informacion teknik«).
Ne rekomandojmë përdorimin e mbrojtjes ndaj tensionit të lartë, për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake në rast të goditjes nga rrufeja.
Makina larëse nuk mund të lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur kabëll zgjatues.
Mos e lidhni makinën larëse në një prizë elektrike të destinuar për një makinë elektrike roje ose tharëse flokësh.
Çdo riparim dhe mirëmbajtje që ka të bëjë me sigurinë ose performancën duhet të bëhet nga ekspertë të trajnuar.
PËRPARA PËRDORIMIT TË PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE PËR HERË TË PARË
Sigurohuni që makina larëse është e shkëputur nga rrjeti elektrik; pastaj hapeni derën drejt vetes (figurat 1 dhe 2).
Përpara përdorimit të parë, lajeni kazanin e makinës larëse me një leckë të butë pambuku, të lagur me ujë ose përdoreni programin Cotton 90°C (Pambuku 90°C). Në kazanin e makinës larëse nuk duhet të ketë rroba; kazani duhet të jetë bosh (figurat 3 dhe 4).
|
|
|
|
1 |
2 |
|
|
|
|
3 |
4 |
Mos përdorni asnjë agjent tretës ose pastrues që mund të dëmtojë makinën larëse (ju lutemi të zbatoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).
PROCESI I LARJES, HAP PAS HAPI (1–6)
Hapi 1: Merrni parasysh etiketat e rrobave
|
Larje normale; Rroba delikate |
|||||||||||
|
|
Temperatura maksimale e larjes 95°C |
|
Temperatura maksimale e larjes 40°C |
|
Vetëm larje me dorë |
||||||
|
|
Temperatura maksimale e larjes 60°C |
|
Temperatura maksimale e larjes 30°C |
|
Mos e lani |
||||||
|
Zbardhimi |
|||||||||||
|
|
Zbardhimi në ujë të ftohtë |
|
Nuk lejohet zbardhimi |
||||||||
|
Pastrimi kimik |
|||||||||||
|
|
Pastrim kimik me të gjithë agjentët |
|
Tretës karburanti R11, R113 |
||||||||
|
|
Pastrim kimik në kerozinë, alkool të pastër dhe në R113 |
|
Nuk lejohet pastrimi kimik |
||||||||
|
Hekurosja |
|||||||||||
|
|
Hekurosje e nxehtë, maksimumi 200°C |
|
Hekurosje e nxehtë, maksimumi 110°C |
||||||||
|
|
Hekurosje e nxehtë, maksimumi 150°C |
|
Nuk lejohet hekurosja |
||||||||
|
Tharje |
|||||||||||
|
|
Tharje e rrafshët (vendoseni në një sipërfaqe të rrafshët) |
|
Temperaturë e lartë |
||||||||
|
|
Tharje e njomë në tel |
|
Temperaturë e ulët |
||||||||
|
|
Tharje në tel |
|
Nuk thahet në tharës me ajër të nxehtë |
||||||||
Hapi 2: Përgatitja e procesit të larjes
-
Ndajini rrobat sipas llojit të pëlhurës, ngjyrës, ndotjes dhe temperaturës së lejuar të larjes (shikoni TABELËN E PROGRAMIT).
-
Rrobat që lëshojnë shumë fibra (qime) ose push, lajini veçmas rrobave të tjera.
-
Zbrazni xhepat. Monedhat, gozhdët etj., mund ta dëmtojnë makinën dhe pëlhurën.
-
Mbyllini kopsat dhe zinxhirët, lidhini të gjithalidhëset dhe kthejini xhepat mbrapsht; hiqini të gjitha kapëset metaliketë cilat mund të dëmtojnë rrobat dhe pjesën e brendshme të makinës larëse ose të bllokojnë tubacionin e shkarkimit.
-
Vendosini rrobat shumë të ndjeshme dhe sendet e vogla në qese me qëllim të posaçëm për larjen e rrobave.
(Qeset me qëllim të posaçëm për larjen e rrobave janë të disponueshme si aksesorë opsionalë.)

Para përdorimit të lavatriçes, hiqni me kujdes objektet e forta dhe grimcat nga tekstilet që keni ndërmend të lani, për të parandaluar dëmtimin e pajisjes ose bllokimin e filtrit të pompës. Kjo përfshin (gjithashtu kontrolloni të gjitha xhepat dhe kapakëz):
-
objekte të forta (p.sh., vida, kapëse, gurë të vegjël, sanë etj.),
-
mbetje ushqimore (p.sh., kocka, brumë i tharë etj.),
-
grimca të thara të materialeve të ndërtimit (p.sh., llaç, rërë, baltë etj.).
Prodhuesi nuk merr asnjë përgjegjësi për mosfunksionimet që rezultojnë nga mosrespektimi i këtyre udhëzimeve, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në vlefshmërinë e garancisë. Për më tepër, prodhuesi nuk mbulon kostot e shërbimit në rast të objekteve të huaja në pompë ose në pastrimin e pompës.
Ndezja e makinës larëse
Përdoreni kabllin elektrik për të lidhur makinën larëse me rrjetin elektrik dhe lidheni
makinën larëse me rrjetin e furnizimit me ujë.
Shtypeni butonin (1) NDEZJES/FIKJES për të ndezur makinën larëse (figurat 1 dhe 2).
|
|
|
|
1 |
2 |
Mbushja e makinës larëse
Hapeni derën e makinës larëse duke e tërhequr dorezën drejt vetes (figura 1).
Futini rrobat në kazan (pasi të siguroheni se kazani është bosh) (figura 2).
Sigurohuni që ndërmjet derës dhe guarnicionit prej gome të mos kapet asnjë veshje.
Mbylleni derën e makinës larëse (figura 3).
|
1 |
2 |
3 |
Mos e mbushni kazanin tej masës! Shikoni TABELËN E PROGRAMITdhe shikoni ngarkesën tuaj nominale siç tregohet në pllakën e të dhënave.
Në qoftë se makina larëse është e mbushur plot, rrobat nuk do të lahen krejtësisht.
Hapi 3: Zgjedhja e programit të larjes
Zgjidheni programin duke rrotulluar çelësin e përzgjedhjes së programit (2) në të majtë ose në të djathtë (në varësi të llojit të rrobave dhe sa shumë janë tëndotura). Shikoni TABELËN E PROGRAMIT.

