Përshkrimi
UDHËZIME PËR PËRDORIMIN
E NJË FRIGORIFERI NGRIRËS VERTIKAL
Këshilla të rëndësishme për sigurinë
Informacion dhe këshilla të përgjithshme
FALEMINDERIT QË E MIRËPRITËT PAJISJEN TONË NË SHTËPINË TUAJ
Jemi të lumtur që keni zgjedhur një pajisje Hisense. Hisense është këtu për t'ju fuqizuar ju dhe të gjitha aventurat tuaja me teknologjinë tonë të fundit dhe pajisjet moderne shtëpiake, të bëra nga materiale me cilësi të lartë. Për shkak se ne po punojmë pa u lodhur në efikasitetin e energjisë, duke blerë pajisjen tonë, edhe ju po kontribuoni për një të ardhme më të qëndrueshme.
Për përdorim të plotë të shërbimeve tona, garancinë dhe informacione të tjera të rëndësishme, mendoni të regjistroni pajisjen tuaj Hisense online në faqen tonë të internetit:
https://www.hisense-europe.com
Shpresojmë që pajisja jonë të përmbushë dhe tejkalojë pritshmëritë tuaja.
Pajisja elektroshtëpiake është synuar vetëm për përdorim familjar.
Frigoriferi është synuar për të mbajtur ushqim të freskët në temperaturat mbi 0°C.
Ngrirësi është synuar për të ngrirë ushqimin e freskët dhe për të mbajtur për kohë të gjatë ushqimin e ngrirë (deri në një vit, në varësi të llojit të ushqimit).
Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:
Informacion, këshillë ose rekomandim
Kujdes – rrezik i përgjithshëm
Kujdes – rrezik nga goditja elektrike
Kujdes – rrezik nga zjarri
Shënime dhe rekomandime të rëndësishme
Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë
Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit të cilat përshkruajnë pajisjen elektroshtëpiake dhe përdorimin e saj të rregullt dhe të duhur. udhëzimet zbatohen për disa lloje/modele të pajisjeve elektroshtëpiake; prandaj, këtu mund të përshkruhen parametra ose pajisje të cilat nuk janë të disponueshme në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Ne ju rekomandojmë që ta ruani këtë manual udhëzimi për referenca në të ardhmen dhe ta vendosni bashkë me pajisjen elektroshtëpiake në qoftë se do ta shisni në të ardhmen.
Manuali i udhëzimit përfshin variantin/modelin No Frost (pa ngrirje) të frigoriferit, i cili është i pajisur me një ventilator dhe në të cilin procesi i shkrirjes është automatik (vetëm në disa modele).
Kontrolloni për të gjitha dëmtimet ose parregullsitë në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Në qoftë se konstatoni se pajisja juaj elektroshtëpiake është e dëmtuar, njoftojeni shitësin nga i cili e keni blerë pajisjen elektroshtëpiake.
Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, lereni pajisjen elektroshtëpiake të qëndrojë në pozicion vertikal për një minimum prej 2 orësh. Kjo do të zvogëlojë mundësinë e defekteve të operimit për shkak të efekteve të transportit në sistemin e ftohjes.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
KUJDES! Rrezik zjarri/materiale të djegshme.
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregullat në fuqi.
KUJDES! Mos vendosni priza shumëfishe portative ose pajisje elektrike portative në pjesën e pasme të pajisjes elektroshtëpiake.
Përpara se të pastroni pajisjen elektroshtëpiake, shkëputeni nga rrjeti elektrik (hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit).
KUJDES! Në qoftë se kablli i furnizimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të tjerë me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmanget rreziku.
KUJDES! Kur të vendosni pajisjen elektroshtëpiake, sigurohuni që kablli i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose dëmtuar.
Në qoftë se nuk punon drita LED, thërrisni një teknik shërbimi. Mos u përpiqni të riparoni vetë ndriçimin LED, pasi ka rrezik të kontaktit me tensionin e lartë!
KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje elektrike brenda pajisjes elektroshtëpiake, me përjashtim të atyre që lejohen nga prodhuesi i kësaj pajisjeje frigoriferike.
KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, të ndryshme nga ato të rekomanduara nga prodhuesi.
KUJDES! Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm i cili rezulton nga qëndrueshmëria e dobët e pajisjes elektroshtëpiake, sigurohuni që ajo është instaluar sipas udhëzimit.
Rrezik nga ngrirja (morthi)
Mos vendosni asnjëherë ushqim të ngrirë në gojë dhe shmangni prekjen e ushqimeve të ngrira, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim nga ngrica ose morth.
Siguria e fëmijëve dhe e personave të dobët
Pajisja elektroshtëpiake nuk ka pë qëllim të përdoret nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse kur ata mbikëqyren ose udhëzohen nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.
Hiqeni paketimin e synuar për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake ose pjesët e veçanta të saj gjatë transportit dhe mbajini larg prekjes së fëmijëve. Ai paraqet rrezik plagosje ose asfiksimi.
Kur të hiqni një pajisje të përdorur elektroshtëpiake, shkëputeni kabllin e energjisë, hiqeni derën dhe raftet lerini në pajisjen elektroshtëpiake. Kjo nuk do t’i lejojë fëmijët që të mbyllen në pajisjen elektroshtëpiake.
Vetëm për tregjet Evropiane
Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.
Fëmijët nga mosha 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të marrin ushqime në pajisjet frigoriferike.
Përkujdesje në lidhje me frogoriferin.
Pajisja elektroshtëpiake përmban një sasi të vogël gazi R600a, të padëmshëm për mjedisin por të djegshëm. Sigurohuni që nuk do të dëmtohet asnjë pjesë nga sistemi i ftohjes. Një rrjedhje gazi nuk është e dëmshme për mjedisin, por mund të shkaktojë dëmtim të syve ose zjarr.
Në rast të rrjedhjes së gazit, ajroseni dhomën plotësisht, shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik dhe thërrisni një teknik shërbimi.
