UDHËZIME PËR PËRDORIMIN

E NJË FRIGORIFERI NGRIRËS VERTIKAL

Këshilla të rëndësishme për sigurinë

Informacion dhe këshilla të përgjithshme

Ne ju falënderojmë për besimin që keni treguar duke blerë pajisjen tonë elektroshtëpiake, e cila është projektuar për të lehtësuar jetën tuaj. Për ta bërë më të thjeshtë përdorimin e këtij produkti, ne kemi ofruar udhëzimet e detajuara për përdorim dhe udhëzimet e instalimit të dhëna në një fletë të veçantë. Udhëzimet duhet t’ju mundësojnë që të mësoni për pajisjen tuaj elektroshtëpiake të re sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ne dëshirojmë që ju të gjeni mjaft kënaqësi gjatë përdorimit të saj.

Ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit, në të cilën ju mund të fusni numrin e modelit të pajisjes suaj elektroshtëpiake, të treguar në pllakën e të dhënave në fletën e garancisë, për të gjetur përshkrimin e detajuar të pajisjes suaj elektroshtëpiake, këshillat e përdorimit, zgjidhjen e problemeve, informacion për shërbimin, udhëzimet e përdorimit, etj.

INTERNEThttp://www.gorenje.com

Pajisja elektroshtëpiake është synuar vetëm për përdorim familjar.

Frigoriferi është synuar për të mbajtur ushqim të freskët në temperaturat mbi 0°C.

Ngrirësi është synuar për të ngrirë ushqimin e freskët dhe për të mbajtur për kohë të gjatë ushqimin e ngrirë (deri në një vit, në varësi të llojit të ushqimit).

Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:

Informacion, këshillë ose rekomandim

Kujdes – rrezik i përgjithshëm

Kujdes – rrezik nga goditja elektrike

Kujdes – rrezik nga zjarri

Shënime dhe rekomandime të rëndësishme

Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë

Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit të cilat përshkruajnë pajisjen elektroshtëpiake dhe përdorimin e saj të rregullt dhe të duhur. udhëzimet zbatohen për disa lloje/modele të pajisjeve elektroshtëpiake; prandaj, këtu mund të përshkruhen parametra ose pajisje të cilat nuk janë të disponueshme në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Ne ju rekomandojmë që ta ruani këtë manual udhëzimi për referenca në të ardhmen dhe ta vendosni bashkë me pajisjen elektroshtëpiake në qoftë se do ta shisni në të ardhmen.

Manuali i udhëzimit përfshin variantin/modelin No Frost (pa ngrirje) të frigoriferit, i cili është i pajisur me një ventilator dhe në të cilin procesi i shkrirjes është automatik (vetëm në disa modele).

Kontrolloni për të gjitha dëmtimet ose parregullsitë në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Në qoftë se konstatoni se pajisja juaj elektroshtëpiake është e dëmtuar, njoftojeni shitësin nga i cili e keni blerë pajisjen elektroshtëpiake.

Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, lereni pajisjen elektroshtëpiake të qëndrojë në pozicion vertikal për një minimum prej 2 orësh. Kjo do të zvogëlojë mundësinë e defekteve të operimit për shkak të efekteve të transportit në sistemin e ftohjes.

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë

KUJDES! Rrezik zjarri/materiale të djegshme.

Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregullat në fuqi.

KUJDES! Mos vendosni priza shumëfishe portative ose pajisje elektrike portative në pjesën e pasme të pajisjes elektroshtëpiake.

Përpara se të pastroni pajisjen elektroshtëpiake, shkëputeni nga rrjeti elektrik (hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit).

KUJDES! Në qoftë se kablli i furnizimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të tjerë me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmanget rreziku.

KUJDES! Kur të vendosni pajisjen elektroshtëpiake, sigurohuni që kablli i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose dëmtuar.

Në qoftë se nuk punon drita LED, thërrisni një teknik shërbimi. Mos u përpiqni të riparoni vetë ndriçimin LED, pasi ka rrezik të kontaktit me tensionin e lartë!

KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje elektrike brenda pajisjes elektroshtëpiake, me përjashtim të atyre që lejohen nga prodhuesi i kësaj pajisjeje frigoriferike.

KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, të ndryshme nga ato të rekomanduara nga prodhuesi.

KUJDES! Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm i cili rezulton nga qëndrueshmëria e dobët e pajisjes elektroshtëpiake, sigurohuni që ajo është instaluar sipas udhëzimit.