Gjatë operimit, çelësi i përzgjedhjes së programit (2) nuk do të rrotullohet automatikisht.
Programet e larjes janë programe gjithëpërfshirëse të cilat përmbledhin të gjitha fazat e larjes, duke përfshirë zbutjen dhe centrifugimin (kjo nuk vlen për Programet e pjesshme).
Programet e pjesshme janë programe të pavarura. Përdorini ato kur të mendoni se nuk keni nevojë për të gjithë programin e larjes.
Tabela e programeve
|
Programet |
Ngarkesa maks. |
Maks. |
Përshkrimi i programit |
|||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
|
Cotton (Pambuku) 20°C–90°C |
*MAX |
MAX1) |
Programi për larjen e rrobave të bardha dhe me ngjyra prej pambuku, peshqirë, çarçafë, bluza etj. Temperatura mund të vendoset veç e veç për çdo rast; prandaj, zbatojini udhëzimet
e treguara në veshje. Shpejtësia e centrifugës/rrotullimeve mund të vendoset sipas
dëshirëssuaj. |
||||||||||||||
|
|
Mix (Rroba të përziera/Sintetike) 30°C–40°C |
3,5 kg |
12002) |
Programlarjejepër veshje delikate të prodhuara nga fibrat sintetike dhe të përziera ose viskoze dhe për kujdes të thjeshtë për pambukun. Zbatojini udhëzimet e treguara në veshje. |
||||||||||||||
|
Drum clean (Sterilizim i kazanit/Programi i vetëpastrimit) |
0 kg |
- |
Ky program përdoret për pastrimin e kazanit dhe heqjen e mbetjeve të detergjentit dhe baktereve. Për të zgjedhur programin, rrotulloni çelësin e përzgjedhjes së programit në të majtë ose në të djathtë në pozicionin Drum clean (Sterilizim kazani/Programi i vetëpastrimit). Funksione të tjera shtesë nuk mund të zgjidhen. Kazani duhet të jetë bosh. Mos shtoni detergjent apo zbutës! Mund të shtoni pak uthull alkoolike (përafërsisht 2 dl) ose bikarbonat natriumi (1 lugë gjelle ose 15 g) për zhgurëzim efektiv. Ju rekomandojmë ta përdorni programin të paktën një herë në muaj. Agjentët mund t'i shtoni në ndarjen kryesore të larjes ose në kazan. |
|||||||||||||||
|
|
Spin|Drain (Norma e rrotullimeve | Shkarkimi) (Program i pjesshëm) |
/ |
MAKS.1) |
Përdoreni programin kur doni vetëm të centrifugonirrobat. Në qoftë se doni vetëm të
nxirrni ujin jashtë nga makina larëse, shtypni butonin (7) SPIN |
||||||||||||||
|
|
Rinse&Softening (Shpërlarja&Zbutja) (Program i pjesshëm) |
/ |
MAX1) |
Për zbutjen, kollarisjen ose fryrjen e rrobave të lara. Mund të përdoret gjithashtu
si një cikël shpëlarjeje, por mos shtoni detergjent apo zbutës. Përfundon me një shpërlarje
shtesë. Ju mund të zgjidhni edhe WATER+ |
||||||||||||||
|
|
Eco 40-60 4) |
*MAX |
MAX1) |
Rrobat normalisht të ndotura prej pambuku, të cilat mund të lahen në 40°C dhe 60°C së bashku në të njëjtin cikël. Programi përdoret për të vlerësuar pajtueshmërinë me legjislacionin e BE-së për ekodizajnin. |
||||||||||||||
|
|
Speed 20´ (I shpejtë 20´) 30°C |
2,5 kg |
10002) |
Program i larjes së shpejtë për rroba lehtësisht të ndotura që kanë nevojë vetëm për freskim. |
||||||||||||||
|
|
Wool (Leshi&Larja me dorë) 30°C |
2 kg |
8002) |
Program larës shumë i butë për të larë lesh, mëndafsh dhe rroba të cilat kërkojnë larje me dorë. Temperatura maksimale është 30°C. Ky program ka një cikël të shkurtër centrifugimi. Shpejtësia më e madhe e disponueshme e centrifugimit është 800 xhiro në minutë. |
||||||||||||||
|
|
Jeans 40°C |
** (1/2) |
8002) |
Programi për larjen e xhinseve në temperaturë të ulët. Në sajë të një niveli më të lartë të ujit dhe një shpëlarjeje shtesë, në xhinse nuk do të ketë gjurmë detergjenti. |
||||||||||||||
|
|
Extra hygiene 60°C |
*MAX |
MAX1) |
Ky program larjeje përdoret për larjen e rrobave prej pambuku që kërkojnë kujdes të veçantë, si p.sh. rrobat për personat me lëkurë shumë të ndjeshme ose alergji. Ne rekomandojmë kthimin e rrobave mbrapsht, pasi edhe kjo do të lajë plotësisht lëkurën dhe mbetjet e tjera. |
||||||||||||||
|
Power 59´|32´ 40°C |
4 kg |
MAX1) |
Programi për sasi më të vogla të rrobave pak të ndotura. Programi i larjes përfshin rrotullimin intensiv dhe shpejtësinë maksimale të rrotullimit. Programi zgjat 59 minuta. Kur të përdorni funksionin FAST (SHPEJT), programi zgjat 32 minuta. |
|||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
Rekomandime për detergjentët sipas Rregullores (BE) nr. 1015/2010
|
Programet |
Detergjenti |
||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
Universale |
Për rroba me ngjyrë |
Për rroba delikate dhe lesh |
Speciale |
||||||
|
|
Cotton (Pambuku) |
|
|
|
|
||||
|
|
Mix (Rroba të përziera/Sintetike) |
|
|
|
|
||||
|
Drum clean (Sterilizim i kazanit/Programi i vetëpastrimit) |
|
|
|
|
|||||
|
|
Spin|Drain (Norma e rrotullimeve | Shkarkimi) |
|
|
|
|
||||
|
|
Rinse&Softening (Shpërlarja&Zbutja) |
|
|
|
|
||||
|
|
Eco 40-60 |
|
|
|
|
||||
|
|
Speed 20´ (I shpejtë 20´) |
|
|
|
|
||||
|
|
Wool (Leshi& Larja me dorë) |
|
|
|
|
||||
|
|
Jeans |
|
|
|
|
||||
|
|
Extra hygiene |
|
|
|
|
||||
|
Power 59´|32´ |
|
|
|
|
|||||
|
|||||||||
Për sa i përket konsumit të energjisë dhe ujit, programet që funksionojnë në temperatura më të ulëta dhe zgjasin më shumë janë përgjithësisht më efikaset.
Zhurma dhe përmbajtja e lagështisë së mbetur ndikohen nga shkalla e centrifugimit: sa më e lartë të jetë shkalla e centrifugimit në ciklin e centrifugimit, aq më e lartë është zhurma dhe aq më e ulët është përmbajtja e lagështisë së mbetur.
Detegjentët në formë pluhuri apo lëngu, shtojini sipas udhëzimeve të prodhuesit, duke marrë parasysh temperaturën e larjes, programin e larjes, sa të ndotura janë rrobat dhe fortësinë e ujit.
Kur ndodh shkumëzim i tepërt në makinën larëse ose shkuma derdhet nga kutia e dozimit, rrobat e lara duhet të shpëlahen plotësisht. Zgjidhni një program larjeje me një sasi të madhe uji, pa përdorur detergjent.
Sasia maksimale e rrobave në kg (për programin e pambukut) tregohet në etiketën informuese të makinës larëse (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Informacion teknik«).
Ngarkesa maksimale ose nominale përdoret për rrobat e përgatitura në përputhje me standardin IEC 60456.
Për efekt më të mirë të larjes, ne rekomandojmë mbushjen e kazanit deri në 2/3 kur përdorni programet e pambukut.
Temperatura e ulët e ujit, tensioni i ulët i rrjetit elektrik dhe ngarkesat e ndryshme të larjes mund të ndikojnë në kohën e larjes; koha e mbetur që shfaqet rregullohet sipas rrethanave gjatë procesit të larjes.

Optimizimi i kohës gjatë ecurisë së programit
Në fazën e hershme të programit të larjes, makina larëse përdor teknologji të avancuar për të detektuar sasinë e rrobave që lahen.Pas detektimit të ngarkesës, makina larëse rregullon kohëzgjatjen e programit.
Hapi 4: Zgjedhja e funksioneve shtesë
Cilësimet duke përdorur një shtypje të vetme butoni
Shumica e programeve karakterizohen nga cilësimet bazë, por këto cilësime mund të ndryshohen.
Rregulloni cilësimet duke shtypur butonin e funksionit përkatës (pak para se të shtypni (3) butonin START/PAUSE).
Funksionet të cilat nuk mund të ndryshohen me programin e zgjedhur të larjes, janë të ndriçuara pjesërisht (të zbehta).
Disa cilësime nuk mund të përzgjidhen me disa programe. Këto cilësime nuk do të ndriçojnë dhe butoni do të pulsojë kur të shtypet (shikoni TABELËN E FUNKSIONEVE).
Përshkrimi i treguesve të funksionit për programin e zgjedhur të larjes:
-
i ndriçuar (Parametri bazë/i paracaktuar);
-
i zbehtë (Funksionet të cilat mund të rregullohen) dhe
-
i pandriçuar (Funksionet të cilat nuk mund të zgjidhen).

Duke shtypur në mënyrë të njëpasnjëshme pozicionin (4), ju mund të zgjidhni midis opsioneve FAST
(SHPEJT) (4a) dhe ANTI CREASE
(ANTIRRUDHË) (4b).
FAST
(SHPEJT)
Kur aktivizohet funksioni (4a) FAST
(SHPEJT), programi i larjes do të kryhet me një kohëzgjatje më të shkurtër larjeje.
Ne rekomandojmë gjysëm ngarkesë për programin e pambukut.
ANTI CREASE
(ANTIRRUDHË)
Për të parandaluar rrudhosjen, zgjidhni funksionin (4b) ANTI CREASE
(ANTIRRUDHË). Tharja e butë do të vazhdojë pas përfundimit të programit të larjes.
Ky funksion rekomandohet për lavanderi delikate.
do të shfaqet në njësinë e ekranit (8). Funksioni mund të çaktivizohet në çdo kohë duke shtypur butonin (1) NDEZJES/FIKJES.

