UDHËZIME TË DETAJUARA

PËR PËRDORIMIN E THARËSES SË RROBAVE

Sot, jeta është e ndërlikuar.Të paktën, le ta bëjmë më të thjeshtë kujdesin për larjen e rrobave! Tharësja juaj e re përdor teknologji novative dhe arritjet më të fundit për kujdesin e larjes së rrobave, që t’ju ndihmojë të thjeshtoni punët e përditshme të shtëpisë.
Teknologjia ofron kujdesin më të butë për çdo veshje, me zhubrosje minimale. Në të njëjtën kohë, tharësja juaj e re do të jetë miqësor për mjedisin pasi ai e përdor energjinë në mënyrën më ekonomike të mundshme.

Ky tharës është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak. Ju lutemi të mos e përdorni për të tharë rroba të cilat nuk janë të përshtatshme për tharje në makinë.

Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:

Informacion, këshillë ose rekomandim

Kujdes – rrezik i përgjithshëm

Kujdes – rrezik nga goditja elektrike

Kujdes – rrezik nga sipërfaqja e nxehtë

Kujdes – rrezik nga zjarri

Është e rëndësishme që të lexoni me kujdes udhëzimet.

MASA PARAPRAKE TË SIGURISË

knjigaPërpara përdorimit të makinës tharëse, lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit.

Ju lutemi, mos e përdorni makinën tharëse pa i lexuar dhe kuptuar këto udhëzime për përdorimin fillestar.

Tharësja nuk është i synuar për t’u përdorur nga personat (përfshirë fëmijët) me dëmtime fizike ose mendore ose nga persona me mungesë të përvojës dhe njohurive. Këta persona duhet të udhëzohen për përdorimin e tharëses nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre.

Këto udhëzime për përdorimin e makinës tharëse jepen me lloje ose modele të ndryshme të makinave tharëse. Prandaj, ato mund të përfshijnë përshkrime të parametrave ose pajisjeve të cilat nuk janë të disponueshme në makinën tuaj tharëse.

Kapaciteti maksimal i tharjes në kg (peshë e thatë) tregohet në pllakën e të dhënave.

Mosrespektimi i udhëzimeve të përdorimit ose përdorimi i papërshtatshëm i tharëses mund të rezultojë në dëmtim të rrobave, të pajisjes elektroshtëpiake ose në dëmtim të përdoruesit. Mbajeni manualin udhëzues të përdorshëm, afër tharëses.

Udhëzimet e përdorimit janë të disponueshme në faqen tonë të internetit www.gorenje.com.

Tharësja juaj është e destinuar vetëm për përdorim familjar. Në qoftë se tharësja përdoret për qëllime profesionale, fitimprurëse ose qëllime që tejkalojnë përdorimin normal në një familje apo në rast se tharësja përdoret nga një person i cili nuk është konsumatori, periudha e garancisë do të jetë e barabartë me periudhën më të shkurtër të garancisë së kërkuar nga legjislacioni përkatës.

Zbatoni udhëzimet për instalimin e rregullt të tharëses Gorenje dhe për lidhjen me rrjetin elektrik (shikoni kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA«).

Secili dhe të gjitha riparimet ose detyrat e mirëmbajtjes së tharëses duhet të kryhen nga ekspertë të trajnuar. Riparimi joprofesional mund të rezultojë në aksidente ose në keq-funksionime serioze.

Për të shmangur rrezikun, një kabëll elektrik i dëmtuar mund të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi, një teknik shërbimi ose një person i autorizuar.

Pas instalimit, tharësja duhet të qëndrojë pa lëvizur për dy orë përpara se të lidhet me rrjetin elektrik.

Mos e lidhni tharësen në rrjetin elektrik duke përdorur pajisje të jashtme ndezëse/fikëse, të tillë si programues kohor apo ta lidhni me një rrjet elektrik që ndizet dhe fiket rregullisht nga furnizuesi me energji.

Tharësja nuk mund të lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur kabëll zgjatues.

Mos e lidhni tharësen me ajër të nxehtë në një prizë elektrike të destinuar për një makinë elektrike roje ose tharëse flokësh.

Në rast defekti, përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara nga prodhuesit e autorizuar.

Në rast të lidhjes së papërshtatshme të tharëses, përdorimit të papërshtatshëm ose shërbimit nga një person i paautorizuar, kostoja e çdo dëmtimi do të përballohet nga përdoruesi, si dhe ky dëmtim nuk do të mbulohet nga garancia.

Përdorni gjithmonë tubat e dhëna me tharësen.

Tharësen instalojeni në një ambient me ajrosje të mjaftueshme dhe me temperaturë midis 15°C dhe 25°C.

Për të instaluar tharësen me ajër të nxehtë sipër një makine larëse, duhen të paktën dy persona.

Vendoseni tharësen në një bazament të niveluar dhe të qëndrueshëm (betoni).

Mos e vendosni tharësen mbrapa dyerve rrëshqitëse ose që mund të bllokohen apo dyerve me mentesha në anën e kundërt të menteshave të derës së tharëses. Instalojeni tharësen në mënyrë të tillë, që dera të mund të hapet gjithmonë lirisht.

Mos e bllokoni asnjëherë shkarkimin e ajrit (vrimën e nxjerrjes).

Mos e vendosni tharësen në qilim me fije të gjata, pasi kjo gjë mund të pengojë qarkullimin e ajrit.

Ajri në mjedisin e tharëses nuk duhet të përmbajë grimca pluhuri.

Ajri, aty ku është instaluar tharësi, duhet të jetë plotësisht i ventiluar për të mos lejuar kthimin e gazrave të çliruar nga pajisjet me gaz dhe me zjarr të hapur (p.sh. një vatër zjarri).

Sigurohuni që rreth tharëses të mos grumbullohen fibra (fije ose qime).

Në mbylljen e pajisjes ose në strukturën e integruar, mbani vrimat e ventilimit të pastra nga pengesat.

Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsi.

Pas instalimit, lereni tharësen të qëndrojë pa lëvizur për 24 orë përpara përdorimit. Në qoftë se tharësja duhet të shtrihet në njërën anë gjatë transportit ose riparim/shërbimit, vendoseni poshtë anën e tij të majtë, duke parë nga pjesa e përparme e pajisjes.

Mos e përdorni tharësen për të tharë rroba të cilat nuk janë larë.

Rrobat e njollosura me vaj, açeton, alkool, derivate të naftës, heqës njollash, terpentinë, dyllë dhe heqësit e dyllit, duhet të lahen në makinë larëse me ujë të nxehtë dhe detergjent përpara se të thahen në tharës.

Veshjet të cilat përmbajnë lateks, pjesë gome, kapelet e banjës dhe të dushit dhe rrobat ose mbulesat me shkumë gome nuk mund të thahen në tharës.

Lëndët për zbutjen e rrobave ose prodhime të ngjajshme nevojitet të përdoren vetëm në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.

Hiqini të gjitha objektet, si çakmakë dhe shkrepse nga xhepat.

Në qoftë se tubi i kondensimit bllokohet apo mbushet, atëherë funksionimi i tharësit me ajër të nxehtë do të ndalojë (shikoni kapitullin »NDALIMI DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT/Mbushja e depozitës së kondensimit«).

Depozita e ujit të kondensuar duhet të zbrazet përpara lëvizjes së tharëses ose përpara se ai të mbahet gjatë dimrit në një dhomë pa ngrohje.

Pastrojini filtrat e tharëses pas çdo cikli tharjeje. Në qoftë se i keni hequr filtrat, vendosini përsëri ato përpara ciklit të ardhshëm të tharjes.

Mos përdorni asnjë agjent tretës ose pastrues që mund të dëmtojë tharësen (ju lutemi të respektoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).

Mos hidhni asnjëherë kimikate ose aromatizues në depozitën e kondensimit (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I THARËSES dhe ZBRAZJA E DEPOZITËS SË KONDENSIMIT«).

Pas procesit të tharjes, hiqeni kabllin elektrik të tharëses nga priza elektrike.

Tharësja përdor një sistem pompash nxehëse për të nxehur ajrin.

Sistemi përbëhet nga një kompresor dhe një shkëmbyes nxehtësie. Kur tharësja vihet në punë, funksionimi i kompresorit (zhurma e rrjedhjes sëlëngut) ose rrjedhja e ftohësit mund të jetë më e lartë për aq kohë sa funksionon kompresori. Kjo nuk është shenjë keqfunksionimi dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë e tharëses. Me kalimin e kohës dhe duke përdorur tharësen, kjo zhurmë do të bëhet më e qetë.

Garancia nuk i mbulon pjesët e konsumueshme, ndryshimet e lehta të ngjyrës, zhurmën e rritur e cila rezulton nga mosha e pajisjes elektroshtëpiake dhe që nuk ndikon në funksionalitetin e tharëses, si dhe defektet estetike të pjesëve përbërëse, të cilat nuk ndikojnë në funksionalitetin dhe në sigurinë e tharëses.

Siguria e fëmijëve

Siguria e fëmijëve

Mos i lejoni fëmijët të luajnë me tharësen.

Mos i lini fëmijët më të vegjës se tre vjeç që të afrohen pranë tharësit me ajër të nxehtë, në qoftë se ata nuk janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Mos i lejoni fëmijët dhe kafshët tuaja që të hyjnë në kazanin e tharëses.

Përpara mbylljes të derës së makinës larëse dhe fillimit të programit, sigurohuni që në kazan të mos ketë asgjë përveç rrobave (p.sh. nëse një fëmijë ka hipur në kazanin e makinës larëse dhe e ka mbyllur derën nga brenda).

Aktivizojeni bllokimin për fëmijët. Shikoni kapitullin »HAPI 4: ZGJEDHJA E FUNKSIONEVE SHTESË/Bllokimi për fëmijët«.

Tharësja është prodhuar në përputhje me të gjitha standardet përkatëse të sigurisë.

Ky tharës mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, por vetëm nëse mbikëqyren gjatë përdorimit të pajisjes, nëse atyre ju janë dhënë udhëzimet përkatëse në lidhje me përdorimin e sigurt të tharëses dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përdorimit të parregullt.

Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me tharësen.

Fëmijët nuk duhet të pastrojnë tharësen apo të kryejnë detyra të mirëmbajtjes pa mbikëqyrje.

Rreziku nga sipërfaqja e nxehtë

Në temperaturat më të larta të tharjes, xhami i derës do të nxehet. Kini kujdes që të shmangni djegiet. Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë pranë xhamit të derës.

Gjatë funksionimit, pjesa e pasme e tharëses mund të nxehet shumë. Përpara se të prekni pjesën e tij të pasme, prisni që tharësja të ftohet plotësisht.

Në qoftë se e hapni derën e tharëses gjatë procesit të tharjes, rrobat mund të jenë shumë të nxehta dhe ka rrezik për djegie.

Mos e ndaloni asnjëherë procesin përpara se ai të përfundojë; në qoftë se e ndërprisni ciklin për çfarëdolloj arsye, kini kujdes kur të hiqni rrobat nga kazani, pasi janë shumë të nxehta. Hiqini rrobat me shpejtësi dhe përhapini që t’i lini të ftohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Siguria

Përdoreni tharësen vetëm për të tharë rrobat të cilat janë larë me ujë. Mos thani asnjë veshje që është larë apo pastruar me pastruesa ose lëndë të djegshme (si benzinë, trikloroetilen etj.), pasi ato mund të shkaktojnë shpërthim.

Në qoftë se i keni pastruar rrobat tuaja me pastruesa industrialë ose me lëndë kimike, mos i thani ato në tharës.

Tharësja në rast të mbinxehjes, mbrohet me një sistem fikës automatik. Ky sistem do ta fikë tharësen në rast se temperatura është shumë e lartë.