Rrezik nga ngrirja (morthi)

Mos vendosni asnjëherë ushqim të ngrirë në gojë dhe shmangni prekjen e ushqimeve të ngrira, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim nga ngrica ose morth.

Siguria e fëmijëve dhe e personave të dobët

Pajisja elektroshtëpiake nuk ka pë qëllim të përdoret nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse kur ata mbikëqyren ose udhëzohen nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.

Hiqeni paketimin e synuar për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake ose pjesët e veçanta të saj gjatë transportit dhe mbajini larg prekjes së fëmijëve. Ai paraqet rrezik plagosje ose asfiksimi.

Kur të hiqni një pajisje të përdorur elektroshtëpiake, shkëputeni kabllin e energjisë, hiqeni derën dhe raftet lerini në pajisjen elektroshtëpiake. Kjo nuk do t’i lejojë fëmijët që të mbyllen në pajisjen elektroshtëpiake.

Vetëm për tregjet Evropiane

Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.

Fëmijët nga mosha 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të marrin ushqime në pajisjet frigoriferike.

Përkujdesje në lidhje me frogoriferin.

Pajisja elektroshtëpiake përmban një sasi të vogël gazi R600a, të padëmshëm për mjedisin por të djegshëm. Sigurohuni që nuk do të dëmtohet asnjë pjesë nga sistemi i ftohjes. Një rrjedhje gazi nuk është e dëmshme për mjedisin, por mund të shkaktojë dëmtim të syve ose zjarr.

Në rast të rrjedhjes së gazit, ajroseni dhomën plotësisht, shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik dhe thërrisni një teknik shërbimi.

Informacion i rëndësishëm për përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake

KUJDES! Kjo pajisje elektroshtëpiake synohet të përdoret në banesa dhe në aplikime të ngjashme si:

  • zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;

  • shtëpitë e fermave dhe klientët në hotele, motele dhe në mjedise të tjera banimi;

  • në ambientet e tipit shtrat dhe mëngjes;

  • në aplikime kateringu dhe të ngjashme jo për tregti.

KUJDES! Hapësirat e ajrosjes në pjesën e mbyllur ose në strukturën e pajisjes elektroshtëpiake, mbajini të papenguara.

Pajisja elektroshtëpiake nuk mund të mund përdoret jashtë dhe nuk duhet të ekspozohet në shi.

Mos mbani lëndë shpërthyese si kanaçe aerosoli me gazra të djegshëm të lëvizshëm në këtë pajisje elektroshtëpiake.

Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë kohore, fikeni atë duke përdorur butonin përkatës dhe hiqeni nga rrjeti elektrik. Boshatiseni pajisjen elektroshtëpiake, shkrijeni, pastrojeni dhe lereni derën të hapur.

Në rast defekti ose mosfurnizimi me energji elektrike, mos e hapni njësinë e ngrirjes për aq kohë sa ngrirësi nuk ka operuar për rreth 16 orë. Pas kësaj periudhe, përdoreni ushqimin e ngrirë ose siguroni ftohje të mjaftueshme (p.sh. një pajisje elektroshtëpiake zëvendësuese).

Informacion teknik për pajisjen elektroshtëpiake

Pllaka e të dhënave mund të gjendet në pjesën e përparme të pajisjes elektroshtëpiake. Ajo tregon të dhënat për tensionin, vëllimin bruto dhe neto, llojin dhe sasinë e gazit ftohës dhe informacionin për klasat klimatike.

Në qoftë se gjuha në pllakën e të dhënave nuk është gjuha e zgjedhjes suaj ose gjuha e vendit tuaj, ndërojeni atë me një nga gjuhët e dhëna.

KUJDES! Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës. Kjo gjithashtu mund të ndalojë ndotjen.

Mbrojtja e mjedisit

Paketimi është bërë nga materiale miqësore me mjedisin të cilat mund të riciklohen, të hidhen ose të shkatërrohen pa asnjë rrezik për mjedisin.

Heqja e një pajisjeje elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më

Për të mbrojtur mjedisin, çojeni pajisjen elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më në një qendër grumbullimi të pajisjeve elektroshtëpiake.

Përpara se të veproni kështu, bëni sa më poshtë:

  • shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik;

  • mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.

kanta1_FACE_LIFT Simboli në produkt ose në paketimin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si një mbetje e zakonshme shtëpiake. Produkti duhet të çohet në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike. Hedhja e produktit në mënyrën e duhur mund të ndihmojë në parandalimin e të gjitha ndikimeve negative të cilat mund të ndodhin në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve në rast të heqjes jo të rregullt të produktit. Për informacion të detajuar për heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni me organin përkatës bashkiak me detyrën e menaxhimit të mbetjeve, me shërbimin tuaj të hedhjes së mbetjeve ose me dyqanin ku e keni blerë produktin.