Duke shtypur në mënyrë të njëpasnjëshme pozicionin (5), ju mund të zgjidhni midis opsioneve PREWASH
(PARALARJE) (5a) dhe WATER+
(UJË+) (5b).
PREWASH
(PARALARJA)
Larja e rrobave shumë të papastra, veçanërisht me njolla të forta në sipërfaqe.
Në qoftë se zgjidhni PARALARJA, detergjentin hidheni në ndarjen e paralarjes
.
WATER+
(UJË+)
Përdorni këtë funksion për të larë me një sasi më të madhe uji në disa programe.

SPIN (RROTULLIMET/CENTRIFUGA) (NORMA E RROTULLIMEVE/SHKARKIMI/NDALIMI I POMPËS)
Për të rregulluar normën e centrifugimit/rrotullimeve. Çdo program (përveç Drum clean Sterilizim kazani/Programi i vetëpastrimit)) ka një shpejtësi rrotullimi të paravendosur, që mund të rregullohet duke shtypur në pozicionin (7) SPIN (RROTULLIMET/CENTRIFUGA) (NORMA E RROTULLIMEVE/SHKARKIMI/NDALIMI I POMPËS).
Në qoftë se ju zgjidhni shkarkimin, pa centrifugim, në njësinë e ekranit do të shfaqet
simboli
.
Në qoftë se ju zgjidhni »Ndalimi i pompës«, në njësinë e ekranit do të shfaqet simboli
.
Zgjidheni funksionin »Ndalimi i pompës
« kur doni që rrobat të rrinë të zhytura në ujë pas ciklit të fundit të shpërlarjes,
në mënyrë që të mos lejohet rrudhosja e tyre kur nuk jeni në gjendje t’i merrni nga
makina larëse menjëherë pas përfundimit të programit. Ju mund të vendosni normën e
dëshiruar të centrifugës/rrotullimeve. Për të vazhduar programin, shtypeni butonin
(3) FILLO/PAUZË, i cili është i ndezur. Uji do të shkarkohet (do të nxirret jashtë) dhe do
të fillojë cikli përfundimtar i centrifugimit.
Cilësimet duke përdorur një kombinim të dy butonave të shtypur njëkohësisht

TINGULLI NDEZUR/FIKUR
Për të çaktivizuar tingullin, shtypni njëkohësisht pozicionet (4) dhe (5) dhe mbajini shtypur për të paktën 3 sekonda.
Për të riaktivizuar tingullin, shtypni njëkohësisht pozicionet (4) dhe (5) dhe mbajini ato shtypur për të paktën 3 sekonda.
Nëse e çaktivizoni tingullin, atëherë nuk do të ketë asnjë sinjal të dëgjueshëm në
fund të një programi larjeje.

BLLOKIMI PËR FËMIJËT
Një karakteristikë sigurie.
Për të aktivizuar bllokimin për fëmijët, shtypni në të njëjtën kohë pozicionet (5) dhe (7) dhe mbajini për të paktën tre sekonda. Kohëmatësi i numërimit mbrapsht shfaqet në
njësinë e ekranit. Përzgjedhja do të konfirmohet nga një sinjal akustik dhe drita
sinjalizuese (simboli
(6)) do të ndizet).
Zbatoni të njëjtën procedurë për të çaktivizuar bllokimin për fëmijët. Për aq kohë
sa është i aktivizuar bllokimi për fëmijët, programi, cilësimet ose funksionet shtesë
nuk mund të ndryshohen.
Bllokimi për fëmijët mbetet i aktivizuar edhe pasi makina larëse të fiket. Për arsye
sigurie, bllokimi për fëmijët nuk e pengon fikjen e makinës larëse me butonin (1) NDEZJES/FIKJES. Për të zgjedhur një program të ri, fillimisht duhet të çaktivizohet
bllokimi për fëmijët.
Në programe të caktuara, disa cilësime nuk mund të zgjidhen. Këto funksione nuk do të ndizen në njësinë e ekranit dhe kur të shtypet butoni përkatës, do të dëgjohet një sinjal akustik dhe do të pulsojë drita në buton (shikoni TABELËN E FUNKSIONEVE).
Aktivizoni apo çaktivizoni funksionet duke shtypur funksionin e dëshiruar (para se të shtypni butonin (3) FILLO/PAUZË). Një tregues do të ndizet pranë funksioneve të zgjedhura.
Kur makina larëse fiket, të gjitha funksionet shtesë kthehen në cilësimet bazë/të personalizuara, me përjashtim të cilësimeve të sinjalit akustik.
Tabela e funksioneve shtesë
|
Programet |
FAST |
ANTI CREASE |
PREWASH |
EXTRA WATER |
SPIN |
NDALIMI I POMPËS |
|||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
|
Cotton (Pambuku) 20°C–90°C |
• |
• |
• |
• |
• |
• |
||
|
|
Mix (Rroba të përziera/Sintetike) 30°C–40°C |
• |
• |
• |
• |
• |
• |
||
|
Drum clean (Sterilizim i kazanit/Programi i vetëpastrimit) |
|||||||||
|
|
Spin|Drain (Norma e rrotullimeve | Shkarkimi) (Program i pjesshëm) |
• |
|||||||
|
|
Rinse&Softening (Shpërlarja&Zbutja) (Program i pjesshëm) |
• |
• |
• |
• |
||||
|
|
Eco 40-60 |
||||||||
|
|
Speed 20´ (I shpejtë 20´) 30°C |
• |
• |
• |
|||||
|
|
Wool (Leshi&Larja me dorë) 30°C |
• |
• |
• |
• |
• |
|||
|
|
Jeans 40°C |
• |
• |
• |
• |
• |
• |
||
|
|
Extra hygiene 60°C |
• |
• |
• |
• |
• |
• |
||
|
Power 59´|32´ 40°C |
• |
• |
• |
• |
• |
• |
|||
|
|||||||||
Hapi 5: Fillimi i programit të larjes


Shtypeni butonin (3) START/PAUSE.
KOHA E MBETUR DERI NË PËRFUNDIMIN E PROGRAMIT do të shfaqet në njësinë e ekranit.
Simbolet do të ndriçojnë në funksionet e përzgjedhura.
Pas shtypjes së butonit (3) FILLO/PAUZË, mund të zgjidhni shpejtësinë e centrifugimit SPIN (RROTULLIMET/CENTRIFUGA) (NORMA E RROTULLIMEVE/NDALIMI I POMPËS/SHKARKIMI) (përveç në rastin e Drum clean (sterilizimi i kazanit/programi i vetëpastrimit)) dhe BLLOKIMI PËR FËMIJËT; nuk mund t'i ndryshoni cilësimet e tjera.
Nëse KOHA E MBETUR DERI NË PËRFUNDIMIN E PROGRAMIT pulson tre herë në njësinë e ekranit dhe dëgjoni një sinjal, kjo do të thotë që dera e lavatriçes është e hapur ose jo e mbyllur fort. Mbylleni derën e makinës larëse dhe shtypeni përsëri butonin (3) FILLIMI/NDALIMI për të vazhduar programin e larjes.
Hapi 6: Përfundimi i programi të larjes


Makina larëse do të tregojë përfundimin e programit të larjes me një sinjal akustik
dhe në ekran do të shfaqet
(Fund) derisa makina të kalojë në modalitetin e gatishmërisë së ulët ose të fiket.
Pas 5 minutash, shenja
(Fund) nuk do të shfaqet më.