Informacion i rëndësishëm për përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake
KUJDES! Kjo pajisje elektroshtëpiake synohet të përdoret në banesa dhe në aplikime të ngjashme si:
-
zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
-
shtëpitë e fermave dhe klientët në hotele, motele dhe në mjedise të tjera banimi;
-
në ambientet e tipit shtrat dhe mëngjes;
-
në aplikime kateringu dhe të ngjashme jo për tregti.
KUJDES! Hapësirat e ajrosjes në pjesën e mbyllur ose në strukturën e pajisjes elektroshtëpiake, mbajini të papenguara.
Pajisja elektroshtëpiake nuk mund të mund përdoret jashtë dhe nuk duhet të ekspozohet në shi.
Mos mbani lëndë shpërthyese si kanaçe aerosoli me gazra të djegshëm të lëvizshëm në këtë pajisje elektroshtëpiake.
Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë kohore, fikeni atë duke përdorur butonin përkatës dhe hiqeni nga rrjeti elektrik. Boshatiseni pajisjen elektroshtëpiake, shkrijeni, pastrojeni dhe lereni derën të hapur.
Në rast defekti ose mosfurnizimi me energji elektrike, mos e hapni njësinë e ngrirjes për aq kohë sa ngrirësi nuk ka operuar për rreth 16 orë. Pas kësaj periudhe, përdoreni ushqimin e ngrirë ose siguroni ftohje të mjaftueshme (p.sh. një pajisje elektroshtëpiake zëvendësuese).
Informacion teknik për pajisjen elektroshtëpiake
Pllaka e të dhënave mund të gjendet në pjesën e përparme të pajisjes elektroshtëpiake. Ajo tregon të dhënat për tensionin, vëllimin bruto dhe neto, llojin dhe sasinë e gazit ftohës dhe informacionin për klasat klimatike.
Në qoftë se gjuha në pllakën e të dhënave nuk është gjuha e zgjedhjes suaj ose gjuha e vendit tuaj, ndërojeni atë me një nga gjuhët e dhëna.
KUJDES! Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës. Kjo gjithashtu mund të ndalojë ndotjen.
Mbrojtja e mjedisit
Paketimi është bërë nga materiale miqësore me mjedisin të cilat mund të riciklohen, të hidhen ose të shkatërrohen pa asnjë rrezik për mjedisin.
Heqja e një pajisjeje elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më
Për të mbrojtur mjedisin, çojeni pajisjen elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më në një qendër grumbullimi të pajisjeve elektroshtëpiake.
Përpara se të veproni kështu, bëni sa më poshtë:
-
shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik;
-
mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
Simboli në produkt ose në paketimin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si një mbetje e zakonshme shtëpiake. Produkti duhet të çohet në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike. Hedhja e produktit në mënyrën e duhur mund të ndihmojë në parandalimin e të gjitha ndikimeve negative të cilat mund të ndodhin në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve në rast të heqjes jo të rregullt të produktit. Për informacion të detajuar për heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni me organin përkatës bashkiak me detyrën e menaxhimit të mbetjeve, me shërbimin tuaj të hedhjes së mbetjeve ose me dyqanin ku e keni blerë produktin.
Këshilla për kursimin e energjisë me pajisjet elektroshtëpiake ftohëse
-
Instalojeni pajisjen elektroshtëpiake siç specifikohet në manualin e udhëzimit.
-
Mos e hapni derën më shpesh nga sa është e nevojshme.
-
Herë pas here, sigurojuni që ajri poshtë pajisjes elektroshtëpiake qarkullon pa pengesë.
-
Në qoftë se guarnicioni është i dëmtuar ose nuk bën një mbyllje të përsosur për çfarëdo arsye, zëvendësojeni sa më shpejt që të jetë e mundur.
-
Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura mirë ose në paketiminin e duhur.
-
Përpara se të vendosni ushqimin në frigorifer, lereni të ftohet në temperaturën e dhomës.
-
Shkrijeni ushqimin e ngrirë në ndarjen e frigoriferit.
-
Për të përdorur të gjithë vëllimin e ndarjes së brendshme të ngrirësit, hiqni disa nga sirtarët sipas përshkrimit në manualin e udhëzimit.
-
Shkrijeni ngrirësin tuaj tradicional kur në sipërfaqet e frigoriferit të jetë krijuar një shtresë ngrice ose akulli prej 3-5 milimetrash.
-
Sigurohuni që vendosja e rafteve në ndarje të jetë në uniformë dhe që ushqimi të vendoset në mënyrë që ajri të qarkullojë lirisht në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake (zbatoni vendosjen e rekomanduar të ushqimit sipas përshkrimit në udhëzime).
-
Në pajisjet elektroshtëpiake me ventilator, mos i bllokoni të çarat ose vrimat e ventilimit.
-
Në qoftë se nuk keni nevojë për ventilatorin ose për jonizuesin, fikini ato duke kalojuar në konsumin e zvogëluar të energjisë.
Instalimi dhe lidhja
Zgjedhja e dhomës
-
Pajisjen elektroshtëpiake instalojeni në një dhomë të thatë dhe të ajrosur mirë. Pajisja elektroshtëpiake do të opreojë siç duhet në qoftë se temperatura e mjedisit është në intervalin e specifikuar në tabelë. Klasi e pajisjes elektroshtëpiake është dhënë në tabelën e të dhënave/etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.
Klasi
Diapazoni i temperaturës së ambientit ° C
Lagështira Relative
E butë e zgjatur
SN
+10 deri +32
≤75%
E butë
N
+16 deri +32
Subtropikale
ST
+16 deri +38
Tropikale
T
+16 deri +43
Kjo pajisje nuk është për përdorim si pajisje inkaso.
Mos e vendosni një pajisje elektroshtëpiake në një dhomë ku temperatura mund të bjerë më poshtë se 5 °C, pasi kjo gjë mund të shkaktojë një operim jonormal ose mosfunksionim të pajisjes elektroshtëpiake!
-
Pas instalimit, priza e lidhjes me rrjetin e pajisjes elektroshtëpiake duhet të jetë e prekshme!