Këshilla për kursimin e energjisë me pajisjet elektroshtëpiake ftohëse

  • Instalojeni pajisjen elektroshtëpiake siç specifikohet në manualin e udhëzimit.

  • Mos e hapni derën më shpesh nga sa është e nevojshme.

  • Herë pas here, sigurojuni që ajri poshtë pajisjes elektroshtëpiake qarkullon pa pengesë.

  • Në qoftë se guarnicioni është i dëmtuar ose nuk bën një mbyllje të përsosur për çfarëdo arsye, zëvendësojeni sa më shpejt që të jetë e mundur.

  • Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura mirë ose në paketiminin e duhur.

  • Përpara se të vendosni ushqimin në frigorifer, lereni të ftohet në temperaturën e dhomës.

  • Shkrijeni ushqimin e ngrirë në ndarjen e frigoriferit.

  • Për të përdorur të gjithë vëllimin e ndarjes së brendshme të ngrirësit, hiqni disa nga sirtarët sipas përshkrimit në manualin e udhëzimit.

  • Sigurohuni që vendosja e rafteve në ndarje të jetë në uniformë dhe që ushqimi të vendoset në mënyrë që ajri të qarkullojë lirisht në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake (zbatoni vendosjen e rekomanduar të ushqimit sipas përshkrimit në udhëzime).

Instalimi dhe lidhja

Zgjedhja e dhomës

  • Pajisjen elektroshtëpiake instalojeni në një dhomë të thatë dhe të ajrosur mirë. Pajisja elektroshtëpiake do të opreojë siç duhet në qoftë se temperatura e mjedisit është në intervalin e specifikuar në tabelë. Klasi e pajisjes elektroshtëpiake është dhënë në tabelën e të dhënave/etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.

    Përshkrimi

    Klasi

    Diapazoni i temperaturës së ambientit ° C

    Lagështira Relative

    E butë e zgjatur

    SN

    +10 deri +32

    ≤75%

    E butë

    N

    +16 deri +32

    Subtropikale

    ST

    +16 deri +38

    Tropikale

    T

    +16 deri +43

    Kjo pajisje nuk është për përdorim si pajisje inkaso.

    Mos e vendosni një pajisje elektroshtëpiake në një dhomë ku temperatura mund të bjerë më poshtë se 5 °C, pasi kjo gjë mund të shkaktojë një operim jonormal ose mosfunksionim të pajisjes elektroshtëpiake!

  • Pas instalimit, priza e lidhjes me rrjetin e pajisjes elektroshtëpiake duhet të jetë e prekshme!

  • Mos e vendosni pajisjen elektroshtëpiake në afërsi të pajisjeve elektroshtëpiake të cilat rrezatojnë nxehtësi, si sobat e gatimit, sobat e ngrohjes, radiatorët, nxehësat e ujit, etj. Dhe mos e ekspozoni ndaj rrezeve direkte të diellit. Pajisja elektroshtëpiake duhet të qëndrojë të paktën 3 cm larg nga soba e gatimit me gaz ose elektrike ose të paktën 30 cm larg nga soba ngrohëse me naftë ose me lëndë djegëse të ngurta. Në qoftë se distanca midis këtyre burimeve t ënxehtësisë dhe pajisjes elektroshtëpiake është më e vogël, përdorni një panel izolues.

Shënim: Vendoseni pajisjen elektroshtëpiake në një dhomë mjaftueshëm të madhe. Duhet të jetë të paktën një hapësirë prej 1 m3 për 8 gram gazi ftohës. Sasia e gazit ftohës tregohet në pllakën e të dhënave në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.

Vendosja e pajisjes

Instalimi i pajisjes duhet të kryhet nga të paktën dy persona, për të shmangur plagosjen e personave ose dëmtimin e pajisjes.

  • Pajisja duhet të qëndrojë e niveluar ose të përkulet pak nga mbrapa. Ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe të vendoset në një bazament të fortë. Në pjesën e përparme, pajisja është e pajisur me dy këmbë të rregullueshme që mund të përdoren për të niveluar pajisjen. Në anën e pasme, rrotat mundësojnë një instalim më të lehtë të pajisjes (vetëm me disa modele).