-
Hapeni derën e makinës larëse.
-
Merrini rrobat nga kazani.
-
Fshijeni guarnicionin prej gome të derës dhe xhamin e derës.
-
Mbylleni derën!
-
Mbylleni rubinetin e furnizimit me ujë.
-
Fikeni makinën larëse (shtypeni butonin (1) NDEZJES/FIKJES).
-
Hiqeni kabllin e energjisë nga priza.
NDËRPRERJET DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT
Ndërprerja manuale
Për të ndaluar dhe anuluar programin e larjes, shtypni butonin (1) NDEZJES/FIKJES. Nëekran do të pulsojnëdritat e sinjalit. Në të njëjtën kohë, makina larëse do ta nxjerrë ujinjashtë nga kazani i makinës larëse. Kur uji të jetë nxjerrë jashtë, dera e makinës do të zhbllokohet. Në qoftë se uji në makinën larëse është i nxehtë, makina larëse do ta ftohë dhe do tanxjerrë/shkarkojë atëautomatikisht.
Cilësimet personale
Mundtë ndryshohen edhe cilësimet bazë ose të paracaktuara për secilin program larjeje.
Kur zgjidhni programin e larjes dhe funksionet shtesë, kombinimi mund të ruhet duke
shtypur butonin (3) FILLIMI/NDALIMI dhe duke e mbajtur atë shtypur për 3 sekonda (koha
llogaritet në njësinë e ekranit). Në ekran do të shfaqet
.
Programi do të mbetet i ruajtur derisa të ndryshohet duke përdorur të njëjtën procedurë.
Cilësimet personale mund të rivendosen edhe për cilësimet e fabrikës në menunë e përdoruesit.
AdaptTech
Kur një cilësim i programit të larjes përdoret tre herë radhazi, ky cilësim ruhet si standard dhe do të sugjerohet gjithmonë kur të zgjidhni atë program të larjes – ky quhet funksioni ADAPTTECH. Nëse ruani manualisht cilësimet e një programi larjeje, funksioni ADAPTTECH në këtë program larjeje çaktivizohet.
Menuja e cilësimeve personale
Ndizeni makinën larëse duke shtypur butonin (1) NDEZJES/FIKJES. Shtypini në të njëjtën kohëpozicionet (4) FUNKSIONE SHTESË dhe (7) SPIN
(RROTULLIMET/CENTRIFUGA) (NORMA E RROTULLIMEVE/SHKARKIMI/NDALIMI I POMPËS) për të
hapur Menunë e Cilësimeve Personale.Nënjësinë e ekranit do të ndizendritat e sinjalevetë
ANTI CREASE
(ANTIRRUDHË) dhe WATER+
(UJË+).
Në ekranin LED do të shfaqet numri 1, i cili tregon edhe funksionin e cilësimeve. Rrotullojeni çelësin e përzgjedhjes së programit (2) nga e majta ose nga e djathta për të zgjedhur funksionin që do të ndryshohet. Numri 1 tregon cilësimet zanore dhe numri 2 tregon rivendosjen e cilësimeve të programit personal në cilësimet e fabrikës. Në qoftë se cilësimet e dëshiruara nuk përzgjidhen për 20 sekonda, programi do të kthehet automatikisht në menunë kryesore.
Shtypni butonin FUNKSIONET SHTESË për të konfirmuar funksionet e dëshiruara dhe cilësimet e tyre (pozicioni 5); shtypni pozicionin (4) për t'u kthyer një hap prapa.
Volum i sinjalit akustik mund të vendoset në katër nivele (0 do të thotë që volumi është i fikur; 1 do të thotë që volumi i butonave është i aktivizuar; 2 do të thotë volum i ulët dhe 3 do të thotë volum i lartë). Zgjidheni nivelin e volumit duke rrotulluar çelësin e përzgjedhjes së programit (2) nga e majta ose nga e djathta. Cilësimi më i ulët do të thotë që sinjali akustik është i fikur.
Butonii ndalimit
Programi i larjes mund të ndalohet gjithmonë duke shtypur butonin (3) FILLIMI/NDALIMI. Programi i larjes është përkohësisht i ndaluar kur pulson koha e mbetur deri në përfundimin e programit. Në qoftë se në kazan nuk ka ujë dhe temperatura e ujit nuk është shumë e lartë, atëhere dera do të zhbllokohet pas një periudhe të caktuar kohore dhe mund të hapet. Për të rifilluar programin e larjes, fillimisht mbylleni derën dhe pastaj shtypeni butonin (3) FILLIMI/NDALIMI.
Shtimi/heqja e rrobave gjatë funksionimit të makinës larëse
Pas një periudhe të caktuar kohore, dera e makinës larëse mund të hapet në qoftë se niveli i ujit dhe temperaturës janë më poshtë se pragu i paracaktuar.
Nëse plotësohen kushtet e mëposhtme, atëherë bllokimi elektronik i derës lirohet dhe
dera e makinës larëse mund të hapet, do të shfaqet në njësinë e ekranit
:
-
temperatura e ujit në kazan duhet të jetë e përshtatshme,
-
niveli i ujit në kazan duhet të jetë poshtë një niveli të caktuar.
Në mënyrë që të shtoni ose të hiqni rroba nga makina larëse gjatë funksionimit të programit, veproni si më poshtë:
-
Shtypni butonin (3) FILLIMI/NDALIMI.
-
Në qoftë se plotësohen të gjitha kushtet për lirimin e bllokuesit elektronik të derës, atëherë mund ta hapni derën e makinës larëse dhe të shtoni ose të hiqni rroba nga kazani.
-
Mbylleni derën e makinës larëse!
-
Shtypeni butonin (3) START/PAUSE.
Programi i larjes do të rifillojë.
Në qoftë se ju gjatë larjes shtoni një sasi të konsiderueshme rrobash, rrobat mund të lahen me më pak efektivitet, sepse makina larëse fillimisht ka pasur një peshë më të vogël të ngarkesës së rrobave dhe ka marrë një sasi më të vogël uji. Sasia e pamjaftueshme e ujit, krahasuar me sasinë e rrobave mund të shkaktojë edhe dëmtime të rrobave (rrudhosje të rrobave të thata), dhe koha e larjes mund të jetë më e gjatë.
Koha e larjes do të rifillojë nga pika në të cilën ishte ndërprerë programi i larjes.
Gabimet
Në rast të një gabimi ose defekti, programi do të ndërpritet.
Një sinjal akustik do të paralajmërojë për një ndodhi të tillë (shih TABELA E ZGJIDHJES SË PROBLEMEVE DHE GABIMEVE) dhe gabimi do të shfaqet në njësinë e ekranit (E:XX).
Defekt në furnizimin me energji
Në rast të një defekti në furnizimin me energji, programi i larjes do të ndërpritet.
Kur rivendoset furnizimi me energji, programi i larjes rifillon nga pika në të cilën
u ndërpre. Pas përfundimit të ciklit të larjes,
/
do të alternohet në njësinë e ekranit. Kjo e informon përdoruesin për një ndërprerje
të furnizimit me energji elektrike dhe për efektin në funksionimin e programit të
larjes.
Koha e larjes do të rifillojë nga pika në të cilën ishte ndërprerë programi i larjes.
Hapja e derës (ndalimi/anulimi/ndryshimi i programit)
Dera e makinës larëse mund të hapet në qoftë se niveli i ujit në makinën larëse është mjaftueshëm i ulët dhe në qoftë se tempertura e ujit nuk është shumë e lartë.
Nëse lavatriçja nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose në rast të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike gjatë procesit të programit, atëherë dera e lavatriçes nuk mund të hapet. Në një rast të tillë, lavatriçja duhet të jetë e lidhur siç duhet ose kontaktoni me një teknik shërbimi.
Shfaqja e numrit të cikleve të përfunduara të larjes
(në varësi të modelit)
Nëse e shkëpusni pajisjen nga priza, prisni për 10 sekonda dhe më pas rilidhni kabllon e energjisë. Informacioni mbi numrin e cikleve të përfunduara të larjes shfaqet në njësinë e ekranit për 3 sekonda. Pas 3 sekondash, pajisja kalon në modalitetin e gatishmërisë.
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
Përpara pastrimit, hiqeni makinën larëse nga rrjeti elektrik.
Pastrimi i kutisë shpërndarëse
Kutia shpërndarëse duhet të pastrohet të paktën dy herë në muaj.
|
|
1Për të hequr kutinë shpërndarëse nga zgavra, shtypeni kapësen e vogël. |
|
2Kutinë shpërndarëse pastrojeni me ujë të rrjedhshëm duke përdorur një furçë dhe thajeni. Hiqini edhe të gjitha mbetjete detergjentëve nga fundi i zgavrës. |
|
|
3Në qoftë se është e nevojshme, hiqeni dhe pastrojeni kapakun. |
|
|
4Kapakun pastrojeni me ujë të rrjedhshëm dhe vendoseni përsëri. |
Mos e lani kutinë shpërndarëse në pjatalarëse (lavastovilje).
Pastrimi i tubit të furnizimit me ujë, zgavrës të shpërndarjes së detergjentit dhe guarnicionit prej gome të derës
|
|
1Rrjetën e filtrit pastrojeni shpesh, me ujë të rrjedhshëm. |
|
2Për të pastruar të gjithë pjesën e shpëlarjes së makinës larëse, veçanërisht vrimat në pjesën e sipërme të dhomës së shpëlarjes, përdorni një furçë. |
|
|
3Pas çdo larjeje, fshini rondelën e derës prej gome dhe hiqni çdo objekt që mund të ketë ngecur në rondelë për të zgjatur jetën e saj të dobishme. |
Pastrimi i filtrit të pompës
Gjatë pastrimit, mund të derdhet pak ujë. Për këtë arsye rekomandohet që të vendosni një leckë thithëse në dysheme.
|
|
1Hapeni kapakun e filtrit të pompës duke përdorur një mjet të përshtatshëm (kaçavidë të sheshtë ose një mjet të ngjashëm). |
|
2Përpara se të pastroni filtrin e pompës, nxirreni gypin e shkarkimit të ujit. Rrotullojeni filtrin e pompës ngadalë në drejtim të kundërt me lëvizjen e akrepave të orës. Nxirreni dhe hiqeni filtrin e pompës për të lejuar ujinqë të rrjedhë ngadalë. |
|
|
3Pastrojeni plotësisht filtrin e pompës, me ujë të rrjedhshëm. |
|
|
4,5Hiqini të gjitha objektet dhe papastërtitë nga zgavra e filtrit dhe nga helika e pompës. Vendoseni përsëri filtrin e pompës siç tregohet në figurë dhe shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës. Për një puthitje të mirë, sipërfaqja e guarnicionittë filtrit duhet të jetë e pastër. |
Rekomandojmë pastrimin e rregullt të filtrit të pompës një herë në muaj. Kur lani rroba shumë leshtore, shumë të ndotura ose të vjetra, bëjeni më shpesh.
Pastrimi i pjesës së jashtme të makinës larëse
Përpara pastrimit, makinën larëse shkëputeni gjithmonë nga rrjeti elektrik.
Pastrojeni pjesën e jashtme të makinës larëse dhe njësinë e ekranit duke përdorur një lectë të butë prej pambuku, të lagur me ujë.
Mos përdorni asnjë agjent tretës ose pastrues që mund të dëmtojë makinën larëse (ju lutemi të zbatoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).
Mos e pastroni makinën larëse me ujë me presion!