-
Mos e vendosni pajisjen elektroshtëpiake në afërsi të pajisjeve elektroshtëpiake të cilat rrezatojnë nxehtësi, si sobat e gatimit, sobat e ngrohjes, radiatorët, nxehësat e ujit, etj. Dhe mos e ekspozoni ndaj rrezeve direkte të diellit. Pajisja elektroshtëpiake duhet të qëndrojë të paktën 3 cm larg nga soba e gatimit me gaz ose elektrike ose të paktën 30 cm larg nga soba ngrohëse me naftë ose me lëndë djegëse të ngurta. Në qoftë se distanca midis këtyre burimeve t ënxehtësisë dhe pajisjes elektroshtëpiake është më e vogël, përdorni një panel izolues.
Vendosja e pajisjes
Instalimi i pajisjes duhet të kryhet nga të paktën dy persona, për të shmangur plagosjen e personave ose dëmtimin e pajisjes.
-
Pajisja është e paraparë për instalim të pambështetur. Për të arritur konsumin e vlerësuar/minimal të energjisë, siguroni gjithmonë 50 mm hapësirë midis murit dhe pjesës së pasme të pajisjes dhe 100 mm mbi pajisjen. Lejoni gjithashtu qarkullimin e duhur të ajrit në të dyja anët e pajisjes dhe mbi të.
-
Pajisja mund të vendoset ngjitur ose ndërmjet bufesë së kuzhinës apo rafteve, ose ngjitur me një mur. Në rast të një vendosjeje të tillë, pajisja do të funksionojë pa gabime; megjithatë, konsumi i energjisë mund të rritet. Respektoni hapësirën minimale sipër dhe prapa pajisjes, siç tregohet në figurë.
-
Merrni parasysh distancën ose hapësirën e nevojshme për të hapur derën e pajisjes, në mënyrë që të lejoni nxjerrjen ose heqjen e sirtarëve dhe rafteve (shikoni diagramën e instalimit).
Konfigurimi i pajisjes
-
Për të siguruar që pajisja të qëndrojë horizontalisht dhe që qarkullimi i mjaftueshëm i ajrit të sigurohet pas pajisjes, këmbëzat në pjesën e poshtme të pajisjes mund të kenë nevojë të rregullohen. Lartësia e këmbëzave mund të rregullohet me gishtat tuaj ose duke përdorur një çelës të përshtatshëm.
-
Lëreni derën të mbyllet automatikisht. Pastaj ktheni këmbëzat e rregullueshme në mënyrë që pjesa e sipërme e pajisjes të përkulet prapa me rreth 10 mm ose me 0.5°.
-
Kur dëshironi të lëvizni pajisjen, ngrini përsëri këmbëzat në mënyrë që pajisja të mund të lëvizë lirshëm mbi rulet rrotulluese. Pas lëvizjes së pajisjes në pozicionin e dëshiruar, drejtvendoseni sërish atë.
Kujdes! Përdorni rulet rrotulluese vetëm për të lëvizur pajisjen përpara dhe prapa, pasi ato nuk funksionojnë si rrota. Nëse e shtyni pajisjen në njërën anë ose në tjetrën, kjo mund të dëmtojë dyshemenë dhe rulet.
Rregullimi i derës së pajisjes
Nëse shihni se dera e pajisjes nuk është plotësisht në nivel (që dera e dhomëzës së ngrirësit dhe e dhomëzës së frigoriferit nuk janë në të njëjtin nivel), mund të përdorni mjetin e ofruar për të rregulluar lartësinë e derës.
Nëse dera e ngrirësit është më e lartë se dera e frigoriferit. Së pari, përdorni mjetin e pajisur për të kthyer vidën në menteshën e poshtme në drejtim të kundërt të akrepave të orës për të ngritur derën. Pastaj rregulloni kundërvidhën me një kaçavidë.
Lidhja e pajisjes elektroshtëpiake
-
Lidheni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik duke përdorur një kabëll. Priza në mur duhet të jetë e pajisur me tokëzim (fole sigurie). Tensioni dhe frekuenca nominale janë treguar në tabelën e të dhënave/ etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.
-
Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi. Pajisja elektroshtëpiake do t’I rezistojë shmangieve afatshkurtëra nga tensioni nominal por jo më shumë se +/- 6%.
Përshkrimi i pajisjes elektroshtëpiake
Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes elektroshtëpiake.
-
Drita LED në dhomëzën e ngrirësit
-
Rafti i derës së ngrirësit
-
Mbulesa e tubit të qarkullimit të ajrit të ngrirësit
-
Pajisje për prodhimin e akullit*
-
Rafti i ngrirësit
-
Sirtari i sipërm i ngrirësit
-
Sirtari i poshtëm i ngrirësit
-
Këmbëza e rregullueshme e majtë në pjesën e poshtme të pajisjes
-
Drita LED në dhomëzën e ngrirësit
-
Rafti i derës së frigoriferit
-
Mbulesa e kanalit të qarkullimit të ajrit të frigoriferit
-
Rafti i frigoriferit
-
Sirtari i sipërm i frigoriferit
-
Sirtari i poshtëm i frigoriferit
-
Këmbëza e rregullueshme e djathtë në pjesën e poshtme të pajisjes
*Vetëm në disa modele
Për shkak të ndryshimeve të herëpashershme në produktet tona, është e mundur që frigoriferi juaj të ndryshojë pak nga frigoriferi i përshkruar në këto udhëzime përdorimi, por funksionet dhe metodat e tij të përdorimit mbeten të njëjta.
Funksionimi i pajisjes elektroshtëpiake
A |
Tasti i vendosjes së temperaturës |
A1 |
Ekrani |
B |
Çelësi i dhomëzës së frigoriferit/ngrirësit |
B1 |
Ekrani i ndarjes së frigoriferit |
B2 |
Ekrani i ndarjes së ngrirësit |
C |
Tasti për të vendosur funksione shtesë |
C1 |
Treguesi i funksionit të ngrirjes intensive (Shkulmi i ngrirjes) |
C2 |
Treguesi i funksionit të mungesës së gjatë (holiday mode) |
C3 |
Treguesi i funksionit Eco |
C4 |
Treguesi i funksionit convert |
Ndezja/fikja e pajisjes elektroshtëpiake (on/off)
Ndezja: Për të ndezur pajisjen elektroshtëpiake, vendosni kabllon e rrymës në prizën e rrjetit elektrik.