POSTAVITEV_APARATA_RAHLO_NAZAJ

  • Pasi të keni niveluar pajisjen duke përdorur këmbët e rregullueshme, rregulloni këmbën shtesë për qëndrueshmëri më të mire të pajisjes.

  • Mos e ekspozoni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit dhe mos e vendosni pranë burimeve të nxehtësisë. Në qoftë se kjo gjë nuk mund të shmanget, instaloni një panel izolues.

  • Pajisja është menduar për instalim të lirë. Për të arritur konsumin e vlerësuar / minimal të energjisë, siguroni gjithmonë 50 mm hapësirë midis murit dhe pjesës së pasme të pajisjes si dhe në pjesën sipër pajisjes. Gjithashtu lejoni qarkullim të mjaftueshëm të ajrit në të dy anët e pajisjes si dhe në hapësirën sipër saj.

  • Pajisja mund të vendoset ngjitur ose ndërmjet bufesë së kuzhinës apo rafteve, ose ngjitur me një mur. Në rast të një vendosjeje të tillë, pajisja do të funksionojë pa gabime; megjithatë, konsumi i energjisë mund të rritet. Respektoni hapësirën minimale sipër dhe prapa pajisjes, siç tregohet në figurë.

  • Merrni parasysh distancën ose hapësirën e nevojshme për të hapur derën e pajisjes, në mënyrë që të lejoni nxjerrjen ose heqjen e sirtarëve dhe rafteve (shikoni diagramën e instalimit).

POSTAVITEV_APARATA_FS600-20_ADV-SUP

*varësisht nga modeli

**modeli me dorezë të integruar

***modeli me dorezë të jashtme/të dalë

Shënim: Kur vendosni pajisje pranë njëra-tjetrës, duhet të blihet dhe instalohet seti kundër lagështirës (kundër-kondensimit).

Kodi për të porositur setin:

Dhomë e thatë (lagështira relative nën 60%)

Pajisjet me një lartësi prej 1850 mm

pllakë plastike

NGJYRË GRI

850659

Lidhja e pajisjes elektroshtëpiake

VTICNICA

  • Lidheni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik duke përdorur një kabëll. Priza në mur duhet të jetë e pajisur me tokëzim (fole sigurie). Tensioni dhe frekuenca nominale janë treguar në tabelën e të dhënave/ etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.

  • Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi. Pajisja elektroshtëpiake do t’I rezistojë shmangieve afatshkurtëra nga tensioni nominal por jo më shumë se +/- 6%.

Kthimi i drejtimit të hapjes së derës

Drejtimi në të cilin hapet dera e pajisjes mund të kthehet.

Shënim: Para se të ktheni drejtimin e hapjes së derës, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik!

Mjetet e nevojshme:

SLIKA_NATIČNI_KLJUČ

Çelës kriket Nr. 8

SLIKA_KRIŽNI_IZVIJAČ

Kaçavidë me formë

SLIKA_PLOŠČATI_IZVIJAČ

Kaçavidë e rrafshët

SLIKA_KLJUČ_ŠT.8

Çelës fiso Nr. 8

Shënim:

  • Në qoftë se pajisja duhet të vendoset pjerrët që të mundësojë aksesin në pjesën e poshtme, kërkoni një person tjetër për ndihmë ose vendoseni butësisht pajisjen në një material të mbushur të butë për të mos e dëmtuar atë. Për të ndryshuar drejtimin e hapjes, veproni si më poshtë.

  1. Vendoseni pajisjen në pozicion të drejtë. Hapeni derën e sipërme dhe hiqini raftet e derës (për të parandaluar dëmtimin e tyre gjatë procedurës). Mbylleni derën.

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_1

  2. Hiqni kapakun e menteshës së sipërme (1).

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_2

  3. Hiqni vidat (2) dhe hiqni menteshën (3). Mbajeni derën që të mos bjerë ndërsa e bëni këtë veprim.

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_3

  4. Hiqeni derën e sipërme nga mentesha e mesme duke e ngritur me kujdes drejt lart. Shtrijeni derën në një sipërfaqe të butë.

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_4

  5. Merreni tapën/kapakun (e djathtë) (4) nga qesja dhe vendoseni në vendin nga ku është hequr mentesha e sipërme. Hiqeni dhe ruajeni tapën/kapakun nga ana tjetër (5) në të cilën do të zhvendoset mentesha.

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_5

  6. Hiqni kapakun (6) nga ana e majtë në derën e sipërme. Pastaj, hiqni kapakun (7) nga ana e djathtë e derës së sipërme. Vendosni kapakun (7) në anën e majtë të derës së sipërme dhe vendosni kapakun (6) nga ana e djathtë e derës së sipërme.