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE/DEFEKTEVE
Çfarë të bëjmë ...?
Makina larëse do të kontrollojë automatikisht operimin e funksioneve të veçanta gjatë ciklit të larjes. Në qoftë se identifikohet ndonjë parregullsi, kjo do të tregohet duke raportuar (E:XX) në ekran. Makina larëse do ta raportojë gabimin derisa të fiket. Çrregullimet nga mjedisi (p.sh. nga rrjeti elektrik) mund të rezultojnë në raportime të ndryshme të gabimeve (shikoni TABELËN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE).
Në këtë rast:
-
Fikeni makinën larëse dhe prisni disa sekonda.
-
Ndizeni makinën larëse dhe përsëriteni programin e larjes.
-
Shumica e gabimeve gjatë operimit mund të zgjidhen nga përdoruesi (shikoni TABELËN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE).
-
Në qoftë se gabimi vazhdon, telefononi një njësi shërbimi të autorizuar.
-
Riparimet mund të kryhen vetëm nga një person i trajnuar në mënyrë të përshtatshme.
Më poshtë renditen të gjitha gabimet që përdoruesi mund t'i shohë në ndërfaqen e përdoruesit.
Tabela e zgjidhjes së problemeve dhe gabimeve
Gabimet/defektet e treguara në njësinë e ekranit mund të përfshijnë sa vijon:
|
Problemi/ Gabimi |
Treguesi në njësinë e ekranit dhe përshkrimi i problemit |
Çfarë të bëjmë? |
|---|---|---|
|
|
Cilësime të parregullta |
Rifillojeni programin. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Gabim i sensorit të temperaturës |
Uji në hyrje është shumë i ftohtë. Përsëriteni programin e larjes. Në qoftë se makina larëse e raporton përsëri këtë gabim, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Gabim i mbylljes së derës |
Sigurohuni që dera e makinës larëse është e mbyllur. Nëse dëgjoni një sinjal akustik pas shtypjes së butonit (3) FILLO/PAUZË, do të thotë që dera e lavatriçes nuk është e mbyllur. Mbylleni derën e lavatriçes. Hiqeni kabllin elektrik nga priza; pastaj, vendoseni përsëri në prizë kabllin elektrik dhe ndizeni makinën larëse Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Gabim i mbushjes me ujë |
Kontrolloni sa më poshtë:
Pastaj, shtypeni butonin (3) FILLIMI/NDALIMI për të rifilluar programin. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Gabim i nxehjes së ujit |
Rifillojeni programin. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Gabim i shkarkimit të ujit |
Kontrolloni sa më poshtë:
Pastaj, shtypeni përsëri butonin (3) FILLIMI/NDALIMI. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
Sasi e tepërt e detergjentit |
Detergjenti i tepërt mund të shkaktojë shkumëzim të tepruar në kazan. Shihni përshkrimin
për |
|
|
|
Zbulohet rrjedhje uji në zonën e lavatriçes |
Fikni lavatriçen dhe ndizeni përsëri. Kontrolloni pjesën e jashtme të pajisjes. Nëse nuk vëreni rrjedhje, mund të vazhdoni të përdorni lavatriçen. |
|
|
Gabim i sensorit të nivelit të ujit |
Hiqeni kabllin elektrik nga priza; pastaj, vendoseni përsëri në prizë kabllin elektrik dhe ndizeni makinën larëse Ajrosni pajisjen. Bëjeni këtë duke kulluar dhe pastruar filtrin e lavatriçes dhe duke pastruar sifonin e montuar në mur. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Tejmbushje me ujë |
Në qoftë se në kazan ka ujë që e kalon nivelin e caktuar dhe në njësinë e ekranit raportohet një gabim, do të ndërpritet programi i larjes dhe uji do të nxirret nga makina larëse. Rifillojeni programin. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. Në qoftë se në kazan ka ujë që e kalon nivelin e caktuar dhe në njësinë e ekranit raportohet një gabim, ndërkohë që makina larëse vazhdon të marrë ujë, mbylleni rubinetin e ujit dhe thërrisni një teknik shërbimi. |
|
Sasi e tepërt e detergjentit |
Detergjenti i tepërt mund të shkaktojë shkumëzim të tepruar në kazan. Shihni përshkrimin
për |
|
|
|
Gabimet/defektet e kontrollit të motorit |
Shpërndani manualisht rrobat (rrobat e ngecura ose të ngatërruara) dhe përsërisni programin e larjes. |
|
|
Gabim gjatë mbylljes së derës |
Dera është e mbyllur, por nuk mund të bllokohet. Fikeni makinën larëse. Ndizeni përsëri dhe rifillojeni programin e larjes. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Gabim gjatë mbylljes së derës. |
Dera është e mbyllur, por nuk mund të zhbllokohet. Fikeni makinën larëse, pastaj ndizeni përsëri. Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. Për të hapur derën, shikoni kapitullin »NDËRPRERJET DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT/Hapja e derës (Ndalimi/anulimi/ndryshimi i programit)«. |
|
|
Problem i komunikimit elektronik në makinën larëse |
Hiqeni kabllin elektrik nga priza; pastaj, vendoseni përsëri në prizë kabllin elektrik dhe ndizeni makinën larëse Në qoftë se gabimi ndodh përsëri, thërrisni një teknik shërbimi. |
|
|
Paralajmërim nga sistemi për luhatje të tensionit të lavatriçes – 180 V > U > 260 V |
U zbulua ulje e zgjatur e tensionit nën 180 V ose tension më i madh se 260 V, i cili mund të ndikojë në funksionimin e lavatriçes. Kontrolloni rrjetin e furnizimit me energji elektrike në të cilin është e lidhur lavatriçja juaj. |
|
|
Paralajmërim nga sistemi për zbulimin e frekuencës së gabuar të rrjetit elektrik (50/60 Hz) |