Në qoftë se rrjeta e filtrit është e bllokuar, mund të aktivizohet sistemi automatik i fikjes nga mbinxehja. Pastrojeni filtrin, prisni që të ftohet tharësja dhe përpiquni ta vini përsëri në punë. Në qoftë se tharësja përsëri nuk fillon të punojë, thërrisni një teknik shërbimi.

Mos e dëmtoni qarkun e frigoriferit.

Frigoriferi R290 në këtë pajisje është miqësor me mjedisin, por ende i djegshëm dhe mund të ndizet nëse bie në kontakt me flakët e hapura apo burimet e ndezjes. Mbani flakët e zhveshura dhe burimet e ndezjes larg nga pajisja.

PËRSHKRIMI I THARËSES

Opis_susilca_spredaj_sp22_C_HP_zaprta_posoda_ND_oštevilčeno

PJESA E PËRPARME

  1. Depozita e kondensimit

  2. Tharësja on/off dhe çelësi i përzgjedhjes së programit

  3. Njësia e kontrollit të prekjes

  4. Dera

  5. Filtri rrjetë

  6. Ventilatori i ajrit

  7. Filtri i pompës nxehëse

  8. Pllaka e të dhënave

Opis_stroja_zadaj_sp22_HP_R290_oštevilčeno_L

PJESA E PASME

  1. Kablli elektrik

  2. Tubi i shkarkimit të kondensimit

  3. Këmbët e rregullueshme

Të dhëna teknike

(në varësi të modelit)

Etiketa me informacionin bazë për makinën tharësen ndodhet në anën e brendshme të derës së makinës tharëses (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I THARËSES«).

Gjerësia

600 mm

Lartësia

850 mm

Gjatësia e tharëses (a)

625 mm

Gjatësia me derë të mbyllur

653 mm

Gjatësia me derë të hapur (b)

1134 mm

Pesha

XX/YY kg (në varësi të modelit)

Tensioni i përshtatshëm

Shikoni pllakën e të dhënave

Siguresa

Shikoni pllakën e të dhënave

Fuqia nominale

Shikoni pllakën e të dhënave

Sasia e gazit ftohës

Shikoni pllakën e të dhënave

Lloji i gazit ftohës

R290

Maximálna náplň

Shikoni pllakën e të dhënave

Pllaka e të dhënave

Napisna_tablica_QR_neutral_in_Auid_SP22_HP_Gorenje

Njësia e kontrollit

Celna_Cplus_in_E_NatureDry_WiFi_UN_cela_oštevilčeno

1

Tharëse ON/OFF simbol_PS22_C-OnOff dhe ÇELËSI I PËRZGJEDHJES SË PROGRAMIT.

Për të NDEZUR tharësen, rrotulloni çelësin përzgjedhës të programit në secilin drejtim.

Për të FIKUR tharësen, rrotulloni çelësin përzgjedhës të programit në pozicionin OFF. simbol_PS22_C-OnOff.

Për të ZGJEDHUR një program tharjeje, rrotulloni çelësin në secilin drejtim.
Drita treguese pranë programit të zgjedhur do të ndriçojë.

2

EXTRA DRY (NIVELI I THARJES)

Simboli ndizet kur zgjidhet funksioni.

Funksionet shtesë 2a (1, 2, 3) lejojnë zgjedhjen e një niveli më të lartë tharjeje dhe zgjasin kohën e tharjes.

3

ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE)

Koha e zgjedhur e funksionit do të ndizet.

3+5

Kyçi për fëmijët I NDEZJES/FIKJES

Shtypini pozicionet 3+5 dhe mbajini të shtypur për 3 sekonda.

4

Ndriçim i simbolit simbol_otroska_zascita BLLOKIMI PËR FËMIJËT

5

TIME DRY (THARJA KOHOR)

Opsioni për të vendosur kohën e tharjes.

6

Ndriçimi i simbolit ÇAKTIVIZIMI I TINGULLIT. simbol_SoundOFF_PS22_C

7

DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES)

Opsioni për të caktuar kohën se kur do të përfundojë tharja.

5+7

Tingulli I NDEZJES/FIKJES

Shtypini pozicionet 5+7 dhe mbajini të shtypur për 3 sekonda.

8

NATURE DRY simbol_NatureDry_spHP_C22 (TEMPERATURË MË E ULËT)

Opsioni për të tharë në një temperaturë më të ulët.

7+8

NDEZJA/FIKJA e lidhjes Wi-Fi simbol_Connect_WiFi_P22_C

Mbani shtypur pozicionet 7+8 për 3 sekonda.

9

BUTONI START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C

Butoni ka 4 funksione:

  • START – fillimi i programit të tharjes (filloni programin me një shtypje të shkurtër në buton);

  • PAUSE – ndërprisni programin e tharjes (shtypni shkurtimisht butonin përsëri për të ndaluar përkohësisht funksionimin e pajisjes);

  • RUAJTJA E CILËSIMEVE PERSONALE (mbani çelësin shtypur për 3 sekonda).

  • Aktivizimi REMOTE START

Kur pajisja është e ndezur, treguesi në buton ndizet.

10

Ndriçim i simbolit REMOTE START simbol_RemoteStart_P22_C

11

Ndriçim i simbolit CONNECT simbol_Connect_WiFi_P22_C (LIDHJE)

12

Ndriçim i simbolit simbol_cisti_filter

PASTROJENI FILTRIN

13

Funksionet e mëposhtme shfaqen në NJËSINË E EKRANIT:

  • Funksionet në dispozicion;

  • Koha e mbetur për përfundimin e programit;

  • Informacione për përdoruesin.

14

Ndriçim i simbolit simbol_FullTank_SP22

ZBRAZENI DEPOZITËN E KONDENSIMIT

INSTALIMI DHE LIDHJA

Hiqeni të gjithë paketimin. Kur të hiqni paketimin, sigurohuni që të mos e dëmtoni tharësen me objekte të mprehta.

Zgjedhja e ambientit

Postavitev_izbira_prostora_HP_ND_gumb-L0_SP22_C_brez_tipk_L

Tharësja nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsitë tij. Për një operim optimal të tharëses, ne rekomandojmë ruajtjen e hapësirës nga muret siç është treguar në figurë. Në rast të pamundësisë për të mbajtur hapësirën minimale të kërkuar, tharësja mund të mbinxehet.

Vrimat në murin e pasëm dhe hapësira për nxjerrjen e ajrit në pjesën e përparme të tharëses nuk duhet të mbulohen asnjëherë.

Ambienti në të cilin do ta instaloni tharësen duhet të jetë i ajrosur mjaftueshëm, me një temperaturë midis 15°C dhe 25°C. Operimi i tharëses në një mjedis me temperaturë më të ulët, mund të rezultojë në grumbullimin e kondensimit në pjesën e brenshme të tharëses. Mos e vendosni tharësen në vende ku ekziston rreziku i ngrirjes. Uji i ngrirë në depozitën e kondensimit dhe në pompë mund të dëmtojë tharësen.

Tharësja çliron nxehtësi. Rrjedhimisht, mos e vendosni në një ambient shumë të vogël, pasi procesi i tharjes mund të zgjatë më shumë për shkak të sasisë së kufizuar të ajrit në dispozicion.

Ndriçimi i ambientit duhet të jetë i mjaftueshëm për të lejuar leximin e informacionit në njësinë e ekranit, në panelin e kontrollit.

Vendosja e tharëses

Nëse keni gjithashtu një tharëse Gorenje me dimensione përkatëse (të njëjta), ajo mund të vendoset në krye të makinës larëse Gorenje; në këtë rast, duhet të përdoren këmbët e vakumit dhe kllapa e fiksimit të murit. Përndryshe, tharësja mund të vendoset pranë makinës larëse (figurat 1 dhe 3).

Në qoftëse makina juaj larëse Gorenje është më e vogël (gjatësia minimale 545 mm) se tharësja juaj Gorenje, atëherë duhet të blihet shtesë mbajtësja e tharëses (figura 2). Duhet të përdoren këmbët me vakuum; ato janë të projektuara për të mos e lejuar tharësen të rrëshqasë.

Pajisjet shtesë (suporti për tharësin (a), këmbëzat me vakum (b) (nëse nuk jepet) dhe mbajtësja për montimin në mur (c)) mund të blihen në qendrën e shërbimit.

Sipërfaqja në të cilën vendoset pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë e pastër dhe e niveluar.

Makina larëse Gorenje mbi të cilën mendoni të vendosni tharësen Gorenje duhet të mbajë peshën e tharëses Gorenje (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Informacion teknik«).

postavitev_SPnaPS_ps22_ND_SP22_C_brez_tipk_L

1

2

3

Për të instaluar tharësen me ajër të nxehtë sipër një makine larëse, duhen të paktën dy persona.

Hapja e derës së tharëses (pamja nga lart)

tehnicni_podatki_susilec_ND_gumb-L0_SP22_C_brez_tipk_L

Shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I THARËSES/Informacion teknik«.

a = 625 mm

b = 1134 mm

Mos e vendosni tharësen mbrapa dyerve rrëshqitëse ose që mund të bllokohen apo dyerve me mentesha në anën e kundërt të menteshave të derës së tharëses. Instalojeni tharësen në mënyrë të tillë, që dera të mund të hapet gjithmonë lirisht.

Mos e vendosni tharësen në qilim me fije të gjata, pasi kjo gjë mund të pengojë qarkullimin e ajrit.

transport_stroja_2_ND_gumb-L0-SP22_C_brez_tipk_L

Pas instalimit, përpara se ta përdorni për herë të parë pajisjen elektroshtëpiake, prisni 24 orë pa e lëvizur. Në qoftë se tharësja duhet të shtrihet në njërën anë gjatë transportit ose shërbimit, vendoseni me anën e tij të majtë poshtë, duke e parë pajisjen nga përpara.

Rregullimi i këmbëve të tharëses

Nivelojeni tharësen në drejtim gjatësor dhe tërthor duke rrotulluar këmbët e rregullueshme, të cilat lejojnë nivelim me +/- 1 cm. Përdorni një nivelues me ujë dhe çelës Nr. 22.

Namestitev_vaservaga_ND_gumb-L0_SP22_C_brez_tipk_L

Dyshemeja në të cilën vendoset tharësja duhet të jetë me bazë betoni. Ajo duhet të jetë e pastër dhe e thatë; në të kundërt, tharësja mund të rrëshqasë. Edhe këmbët e rregullueshme duhet të jenë të pastra.

Tharësja duhet të qëndrojë i niveluar dhe i palëvizshëm në një bazament të fortë.

Nivelimi i parregullt i tharëses me këmbët e rregullueshme, mund të shkaktojë dridhje, rrëshkitje të pajisjes nëpër ambient dhe të funksionojë me zhurmë të madhe. Nivelimi i parregullt i tharëses nuk do të jetë subjekt i garancisë.

Në disa raste, gjatë përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake mund të shfaqet zhurmë e lartë ose e pazakonshme; kryesisht këto janë rezultat i instalimit të parregullt.

Zbrazja e kondensimit

Gjatë procesit të tharjes, një dritë treguese (simboli simbol_FullTank_SP22 (14) ndizet në njësinë e ekranit) njofton që depozita e kondensimit është mbushur dhe duhet të zbrazet.

Për të shmangur zbrazjen e depozitës së kondensimit, drejtojeni tubin e shkarkimit të kondensimit, i cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, direkt në kanalizim.

Odvod_kondenzata_sp22_HP_R290

1Hiqeni tubin nga mbajtësja në murin e pasëm të tharëses (ana e majtë, poshtë kapakut të sipërm).

2Drejtojeni tubin në kanalizim në një lartësi prej jo më shumë se 80 cm nga dyshemeja.

Në qoftë se vendosni të fusni tubin e shkarkimit të kondensimit në kanalizim ose në një lavaman, sigurohuni që tubi të shtrëngohet në mënyrë të sigurt. Kjo nuk do të lejojë asnjë rrjedhje uji, që mund të rezultojë në dëmtime të papritura.