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_6

  7. Zhvidhoseni vidhën (8) dhe hiqeni mbajtësin e derës (10) dhe ndaluesin e derës (9). Pastaj, përdorni një kaçavidë (8) për të instaluar mbajtësen e derës të dhënë në qese, dhe ndaluesin e derës (9). Mbajeni mbajtësen e derës (10) në rast se ju nevojitet më vonë.

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_7-9

  8. Zhvidhosini vidhat nga mentesha e mesit dhe hiqeni atë. Pastaj, hiqni derën e poshtme nga mentesha e poshtme.

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_8

  9. Shtrijeni derën e poshtme në një sipërfaqe të butë. Zhvidhoseni vidhën (8) dhe hiqeni mbajtësin e derës (10) dhe ndaluesin e derës (9). Pastaj, përdorni një kaçavidë (8) për të vendosur mbajtësin e derës të furnizuar në dhënë në qese dhe ndaluesin e derës (9). Mbajeni mbajtësen e derës (10) në rast se ju nevojitet më vonë.

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_7-9

  10. Hiqeni tapën e menteshës së mesit dhe vendoseni në anën e kundërt.

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_10

  11. Anojeni pajisjen për nga prapa dhe hiqeni këmbëzën që rregullon nivelin (11).

  12. SLIKE_MENJAVA_VRAT_korak_12

    Hiqni tri vidat në menteshën e poshtme (14) dhe hiqeni atë. Hiqeni këmbëzën shtesë (12) nga kunja e menteshës së poshtme (13). Zhvidhosni kunjën (13) nga mentesha e poshtme dhe vidhoseni në anën e kundërt të menteshës, plotësojeni me këmbën shtesë (12).

  13. SLIKE_MENJAVA_VRAT_korak_13

    Bashkëngjiteni menteshën (14) në anën e kundërt duke përdorur vidat. Vidat duhet të bashkëgjiten sipas rendit të treguar në figurën më poshtë. Së pari, shtrëngoni vidën 1, pasuar nga vidat 2. Më pas, vidhosni këmbëzat e që rregullojnë nivelin (11).

  14. SLIKA_MENJAVA_VRAT_14

    Vendosni derën e poshtme në menteshën e poshtme dhe mbajini ato në vend. Rrotullojeni menteshën e mesit me 180°. Vendoseni rondelen në pozicionin e duhur dhe rregullojeni pozicionin e menteshës së mesit në mënyrë që të mund të instaloni dhe fiksoni derën e poshtme.

  15. Vendosni derën e sipërme në pozicionin e duhur dhe përdorni vidat (2) për të bashkangjitur menteshën e sipërme (3). Mbani derën e sipërme në vend ndërsa i poziciononi ato.

    SLIKA_MANJAVA_VRAT_17

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_15

  16. Vendoseni përsëri kapakun e menteshës së sipërme (1).

    SLIKA_MENJAVA_VRAT_16

  17. Hapeni derën e sipërme dhe rivendoseni raftin e derës; pastaj, mbylleni derën.

Shënim: Nëse modeli juaj ka dorezë, atëherë lëvizeni atë në anën e kundërt duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme.

Hiqni kapakët (1) dhe hiqni dy vidat (2) siç tregohet në figurë. Rrotullojeni dorezën (3) me 180° dhe vendoseni në anën e kundërt. Pastaj, mbërtheni vidat. (2) dhe zëvendësoni kapakët (1).

SLIKA_MENJAVA_ROČAJA

Përshkrimi i pajisjes elektroshtëpiake

Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes elektroshtëpiake.

SLIKA_APARATA_FS600-20_SUP_SGD

A Frigoriferi

  1. Njësia e kontrollit

  2. Ndriçimi LED

  3. Sistemi i shpërndarjes së ajrit (MultiFlow)

  4. Raftet prej xhami

  5. Kursori pë të kthyer sirtarin ZeroZone në enë për frutat dhe perimet*

  6. Sirtari ZeroZone*

  7. Sirtari CrispZone për fruta dhe perime me kontroll të lagështirës*

  8. Raftet e derës së poshtme

  9. Rafti i shisheve

B Ngrirësi

  1. Sirtari i sipërm i ruajtjes dhe ngrirjes

  2. Sirtari i kutisë së thellë (Deep SpaceBox) për ruajtjen dhe ngrirjen

  3. Sirtari i poshtëm i ruajtjes

*Vetëm në disa modele

  • Sirtarët janë të pajisur me një system, i cili nuk i lejon ato që ato të nxirren pa dashje. Për të hequr një sirtar nga pajisja, nxirrni atë deri në fund, pastaj ngrijeni në pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.