Kur lavatriçja ishte ndezur, sistemi zbuloi frekuencë të gabuar të furnizimit me energji elektrike, gjë që mund të ndikojë në funksionimin e lavatriçes. Çdo problem në rrjetin e energjisë duhet të kontrollohet dhe korrigjohet. |
Paralajmërimet apo informacionet për përdoruesin, të cilat mund të shfaqen në njësinë e ekranit, mund të përfshijnë sa vijon:
|
Paralajmërim/ Informacion |
Treguesi në njësinë e ekranit |
Shkaku dhe përshkrimi i gabimit, si të veprojmë? |
|---|---|---|
|
|
Funksioni ANTI CREASE (ANTIRRUDHË) që keni zgjedhur si pjesë e programit të larjes është aktivizuar dhe është në progres. |
Për të ndaluar funksionin ANTI CREASE (ANTIRRUDHË) shtypni butonin (1) NDEZJES/FIKJES. |
|
|
Sinjalizim për sistemin e shkarkimit të ujit Shfaqja e paralajmërimit |
Sinjalizim për zvogëlimin e rrjedhjes së ujit në fazën e nxjerrjes. Kontrolloni sa më poshtë:
|
|
|
Paralajmërim i sistemit për të filluar programin Drum clean (Sterilizim kazani/Programi i vetëpastrimit) Pasi programi i larjes të ketë përfunduar, në njësinë e ekranit do të alternohen shenjat
|
Në rast të
Programi i vetëpastrimit përdoret për të pastruar kazanin dhe për të hequr mbetjet
e detergjentit dhe bakteret. Kazani duhet të jetë bosh. Mos shtoni detergjent apo
zbutës! Për zhgurëzim efektiv, mund të shtoni pak uthull alkoolike (përafërsisht 2
dl) ose bikarbonat natriumi (1 lugë gjelle ose 15 g). Ju rekomandojmë ta përdorni
programin të paktën një herë në muaj ose sa herë që shfaqet paralajmërimi |
|
|
Paralajmërim nga sistemi për shkumëzim të tepërt gjatë programit të larjes |
Në rast të shkumëzimit të tepërt në lavatriçe ose rrjedhjes së shkumës përmes sirtarit të shpërndarësit të detergjentit, lavanderia duhet të shpëlahet tërësisht me një sasi të madhe uji. Zgjidhni një program larjeje, por mos shtoni detergjent.
|
|
|
Sinjalizimet për defektet e energjisë elektrike (»PF«/Ndërprerja e Energjisë) |
Sistemi zbuloi një dështim të furnizimit me energji elektrike gjatë progresit të programit të larjes, i cili ndikoi në funksionimin e programit të larjes. Kontrolloni rrjetin e furnizimit me energji elektrike në të cilin është e lidhur lavatriçja juaj. |
|
|
Paralajmërim për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike (»PF/End«) |
Pas përfundimit të ciklit të larjes, |
|
|
Kujdes – U:Lo (tensioni nën 180 V) |
Është vënë re një rënie e zgjatur e tensionit nën 180 V, e cila mund të ndikojë në funksionimin e lavatriçes. Kontrolloni rrjetin e furnizimit me energji elektrike në të cilin është e lidhur lavatriçja juaj. |
|
Nuk reagon njësia e ekranit dhe asnjë nga butonat |
Shkëpusni kordonin e rrymës nga priza. Kontrolloni nëse voltazhi i furnizimit është i përshtatshëm për lavatriçen (220–240 V); pastaj lidhni përsëri kordonin e rrymës në prizë dhe ndizni lavatriçen. |
|
|
|
Kujdes – U:Hi (tensioni mbi 260 V) |
Është vënë re një rritje e zgjatur e tensionit në mbi 260 V, e cila mund të ndikojë në funksionimin e lavatriçes. Kontrolloni rrjetin e furnizimit me energji elektrike në të cilin është e lidhur lavatriçja juaj. |
|
|
Pozicioni në gatishmëri i makinës larëse, gati për të rivazhduar programin e larjes Koha e mbetur deri në përfundim të programit ndizet dhe fiket në mënyrë të alternuar në njësinë e ekranit. |
Për të rifilluar programin e larjes, shtypni butonin (3) FILLIMI/NDALIMI. |
|
|
Përgatitja për të zhbllokuar derën Dritat e sinjaleve do të pulsojnë në njësinë e ekranit. |
Prisni derisa të përfundojë procesi. Në qoftë se pas procesit nuk tregohet asnjë gabim, atëhere mund të fillojë një program i ri. Uji duhet të shkarkohet. Prisni derisa dera të zhbllokohet. |
Zhurmë dhe dridhje – duke përdorur këmbët e rregullueshme, sigurohuni që pajisja është e niveluar dhe që dadot janë shtrënguar mirë.
Rrobat e shpërndara jo njëtrajtësisht ose të mbledhura pirg nëkazanin e makinës larëse
mund të shkaktojnë probleme si dridhjet dhe operimi me zhurmë. Makina larëse do t’i
konstatojë këto probleme dhe do të aktivizohet sistemi UKS* (*sistemi i kontrollit
të qëndrueshmërisë).
Ngarkesat më të vogla (p.sh. një peshqir, një pulover, njëpeshqir dushi, etj.) ose
rrobat e prodhuara nga materiale me karakteristika të veçanta gjeometrike, praktikisht
është e pamundur të shpërndahen njëtrajtësishtnë të gjithë kazanin e makinës larëse
(pantoflat, sendet e mëdha, etj.). Kjo rezulton në disa përpjekje për të rishpërndarë
rrobat, të cilat si rezultat çojnë në kohëzgjatje më të madhe të programit. Në raste
ekstreme kushtesh të pafavorshme, programi mund të përfundojë pa ciklin e centrifugimit.
Sistemi UKS* (*sistemi i kontrollit të qëndrueshmërisë) lejon operim të qëndrueshëm
dhe jetëgjatësi më të madhe të makinës larëse.
Në qoftë se problemi vazhdon pavarësisht zbatimit të këshillës së mësipërme, thërrisni një teknik të autorizuar shërbimi.
Riparimi/shërbimi
Përpara se të thërrisni një teknik shërbimi
Kur të kontaktoni një qendër shërbimi, ju lutemi të tregoni llojin e makinës suaj larëse (1), kodin/ID-në (2), numrin e modelit (3) dhe numrin serial (4).
Lloji i makinës larëse, kodi, modeli dhe numri serial mund të gjenden në etiketën informuese (lloji) në anën e brendshme të derës së makinës larëse.