Përdorni gjithmonë tubat e dhëna me tharësen.

Lidhja me rrjetin elektrik

Prikljucitev_susilca_na_elektiko_HPND_SP22_C

Pas instalimit, tharësja duhet të qëndrojë palëvizur për dy orë përpara se të lidhet me rrjetin elektrik; kjo e lejon tharësen të stabilizohet.

Tharësen lidheni në një prizë me tokëzim. Pas instalimit, priza e murit duhet të jetë lehtësisht e arritshme. Priza duhet të jetë e pajisur me kontakt tokësor (në përputhje me rregulloret përkatëse).

Informacioni mbi tharësen tuaj është dhënë në pllakën e të dhënave (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I THARËSES/Informacion teknik«).

Ne rekomandojmë përdorimin e mbrojtjes ndaj tensionit të lartë, për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake në rast të goditjes nga rrufeja.

Tharësja nuk mund të lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur kabëll zgjatues.

Mos e lidhni tharësen me ajër të nxehtë në një prizë elektrike të destinuar për një makinë elektrike roje ose tharëse flokësh.

Çdo riparim dhe mirëmbajtje që ka të bëjë me sigurinë ose performancën duhet të bëhet nga ekspertë të trajnuar.

Një kabëll elektrik i dëmtuar mund të zëvendësohet vetëm nga një person i autorizuar nga prodhuesi.

Lëvizja dhe transporti pas instalimit

Pas çdo cikli tharës, në tharës do të mbetet një sasi e vogël uji të kondensuar. Ndizeni tharësen dhe zgjidhni një nga programet, pastaj lereni pajisjen të operojë për afërsisht gjysëm minute. Kjo do të nxjerrë ujin e mbetur dhe nuk do të lejojë dëmtimin e tharëses gjatë transportit.

Në qoftë se tharësja nuk mund të transportohet në pozicionin ngritur, anoseni nga ana e majtë.

Pas transportit, tharësja duhet të lihet të qëndrojë palëvizur për të paktën dy orë përpara se të lidhet me rrjetin elektrik. Pajisja duhet të instalohet dhe të lidhet nga një teknik i trajnuar.

Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake nuk transportohet në përputhje me udhëzimet, tharësja duhet të lihet i palëvizur për të paktën 24 orë përpara se të rilidhet me rrjetin elektrik.

Pamundësia për të vepruar kështu mund të rezultojë në defekt të pompës nxehëse, gjë që nuk do të mbulohet nga garancia.

Tregohuni të kujdesshëm për të mos e dëmtuar sistemin ftohës (shikoni kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA/Vendosja e tharëses«).

Përpara se të lidhni tharësen, lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit. Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i tharëses nuk do të mbulohet nga garancia.

Rripi mund të zëvendësohet vetëm nga një teknik shërbimi i autorizuar nga prodhuesi, i cili mund të bëjë furnizimin e pjesës së këmbimit origjinale me kod OPTIBELT EPH 1906, kod 104265; OPTIBELT 8 EPH 1941, kod160165; POLY-V 7PH 1956 HUTCHINSON, kod 562038; HUTCHINSON 8 PHE 1942, kod 270313 (në varësi të modelit).

PËRPARA PËRDORIMIT TË PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE PËR HERË TË PARË

Sigurohuni që tharësja është i shkëputur nga rrjeti elektrik; pastaj, hapeni derën duke e tërhequr anën e majtë të saj drejt vetes (figurat 1 dhe 2).

Përpara përdorimit të tharësit për herë të parë, pastrojeni kazanin e tharësit duke përdorur një leckë të butë prej pambuku, të lagur me ujë (figura 3).

Pred_prvo_uporabo_sp22_C_HPinSPK_ND_01_brez_tipk_L

Pred_prvo_uporabo_sp22_C_HPinSPK_ND_02_brez_tipk_L

1

2

Pred_prvo_uporabo_sp22_C_HPinSPK_ND_03_brez_tipk_L

3

Mos përdorni asnjë agjent tretës ose pastrues që mund të dëmtojë tharësen (ju lutemi të zbatoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).

Lidhja e pajisjes me aplikacionin ConnectLife ConnectLife

ConnectLife është një platformë inteligjente për shtëpi, që lidh njerëzit, pajisjet dhe shërbimet. Aplikacioni ConnectLife përfshin shërbime digjitale të përparuara dhe zgjidhje të shkujdesura, që i lejojnë përdoruesit të monitorojnë dhe kontrollojnë pajisjet, të marrin njoftime nga një telefon inteligjent dhe të përditësojnë softuerin (tiparet e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes suaj dhe rajonit/vendit në të cilin ndodheni).

Për të lidhur pajisjen tuaj inteligjente, ju duhet një rrjet Wi-Fi në shtëpi (mbështeten vetëm rrjetet 2.4 GHz) dhe një telefon inteligjent i pajisur me aplikacionin ConnectLife.

qr_getstarted

Për të shkarkuar aplikacionin ConnectLife, skanoni kodin QR ose kërkoni për ConnectLife në dyqanin tuaj të preferuar të aplikacioneve.

  1. Instaloni aplikacionin ConnectLife dhe krijoni një llogari.

  2. Në aplikacionin ConnectLife, shkoni te menuja »Shto pajisje« dhe përzgjidhni llojin e duhur të pajisjes. Pastaj skanoni kodin QR (mund të gjendet në pllakën e emrit të pajisjes; gjithashtu mund të futni manualisht numrin AUID/SN).

  3. Aplikacioni më pas ju udhëzon gjatë gjithë procesit të lidhjes së pajisjes me telefonin tuaj inteligjent.

  4. Pas një lidhjeje të suksesshme, pajisja mund të përdoret nga largësia nëpërmjet aplikacionit celular.

Këshilla të dobishme për pajisjen tuaj inteligjente

Ku të gjeni kodin QR për pajisjet e kërkuara nga aplikacioni gjatë procesit të instalimit?

Kodi QR mund të gjendet në fletën e garancisë dhe pllakën e vlerësimit të pajisjes suaj.

Si të aktivizoni Wi-Fi në pajisje? E_Con

Izbira_programa_SP22_C_gumb

Kombinacija_tipk_CinE_WiFi_Connect_oštevilčeno

Tipka_SP22_CinE_StartPause_UN_pozicija_9_oštevilčeno

Kontrolloni nëse pajisja është e ndezur; butoni i përzgjedhjes së programit mund të jetë në çfarëdo pozicioni. Pastaj bëni sa vijon:

  • Në aplikacionin ConnectLife, hapni menunë e »Shto pajisjen«.

  • Ndiqni udhëzimet në aplikacionin ConnectLife, ku do të lidhni telefonin dhe pajisjen tuaj dhe do të shtoni pajisjen në rrjetin Wi-Fi në shtëpi.

    • Zgjidhni llojin e pajisjes.

    • Skanoni kodin QR (që gjendet në fletën e garancisë ose në pllakën e vlerësimit të pajisjes suaj).

  • Në pajisjen elektroshtëpiake:

    • Njëkohësisht shtypni pozicionet (7+8). Një numërim mbrapsht do të fillojë 3-2-1 dhe do të shfaqet në pajisje E_OFF.

    • Shtypni butonin (8) për të ndezur Wi-Fi; ekrani do të shfaqë E_On.

    • Shtypni butonin (9) FILLO/PAUZË simbol_Start_Pause_SP22_C. Ekrani do të shfaqë E_Con.

    • Shtypni pozicionin (9) FILLO/PAUZË simbol_Start_Pause_SP22_C përsëri. Do të fillojë numërimi mbrapsht prej 5 minutash në pajisje.

  • Në aplikacionin ConnectLife, udhëzimet do t'ju drejtojnë gjatë procesit të futjes së të dhënave të duhura për pajisjen tuaj për t'u lidhur me rrjetin e shtëpisë.

Si të aktivizoni ndezjen në distancë të pajisjes?

Vendosni çelësin përzgjedhës të programit në (telekomandën) ConnectLife/REMOTE CONTROL (fillo kontrollin ne distancë).

Shtypni butonin (9) FILLO/PAUZË button (dera duhet të mbyllet).

Si të shtoni një përdorues? E_PAr

Kontrolloni nëse pajisja është e ndezur; butoni i përzgjedhjes së programit mund të jetë në çfarëdo pozicioni. Pastaj bëni sa vijon:

  • Në aplikacionin ConnectLife, hapni menunë e »Shto pajisjen«.

  • Ndiqni udhëzimet në aplikacionin ConnectLife, ku do të lidhni telefonin dhe pajisjen.

    • Zgjidhni llojin e pajisjes.

    • Skanoni kodin QR (që gjendet në fletën e garancisë ose në pllakën e vlerësimit të pajisjes suaj).

  • Në pajisjen elektroshtëpiake:

    • Njëkohësisht shtypni pozicionet (7+8). Një numërim mbrapsht do të fillojë 3-2-1 dhe do të shfaqet në pajisje E_Con.

    • Shtypni butonin (8); ekrani do të shfaqë E_PAr.

    • Shtypni butonin (9) FILLO/PAUZË simbol_Start_Pause_SP22_C. Në pajisje do të fillojë numërimi mbrapsht prej 3 minutash.

  • Më pas mund ta përfundoni dhe ta konfirmoni cilësimin në aplikacion.

Si të hiqni përdoruesit (UnPair)? E_UnP

Kontrolloni nëse pajisja është e ndezur; butoni i përzgjedhjes së programit mund të jetë në çfarëdo pozicioni. Pastaj bëni sa vijon:

Në pajisjen elektroshtëpiake:

  • Njëkohësisht shtypni pozicionet (7+8). Një numërim mbrapsht do të fillojë 3-2-1 dhe do të shfaqet në pajisje E_Con.

  • Shtypeni në mënyrë të përsëritur (8); derisa ekrani të shfaqë E_UnP.

  • Shtypni butonin (9) FILLO/PAUZË simbol_Start_Pause_SP22_C. Në pajisje do të fillojë numërimi mbrapsht prej 1 minute.

Ky hap do t'i heqë të gjithë përdoruesit aktivë të pajisjes. Nëse dëshironi ta përdorni pajisjen sërish nga distanca, do t'ju duhet të përsërisni procesin e shtimit të një përdoruesi E_PAr.

Cili router Wi-Fi mund të përdoret?

Vetëm 2,4 GHz rrjete suportohen. Sigurohuni që routeri të jetë afër pajisjes suaj. Nëse aplikacioni ConnectLife nuk mund të gjejë rrjetin tuaj lokal gjatë procesit të konfigurimit të lidhjes, kontrolloni sa më poshtë:

  • ruteri juaj është duke vepruar në frekuencën 2.4 GHz,

  • rrjeti juaj është i fshehur, dhe

  • sinjali juaj është mjaft i fortë.

A keni pyetje të tjera?

Ju lutemi na vizitoni në: www.connectlife.io ose na kontaktoni në: hello@connectlife.io.

Përditësimi në distancë i softuerit

Kontrolloni opsionet e përditësimit të softuerit në aplikacionin ConnectLife.