Fikja: Për të fikur pajisjen elektroshtëpiake, hiqni kabllon e rrymës nga priza e rrjetit elektrik.
Rregullimi i temperaturës në pajisjen elektroshtëpiake
-
Temperatura e pajisjes është e paracaktuar nga fabrika në cilësimin e rekomanduar, d.m.th. 4 °C për ndarjen e frigoriferit dhe -18 °C për ndarjen e ngrirësit.
-
Pasi të ndizet pajisja elektroshtëpiake, mund të kalojnë disa orë që të arrihet temperatura e caktuar. Mos vendosni asnjë ushqim në frigorifer përpara se temperatura të shkojë në parametrin e përzgjedhur.
Me këtë model, mund të kaloni midis vendosjes së temperaturës së pjesës së frigoriferit dhe të ngrirësit. Mund ta bëni këtë duke shtypur B tastin për të ndriçuar simbolin për pjesën e pajisjes, temperaturën e së cilës dëshironi ta vendosni: B1 për pjesën e frigoriferit dhe B2 për pjesën e ngrirësit.
Temperatura në ndarjen e frigoriferit mund të vendoset pasi të ndizet simboli B1. Vendoseni temperaturën duke shtypur shkurtimisht butonin A.
-
Sa herë që shtypni A tastin, temperatura do të rritet me 1 °C. Cilësimi që keni zgjidhur, do të ruhet si temperatura më e fundit e vendosur për dhomëzën e frigoriferit.
-
Temperatura e ndarjes së frigoriferit mund të vendoset në rangun nga +1 ° C deri në +9 °C.
-
Cilësimi i rekomanduar për temperaturën është 4 °C.
Temperatura në ndarjen e ngrirësit mund të vendoset pasi të ndizet simboli B2. Vendoseni temperaturën duke shtypur shkurtimisht butonin A.
-
Sa herë që shtypni butonin A, temperatura do të rritet me 1 °C. Cilësimi që keni zgjidhur do të ruhet si temperatura më e fundit e vendosur për ndarjen e ngrirësit.
-
Temperatura në ndarjen e ngrirësit, mund të vendoset në gamën nga -16 °C deri në -24 C.
-
Cilësimi i rekomanduar për temperaturën është -18 °C.
10 sekonda pas shtypjes së butonit më të fundit, ekrani i ndarjes së ngrirësit kthehet automatikisht në ekranin e ndarjes së frigoriferit. Do të ndizet B1 dhe temperatura e vendosur për ndarjen e frigoriferit do të shfaqet në njësinë e ekranit A1.
Modaliteti i gatishmërisë të ekranit/njësisë së kontrollit
10 sekonda pasi të keni shtypur butonin më të fundit, njësia e kontrollit kalon në modalitetin e gatishmërisë. Të gjithë treguesit në njësinë e kontrollit do të fiken. Ka përjashtime kur disa tregues mbeten të ndezur megjithëse njësia e kontrollit është në gjendje gatishmërie. Përjashtime të tilla përfshijnë si më poshtë:
-
Në qoftë se ngrirja intensive është e aktivizuar (freezer boost), atëherë treguesi C1 do të mbetet i ndezur. Të gjithë treguesit e tjerë janë të fi kur.
-
Në qoftë se funksioni Eco është i aktivizuar, treguesi C3 do të vazhdojë të shfaqet në modalitetin e gatishmërisë. Të gjithë treguesit e tjerë janë të fi kur.
-
Në qoftë se funksioni holiday mode është i aktivizuar, treguesi C2 do të vazhdojë të shfaqet në modalitetin e gatishmërisë. Të gjithë treguesit e tjerë janë të fi kur.
-
Në qoftë se funksioni convert është i aktivizuar, treguesi C4 do të vazhdojë të shfaqet në modalitetin e gatishmërisë. Të gjithë treguesit e tjerë janë të fi kur.
-
Nëse aktivizohet funksioni manual i shkrirjes së dhomëzës së ngrirësit, atëherë Cd do të vazhdojë të shfaqet në njësinë e ekranit, edhe kur njësia e kontrollit është në modalitetin e gatishmërisë. Të gjithë treguesit e tjerë janë të fikur.
-
Nëse një nga alarmet aktivizohet ose nëse shfaqet një nga gabimet, ekrani do të shfaqë një mesazh specifik.
Dalja nga modaliteti i gatishmërisë: shtypni shkurtimisht cilindo tast ose hapni derën e dhomëzës së ftohjes.
Ngrirja intensive (ndarja e ngrirësit)()
-
Këtë cilësim përdoreni pas ndezjes së pajisjes për herë të parë, përpara pastrimit ose përpara se të fusni një sasi të madhe ushqimi.
Ndezja: ndizni modalitetin e ngrirjes intensive, duke shtypur tastin C aq herë sa duhet, që ekrani të shfaqë C1. Ekrani shfaq FF.
Fikja: fikni modalitetin e ngrirjes intensive, duke shtypur sërish tastin C derisa simboli C1 të fiket.
Nëse funksioni nuk çaktivizohet manualisht, ai do të çaktivizohet automatikisht pas afërsisht dy ditësh. Cilësimi kthehet në vlerën më të fundit.
-
Kur funksioni i ngrirjes intensive (fast freeze) është i aktivizuar, pajisja do të funksionojë me fuqi maksimale. Gjatë kësaj kohe, funksionimi do të jetë disi më i zhurrmshëm.
-
Kur aktivizohet funksioni i ngrirjes intensive, temperatura mund të jetë më e ulët edhe në ndarjen frigoriferike edhe në ndarjen ngrirëse.
Funksioni Eco()(Cilësimi i rekomanduar )
Ndezja: funksioni Eco ndizet duke shtypur tastin C aq herë sa duhet që ekrani të shfaqë C3.
Fikja: funksioni Eco mund të fiket duke shtypur sërish tastin C derisa simboli C3 të fiket.