Në rast defekti, përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara, nga prodhues të autorizuar.
Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i makinës larëse nuk do të mbulohet nga garancia. Në raste të tilla, shpenzimet e riparimit do t’i ngarkohen përdoruesit.
Garancia nuk i mbulonpjesët e konsumueshme, ndryshimet e lehta në ngjyrë, zhurmën e rritur e cila rezulton nga mosha e pajisjes dhe qënuk ndikon në funksionalitetin e pajisjes elektroshtëpiake, sidhe defektet estetike të pjesëve përbërëse, të cilat nuk ndikojnë në funksionalitetin dhe në sigurinë e pajisjes.
Garancia nuk i mbulon gabimet ose defektet të cilat rezultojnë nga çrregullimet e mjedisit (goditjet nga rrufetë, defektet e rrjetit elektrik, fatkeqësitë natyrore, etj.).
Raportoni çdo mosfunksionim në qendrën tuaj lokale të thirrjeve ose në adresën e internetit. Të gjitha informacionet mund të gjenden në deklaratën e bashkëngjitur të garancisë. Të dhënat e kontaktit të qendrës suaj të autorizuar të shërbimit janë të disponueshme në deklaratën e garancisë të dhënë me pajisjen dhe në faqen e internetit duke skanuar kodin QR në pllakën e të dhënave.
Disa defekte të thjeshta të përshkruara në kapitullin »ZGJIDHJA E PROBLEMEVE/DEFEKTEVE/Tabela e zgjidhjes së problemeve dhe gabimeve« mund të rregullohen nga vetë përdoruesi duke marrë parasysh udhëzimet pa rrezik për sigurinë e tyre dhe pa ndikuar në kushtet e garancisë.
Pjesët rezervë funksionale për makinën larëse që keni blerë, do të jenë të disponueshme
për 10 vjet. Gjatë kësaj kohe, pjesët rezervë origjinale do të jenë në dispozicion për të
siguruar funksionimin e duhur të pajisjes suaj.
Një listë e pjesëve rezervë dhe këshillave të riparimit në përputhje me direktivën
aktuale të ekodizajnit mund të gjendet duke skanuar kodin QR të vendosur në pjesën
e brendshme të derës së makinës larëse ose në linkun në vijim: https://auid.connectlife.io.
REKOMANDIME PËR LARJEN DHE PËRDORIMIN EKONOMIK TË MAKINËS SUAJ LARËSE
Herën e parë, rrobat e reja me ngjyrë lajini më vete.
Rrobat shumë të ndotura lajini në sasi më të vogla, me më shumë detergjent pluhur ose me një cikël paralarjeje.
Me rrobat pak të ndotura, ne rekomandojmë një program pa ciklin e paralarjes, përdorimin e programeve më të shkurtra (p.sh. FAST (SHPEJT)) dhe një temperaturë më të ulët larjeje.
Përpara larjes, mbi njollat e forta përdorni heqës të posaçëm njollash.
Përdorimi i zbardhuesve me bazë klori nuk është i rekomanduar, pasi ato mund të dëmtojnë nxehësin.
Nëse lani në temperatura të ulëta dhe/ose me detergjentë të lëngshëm, ekziston rreziku i zhvillimit të mikroorganizmave dhe një erë të pakëndshme në lavatriçe. Lëreni derën e lavatriçes të hapur pas çdo larjeje, që pajisja të mund të thahet. Nëse zbuloni një erë të pakëndshme, nisni programin e Drum clean.
Për të parandaluar dhe hequr depozitat e gurëve gëlqerorë përdorni vetëm agjentë me mbrojtje të shtuar kundër korrozionit. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit të agjentit pastrues. Për të hequr depozitat e gurëve gëlqerorë, ju rekomandojmë të nisni programin DRUM CLEAN. Shtoni uthull alkoolike (2 dl).
Ju rekomandojmë të shmangni larjen e sasive shumë të vogla të rrobave, pasi kjo do
të çojë në përdorim të tepërt të energjisë dhe performancë më të dobët të lavatriçes.
Ju mund të kurseni energji dhe ujë duke e mbushur lavatriçen në kapacitetin e përcaktuar
nga prodhuesi për secilin program.
Informacioni në vijim është i arritshëm nëpërmjet kodit QR AUID në pllakën e të dhënave (shih kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Të dhëna teknike«):
-
kapaciteti nominal në kg;
-
kohëzgjatja e programit në orë dhe minuta;
-
konsumi i energjisë në kWh për cikël;
-
konsumi i ujit;
-
temperatura maksimale e arritur në kazanin e lavatriçes;
-
përmbajtja e lagështisë së mbetur pas ciklit të larjes dhe shkallës së centrifugimit.
Në normat e larta të rrotullimeve/centrifugimit, në rroba do të ketë më pak lagështirë të mbetur. Si rezultat, tharja në tharës me ajër të nxehtë do të jetë me e shpejtë dhe më ekonomike.
Shpalosini të gjitha rrobat e palosura përpara se t’i fusni në kazan.
Në qoftë se fortësia e ujit e tejkalon 14°dH, duhet të përdoret zbutës uji. Dëmet e nxehtësisë që rezulton nga përdorimi i parregullt i zbutësve të ujit nuk duhet të mbulohet nga garancia.Kontrollojeni informacionin për fortësinë e ujit me shoqërinë ose autoritetin lokal të furnizimit me ujë.
Kutia shpërndarëse
Mos hidhni kokrra të forta të detergjentit pluhur në shpërndarësin e detergjentit, pasi ato mund të bllokojnë gypat e makinës larëse.
|
|
1Me makinën larëse është dhënë një kapëse ndarëse/veçuese, e cila lejon hedhjen e detergjentit
të lengshëm në ndarjen kryesore të larjes |
|
2Treguesi i nivelit të detergjentit pluhur dhe të lëngshëm. |
|
|
3Kur përdoret detergjent pluhur, kapësja ndarëse/veçuese duhet të ngrihet. |
|
|
4Kur përdoret detergjent i lëngshëm, kapësja ndarëse/veçuese duhet të ulet. |
|
Simbolet e ndarjeve të shpërndarësit të detergjentit |
|
|---|---|
|
|
paralarja |
|
|
larja kryesore |
|
|
zbutja |
Detergjentët
Detergjentët që mbajnë etiketën e mbrojtjes së mjedisit janë më pak të dëmshëm për mjedisin.
Detergjentët shtoni vetëm në përputhje me rekomandimet e prodhuesve të detergjentëve. Sasia e rekomanduar e detergjentit larës në ngarkesa të caktuara dhe nivelet e fortësisë së ujit specifikohen në paketimin e detergjentit.
Për të shtuar dozën e duhur të detergjentëve, veçanërisht atyre të lëngshme, përdorni aksesorët e dhënë nga prodhuesi i detergjentit.
Ne rekomandojmë hedhjen e detergjentit pluhur menjëherë përpara ciklit të larjes. Në qoftë se ju e hidhni më shpejt, sigurohuni që përpara se të hidhni detergjentin pluhur, ndarja e detergjentit në kutinë shpërndarëse të jetë krejtësisht e thatë: në të kundërt, detergjenti pluhur mund të zerë kore përpara fillimit të procesit të larjes.
Detergjentët e përshtatshëm
Përdorni vetëm detergjentë për larje me makinë.
Kur përdorni produkte të lëngshme dhe të trasha për kujdesin e rrobave, ne rekomandojmë
hollimin e tyre me ujë, për të mos lejuar bllokimin e shkarkimit të kutisë shpërndarëse.
Detergjentët e lëngshëm janë synuar për programet e larjes pa ciklin e paralarjes.
Shihni kapitullin »PROCESI I LARJES, HAP PAS HAPI (1–6)/Hapi 3: Rekomandime për detergjentët sipas Rregullores (BE) nr. 1015/2010«.
Mund t'i përdorni të gjithë detergjentët modernë të paraparë për lavatriçet shtëpiake. Paketimi i detergjentit përmban udhëzime për përdorimin dhe dozimin, të cilat zbatohen për sasinë maksimale të mbushjes.
Doza e detergjentit varet nga:
-
sa të ndotura janë rrobat;
-
sasia e rrobave dhe
-
fortësia e ujit.
|
Fortësia e ujit |
Nivelet e fortësisë |
|||
|---|---|---|---|---|
|
°dH (°N) |
m mol/l |
°fH (°F) |
p.p.m. |
|
|
1 - i butë |
< 8,4 |
< 1,5 |
< 15 |
< 150 |
|
2 - normal |
8,4–14 |
1,5–2,5 |
15–25 |
150–250 |
|
3 - i fortë |
> 14 |
> 2,5 |
> 25 |
> 250 |
Kontrollojeni informacionin për fortësinë e ujit me shoqërinë ose autoritetin lokal të furnizimit me ujë.
Aksesorët e dozimit
Për të shtuar dozën e duhur të detergjentëve, veçanërisht atyre të lëngshme, përdorni aksesorët e dhënë nga prodhuesi i detergjentit.
Zbutësit
Hidheni kondicionerin në kutinë shpërndarëse, në ndarjen me simbolin
. Zbatoni rekomandimin në paketimin e kondicionerit.
Mos e mbushni ndarjen e kondicionerit mbi treguesin e maksimumit (niveli maksimal i treguar).Në të kundërt, kondicioneri do të hidhet shumë shpejt në rroba, duke çuar në një efekt më të dobët të larjes.
Këshilla për heqjen e njollave