Funksionimi i pajisjes elektroshtëpiake

Njësia e kontrollit 1

UI_COMBI_FS600-20_SGD

A

Çelësi i vendosjes së temperaturës së dhomëzës së frigoriferit

A1

Ekrani i temperaturës së dhomëzës së frigoriferit (ndizet drita treguese mbi temperaturën e caktuar aktualisht)

B

Çelësi i vendosjes së temperaturës në ndarjen e ngrirësit dhe çelësi i funksioneve shtesë

B1

Ekrani i temperaturës së dhomëzës së frigoriferit (ndizet drita treguese mbi temperaturën e caktuar aktualisht)

C

Treguesi i super ngrirjes (drita treguese mbi simbolin C ndizet kur aktivizohet ngrirja intensive)

D

Treguesi i funksionit Convert (drita treguese mbi simbolin D ndizet kur aktivizohet funksioni Convert)

Ndezja/fikja e pajisjes elektroshtëpiake (on/off)

VTICNICA

Për të ndezur pajisjen elektroshtëpiake, vendosni kabllon e rrymës në prizën e rrjetit elektrik.

Për të fikur pajisjen elektroshtëpiake, hiqni kabllon e rrymës nga priza e rrjetit elektrik.

Rregullimi i temperaturës në pajisjen elektroshtëpiake

  • Temperatura e pajisjes është e paracaktuar nga fabrika në cilësimin e rekomanduar, d.m.th. 4 °C për dhomëzën e frigoriferit dhe -18 °C për dhomëzën e ngrirësit.

  • Pasi të ndizet pajisja, mund të duhen disa orë derisa të arrihet temperatura e caktuar. Mos vendosni asnjë ushqim në pajisja, përpara se temperatura të bjerë në cilësimin e zgjedhur.

Vendosja e temperaturës së dhomëzës së frigoriferit

SLIKA_SVETI_4

  • Rregullojeni temperaturën sipas dëshirës duke përdorur butonin A.

  • Vendoseni temperaturën e dëshiruar duke shtypur disa here resht butonin A.

  • Treguesi kalon nëpër cilësimet në mënyrë rrethore, nga e djathta në të majtë.

Numrat 2, 4, dhe 6 tregojnë gradët Celsius (°C) në ndarësen frigoriferike të pajisjes elektroshtëpiake.

  • Parametri i rekomanduar i temperaturës është +4 °C. Në këtë temperaturë, ruhen më gjatë cilësia dhe freskia e ushqimit.

  • Në qoftë se temperatura në dhomën ku është instaluar pajisja elektroshtëpiake është më poshtë se 16 °C, ne rekomandojmë vendosjen e një temperature më të ulët se 4 °C.

Vendosja e temperaturës së ndarëses ngrirëse

SLIKA_SVETI_-18

  • Rregullojeni temperaturën sipas dëshirës duke përdorur butonin B.

  • Vendoseni temperaturën e dëshiruar duke shtypur disa here rresht butonin B.

  • Treguesi kalon nëpër cilësimet në mënyrë rrethore, nga e djathta në të majtë.

Numrat -20, -18 dhe -16 tregojnë temperaturën në gradë Celsius (°C) në ndarjen ngrirëse të pajisjes.

  • Ne rekomandojmë vendosjen e temperaturës në -18 °C, pasi kjo do të ruajë cilësinë dhe freskinë e ushqimit më gjatë.

Funksioni i ngrirjes intensive (Shkulmi i ngrirjes)

  • Përdoreni këtë parametër pasi të ndizni për herë të parë pajisjen elektroshtëpiake, përpara pastrimit ose 24 orë përpara se të vendosni një sasi të madhe ushqimi.

SLIKA_INTENZIVNO_ZAMRZOVANJE

Për të aktivizuar: për të aktivizuar funksionin Super Freeze, shtypni butonin B (disa herë) deri sa drita mbi simbolin C të ndizet.

Kur aktivizohet funksioni i ngrirjes intensive, temperatura mund të jetë më e ulët edhe në ndarjen frigoriferike edhe në ndarjen ngrirëse.

Kur aktivizohet funksioni i ngrirjes intensive, pajisja elektroshtëpiake do të operojë me maksimumin e fuqisë. Gjatë kësaj kohe, operimi mund të jetë disi më i zhurmshëm.