PROCESI I THARJES, HAP PAS HAPI (1 - 6)

Hapi 1: Merrni parasysh etiketat e rrobave

Larje normale;

Rroba delikate

Simbol_Pranja_Max_pranje_95

Temperatura maksimale e larjes

95°C

Simbol_Pranja_Max_pranje_40

Temperatura maksimale e larjes

40°C

Simbol_Pranja_Rocno_Pranje

Vetëm larje me dorë

Simbol_Pranja_Max_pranje_60

Temperatura maksimale e larjes

60°C

Simbol_Pranja_Max_pranje_30

Temperatura maksimale e larjes

30°C

Simbol_Pranja_Pranje_ni_dovoljeno

Mos e lani

Zbardhimi

Simbol_Pranja_Beljenje_hladno

Zbardhimi në ujë të ftohtë

Simbol_Pranja_Beljenje_ni_dovoljeno

Nuk lejohet zbardhimi

Pastrimi kimik

Simbol_Pranja_Kemicno_A

Pastrim kimik me të gjithë agjentët

Simbol_Pranja_Kemicno_P

Tretës karburanti R11, R113

Simbol_Pranja_Kemicno_F

Pastrim kimik në kerozinë, alkool të pastër dhe në R113

Simbol_Pranja_Kemicno_Ni_dovoljeno

Nuk lejohet pastrimi kimik

Hekurosja

Simbol_Pranja_Likanje_200

Hekurosje e nxehtë, maksimumi 200°C

Simbol_Pranja_Likanje_110

Hekurosje e nxehtë, maksimumi 110°C

Simbol_Pranja_Likanje_150

Hekurosje e nxehtë, maksimumi 150°C

Simbol_Pranja_Likanje_Ni_dovoljeno

Nuk lejohet hekurosja

Tharje

Simbol_Pranja_Susenje_Ravna_podlaga

Tharje e rrafshët (vendoseni në një sipërfaqe të rrafshët)

Simbol_Pranja_Susenje_Visoka_temp

Temperaturë e lartë

Simbol_Pranja_Susenje_Obesite_mokro

Tharje e njomë në tel

Simbol_Pranja_Susenje_Nizka_temp

Temperaturë e ulët

Simbol_Pranja_Susenje_Obesite

Tharje në tel

Simbol_Pranja_Susenje_Ni_dovoljeno

Nuk thahet në tharës me ajër të nxehtë

Hapi 2: Përgatitja e procesit të tharjes së rrobave

  1. Ndajini rrobat sipas llojit dhe trashësisë së pëlhurës (shikoni TABELËN E PROGRAMIT).

  2. Mbyllini kopsat dhe zinxhirët, lidhini të gjitha lidhëset dhe kthejini xhepat mbrapsht.

  3. Vendosini rrobat shumë të ndjeshme dhe sendet e vogla në qese me qëllim të posaçëm për larjen e rrobave.

    (Qeset me qëllim të posaçëm për larjen e rrobave janë të disponueshme si aksesorë opsionalë.)

perilo_razvstitev

Nuk rekomandohet tharja e rrobave të prodhuara me pëlhura (stofra) shumë delikate, të cilat mund të deformohen. Llojet e rrobave të mëposhtme nuk duhet të thahen në tharës, pasi kjo gjë mund të shkaktojë deformimin e rrobave tuaja:

  • veshjet e lëkurës dhe produktet e tjera prej lëkure,

  • veshjet të cilat janë të dyllosura ose të trajtuara në çfarëdo mënyrë tjetër,

  • veshjet me pjesë të mëdha druri, plastike ose pjesë metalike;

  • veshjet me xhingla;

  • veshjet me pjesë metalike të cilat mund të ndryshken.

Ndezja e tharëses

Lidheni tharësen me rrjetin elektrik duke futur në prizë kabllin elektrik.

Për të ndezur tharësen, rrotulloni çelësin e përzgjedhjes së programit (1) në çdo pozicion (figura 1).

Në disa modele, ndriçon edhe kazani i tharëses (figura 2).

(Drita e kazanit të tharëses nuk është e përshtatshme për asnjë funksion tjetër.)

Drita e kazanit të tharëses mund të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi, nga një teknik shërbimi ose nga një person i autorizuar.

Vklop_susilnega_stroja_zarnica_sp22_C_HP_ND_oštevil_brez_tipk_L

1

2

Mbushja e tharëses

Hapeni derën e tharëses duke e tërhequr drejt vetes anën e majtë të derës (figura 1).

Futini rrobat në kazan (pasi të siguroheni se kazani është bosh) (figura 2).

Mbylleni derën e tharëses (figura 3).

Polnjenje_susilnega_stroja_3_HP_ND_gumb_SP22_C_ostevilceno_01_L

Polnjenje_susilnega_stroja_3_HP_ND_gumb_SP22_C_ostevilceno_02_L

1

2

Polnjenje_susilnega_stroja_3_HP_ND_gumb_SP22_C_ostevilceno_03_L

3

Mos i futni në tharës rrobat në qoftë se nuk janë shtrydhur ose centrifuguar (rekomandohet cikli minimal i centrifugimit: 800 xhiro në minutë).

Mos e mbushni kazanin tej masës! Shikoni TABELËN E PROGRAMITdhe shikoni ngarkesën tuaj nominale siç tregohet në pllakën e të dhënave.

Në qoftë se kazani mbushet tej mase, rrobat rrobat do të jenë më të zhubrosura dhe ndoshta të pathara njëtrajtësisht.

Kur të thani sende më të mëdha (shtresa krevati, peshqira, mbulesa tavoline, etj.), shpalosini dhe pastaj futini në kazanin e tharëses.

Hapi 3: Zgjedhja e programit të larjes

Zgjidhni programinduke rrotulluar çelësin e përzgjedhëjes së programit (1) në secilin drejtim (në varësi të llojit të rrobave dhe nivelit të dëshiruar të tharjes). Shih TABELËN E PROGRAMIT.

Drita treguese pranë programit të zgjedhur do të ndizet.

Izbira_programa_sp22_C_hp_ND_oštevilčeno_brez_tipk_L

Çelësi i përzgjedhjes së programit (1) nuk do të rrotullohet automatikisht gjatë përdorimit.

Tabela e programeve

Programet

Nivelet e tharjes

Ngarkesa maksimale

Përshkrimi i programit

Cotton (Pambuku)

simbol_storage

Storage

(Tharje për në dollap)

10 kg

Përdoreni këtë program për rrobat më të trasha dhe jo delikate prej pambuku. Pas tharjes, ato do të jenë të thata dhe gati për t'u vendosur në dollap.

simbol_standard

Standard* Mode_puscica

10 kg

Përdoreni këtë program për rrobat më të trasha jo delikate prej pambuku, me afërsisht të njëjtën trashësi. Pas tharjes, ato do të jenë të thata.

simbol_iron

Iron

(Lagështirë për hekurosje)

10 kg

Përdoreni këtë program për rrobat jo delikate prej pambuku. Pas tharjes, ato do të jenë gati për t’u hekurosur.

simbol_MIX_sp22

Mix simbol_NatureDry_spHP_B22_zrcalna

(Rroba të përziera)

3,5 kg

Programi përdoret për tharjen e rrobave prej pambuku dhe rrobave sintetikenë të njëjtën kohë.

NATUREDRY simbol_NatureDry_spHP_B22 tharja në një temperaturë më të ulët që është më miqësore për rrobat tuaja.

simbol_Sintetika_SP22

Synthetic

(Sintetike)

3,5 kg

Programi përdoret për tharjen e pëlhurave sintetike dhe të përziera.

simbol_wool_SP22

Wool

(Leshi)

2 kg

Ky program i shkurtër ka për qëllim zbutjen ose fryrjen e rrobave të prodhuarame lesh dhe mëndafsh, të cilat duhet të thahen plotësishtnë përputhje me udhëzimet e prodhuesit.

simbol_bedding

Bedding

(Shtresat e krevatit)

5 kg

Përdoreni këtë program për rrobat më të mëdha. Kur të përfundojë programi, ato do të jenë të thara. Rrotullimi i rregulluar i kazanit nuk i lejon rrobat të koklaviten.

Time

(Program për tharjen me programim kohor)

4 kg

Përdoreni këtë program për rroba jodelikate të cilat janë ende pak me lagështirë dhe që duhet të thahen plotësisht. Në programin kohor, lagështira e mbetur nuk detektohet automatikisht. Në qoftë se rrobat pas përfundimit të programit janë ende të njoma, përsëriteni programin; në qoftë se janë shumë të thata dhe rrjedhimisht zhubrosen dhe ashpërsohen nga prekja, koha e tharjes që zgjodhët ka qenë shumë e gjatë.

simbol_baby

Baby simbol_NatureDry_spHP_B22

(Rroba fëmijësh)

4 kg

Përdoreni këtë program për të tharë rroba fëmijësh. Rrobat e thara me këtë program zakonisht janë të thara normalisht.

NATUREDRY simbol_NatureDry_spHP_B22 tharja në një temperaturë më të ulët që është më miqësore për rrobat tuaja.

simbol_sensitive_SPK_B22

Sensitive simbol_NatureDry_spHP_B22

(Delikate)

1 kg

Përdoreni këtë program për të tharë rroba shumë deikate të prodhuara me fibra sintetike, të cilat pas procesit të tharjes duhet të jenë me pak lagështirë. Ne rekomandojmë përdorimin e një qeseje për qëllime të posaçme.

NATUREDRY simbol_NatureDry_spHP_B22 tharja në një temperaturë më të ulët që është më miqësore për rrobat tuaja.

simbol_Shirts_bela

Shirts simbol_NatureDry_spHP_B22

(Këmishat)

2 kg

Përdoreni këtë program për të tharë këmishat dhe bluzat. Rregullimi i shpejtësisë së kazanit nuk i lejon rrobat të zhubrosen.

NATUREDRY simbol_NatureDry_spHP_B22 tharja në një temperaturë më të ulët që është më miqësore për rrobat tuaja.

simbol_sport_SPK_B22

Sports simbol_NatureDry_spHP_B22

(Veshje sportive)

3 kg

Përdoreni këtë program për rroba me astar, për rroba sportive të prodhuara me materiale të përziera dhe me copa tekstile që lejojnë ajrosjen.

NATUREDRY simbol_NatureDry_spHP_B22 tharja në një temperaturë më të ulët që është më miqësore për rrobat tuaja.

simbol_NatureDry_SP22_C_fast89_L

Fast 89´

(Shpejt 89')

4 kg

Programi është i përshtatshëm për sasi më të vogla rrobash, të cilat dëshironi t’i thani shpejt dhe me efikasitet.

simbol_Extra_Hygiene_P22

Extra Hygiene

4 kg

Kohëzgjatja më e gjatë e programit të tharjes dhe mbinxehja e pëlhurës rezulton në temperaturë më të lartë të tharjes (mbi 60 °C), gjë që zvogëlon sasinë e mikrobeve dhe alergjenëve në rroba. Ky program tharjeje nuk duhet të përdoret për rroba delikate dhe rroba që nuk janë të përshtatshme për makineri tharjeje.

simbol_RemoteControl_WiFi_P22

Remote control

(Kontroll nga distanca)

Përdorni programin e telekomandës për të kontrolluar në distancë pajisjen tuaj (duke përdorur telefonin tuaj). Ju mund të zgjidhni të gjitha programet e disponueshme të pajisjes suaj (shihni kapitujt »PARA PËRDORIMIT TË PARË/konfigurimit të lidhjes së parë të pajisjes suaj me rrjetin Wi-Fi« dhe »HAPAT E LARJES/1–6/ Hapi 3: Telekomanda e tharëses suaj duke përdorur aplikacionin«).

*

Program standard për rroba pambuku në përputhje me rregulloren aktuale në fuqi BE 392/2012

*)

Siç është testuar në laboratorin e prodhuesit; krahasimi midis programit të tharjes NATUREDRY dhe programit normal të tharjes me një pompë nxehtësie.

Në qoftë se rrobat tuaja nuk janë tharë deri në nivelin e dëshiruar të tharjes, përdorini funksionet shtesë ose një program më të përshtatshëm.

Funksioni DrySync

Funksioni DrySync lejon komunikimin midis makinës larëse dhe tharëses. Kur makina larëse përfundon ciklin e larjes, programi i sugjeruar i tharjes shfaqet automatikisht në tharëse, në bazë të programit të larjes që është përdorur. Ky funksion mund të aktivizohet ose çaktivizohet vetëm në aplikacionin ConnectLife. Animacioni në çelës do të tregojë se funksioni është aktivizuar, dhe E_SnC do të shfaqet njëkohësisht në pajisje. Funksioni DrySync mund të funksionojë vetëm midis dy pajisjeve të lidhshme të së njëjtës markë.