Funksioni Eco do të çaktivizohet edhe kur të ndryshoni cilësimin e temperaturës në dhomëzën e ngrirësit ose të frigoriferit, si dhe kur të aktivizoni cilindo nga funksionet e tjera shtesë.
Funksioni i kthimit (Convert)()
E gjithë ndarja e ngrirësit mund të kthehet në ndarje ZeroZone. Temperatura në këtë ndarje është 0°C ose pak më poshtë. Rrjedhimisht, në këtë ndarje mos mbani ushqime të cilat janë të ndjeshme ndaj temperaturës së ulët, pasi ky ushqim mund të ngrijë. Përpara se të kaloni në funksionin ZeroZone, zbrazeni ndarjen e ngrirësit, për të mos lejuar që ushqimi i ngrirë të shkrijë dhe të prishet.
-
Ndezja e funksionit Convert: me një shtypje të gjatë (5 sekondëshe) të tastit C. Do të dëgjoni një bip dhe ekrani do të ndizet C4.
-
Kur të aktivizohet ky funksion, temperatura në dhomëzën e ngrirësit do të vendoset në 0°C, ndërsa temperatura në dhomëzën e frigoriferit do të vendoset në 4°C. "0°C" do të pulsojë në A1 ekran derisa temperatura në dhomëzën e ngirësit të arrijë temperaturën e duhur. Kur të arrihet kjo temperaturë, treguesi "0°C" do të qëndrojë ndezur vazhdimisht.
-
Vendosja e temperaturës në dhomëzën ZeroZone: përdorni tastin A për të vendosur temperaturën midis -2°C dhe +3°C.
-
Temperaturat janë me përafërsi dhe ato varen nga cilësimet e temperaturës në ndarjen e frigoriferit, temperatura e mjedisit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe sasia e ushqimit të vendosur. Edhe vendosja e një temperature më të lartë në ndarjen ZeroZone, do të rritë temperaturën në ndarjen e frigoriferit dhe anasjelltas. Rregulloni cilësimet sipas kushteve të operimit.
-
Kur frigoriferi punon në modalitetin ZeroZone, temperaturat në dhomëzën e frigoriferit mund të vendosen vetëm në intervalin nga 4 °C deri në +8 °C. Ne rekomandojmë një përdorim të tillë vetëm kur temperatura e mjedisit është midis + 16 °C dhe + 32 °C. Në temperatura më të larta ose më të ulëta, nuk është e mundur të garantohet temperatura e duhur në pajisje.
-
Kur të aktivizohet funksioni Convert, të gjitha funksionet e tjera do të çaktivizohen.
-
Fikja e funksionit Convert: duke shtypur sërish tastin për një kohë të gjatë C. Ju do të dëgjoni një bip dhe ekrani C4 do të fiket.
Modaliteti Holiday (mungesa e gjatë)
Këtë funksion përdoreni kur të largoheni për një periudhë të gjatë kohe, për shembull kur të shkoni me pushime ose kur të bëni një udhëtim të gjatë pune.
Ndezja: aktivizoni funksionin duke shtypur tastin C aq herë sa duhet që ekrani të shfaqë C2.
-
Kur të aktivizohet ky funksion, temperatura në ndarjen e frigoriferit do të vendoset në 15 °C dhe temperatura në ndarjen e ngrirësit do të vendoset në -18 °C.
Përpara se të aktivizoni këtë funksion, zbrazeni ndarjen e frigoriferit, pasi çdo ushqim delikat që ka mbetur në këtë ndarje mund të prishet .
Fikja: aktivizoni funksionin duke shtypur sërish tastin C derisa simboli C2 të fiket.
Alarmi për temperaturë të lartë
Nëse temperatura brenda pajisjes është shumë e lartë, në njësinë e ekranit do të aktivizohet alarmi akustik (toni me ndërprerje) dhe temperatura e vendosur e dhomëzës, ku temperatura është shumë e lartë, do të pulsojë.
-
Sa herë që e ndizni pajisjen, aktivizohet një vonesë prej 24 orësh në funksionimin e alarmit. Nëse pajisja nuk arrin një temperaturë mjaft të ulët pas kësaj faze, alarmi do të aktivizohet.
Fikja e alarmit:
-
Pranoni dhe fikni alarmin akustik duke shtypur cilindo tast. Temperatura aktuale në dhomëzën ku temperatura është shumë e lartë, do të fillojë të pulsojë në njësinë e ekranit. Në qoftë se nuk e pranoni dhe fikni alarmin akustik, atëhere ai do të aktivizohet çdo orë, për afërsisht 15 minuta.
-
Kur temperatura bie nën vlerën e alarmit, atëherë ekrani i temperaturës do të ndalojë së pulsuari dhe do të qëndrojë vazhdimisht ndezur. Do të shfaqet temperatura e dhomëzës së frigoriferit.
Alarmi i derës së hapur
Nëse dera e dhomëzës së frigoriferit ose e dhomëzës së ngrirësit është e hapur për një kohë të gjatë, do të aktivizohet një alarm akustik (bip përsëritës) dhe ikona B1 ose B2 në ndërfaqen e përdoruesit do të fillojë të vezullojë, në varësi të asaj se cila derë është e hapur. Nëse nuk e pranoni dhe fikni alarmin akustik, atëherë alarmi do të aktivizohet çdo 30 sekonda.
Fikja e alarmit: për të fikur alarmin, mbyllni derën e pajisjes.
Në qoftë se fikni alarmin duke shtypur cilindo buton dhe në qoftë se dera është ende e hapur, alarmi do të riaktivizohet pas 4 minutash.
Në qoftë se e lini derën hapur për më shumë se 10 minuta, alarmi nuk do të dëgjohet më. Operimi i pajisjes do të kalojë në modalitetin e sigurt, në mënyrë që të sigurojë ftohje të mjaftueshme dhe të mos lejojë prishjen e ushqimit, pavarësisht derës së hapur.
Alarmi për defekt/mungesë të furnizimit me energji
Nëse temperatura në pajisje arrin nivelin e alarmit gjatë një ndërprerjeje të energjisë, atëherë alarmi i temperaturës së lartë do të aktivizohet sapo të rivendoset furnizimi me energji. Alarmi do të bjerë dhe ekrani do të pulsojë PF.