Ngrirja ekstreme (sirtari i sipërm i ndarjes së ngrirësit): Kjo veçori funksionon vetëm në sirtarin e sipërm të ndarjes së ngrirësit. Ajo bazohet në furnizimin/fryrjen intensive të ajrit të ftohtë. Ngrirja më e shpejtë do të ruajë në ushqim për një kohë më të gjatë më shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese.

Për të çaktivizuar: shtypni butonin B përsëri për të vendosur temperaturën e dëshiruar B1. Drita mbi simbolin C do të fiket. Nëse funksioni i ngrirjes intensive nuk çaktivizohet manualisht, ai do të fiket automatikisht (pas afërsisht dy ditësh) dhe temperatura do të kthehet në vlerën e caktuar më së fundmi.

  • Në qoftë se ka ndërprerje të energjisë, ndërkohë që është aktiv funksioni i ngrirjes intensive, funksioni do të rifi llojë kur të kthehet furnizimit me energji elektrike.

Funksioni i kthimit (Convert)

E gjithë ndarësja e ngrirësit mund të konvertohet në një ndarje ZeroZone. Temperatura në këtë ndarje është në ose pak nën 0 °C. Prandaj, mos e ruani ushqimin që është i ndjeshëm ndaj temperaturës së ulët në këtë ndarje, pasi ushqimi i tillë mund të ngrijë. Para se të kaloni në funksionin ZeroZone, zbrazni ndarësin e ngrirësit për të parandaluar që ushqimi i ngrirë të shkrijë dhe të prishet.

SLIKA_CONVERT

  • Aktivizimi i funksionit Convert: mbani shtypur butonin B derisa të dëgjoni një bip dhe drita treguese mbi simbolin D të ndizet.

  • Duke aktivizuar funksionin, temperatura e ndarëses së ngrirësit do të vendoset në 0 °C. Drita mbi simbolin D do të pulsojë derisa ndarësja e ngrirësit të arrijë këtë temperaturë; kur ta arrijë, drita treguese do të ndizet vazhdimisht.

  • Temperaturat janë të përafërta dhe varen nga temperatura e mjedisit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe sasia e ushqimit të futur. Vendosja e një temperature më të lartë në dhomëzën ZeroZone gjithashtu do të rrisë temperaturën në ndarësin e frigoriferit dhe anasjelltas. Rregulloni cilësimin sipas kushteve të funksionimit.

  • Kur të aktivizohet funksioni Convert, të gjitha funksionet e tjera do të çaktivizohen.

  • Çaktivizimi i funksionit Convert: Mbani shtypur butonin B sërish derisa të dëgjoni një bip dhe drita treguese mbi simbolin D të fiket.

  • Kur funksioni çaktivizohet, cilësimi i temperaturës kthehet në cilësimin më të fundit të zgjedhur para se funksioni Convert të aktivizohej.

Funksioni Convert prek edhe temperaturat në sirtarin ZeroZone (shih kapitullin Përshkrimi i pajisjes). Kur aktivizohet ky funksion, temperatura në sirtar nuk do të jetë afër 0 °C. Përkundrazi, sirtari do të funksionojë si një kazani i frutave dhe perimeve pavarësisht nga cilësimi ose pozicioni i rrëshqitësit, që mund të çojë në prishjen e ushqimit. Prandaj, ne rekomandojmë lëvizjen e ushqimit të ndjeshëm ndaj temperaturave më të larta në një vend më të përshtatshëm.

Alarmi për temperaturë të lartë

  • Sa herë që e ndizni pajisjen, aktivizohet një vonesë prej 24 orësh në funksionimin e alarmit. Nëse pajisja nuk arrin një temperaturë mjaft të ulët pas kësaj faze, alarmi do të aktivizohet.

Nëse temperatura brenda pajisjes është shumë e lartë, alarmi akustik do të aktivizohet (toni i ndërprerë) dhe drita treguese mbi temperaturën e caktuar për ndarësen në të cilën temperatura është shumë e lartë do të pulsojë.

SLIKA_UTRIPA_4

Nëse temperatura është shumë e lartë në ndarësen e frigoriferit, atëherë drita treguese mbi temperaturën e caktuar A1 do të pulsojë.

SLIKA_UTRIPA_-18

Nëse temperatura është shumë e lartë në ndarësen e frigoriferit, atëherë drita treguese mbi temperaturën e caktuar B1 do të pulsojë.

Fikja e alarmit:

  • Për të pranuar dhe fikur alarmin akustik, shtypni butonin A ose B. Nëse alarmi nuk është i fikur, ai do të aktivizohet çdo orë për afërsisht 15 minuta.