Telekomanda e larjes me anë të aplikacionit

Shihni kapitullin PROCESI I THARJES, HAP PAS HAPI (1–6) dhe vëzhgoni hapat 1 dhe 2.

Izbira_programa_SP22_C_gumb

Tipka_SP22_CinE_StartPause_UN_pozicija_9_oštevilčeno

Në pajisjen elektroshtëpiake:

  1. Mbyllni derën e tharëses.

  2. Rrotulloni çelësin përzgjedhës të programit në pozicionin ConnectLife/REMOTE CONTROL (KONTROLLI NË DISTANCË).

  3. Shtypni pozicionin (9) START/PAUSE. Treguesi i telekomandës REMOTE START simbol_RemoteStart_P22_C do të aktivizohet.

Pajisja kalon në modalitetin e gatishmërisë. Pajisja mund të kontrollohet në distancë për 24 orët e ardhshme ose derisa të hapet dera e pajisjes. Hapja e derës së pajisjes do të çaktivizojë REMOTE CONTROL (ConnectLife).

Vazhdoni të përdorni pajisjen në aplikacionin ConnectLife, ku mund të zgjidhni nga disa opsione (përzgjedhja, nisja, monitorimi dhe ndalimi i programit, ndër cilësimet e tjera shtesë)

Procesi i tharjes mund të kontrollohet/monitorohet nga aplikacioni.

Funksionimi i tharëses mund të ndërpritet ose të ndalet nëpërmjet aplikacionit, duke përzgjedhur STOP/PAUSE ose duke hapur derën e tharëses.

Ju gjithashtu mund të kontrolloni pajisjen tuaj nga telefoni juaj nëse nuk jeni të lidhur me të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja juaj (telefoni ka nevojë vetëm për një lidhje aktive interneti). Kjo do të thotë që ju mund të kontrolloni pajisjen tuaj edhe kur jeni larg shtëpisë.

Pajisjen mund ta përdorni me pajisje të shumta. Funksionimin e pajisjes mund ta kontrolloni dhe monitoroni me çdo telefon të lidhur me pajisjen, pavarësisht se cili përdorues ka filluar procesin e tharjes. Pajisja mund të lidhet/kontrollohet njëkohësisht me disa llogari përdoruesish të ConnectLife ConnectLife.

Pasi të keni ndezur pajisjen nga telefoni juaj, një person i ndodhur pranë pajisjes mund të marrë kontrollin dhe të fikë manualisht ose të kontrollojë pajisjen; aplikacioni do t'ju njoftojë në një rast të tillë. Në një rast të tillë, kontrolli i pajisjes në distancë nga telefoni juaj nuk është më i mundur. Nëse dëshironi të kontrolloni pajisjen përsëri nga telefoni juaj, të gjitha hapat e kërkuara duhet të përsëriten.

Hapi 4: Zgjedhja e funksioneve shtesë

Aktivizoni/çaktivizoni funksionet duke shtypur funksionin e zgjedhur (para se të shtypni (9) butonin START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C).

Rregulloni cilësimet duke shtypur butonin e funksionit përkatës (pak para se të shtypni (9) butonin START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C).

Funksionet që mund të ndryshohen ose të rregullohen me programin e përzgjedhur të tharjes janë pjesërisht të ndezura (të zbehta).

Disa cilësime nuk mund të përzgjidhen me disa programe. Këto cilësime nuk do të ndriçojnë dhe butoni do të pulsojë kur të shtypet (shikoni TABELËN E FUNKSIONEVE).

Përshkrimi i treguesve të funksionit për programin e zgjedhur të tharjes:

  • I ndriçuar (Parametri bazë/i paracaktuar);

  • I zbehtë (Funksionet të cilat mund të rregullohen) dhe

  • I pandriçuar (Funksionet të cilat nuk mund të zgjidhen).

Celna_Cplus_in_E_NatureDry_WiFi_UN_PZ_oštevilčeno

Tipka_SP22_CinE_UN_pozicija_2_oštevilčeno

EXTRA DRY (NIVELI I THARJES)

Shtypni pozicionin (2) EXTRA DRY (NIVELI I THARJES) për të rregulluar (rritur) nivelin e tharjes dhe kohëzgjatjen e tharjes. Ky cilësim mund të rregullohet përpara fillimit të procesit të tharjes. Pas përfundimit të programit të tharjes, ky funksion nuk ruhet nëse i njëjti program me të njëjtat cilësime është përdorur 3 herë me radhë (në këtë rast, funksioni ADAPTTECH aktivizohet.
Disponohen tre nivele më të larta thatësie dhe kohë tharjeje. Funksionet shtesë (2a) (1, 2, 3) lejojnë zgjedhjen e një niveli më të lartë tharjeje ndërkohë që zgjat kohën e tharjes. Në modalitetin e zgjedhur të tharjes do të ndizet drita.

Tipka_SP22_CinE_UN_pozicija_3_oštevilčeno

ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE)

Nëse nuk i hiqni rrobat nga tharësja menjëherë pas përfundimit të programit të tharjes, ju rekomandojmë të përdorni funksionin (3)ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE). Ky funksion duhet të zgjidhet para fillimit të procesit të tharjes.
Shtypni pozicionin (3) ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE) për të zgjedhur midis kohëzgjatjes 1h, 2h dhe 3h (3a) ose çaktivizimin e këtij funksioni. Kur hapni derën e tharëses pas përfundimit të programit të tharjes, funksioni çaktivizohet automatikisht. Funksioni çaktivizohet gjithashtu nëse shtypni (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C pas përfundimit të programit.

Tipka_SP22_CinE_UN_pozicija_5_oštevilčeno

TIME DRY (THARJA KOHOR)

Duke shtypur (5) TIME DRY (THARJA ME PROGRAMIM KOHOR) për të vendosur kohën e tharjes në programin e tharjes kohore (program me kohë). Treguesi i funksionit të zgjedhur do të ndizet. Koha e fillimit është 0:30, në çdo shtypje koha rritet me 15 min. Koha maksimale e tharjes është 4:00 orë.

Për të rivendosur (ndaluar) kohën e caktuar të tharjes, shtypni pozicionin (5) TIME DRY (THARJA KOHOR) dhe mbajeni shtypur për tre sekonda.

Tipka_SP22_CinE_UN_pozicija_7_oštevilčeno

DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES)

Shtypni pozicionin (7) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) për të vonuar kohën e përfundimit të tharjes deri në 24 orë.

Nëse shtypni ndonjë buton (përveç DELAY END dhe START/PAUSE) ndërsa caktoni funksionin DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES), pastaj DELAY END do të rivendoset. Prandaj, para se të vendosni DELAY END, të gjitha funksionet e tjera të dëshiruara duhet të vendosen më parë.

Procedura e cilësimeve:

  • Zgjidhni programin e dëshiruar dhe funksionet shtesë.

  • Shtypni pozicionin (7) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) për të aktivizuar funksionin.

  • Shtypni vazhdimisht këtë pozicion për të caktuar kohën e dëshiruar të përfundimit të programit (me rritje prej 30 minutash deri në 6 orë dhe rritje prej 1 ore pas kësaj, deri në 24 orë).

  • Funksioni aktivizohet kur shtypni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C.

Tharësi fillon të numërojë mbrapsht kohën. Kur numërimi mbrapsht arrin kohëzgjatjen e programit (p.sh. 2:30), programi i tharjes fillon automatikisht.

Për të ndaluar ose ndryshuar vonesën e fundit të tharjes, rrotulloni çelësin përzgjedhës të programit të tharjes (1) në pozicionin OFF (FIKUR) simbol_PS22_C-OnOff për të paktën 1 sekondë.
Kur tharësja të ndizet herën tjetër, mund të caktoni një kohë të re të vonesës së përfundimit të tharjes.

Për të anuluar shpejt vonesën e përfundimit të programit, shtypni pozicionin (7) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda. Programi i tharjes fillon menjëherë.

Shembull i caktimit të funksionit:
Nëse dëshironi që programi i tharjes të përfundojë në orën 06:00 dhe tani është ora 21:00, atëherë vendosni DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) deri në 9 orë.

Tipka_SP22_CinE_UN_pozicija_8_oštevilčeno

NATURE DRY simbol_NatureDry_spHP_C22 (TEMPERATURË MË E ULËT)

Shtypni pozicionin (8) NATURE DRY simbol_NatureDry_spHP_C22 (TEMPERATURË MË E ULËT) për të zgjedhur tharjen në një temperaturë më të ulët që është më miqësore për rrobat tuaja.

Tharja e rrobave në një temperaturë më të ulët se normalja, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e tkurrjes. Gjatë procesit të tharjes, temperatura ulet me anë të kontrollit të saktë të funksionimit të pompës së nxehtësisë dhe një sensori shtesë të temperaturës. Prandaj, tkurrja e rrobave me këtë program mund të jetë deri në 50% më e ulët se me tharje normale në një temperaturë normale tharjeje (në varësi të rrobave dhe llojit të copës).
Programi ka për qëllim rrobat që mund të thahen në tharëse.

Disa funksione nuk janë të disponueshme dhe nuk mund të zgjidhen në disa programe; një sinjal akustik dhe një dritë pulsuese do t’i tregojnë këto raste (shikoni TABELËN E FUNKSIONEVE SHTESË).

CILËSIMET DUKE PËRDORUR NJË KOMBINIM TË DY BUTONAVE TË SHTYPUR NJËKOHËSISHT

Celna_Cplus_in_E_NatureDry_WiFi_UN_PZ_ChildLock_oštevilčeno

Kombinacija_tipk_CinE_WiFi_ChildLock_oštevilčeno

BLLOKIMI PËR FËMIJËT

Për të aktivizuar ose çaktivizuar bllokimin për fëmijë, shtypni njëkohësisht pozicionet (3) ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJES) dhe (5) TIME DRY (THARJA KOHOR) dhe mbajini ato shtypur për të paktën 3 sekonda derisa simboli simbol_otroska_zascita (4) të ndizet ose fiket, përkatësisht.

Nëse bllokimi për fëmijë është aktivizuar, programi ose funksionet shtesë nuk mund të ndryshohen. Bllokimi për fëmijë mbetet aktiv pasi tharësja është fikur. Prandaj, ai duhet të çaktivizohet përpara se të zgjidhet një program i ri. Gjithashtu mund të ndizet ose fiket gjatë procesit të tharjes.

Kombinacija_tipk_CinE_WiFi_SoundOff_oštevilčeno

ÇAKTIVIZIMI I TINGULLIT

Për të fikur ose memecëruar, tingujt e pajisjes, shtypni njëkohësisht pozicionet (5) TIME DRY (THARJA KOHOR) dhe (7) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) dhe mbajini shtypur për 3 sekonda derisa simboli simbol_SoundOFF_PS22_C (6) të ndizet ose fiket, përkatësisht.

Për të riaktivizuar zërin, shtypni njëkohësisht pozicionet (5) dhe (7) mbajini ato për të paktën 3 sekonda. Nëse çaktivizoni zërin, atëherë nuk do të ketë asnjë sinjal të dëgjueshëm në fund të një programi tharjeje.

Kombinacija_tipk_CinE_WiFi_Connect_oštevilčeno

Wi-Fi MENU

Menuja Wi-Fi përdoret për lidhjen e pajisjes dhe për telekomandë.

Rrotulloni çelësin e përzgjedhjes së programit (1) në çdo pozicion, përveç pozicionit OFF (Fikur) simbol_PS22_C-OnOff.