Përpara përdorimit të heqësve specialë të njollave, për njollat jo shumë të forta provoni të përdorni mënyrat natyrale të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin.
Megjithatë, kërkohet veprimi i menjëhershëm! Njomeni njollën me një sfungjer thithës ose me një pecetë letre; pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë (të vakët) – por asnjëherë me ujë të nxehtë!
Kur përdorni zbardhues ose agjentë për heqjen e njollave, ekziston rreziku i ndryshkut (korrozionit) dhe çngjyrosjes.
Për të mbrojtur mjedisin, nuk këshillojmë përdorimin e kimikateve të fuqishme.
|
Njollat |
Heqja e njollave |
|---|---|
|
Baltë |
Kur njolla është e thatë, fillimisht kruajeni nga rrobatpërpara se ta lani në makinën larëse. Në qoftë se njolla është e fortë, përpara larjes njomeni me një heqës njollash me bazë enzime. Në qoftë se njolla nuk është e fortë, përpara larjes, lajeni rrobën me detergjent të lëngshëm ose me detergjent pluhur dhe me ujë. |
|
Deodorant kundër djersës |
Përpara larjes në makinë larëse, mbi rrobën përdorni detergjent të lëngshëm. Përdorni heqës njollash mbi të gjitha njollat e forta. Në mënyrë alternative, për larjen përdorni zbardhues me bazë oksigjeni. |
|
Çaj |
Futeni ose shpërlajeni rrobën me ujë të ftohtë dhe nëse është e nevojshme, hidhini heqës njollash. |
|
Çokollatë |
Futeni ose shpërlajeni rrobën me ujë të vakët dhe me sapun. Pastaj, përdorni lëng limoni dhe shpërlajeni. |
|
Bojë shkrimi |
Përpara larjes në makinë larëse, mbi njollat përdorni heqës njollash. Mund të përdorni edhe alkool të denatyruar. Kthejeni pjesën e brendshme të veshjes mbrapsht dheposhtë njollës vendosni një pecetë letre. Në përfundim të procesit, shpërlajeni veshjen plotësisht. |
|
Markera (bojra me depozitë) |
Tretni pak niseshte në ujë dhe vendoseni mbi njollën. Kur të thahet, hiqeni duke e kruajtur me një furçë; pastaj, lajeni veshjen në makinën larëse. |
|
Ushqime fëmijësh (urinë, baltë, njolla ushqimesh) |
Përpara larjes në makinë larëse, futini njollat në ujë të vakët për të paktën gjysëm ore. Për heqje më të lehtë të njollave, hidhni një heqës njollash me bazë enzime. |
|
Bar |
Përpara larjes në makinë larëse, futeni rrobën në një heqës njollash me bazë enzime. Njollat e barit mund të hiqen edhe duke i zhytur (afërsisht për 1 orë) në lëng limoni të holluar ose në uthull të distiluar (vere). |
|
Vezë |
Futeni veshjen në një heqës njollash me bazë enzime. Futeni në ujë të ftohtë për të paktën 30 minuta ose për disa orë në qoftë se njollat janë të forta. Pastaj, lajini në makinë larëse. |
|
Kafe |
Futeni veshjen në ujë të kripur. Në qoftë se njolla nuk është e freskët, futeni në një përzierje me glicerinë, amoniak dhe alkool. |
|
Bojë këpucësh |
Hidhni vaj gatimi mbi njollën dhe shpërlajeni. |
|
Gjak |
Njollat e freskëta – shpërlajeni veshjen me ujë të ftohtë dhe lajeni në makinë larëse. Njollat e thara – futeni veshjen në një heqës njollash me bazë enzime. Pastaj, lajeni në makinë larëse. Në qoftë se njolla nuk është zhdukur, provoni ta hiqni me një zbardhues të përshtatshëm për veshjen tuaj. |
|
Ngjitës, çimçakiz |
Futeni veshjen në një qese dhe vendoseni në ngrirje derisa njolla të forcohet. Pastaj, hiqeni me një thikë jo të mprehtë. Më pas, hollojeni njollën me një heqës njollash para larjes dhe shpërlajeni plotësisht. Pastaj, lajeni veshjen si zakonisht. |
|
Makeup |
Përdorni një heqës njollash për paralarjen; pastaj, lajeni në makinë larëse. |
|
Gjalpë |
Përpara larjes në makinë larëse, mbi njollën vendosni heqës njollash. Pastaj, shpërlajeni me ujë të nxehtë (aq të nxehtë sa mund ta lejojë materiali tekstil). |
|
Qumësht |
Futeni veshjen në një heqës njollash me bazë enzime. Futeni të paktën për 30 minuta ose për disa orë në qoftë se njollat janë të forta. Pastaj, lajeni në makinë larëse. |
|
Lëng frutash |
Përdorni një përzierje prej kripe dhe uji mbi njollën. Lereni pak kohë të veprojë, pastaj shpërlajeni. Përpara larjes në makinë larëse, mbi njollë mund të përdorni edhe bikarbonat natriumi, uthull të distiluar ose lëng limoni. Për njollat e vjetra, përdorni glicerinë. Pas 20 minutash, shpërlajeni me ujë të ftohtë, pastaj lajeni rrobën në makinë larëse. |
|
Verë |
Futeni rrobën në ujë të ftohtë për të paktën 30 minuta. Përdorni edhe heqës njollash. Pastaj, lajeni në makinë larëse. |
|
Dyllë |
Vendoseni veshjen në ngrirje derisa dylli të forcohet. Pastaj, kruajeni për ta hequr. Hiqeni dyllin e mbetur duke vendosur një pecetë letre mbi njollë dhe pastaj nxeheni duke e hekurosur derisa letra ta thithë dyllin. |
|
Djersë |
Përpara larjes në makinë larëse, fërkojeni njollën plotësisht me detergjent të lëngshëm. |
Modaliteti në gatishmëri të ulët
Nëse nuk ekzekutoni ndonjë program ose nuk zgjidhni ndonjë cilësim pas ndezjes së lavatriçes (butoni (1) NDEZJES/FIKJES/RIFILLIMIT (1)), njësia e ekranit do të fiket pas 5 minutash dhe do të kalojë në modalitetin e gatishmërisë për të kursyer energji.
Njësia e ekranit do të riaktivizohet në qoftë se rrotulloni çelësin e përzgjedhjes së programit (2) ose shtypni butonin (1) NDEZJES/FIKJES. Në qoftë se nuk bëni asgjë për 5 minuta pas përfundimit të një programi, njësia e ekranit do të fiket për të kursyer energji.
|
P o = energjia mesatare kur është e fikur [W] |
< 0,5 |
|
P I = energjia mesatare kur është në gatishmëri [W] |
< 0,5 |
|
T I = koha e gatishmërisë [min] |
5,00 |
TABELA E KONSUMIT TIPIK
(në varësi të modelit)
Informacioni i dhënë është në përputhje me Rregulloren e BE-së 2019/2023. Vlerat e treguara për programe të ndryshme nga Eco 40-60 janë përcaktuar në përputhje me standardin e zbatueshëm EN60456.
|
Shpjegimi i simboleve të përdorura më poshtë: |
|||
|---|---|---|---|
|
|
Kapaciteti i vlerësuar (kg) |
|
Temperatura maksimale (°C) 5 min (1) |
|
|
Kohëzgjatja e programit (h:min) (1) |
|
Përmbajtja e lagështisë së mbetur (%) (1) |
|
|
Konsumi i energjisë elektrike (kWh/cikël) (1) |
|
Shpejtësia e rrotullimit (rpm) (1) |
|
|
Konsumi i ujit (L/cikël) (1) |
|
Klasa e efikasitetit të energjisë |
|
|
49 cm / 6 kg: |
|||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
Programet |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Eco 40-60 (2) |
6,0 |
03:05 |
0,660 |
51 |
37 |
|
|
B |
|
|
3,0 |
02:33 |
0,320 |
38 |
25 |
|||||
|
1,5 |
02:31 |
0,190 |
33 |
24 |
|||||
|
(3) Të dhënat zbatohen për: [PS22/11120] [PS22/19120] [PS22/11121] [PS22/19121] |
|||||||||
HEDHJA
|
|
Paketimi përbëhet prej materialesh miqësore ndaj mjedisit dhe mund të riciklohet, të hidhet ose të shkatërrohet pa asnjë rrezik për mjedisin. Për këtë qëllim, materialet e paketimit janë etiketuar në mënyrë të përshtatshme. |
|
Simboli në produkt ose në ambalazhin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si mbeturinë normale shtëpiake. Çojeni produktin në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike. |
|
|
Kur ta hidhni produktit në fund të jetës së përdorimit të tij, hiqini të gjitha kabllot elektrike, prishini shulat dhe çelësat e derës për të mos e lejuar mbylljen ose bllokimin e derës (siguria e fëmijëve). |
|
|
Hedhja e rregullt e produktit do të ndihmojë në parandalimin e të gjitha efekteve negative në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve, të cilat mund të ndodhin në rast të heqjes së parregullt të produktit. Për informacion të detajuar mbi heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni organin përkatës bashkiak, përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave ose dyqanin ku keni blerë produktin. |
|
Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime dhe gabime në udhëzimet e përdorimit.
PS22 B1 GOR












.








(shikoni figurën).




























































(ndarja majtas).