Çaktivizoni alarmin duke shtypur cilindo nga tastet. Ekrani tregon temperaturën maksimale të matur të dhomëzës e ngrirësit.
Herën tjetër që shtypni tastitn, A do të shfaqet temperatura më e lartë e matur e dhomëzës së frigoriferit.
Nëse shtypni tastin edhe një herë, C alarmi i defektit të furnizimit me energji do të çaktivizohet përfundimisht dhe në njësinë e ekranit do të shfaqet temperatura e vendosur për dhomëzën e zgjedhur.
Në qoftë se në të njëjtën kohë do të aktivizohet edhe alarmi i temperaturës së lartë, pasi të keni çaktivizuar alarmin e defektit në furnizimin me energji, ai do të funksionojë sipas përshkrimit në kapitullin “Alarmi i temperaturës së lartë”.
Pajisjet e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake
(*Pajisjet janë në varësi të modelit)
Raftet
Raftet bosh mund të riorganizohen siç e shihni të arsyeshme nëpër udhëzuesit në pjesën e brendshme të pajisjes, pa pasur nevojë t'i hiqni ato nga pajisja. Për të lëvizur ose hequr një raft nga pajisja, tërhiqeni drejt jush, ngrijeni në pjesën e përparme dhe pastaj lëvizeni ose tërhiqeni nga pajisja. Në pjesën e pasme të raftit, ku temperatura është më e ulët, mbani ushqime që prishen shpejt.
Sirtari i frutave dhe perimeve (CrispZone)*
Sirtarët në pjesën e poshtme të frigoriferit janë të parapara për ruajtjen e frutave dhe perimeve. Ata sigurojnë lagështi dhe parandalojnë tharjen e ushqimit.
-
Nxjerrja jashtë e enës:
-
Tërhiqeni jashtë enën aq sa mund të shkojë. Pastaj, ngrijeni pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.
-
Raftet e derës
Pjesa e brendshme e derës së dhomëzës së frigoriferit dhe dhomëzës së ngrirësit është e pajisur me rafte të dizajnuara për ruajtjen e paketimeve të vogla.
Ju mund t’i vendosni raftet sipas dëshirës duke i ngritur ato pak nga zgavrat që i mbajnë në vend dhe duke i lëvizur ato drejt vendit të dëshiruar, duke u siguruar që t'i vendosni në zgavrat e atjeshme.
Raftet e poshtme në derën e dhomëzës së frigoriferit janë të dizajnuara për ruajtjen e shisheve.
Ngarkesa maksimale në secilën derë është 5 kg.
Sistemi i shpërndarjes së ajrit (MultiFlow)*
-
Sistemi i avancuar MultiFlow shpërndan ajrin në mënyrë të barabartë dhe barazon temperaturën në të gjithë frigoriferin. Ky sistem gjithashtu lejon vendosjen e çdo lloj ushqimi në çdo raft në frigorifer, pasi nuk ka ndryshime të temperaturës midis tyre.
Bombola e ujit*
(Vetëm në disa modele)
Bombola e ujit, e vendosur në derën e frigoriferit, shërben për ruajtjen e ujit të pijshëm. Me një bombol uji, mund të merrni lehtësisht ujë të ftohtë pa pasur nevojë të hapni derën e dhomëzës së frigoriferit.
Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë
Para se të përdorni bombolën e ujit për herë të parë, ajo duhet të pastrohet sipas udhëzimeve në vijim:
-
Mbajeni bombolën e ujit në të dyja anët dhe tërhiqeni lart me një tundje të lehtë.
-
Zhvidhosni kokën dhe pastrojeni, ndërsa gjithashtu pastroni pjesën e brendshme të bombolës së ujit.
Instalimi
-
Fusni kokën e bombolës në hapje.
-
Vendoseni enën në udhëzuesit në derën e frigoriferit.
-
Shtypni të dyja anët e enës së ujit teposhtë.
-
Kur dëgjoni një klikim, kjo do të thotë që kontejneri është vendosur në vendin e synuar.
Kujdes!
-
Kini kujdes të mos shtypni në kokë.
-
Kur instaloni enën e ujit, sigurohuni që së pari të fusni kokën në hapje.
Mbushja me ujë
Para se të mbushni enën me ujë të pijshëm, sigurohuni që ena e ujit të jetë vendosur fort në pozicionin e synuar.
Kujdes!
Hidhni deri në 3 litra ujë në enë (siç rekomandohet), por sigurohuni që uji të mos tejkalojë nivelin maksimal, përndryshe mund të derdhet kur kapaku është i mbyllur.
Hapni kapakun dhe shtini ujin brenda. Pas shtënies së ujit, mos harroni të mbyllni përsëri kapakun plotësisht.
Shpërndarja e ujit
-
Sigurohuni që kapaku i enës së ujit të jetë i instaluar.
-
Mbyllni derën e frigoriferit dhe kontrolloni bombolën e ujit.
Hedhja e ujit në gotë
Vendosni një gotë të përshtatshme nën bombolën e ujit të ftohtë.
Mos e shtypni levën e bombolës nëse nuk ka gotë nën rubinet, përndryshe nga bombola mund të rrjedhë ujë.
Pastrimi
-
Hiqni me kujdes enën e ujit nga dera e frigoriferit. Pastroni butësisht enën, kapakun dhe kokën me ujë.
-
Pas pastrimit të bombolës, lëreni të thahet ose thajeni me një tharëse.
-
Nëse e përdorni shpesh bombolën e ujit të ftohtë, shumë ujë mund të grumbullohet në tabakanë e pikimit të rubinetit të bombolës, i cili gjithashtu mund të bjerë në dysheme dhe ta lagë atë. Fshini rregullisht enën me një leckë të thatë, në mënyrë që të mos grumbulloni shumë ujë në tabaka.
Mbajtja e ushqimit në frigorifer
Këshilla të rëndësishme në lidhje me mbajtjen e ushqimeve
Përdorimi, i rregullt i pajisjes elektroshtëpiake, paketimi në mënyrën e duhur, mbajtja e temperaturës së duhur dhe zbatimi i standardeve të higjienës së ushqimit, kanë një ndikim vendimtar në cilësinë e mbajtjes së ushqimit.