Mbani shtypur njëkohësisht pozicionet (7) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) dhe (8) NATURE DRY simbol_NatureDry_spHP_C22 (TEMPERATURË MË E ULËT) për 3 sekonda për të hyrë në menunë e cilësimeve Wi-Fi.

Mund të bëni një hap prapa duke shtypur njëkohësisht pozicionet (7) dhe (8) dhe duke i mbajtur shtypur për 3 sekonda.

Përdorni çelësin (8) NATURE DRY simbol_NatureDry_spHP_C22 (TEMPERATURË MË E ULËT) për të zgjedhur funksionet e disponueshme; përdorni çelësin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.

Cilësimet e disponueshme:

  • OFF/On E_OFF/E_On – ndezja ose fikja e lidhjes së pajisjes.

  • Con E_Con – pajisja është gati për t 'u lidhur me një rrjet Wi-Fi për 5 minuta.

  • PAr E_PAr - pajisja mund të lidhet me aplikacionin ConnectLife për 3 minuta. Funksioni do të jetë aktiv vetëm nëse e keni lidhur tashmë pajisjen me rrjetin Wi-Fi.

  • UnP E_UnP – Hiqni (çiftëzoni) të gjithë përdoruesit.

Pas shkëputjes së tharëses nga rrjeti elektrik, të gjitha cilësimet do të rivendosen në vlerat e tyre të paracaktuara nga fabrika, me përjashtim të volumit të sinjalit akustik, anti-zhubrosjes dhe cilësimit të bllokimit për fëmijët.

Funksionet BLLOKIMI PËR FËMIJËT dhe SOUNDS OFF (FIKJA E TTINGUJVE) nuk mund të aktivizohet ose çaktivizohet 10 sekonda pas ndezjes.

Tabela e funksioneve shtesë

Programet

EXTRA DRY

(NIVELI I THARJES)

ANTI CREASE

(PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE)

TIME DRY

(THARJA KOHOR)

DELAY END

(VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES)

NATURE DRY simbol_NatureDry_spHP_C22

(TEMPERATURË MË E ULËT)

Cotton (Pambuku)

simbol_storage

Storage

(Tharje për në dollap)

simbol_standard

Standard* Mode_puscica

simbol_iron

Iron

(Lagështirë për hekurosje)

simbol_MIX_sp22

Mix simbol_NatureDry_spHP_B22_zrcalna

(Rroba të përziera)

simbol_Sintetika_SP22

Synthetic

(Sintetike)

simbol_wool_SP22

Wool

(Leshi)

simbol_bedding

Bedding

(Shtresat e krevatit)

simbol_TimeDRY_SP22

Time

(Program për tharjen me programim kohor)

simbol_baby

Baby simbol_NatureDry_spHP_B22

(Rroba fëmijësh)

simbol_sensitive_SPK_B22

Sensitive simbol_NatureDry_spHP_B22

(Delikate)

simbol_Shirts_bela

Shirts simbol_NatureDry_spHP_B22

(Këmishat)

simbol_sport_SPK_B22

Sports simbol_NatureDry_spHP_B22

(Veshje sportive)

simbol_NatureDry_SP22_C_fast89_L

Fast 89´

(Shpejt 89')

simbol_ExtraHYG_SP22

Extra Hygiene

Mund të përdoren funksionet shtesë

Në qoftë se rrobat tuaja nuk janë tharë deri në nivelin e dëshiruar të tharjes, përdorini funksionet shtesë ose një program më të përshtatshëm.

Hapi 5: Fillimi i programit të tharjes

Shtypni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C.

Tipka_SP22_CinE_StartPause_UN_pozicija_9_oštevilčeno

KOHA E MBETUR për PËRFUNDIMIN E PROGRAMIT ose koha (nëse është vendosur) e DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) do të shfaqet në ekran. Simbolet do të ndriçojnë në funksionet e përzgjedhura.

Nëse KOHA E MBETUR DERI NË PËRFUNDIMIN E PROGRAMIT pulson tre herë në njësinë e ekranit dhe dëgjohet një sinjal, kjo do të thotë që dera e tharëses është e hapur ose jo e mbyllur fort. Mbyllni derën e tharëses dhe shtypni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C përsëri për të rifilluar programin e tharjes.

Hapi 6: Mbarimi i programit të tharjes

Në fund të programit të tharjes, E_End do të shfaqet ("End") në njësinë e ekranit, dhe do të ndizen dy dritat e kuqe treguese, (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C drita e butonit do të pulsojë, dhe drita për kohën e zgjedhur të ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE) (3a) nëse aktivizohet ose zgjidhet, do të ndizet.

E_End

  1. Hapeni derën e tharëses.

  2. Pastrojini filtrat (Shikoni seksionin »PASTRIMI« ...).

  3. Merrini rrobat nga kazani.

  4. Mbylleni derën!

  5. Fikni tharësen (rrotulloni çelësin e përzgjedhjes së programit (1) për në pozicionin OFF (FIKUR) simbol_PS22_C-OnOff.

  6. Zbrazeni depozitën e kondensimit.

  7. Hiqeni kabllin e energjisë nga priza.

Pas përfundimit të programit të tharjes, hiqini menjëherë rrobat nga tharësi, për të mos i lejuar ato që të zhubrosen përsëri.

Cikli përfundimtar i tharjes përfshin një fazë ftohjeje pa funksionimin e ngrohësit. Sigurohet që rrobat të jenë me temperaturë të përshtatshme në fund të programit dhe që mund të merren nga tharësja pa rrezikun e prekjes së rrobave të nxehta.

NDËRPRERJET DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT

Ndërprerjet

Ndërprerja e programit në proces

Shtypeni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C për të ndaluar/rifilluar një program.

Për të ndaluar dhe anuluar një program tharës, shtypeni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C dhe mbajeni për 3 sekonda. Programi i zgjedhur do të ndalojë dhe tharësja do të fillojë të ftohet. Koha e ftohjes varet nga programi i zgjedhur. Pas këtij procesi, programi i tharjes mund të zgjidhet përsëri.

Hapja e derës

Në qoftë se dera hapet gjatë procesit të tharjes, cikli i tharjes do të ndërpritet.

Kur dera mbyllet dhe shtypet butoni (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C, tharja do të rifillojë nga pika në të cilën është ndërprerë.

Gjatë procesit të tharjes, dera e tharësit do të nxehet. Sigurohuni që mos të digjeni kur të hapni derën e tharësit.

Mbushja e depozitës së kondensimit

Kur rezervuari i kondensimit është plot, cikli i tharjes do të ndalet (ky simbol ndizet simbol_FullTank_SP22).

Zbrazeni depozitën e kondensimit (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Zbrazja e depozitës së kondensimit«).

Shtypeni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C për të vazhduar programin e tharjes nga pika në të cilën ai është ndërprerë.

Defekti në furnizimin me energji

Kur të rifillojë furnizimi me energji elektrike, E_PF do të shfaqet në njësinë e ekranit; drita e sinjalit në (9) Butonin START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C do të pulsojë.

Për të rifilluar procesin e tharjes, shtypeni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C.

Ndryshimi i programit/funksioneve

Fikni tharësen duke rrotulluar çelësin përzgjedhës të programit (1) në pozicionin OFF (FIKUR) simbol_PS22_C-OnOff. Ndizeni përsëri duke rrotulluar çelësin përzgjedhës të programit (1) në çdo program.

Për të zgjedhur një program/funksion tjetër, shtypeni përsëri butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C.

Shtimi i rrobave pas fillimit të programit

Hapeni derën e tharëses dhe shtypeni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C. Futini rrobat dhe shtypeni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C.

Koha e tharjes mund të zgjatet.

Gjatë mbushjes së rrobave, sigurohuni që mos të digjeni kur të hapni derën e tharësit.

Ruajtja e cilësimeve personale

Cilësimet fillestare mund të ndryshohen.

Kur zgjidhet programi dhe funksionet shtesë, mund ta ruani një kombinim të tillë duke shtypur butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C dhe duke e mbajtur atë shtypur për 3 sekonda. Një dritë sinjali në butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C dhe një sinjal akustik do të konfirmojnë zgjedhjen tuaj. Treguesi »saved« »(u ruajt)« do të shfaqet shkurtimisht në njësinë e ekranit (13).

Për të filluar procesin e tharjes, shtypeni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C.

Kombinimi i ndryshuar do të shfaqet sa herë që të ndizni tharësen.

Zbatoni të njëjtën procedurë për të ndryshuar një kombinim të ruajtur më përpara.

AdaptTech

Kur një cilësim i programit të tharjes përdoret tre herë radhazi, ky cilësim ruhet si standard dhe do të sugjerohet gjithmonë kur të zgjidhni atë program të tharjes – ky quhet funksioni ADAPTTECH. Nëse ruani manualisht cilësimet e një programi tharjeje, funksioni ADAPTTECH në këtë program larjeje çaktivizohet.

Menuja e cilësimeve personale

Për të ndezur tharësen, rrotulloni çelësin e përzgjedhjes së programit (1) në çdo pozicion. Për të hapur menunë e cilësimeve personale, shtypni njëkohësisht pozicionet (2) EXTRA DRY (NIVELI I THARJES) dhe (5) TIME DRY (THARJA KOHOR) dhe mbajini shtypur për tre sekonda. Simbolet (3) ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJES), (12) PASTRONI FILTRIN simbol_cisti_filter, dhe (14) DEPOZITA E KONDENSIMIT simbol_FullTank_SP22 do të ndizen në njësinë e ekranit.

Numri 1 do të shfaqet në njësinë e ekranit, duke treguar funksionin e cilësimeve. Rrotulloni çelësin përzgjedhës të programit (1) në cdo drejtim për të zgjedhur funksionin që do të ndryshohet. Numri 1 tregon cilësimet e zërit dhe numri 2 tregon rivendosjen e cilësimeve të programit personal në paracaktimet e fabrikës. Nëse cilësimet e dëshiruara nuk zgjidhen në 20 sekonda, programi do të kthehet automatikisht në menunë kryesore.

Shtypni pozicionin (3) ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJES) për të konfirmuar funksionet e dëshiruara dhe cilësimet e tyre përkatëse. Shtypni pozicionin (2) EXTRA DRY (NIVELI I THARJES) për t'u kthyer një hap prapa.

Volumi i sinjalit akustik mund të vendoset në katër nivele (0 do të thotë që volumi është i fikur, 1 do të thotë që butoni i zërit është i aktivizuar, 2 do të thotë volum i ulët dhe 3 do të thotë volum i lartë). Zgjidheni nivelin e volumit duke rrotulluar çelësin e zgjedhjes së programit (1) nga e majta ose nga e djathta. Cilësimi më i ulët do të thotë që sinjali akustik është i fikur.

MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI

Përpara pastrimit, sigurohuni që të fikni tharësen dhe ta shkëpusni nga rrjeti elektrik (hiqeni kabllin elektrik nga priza).

Tharësi është i pajisur me një sistem filtrimi që përbëhet nga disa filtra, të cilat nuk lejojnë asnjë papastërti të hyjë në sistemin e shkëmbyesit të nxehtësisë.

Čiščenje_in_Vzdrževanje_sp22_C_HP_ND_R290_oštevilčeno

1Filtri rrjetë

2Filtri i pompës nxehëse

3Depozita e kondensimit

Tharësja nuk duhet të përdoret asnjëherë pa vendosur filtrat ose me filtra të dëmtuar, pasi sasia e tepërt e fibrave, të grumbulluara nga copat tekstile mund të shkaktojë keqfunksionim ose defekt të tharëses.

Pastrimi i filtrit rrjetë në derë

Pastrojeni filtrin rrjetë pas çdo cikli tharës.

Ciscenje_mreznega_filtra_HP_ND_gumb_SP22_C

1Hapeni zgavrën e filtrit.