Vini re datat e skadencës së ushqimit, të treguara në paketim.
Ushqimet e ruajtura në frigorifer duhet të mbahen në enë të mbyllura ose në paketimin e duhur për të mos e lejuar lëshimin ose marrjen e aromave dhe të lagështirës.
Mos mbani në frigorifer lëndë të djegshme, të paqëndrueshme dhe shpërthyese.
Shishet me përmbajtje të lartë alkooli duhet të mbyllen mirë dhe të mbahen në pozicion të ngritur.
Disa solucione organike, vajra esencialë të lëkurës së limonit dhe portokallit, acid gjalpi, etj., mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike në rast të kontaktit të zgjatur, duke shkaktuar dëmtim dhe vjetërim të parakohshëm të këtyre materialeve.
Aromat e padëshiruara paralajmërojnë mungesën e pastërtisë së pajisjes elektroshtëpiake ose përmbajtje të prishura (shiko kapitullin Pastrimi i Pajisjes Elektroshtëpiake).
Në qoftë se ikni nga shtëpia për një periudhë të gjatë kohore, hiqini sendet që mund të prishen nga frigoriferi.
Shmangia e kontaminimit të ushqimit
Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi të respektoni udhëzimet e mëposhtme:
-
Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes.
-
Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të kullimit.
-
Mishin e papërpunuar dhe peshkun, në frigorifer mbajeni në enë të përshtatshme, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt ose të kullojnë në ushqimet e tjera.
-
Në rast se pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën e hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.
Ngrirja dhe mbajtja e ushqimeve të ngrira
Procedura e ngrirjes
Sasia maksimale e ushqimit të freskët që mund të futet menjëherë është e specifikuar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektro-shtëpiake. Në qoftë se sasia e ushqimit që do të ngrihet e tejkalon sasinë e treguar, cilësia e ngrirjes do të jetë më e ulët; rrjedhimisht, cilësia e ushqimit tashmë të ngrirë do të përkeqësohet.
-
Aktivizojeni funksionin super freeze (super ngrirje) 24 orë pasi të keni ngrirë ushqimin e freskët:
-
Shtypni tastin C aq herë sa duhet që ekrani të shfaqë C1
-
-
Ju mund të vendosni ushqime të freskëta në zonën e ngrirësit.
Sigurohuni që ushqimi i freskët të mos jetë në kontakt me ushqimin që është tashmë i ngrirë.
-
Kur ngrihen sasi më të vogla ushqimi (1-2 kilogram), aktivizimi i funksionit super freeze nuk është i nevojshëm.
Këshilla të rëndësishme për ngrirjen
Përdoreni ngrirësin vetëm për të ngrirë ushqimet e përshtatshme për ngrirje. Përdorni gjithmonë ushqime cilësore dhe të freskëta.
Zgjidhni paketimin më të përshtatshëm për ushqimin dhe përdoreni paketimin në mënyrë të rregullt.
Sigurohuni që paketimi është i mbyllur mirë ndaj ajrit dhe ujit, në mënyrë që ushqimi të mos thahet dhe të mos i humbë vitaminat e tij.
Shënojeni llojin e ushqimit, sasinë dhe datën e ngrirjes në paketim.
Është e rëndësishme që ushqimi të ngrijë shpejt. Rrjedhimisht, rekomandohen paketimet më të vogla. Përpara se ta vendosni në ngrirje, ushqimin vendoseni në pjesën frigoriferike.
Mbajtja e ushqimeve të ngrira në mënyrë industriale
-
Kur mbahen dhe përdoren ushqime të ngrira, zbatoni udhëzimet e prodhuesit. Temperatura dhe data e skadencës janë të shkruara në paketim.
-
Zgjidhni vetëm ushqim me paketim të padëmtuar, të mbajtur në ngrirësa në temperaturat prej –18 °C ose më të ulëta.
-
Mos blini ushqim të mbuluar me brymë (akull) pasi kso gjë tregon se ai është shkrirë pjesërisht disa herë dhe se është i një cilësie më të ulët.
-
Mbrojeni ushqimin nga shkrirja gjatë transportit. Në rast të rritjes së temperaturës, koha e mbajtjes duhet të jetë më e shkurtër dhe do të ulet cilësia.
Koha e mbajtjes së ushqimeve të ngrira
Koha e rekomanduar e mbajtjes në ngrirës
Lloji i ushqimit |
Koha |
---|---|
Fruta, mish lope |
nga 10 deri në 12 muaj |
Perime, mish viçi, shpendë |
nga 8 deri në 10 muaj |
Mish dreri |
nga 6 deri në 8 muaj |
Mish derri |
nga 4 deri në 6 muaj |
Mish i grirë ose në copa të vogla |
4 muaj |
Bukë, brumëra, ushqime të gatuara, copa peshku lean fish |
3 muaj |
Të brendshme |
2 muaj |
Sallamra të tymosur, peshq të dhjamur |
1 muaj |
Shkrirja e ushqimit të ngrirë
-
Shkrirja është një hap i rëndësishëm kur ushqimi ruhet i ngrirë. Ushqimi duhet të shkrihet në mënyrën e duhur.
-
Më poshtë janë metodat e përshtatshme të shkrirjes:
-
në frigorifer,
-
në ujë të ftohtë,
-
në një furrë me mikrovalë ose në një furrë tradicionale me një program të përshtatshëm për shkrirje.
-
-
Disa produkte të ngrira mund të gatuhen pa u shkrirë paraprakisht. Kjo do të specifi kohet nga prodhuesi në paketim.
-
Ushqimin paketojeni në sasi të vogla. Kjo do të lejojë që ushqimi të shkrijë më shpejt.
-
Ushqimin e shkrrirë pjesërisht ose plotësisht, përdoreni sa më shpejt të jetë e mundur. Bakteret në ushqimin e shkrirë riaktivizohen dhe ushqimi do të prishet shpejt. Kjo vlen veçanërisht për frutat, perimet dhe ushqimet e gatshme.
-
Mos e ngrini përsëri ushqimin që është shkrirë pjesërisht ose plotësisht.
Shkrirja e pajisjes elektroshtëpiake
Shkrirja automatike e frigoriferit
Frigoriferi nuk ka nevojë të shkrihet, sepse akulli në pjesën e brendshme të murit të pasëm shkrin automatikisht. I gjithë akulli i grumbulluar do të shkrijë kur njësia e kompresorit të mos jetë aktive. Pikat do të rrjedhin nëpërmjet një hapësire në murin e pasëm të frigoriferit në tabakanë e vendosur poshtë kompresorit, nga ku do të avullojnë.
Sigurohuni që hapësira në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit nuk do të bllokohet asnjëherë nga ushqimi ose nga asnjë objekt tjetër.
Në qoftë se në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit formohet një shtresë e trashë akulli (3–5 mm), fikeni pajisjen elektroshtëpiake dhe shkrijeni manualisht pajisjen elektroshtëpiake.
Shkrirja e një ngrirësi pa akull/NoFrost
-
Ngrirësi pa akull/NoFrost do të shkrijë automatikisht. Çdo shtresë akulli që mund të krijohet herë pas here do të zhduket automatikisht.
Pastrimi i pajisjes elektroshtëpiake
Para pastrimit, hiqeni pajisjen nga rrjeti - hiqeni pajisjen nga priza dhe hiqni kabllon e lidhjes nga priza.
-
Përdorni një leckë të butë për t’i pastrua të gjitha sipërfaqet. Pastruesit të cilët përmbajnë substanca gërryese, acide ose tretës nuk janë të përshtatshëm për pastrim, pasi ata mund të dëmtojnë sipërfaqen.
Pastrojeni pjesën e jashtme të pajisjes elektroshtëpiake me ujë ose me një tretësirë uji me sapun.
Sipërfaqet e lyera me llak dhe prej alumini mund të pastrohen me ujë të vakët në të cilin keni shtuar detergjent të lehtë. Përdorimi i pastruesave me përmbajtje të ulët alkooli lejohet (p.sh. pastruesit e dritareve). Për pastrimin e materialeve plastike mos përdorni pastrues të cilët përmbajnë alkool.
Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të pastrohet me ujë të vakët në të cilin keni hedhur pak uthull.
-
Mos i lani pjesët e aksesorëve të brendshëm të pajisjes elektroshtëpiake në lavastovilje, pasi mund të dëmtohen.
-
Krijimi i brymës ose akullit, me trashësi 3–5 mm, do të rritë konsumin e energjisë. Rrjedhimisht, ai duhet të hiqet rregullisht (nuk zbatohet në ngrirësat not NO FROST). Mos përdorni asnjë objekt të mprehtë, tretësa apo sprei.
-
Pas pastrimit, ndizeni përsëri pajisjen elektroshtëpiakedhe vendoseni ushqimin.
Zgjidhja e problemeve
Problemi: |
Shkaku ose zgjidhja: |
---|---|
Pajisja elektroshtëpiake është lidhur me rrjetin elektrik, por nuk funksionon. |
|
Sistemi ftohës operon pa ndërprerje për një periudhë të gjatë kohe: |
|
Krijimi i tepërt i akullit në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit mund të jetë rezultat i sa më poshtë: |
|
Krijim i akullit ose ngricës në brendësi të frigoriferit: |
|
Kondensimi (vesa) në raftin mbi sirtarët: |
|
Në murin e pasëm të ndarjes së frigoriferit ka bulëza: |
|
Nga frigoriferi pikon/rrjedh ujë: |
|
Dera hapet me vështirësi: |
|
Anët e pajisjes janë të ngrohta: |
|
Nuk punon ndriçimi LED: |
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet HI: |
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet PF: |
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E0 ose E8: |
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E1 ose E2: |
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E3 ose E4: |
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E6: |
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E7: |
|
Në njësinë e ekranit do të shfaqet E9: |
|
Në qoftë se këshillat e mësipërme nuk e zgjidhin problemin tuaj, thërrisni qendrën më të afërt të shërbimit të autorizuar dhe përcaktoni llojin, modelin dhe numrin serial të shkruar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektroshtëpaike ose në etiketën që ndodhet në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.
Informacion në lidhje me zhurmën e pajisjes elektroshtëpiake
Ftohja në ngrirësat frigoriferikë bëhet e mundur nga një sistem ftohës i cili përfshin edhe një kompresor (në disa pajisje elektroshtëpiake edhe një ventilator), i cili krijon pak zhurmë. Niveli i zhurmës është në varësi të instalimit, përdorimit të duhur dhe moshës së pajisjes elektroshtëpiake.
-
Pas lidhjes së pajisjes elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, operimi i kompresorit ose zhurma e lëngut që rrjedh, mund të jetë disi më e lartë. Kjo nuk është një shenjë e keqfunksionimit dhe nuk do të ndikojë në jetën e dobishme të pajisjes elektroshtëpiake. Me kalimin e kohës, operimi i pajisjes elektroshtëpiake dhe zhurma do të bëhen më të qeta.
-
Ndonjëherë, zhurma ta pazakonta ose më të forta mund të dëgjohen gjatë operimit të pajisjes elektroshtëpiake; këto janë kryesisht si rezultat i instalimit jo të duhur:
-
Pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë në nivel dhe e palëvizshme në një bazë të fortë.
-
Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsi.
-
Sigurohuni që pajisjet e brendshme të jenë të futura siç duhet në vendet e tyre dhe që zhurma nuk shkaktohet nga kanaçet që kërcasin, nga shishet apo nga enët e tjera të vendosura ngjitur me njëra-tjetrën.
-
-
Për shkak të ngarkesës së lartë të punës në sistemin e ftohjes kur dera hapet më shpesh ose për një kohë më të gjatë, kur futet një sasi e madhe ushqimi të freskët ose kur janë të aktivizuar funksionet e ngrirjes ose të ftohjes intensive, pajisja elektroshtëpiake mund të bëjë përkohësisht më shumë zhurmë.