2 Nxirreni rrjetën e filtrit.

3Kruajeni me dorë ose me një leckë me kujdes filtrin për të hequr për të hequr qimet, d.m.th. veshjen me fibra dhe fije.

4Nëse është e nevojshme, pastrojeni edhe zgavrën e filtrit dhe guarnicionin e derës.

5Futeni rrjetën e filtrit dhe mbylleni zgavrën e filtrit.

Sigurohuni që të mos pickoni gishtat me kapakun e filtrit.

Pastrimi i filtrit të pompës nxehëse

Gjatë pastrimit, mund të derdhet pak ujë. Për këtë arsye rekomandohet që të vendosni një leckë thithëse në dysheme.

Ciscenje_filtra_toplotnecrpalke_HP_ND_R290_SP22_C

1Hapni kapakun e jashtëm. Mbani levat në kapakun e brendshëm dhe rrotullojini siç tregohet nga shigjetat.

2Hiqni kapakun e brendshëm së bashku me filtrin e pompës së nxehtësisë.

3Shkëpusni pjesën e përparme të filtrit nga shtresa e filtrit të pompës së nxehtësisë puscica_bela_dol dhe hapeni atë. Shtyjeni pjesën prej shkume të filtrit nga zgavra. Përdorni një leckë të lagur për të pastruar rrjetën e filtrit të pompës së nxehtësisë.

4,5Lajeni filtrin e sfungjerit me ujë të rrjedhshëm dhe thajeni ose pastrojeni pluhurin dhe rrjetën nga filtri. Vendoseni filtrin e pastër të sfungjerit në vendin e filtrit.

Vendoseni filtrin prej shkume të pompës nxehëse në zgavër dhe mbylleni kapakun e jashtëm (shtyjeni lart drejt makinës, derisa të hyjë në vend).

Filtri i pompës nxehëse duhet të futet në mënyrë të rregullt në vendin e vet. Në të kundërt, mund të bllokohet ose të dëmtohet shkëmbyesi i nxehtësisë, i instaluar brenda tharësit.

Pastrojeni filtrin prej shkume të paktën pas çdo pesë ciklesh tharës.

Pastrimi i shkëmbyesit të nxehtësisë

Mos i prekni pjesët e brendshme metalike të shkëmbyesit të nxehtësisë me duar të zhveshura. Ka rrezik për dëmtim nga pjesët e mprehta. Kur të pastroni shkëmbyesin e nxehtësisë, përdorni doreza të përshtatshme mbrojtëse.

Pastrimi jo në mënyrën e duhur i fletëve metalike të shkëmbyesit të nxehtësisë, mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme tharësin me ajër të nxehtë. Mos i shtypni fletët metalike me objekte të rënda, për shembull me tubin plastik të fshesës me vakuum.

Pluhuri dhe papastërtitë në fletët metalike të shkëmbyesit të nxehtësisë mund të pastrohen me fshesë me vakuum dhe me një furçë të butë shtesë.

Aksesi në shkëmbyesin e nxehtësisë është i mundur kur hiqet filtri i pompës nxehëse, siç përshkruhet në kapitullin »Pastrimi i filtrit të pompës nxehëse«.

Pa ushtruar shtypje, lëvizeni me kujdes furçën shtesë vetëm në drejtim të fletëve metalike nga lart poshtë. Shtypja shumë e madhe mund të dëmtojë ose të përthyejë fletët e metalit të shkëmbyesit të nxehtësisë.

Ne ju rekomandojmë të pastroni shkëmbyesin e nxehtësisë të paktën çdo 12 muaj.

ciscenje_filtra_toplotne_crpalke_ND_R290_SP22_C

Zbrazja e depozitës së kondensimit

Zbrazeni depozitën e kondensimit pas çdo cikli tharës.

Në qoftë se është mbushur depozita e kondensimit, programi i tharjes do të ndalojë automatikisht.

Në njësinë e ekranit do të ndizet simboli simbol_FullTank_SP22 (14), për të treguar që depozita e kondensimit duhet të zbrazet.

praznenje_posode_kondenzata_roke_ND

1Nxirreni depozitën e kondensimit nga tharësja (duke përdorur të dyja duart siç është treguar në figurë), pastaj kthejeni me kokë poshtë mbi një vaskë dushi, lavamanose mbi çfarëdo enë të përshtatshme.

2,3Zbrazeni depozitën e kondensimit. Tërhiqeni tubin në vrimë për zbrazje më të thjeshtë.

Vendoseni përsëri depozitën e kondensimit.

Uji nga depozita e kondensimit nuk është i pijshëm. Nëse filtrohet plotësisht, ai mund të përdoret për hekurosje.

Mos hidhni asnjëherë kimikate ose aromatizues në depozitën e kondensimit.

Në qoftë se tubi i shkarkimit lidhet direkt me kanalizimin, nuk është e nevojshme të zbrazni depozitën e kondensimit (shih kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA/Zbrazja e kondensimit«).

Pastrimi i tharëses

Përpara pastrimit, shkëputeni gjithmonë tharësen nga rrjeti elektrik.

Pastrojeni pjesën e jashtme të tharësit duke përdorur një leckë të butë pambuku, të lagur.

Mos përdorni asnjë agjent tretës ose pastrues që mund të dëmtojë tharësen (ju lutemi të zbatoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).

Fshijini të gjitha pjesët e tharëses me një leckë të butë dersa të thahen.

Mos e pastroni tharësen me ujë me presion!

ciscenje_susilnega_stroja_HPND_SP22_C_brez_tipk

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE/DEFEKTEVE

Çfarë të bëjmë ...?

Çrregullimet nga mjedisi (p.sh. nga rrjeti elektrik) mund të rezultojnë në raportime të gabimeve të ndryshme (shikoni TABELËN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE). Në këtë rast:

  • Fikeni tharësen dhe prisni të paktën një minutë.

  • Ndizeni tharësen dhe përsëriteni programin e tharjes.

  • Shumica e gabimeve gjatë operimit mund të zgjidhen nga përdoruesi (shikoni TABELËN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE).

  • Në qoftë se gabimi vazhdon, telefononi një njësi shërbimi të autorizuar.

  • Riparimet mund të kryhen vetëm nga një person i trajnuar në mënyrë të përshtatshme.

  • Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i tharëses nuk do të mbulohet nga garancia. Në raste të tilla, shpenzimet e riparimit do t’i ngarkohen përdoruesit.

Tabela e zgjidhjes së problemeve dhe gabimeve

Problemi/Gabimi

Shkaku

Çfarë të bëjmë?

Makina nuk ndizet.

  • Nuk është ndezur çelësi kryesor.

  • Kontrolloni nëse është ndezur çelësi kryesor.

  • Nuk ka rrymë në prizën elektrike.

  • Kontrolloni siguresën.

  • Kontrolloni nëse spina e kabllit elektrik është është futur siç duhet në prizën elektrike.

Në prizë ka energji, por kazani nuk rrotullohet dhe pajisja nuk punon.

  • Hapeni derën.

  • Kontrolloni nëse dera është mbyllur siç duhet.

  • Është mbushur depozita e kondensimit.

  • Zbrazeni depozitën e kondensimit (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Zbrazja e depozitës së kondensimit«).

  • Ndoshta funksioni DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) është vendosur.

  • Programi nuk ka filluar në përputhje me udhëzimet.

  • Për të anuluar vonesën e fillimit, shtypni pozicionin (7) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda.

  • Lexojini përsëri udhëzimet për ta përdorur përsëri.

Pajisja nuk nxehet plotësisht gjatë programit.

  • Si rezultat, temperatura në tharës do të rritet, gjë që si rezultat do të shkaktojë mbinxehje dhe rrjedhimisht nxehja do të fiket.

  • Pastrojeni filtrin rrjetë (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Pastrimi i filtrit rrjetë të derës«).

  • Prisni derisa të ftohet pajisja dhe përpiquni ta ndizni përsëri. Nëse tharësja përsëri nuk mund të ndizet, thërrisni një teknik shërbimi.

Dëgjohet një zhurmë e lehtë goditëse.

  • Në qoftë se tharësja nuk është përdorur për një periudhë të gjatë kohe, elementet mbajtës janë në ngarkesë në të njëjtën pikë.

  • Zhurma do të largohet pa asnjë ndërhyrje.

Dera hapet gjatë tharjes.

  • Ka ngarkesë të tepërt në derë (ka shumë rroba në kazan).

  • Zvogëlojeni sasinë e rrobave.

Rrobat nuk janë tharë njëtrajtësisht.

  • Rrobat janë të llojeve dhe trashësisë së ndryshme ose ka sasi të tepërt rrobash.

  • Sigurohuni që i keni ndarë rrobat sipas llojit dhe trashësisë, nëse keni vendosur sasinë e përshtatshme të rrobave në kazan dhe nëse keni zgjedhur një program të përshtatshëm (shikoni TABELËN E PROGRAMEVE).

Rrobat nuk janë tharë ose tharja zgjat shumë.

  • Nuk janë pastruar filtrat.

  • Pastrojini filtrat (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA«).

  • Tharësja është vendosur në një dhomë të mbyllur; në një dhomë që është shumë e ftohtë; ose në një dhomë që është shumë e vogël dhe si rezultat ajri mbinxehet.

  • Sigurohuni që për tharësen të ketë furnizim të mjaftueshëm me ajër të pastër; për shembull, hapni derën dhe/ose dritaren.

  • Kontrolloni nëse temperatura në dhomën ku është instaluar tharësja është shumë e lartë ose shumë e ulët.

  • Rrobat nuk janë shtrydhur ose centrifuguar mjaftueshëm.

  • Në qoftë se rrobat pas ciklit tharës janë ende të njoma, përsëriteni tharjen dhe zgjidhni një program të përshtatshëm tharjeje (pasi të pastroni filtrat).

  • Sasia e rrobave të thara në pajisje është shumë e madhe ose e pamjaftueshme.

  • Përdorni një program të përshtatshëm ose funksione shtesë.

  • Rrobat (si shtresat e krevatit) janë koklavitur në topa të mëdhenj.

  • Mbyllini kopsat ose zinxhirrat e rrobave përpara tharjes. Zgjidhni një program të përshtatshëm (p.sh. programin Bedding (Shtresat e krevatit)).

  • Pas procesit të tharjes, shpalosini rrobat dhe përzgjidhni një program tharjeje shtesë (p.sh. Time (Tharja me programim kohor)).

Gabim (defekt) i dritës së kazanit

(në varësi të modelit)

  • Kur hapet dera e kazanit nuk ka ndriçim.

  • Shkëputeni tharësen nga rrjeti elektrik dhe thërisni një njësi shërbimi të autorizuar.

Pajisja nuk mund të kontrollohet nga distanca

  • Telekomanda e pajisjes nuk është aktivizuar.

  • Kontrolloni nëse simboli Wi-Fi në pajisje është i ndezur dhe vendosni çelësin përzgjedhës të programit (1) në pozicionin REMOTE CONTROL (ConnectLife).

Pajisja nuk do të lidhet me rrjetin Wi-Fi.

  • Pajisja nuk mund të gjejë rrjetin tuaj Wi-Fi.

  • Kontrolloni nëse rrjeti 2.4 GHz është aktivizuar në ruterin tuaj dhe nëse sinjali Wi-Fi në pajisje është mjaft i fortë.

Gabimet/defektet e treguara në njësinë e ekranit mund të përfshijnë sa vijon:

Problemi/Gabimi

Tregimi në njësinë e programit dhe përshkrimi i problemit

Çfarë të bëjmë?

E00

Defekt i njësisë së kontrollit

Telefononi qendrën e shërbimit.

E01

Defekt i sensorit të temperaturës

Telefononi qendrën e shërbimit.

E02

Gabim i komunikimit

Telefononi qendrën e shërbimit.

E03

Gabim i pompës

Telefononi qendrën e shërbimit.

E04

Mbinxehje e sistemit

Pastrojini filtrat. Shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Pastrimi i filtrit rrjetë të derës« ose thërrisni një teknik shërbimi.

E06

E07

Defekt i njësisë së kontrollit

Shkëputeni tharësin me ajër të nxehtë nga rrjeti elektrik.

Telefononi qendrën e shërbimit.

E17

Pajisja nuk mund të lidhet me rrjetin Wi-Fi.

Gabimi prek vetëm opsionin për të kontrolluar nga distanca programin tuaj të tharjes (Remote control). Nuk ndikon në procesin e tharjes në programet e tjera.

Thërrisni një teknik shërbimi.

Paralajmërimet e treguara në njësinë e ekranit mund të përfshijnë sa vijon:

Paralajmërim

Treguesi në njësinë e ekranit dhe përshkrimi i paralajmërimit

Çfarë të bëjmë?

E_FULL

Paralajmërim i depozitës së kondensimit

Zbrazeni depozitën e kondensimit përpara rifillimit të programit (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Zbrazja e depozitës së kondensimit«).

E_PF

Paralajmërim i defektit në furnizimin me energji

Tharja është ndërprerë për shkak të defektit në furnizimin me enrgji.

Shtypeni butonin (9) START/PAUSE simbol_Start_Pause_SP22_C për të rifilluar ose për të vazhduar programin e tharjes.

E_ocisti_filter
E_izprazni_posodo

Në fund të programit të tharjes, E_End (End) do të shfaqet në njësinë e ekranit.

Dy simbole të kuqe simbol_cisti_filter dhe simbol_FullTank_SP22 do të ndizen.

Ky nuk është një gabim; është vetëm një paralajmërim që filtrat duhet të pastrohen pas tharjes.

Pastroni filtrat dhe zbraznidepozitën e kondensatit.

Shkruajeni kodin e gabimit (p.sh. E0, E1), fikeni tharësen dhe thërrisni shërbimin më të afërt të autorizuar (njoftoni qendrën).

Tingujt

Në fazën fillestare të tharjes ose gjatë tharjes, kompresori dhe pompa nxehëse shkaktojnë zhurmë; megjithatë, kjo nuk ndikon në operimin e tharësit me ajër të nxehtë.


Zhurmë gumëzhitëse: zhurma e kompresorit; niveli i zhurmës varet nga programi dhe nga faza e tharjes.
Zhurmë zukatëse: herë pas here, kompresori ventilohet.
Zhurmë pompimi ose rrjedhje lëngjesh: pompa po pompon kondensimin në depozitën e kondensimit.
Zhurmë klikuese: fillimi i pastrimit automatik të shkëmbyesit të nxehtësisë (kompresorit).
Zhurma gjëmuese ose kërcitëse: gjatë tharjes kur rrobat përmbajnë edhe pjesë të rënda (si kopsa, zinxhirra ...)

Riparimi/shërbimi

Përpara se të thërrisni një teknik shërbimi

Kur të kontaktoni një qendër shërbimi, ju lutemi të tregoni llojin e tharëses tuaj (1), kodin/ID-në (2), numrin e modelit (3) dhe numrin serial (4).

Lloji i makinës tharëses, kodi, modeli dhe numri serial mund të gjenden në etiketën informuese (lloji) në anën e brendshme të derës së makinës tharëses.

Servis_sp22_C_HP_ND_R290_in_NapisnaTablica_oštevilčeno

Në rast defekti, përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara, nga prodhues të autorizuar.

Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i tharëses nuk do të mbulohet nga garancia. Në raste të tilla, shpenzimet e riparimit do t’i ngarkohen përdoruesit.

Garancia nuk i mbulon gabimet ose defektet të cilat rezultojnë nga çrregullimet e mjedisit (goditjet nga rrufetë, defektet e rrjetit elektrik, fatkeqësitë natyrore, etj.).

Pajisjet dhe aksesorët shtesë për mirëmbajtjen mund të shihen në faqen tonë të internetit në:www.gorenje.com

REKOMANDIME PËR THARJEN DHE PËRDORIMIN EKONOMIK TË THARËSES TUAJ

Mënyra më ekonomike e tharjes është që të thahet sasia e rekomanduar e rrobave në çdo radhë (shikoni TABELËN E PROGRAMIT).

Nuk rekomandohet tharja e rrobave të prodhuara nga pëlhura veçanërisht delikate që mund të deformohen.

Përdorimi i kondicionerit në ciklin e larjes nuk është i nevojshëm pasi pas tharjes në tharës, rrobat janë të buta dhe të pazhubrosura. Kohëzgjatja e tharjes do të jetë më e shkurtër dhe konsumi i energjisë do të jetë më i ulët nëse rrobat shtrydhen ose centrifugohen para tharjes. Duke përzgjedhur programin e duhur të tharjes, do të shmangni mbitharjen e rrobave dhe problemet me hekurosjen ose tkurrjen e pëlhurave tekstile.

Pastrimi i rregullt i filtrave do të çojë në një kohë optimale të tharjes dhe në konsum minimal të energjisë.

Kur thahen sasi më të vogla të rrobave ose veshje individuale, sensori mund të mos e perceptojë nivelin e vërtetë të lagështisë së rrobave. Në raste të tilla, rekomandohet që sendet ose sasitë e vogla të thahen me programet e tharjes së rrobave me programin e kohës.

TABELA E KONSUMIT TIPIK

Tabela paraqet vlerat për kohën e tharjes dhe për konsumin e energjisë, për tharjen e një sasie rrobash me xhiro të ndryshme rrotullimesh (centrifugimi) në makinën larëse.

10 kg

Programet

Ngarkesa

Rrotullimet
[rpm] (xhiro në minutë)

Konsumi i energjisë elektrike
[kWh]

Koha e tharjes
[min]

10 kg

Cotton (Pambuk) standard

E plotë

1000

2,21

250

E pjesshme

1400

1,54

180

E vogël

1000

1,34

157

E vogël

1400

1,28

150

Cotton (Pambuk) lagështirë për hekurosje

E plotë

1000

1,55

185

E pjesshme

1400

0,90

103

E vogël

1400

0,71

80

Sintetike

E pjesshme

1000

0,59

60

Programet

Sasia e rrobave

maks./gjysëm ngarkese

[kg]

Kohëzgjatja e programit

[min]

Konsumi i energjisë elektrike

[kWh]

Pambuk Standard Mode_puscica

10/5

250/157

2,21/1,34

Programi standard për rrobat prej pambuku, në përputhje me rregulloren aktuale në fuqi EU 392/2012

Programi pambuk standard Mode_puscica është i synuar për tharjen e rrobave prej pambuku, të njoma normalisht. Ai është programi më efiçent për tharjen e rrobave të pambukut në drejtim të konsumit të energjisë.

Për shkak të devijimeve në lidhje me llojin dhe sasinë e rrobave, luhatjet në furnizimin me energji, temperaturën dhe lagështirën e mjedisit, vlerat e matura në përdoruesit e fundit mund të ndryshojnë nga ato të përcaktuara në tabelë.

Modaliteti në gatishmëri të ulët

Nëse nuk ndizni ndonjë program apo zgjidhni ndonjë cilësim pas ndezjes së tharëses (çelësi i përzgjedhjes së programit (1)), njësia e ekranit do të fiket pas 5 minutash dhe do të kalojë në modalitetin e gatishmërisë për të kursyer energji.

Njësia e ekranit mund të riaktivizohet duke rrotulluar çelësin përzgjedhës të programit. Nëse nuk bëni asgjë për 5 minuta pas përfundimit të një programi, njësia e ekranit do të fiket për të kursyer energji.

P o = energjia mesatare kur është e fikur [W]

< 0,5

P I = energjia mesatare kur është në gatishmëri [W]

< 0,5

T I = koha e gatishmërisë [min]

5,00

Pajisja me një lidhje wireless përdor më pak se 2 W energji elektrike në modalitetin e gatishmërisë.

Tensioni i ulët i rrjetit dhe ngarkesat e ndryshme të tharjes mund të ndikojnë në kohën e tharjes; koha e mbetur që shfaqet, rregullohet sipas rastit gjatë procesit të tharjes.

ETIKETA E ENERGJISË SË PRODUKTIT DHE SKEDA E PRODUKTIT

(në varësi të modelit)

podatkovna_kartica_SPK-HP

FLETA E TË DHËNAVE në përputhje me Rregulloren EC (EU) Nr. 392/2012
(në varësi të modelit)

Legjenda

A

Modeli

XXXXXX

B

Tharës kondensues, me ajër të nxehtë

Tharës ventilues, me ajër të nxehtë

YES=PO; NO=JO

YES=PO; NO=JO

C

Tharës automatik, me ajër të nxehtë

YES=PO; NO=JO

D

»EU Ecolabel«, Rregullorja EC 66/2010

YES=PO; NO=JO

E

Konsumi i energjisë për programin »standard cotton« (pambuk standard), me ngarkesë të plotë (Edry) [kWh]

X,XX

F

Konsumi i energjisë për programin »standard cotton« (pambuk standard), me ngarkesë të pjesshme (Edry½) [kWh]

X,XX

G

Konsumi i energjisë në modalitetin »off-mode« (e fikur) (P0) [W]

X,XX

H

Konsumi i energjisë në modalitetin »left-on mode« (në gatishmëri) (Pl) [W]

X,XX

I

Kohëzgjatja e modalitetit »left-on mode« [min]

XX

J

Programi »standard cotton« (pambuk standard) që përdoret me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme, është programi standard i tharjes, me të cilin lidhet informacioni në etiketën e energjisë dhe në fletën e të dhënave. Programi »Cotton Standard« (Pambuk Standard) Mode_puscica është i synuar për tharjen e rrobave prej pambuku normalisht të njomura. Në lidhje me konsumin total të energjisë, ai është programi më efikas për tharjen e rrobave prej pambuku.

K

Koha e ponderuar e programit (Tt), për programin »standard cotton« me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme [min]

XX

L

Koha e programit për programin »standard cotton« me ngarkesë të plotë (Tdry) dhe me ngarkesë të pjesshme (Tdry½) [min]

XX/XX

M

Efiçenca mesatare e kondensimit (Cdry) / (Cdry½)

XX/XX

N

Efiçenca e ponderuar e kondensimit (Ct)

XX

O

Pajisjet elektroshtëpiake të inkasuara

YES=PO; NO=JO

Bazuar në 160 cikle standarde tharjeje me programin e standardit të pambukut (Cotton Standard) Mode_puscica me ngarkesë të plotë e gjysmë, në përputhje me Rregulloren aktualisht në fuqi 392/2012/BE për etiketimin e energjisë të tharëseve shtëpiake, e matur sipas EN 61121.

Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.

Sipas shkallës nga D (efi çenca më e ulët) deri në A+++ (efi çenca më e lartë).

HEDHJA

Paketimi përbëhet prej materialesh miqësore ndaj mjedisit dhe mund të riciklohet, të hidhet ose të shkatërrohet pa asnjë rrezik për mjedisin. Për këtë qëllim, materialet e paketimit janë etiketuar në mënyrë të përshtatshme.

smetjak

Simboli në produkt ose në ambalazhin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si mbeturinë normale shtëpiake. Çojeni produktin në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Kur ta hidhni produktit në fund të jetës së përdorimit të tij, hiqini të gjitha kabllot elektrike, prishini shulat dhe çelësat e derës për të mos e lejuar mbylljen ose bllokimin e derës (siguria e fëmijëve).

Hedhja e rregullt e produktit do të ndihmojë në parandalimin e të gjitha efekteve negative në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve, të cilat mund të ndodhin në rast të heqjes së parregullt të produktit. Për informacion të detajuar mbi heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni organin përkatës bashkiak, përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave ose dyqanin ku keni blerë produktin.

Shënime

 

903225

Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime dhe gabime në udhëzimet e përdorimit.