  • Kur shtypni butonin A ose B për herë të parë, alarmi do të pranohet dhe do të fiket. Kur të shtypni butonin përsëri, ai do të funksionojë tashmë si një buton rregullimi.

  • Drita mbi temperaturën e caktuar A1 ose B1 do të vezullojë derisa pajisja të arrijë një temperaturë mjaft të ulët.

Alarmi i derës së hapur

Në qoftë se dera e frigoriferit ose ndarjes së ngrirësit qëndron e hapur për më shumë se 2 minuta, do të aktivizohet një alarm akustik (një bip që përsëritet). Në qoftë se alarmi nuk çaktivizohet manualisht, do të tingëllojë për 10 minuta.

Fikja e alarmit: për të fikur alarmin, mbyllni derën e pajisjes.

Në qoftë se fikni alarmin duke shtypur butonin B dhe në qoftë se dera është ende e hapur, alarmi do të riaktivizohet pas 4 minutash.

Nëse e lini derën hapur për më shumë se 10 minuta, atëherë alarmi do të ndalet dhe drita treguese mbi ekranin -16°C ose -18°C do të fillojë të pulsojë. Funksionimi i pajisjes elektroshtëpiake do të kalojë në modalitetin e sigurt në mënyrë që të sigurojë ftohje të mjaftueshme dhe të parandalojë prishjen e ushqimit pavarësisht nga dera e hapur.

Njësia e kontrollit 2

COMBI_FS600-20_SGD_UI2

A

Çelësi i vendosjes së temperaturës së dhomëzës së frigoriferit

A1

Ekrani i temperaturës së dhomëzës së frigoriferit (ndizet drita treguese mbi temperaturën e caktuar aktualisht)

B

Çelësi i vendosjes së temperaturës në ndarjen e ngrirësit dhe çelësi i funksioneve shtesë

B1

Ekrani i temperaturës së dhomëzës së frigoriferit (ndizet drita treguese mbi temperaturën e caktuar aktualisht)

C

Treguesi i super ngrirjes (drita treguese mbi simbolin C ndizet kur aktivizohet ngrirja intensive)

Ndezja/fikja e pajisjes elektroshtëpiake (on/off)

VTICNICA

Për të ndezur pajisjen elektroshtëpiake, vendosni kabllon e rrymës në prizën e rrjetit elektrik.

Për të fikur pajisjen elektroshtëpiake, hiqni kabllon e rrymës nga priza e rrjetit elektrik.

Rregullimi i temperaturës në pajisjen elektroshtëpiake

  • Temperatura e pajisjes është e paracaktuar nga fabrika në cilësimin e rekomanduar, d.m.th. 4 °C për dhomëzën e frigoriferit dhe -18 °C për dhomëzën e ngrirësit.

  • Pasi të ndizet pajisja, mund të duhen disa orë derisa të arrihet temperatura e caktuar. Mos vendosni asnjë ushqim në pajisja, përpara se temperatura të bjerë në cilësimin e zgjedhur.

Vendosja e temperaturës së dhomëzës së frigoriferit

COMBI_FS600-20_SGD_UI2_SET.TEMP_COOLER

  • Rregullojeni temperaturën sipas dëshirës duke përdorur butonin A.

  • Vendoseni temperaturën e dëshiruar duke shtypur disa here resht butonin A.

  • Treguesi kalon nëpër cilësimet në mënyrë rrethore, nga e djathta në të majtë.

Numrat 2, 4, 6 dhe 8 trgojnë gradët Celsius (°C) në ndarjen frigoriferike të pajisjes elektroshtëpiake.

  • Parametri i rekomanduar i temperaturës është +4 °C. Në këtë temperaturë, ruhen më gjatë cilësia dhe freskia e ushqimit.

  • Në qoftë se temperatura në dhomën ku është instaluar pajisja elektroshtëpiake është më poshtë se 16 °C, ne rekomandojmë vendosjen e një temperature më të ulët se 4 °C.

Vendosja e temperaturës së ndarëses ngrirëse

COMBI_FS600-20_SGD_UI2_SET.TEMP_FREEZER

  • Rregullojeni temperaturën sipas dëshirës duke përdorur butonin B.

  • Vendoseni temperaturën e dëshiruar duke shtypur disa here rresht butonin B.

  • Treguesi kalon nëpër cilësimet në mënyrë rrethore, nga e djathta në të majtë.

Numrat -22, -18 dhe -16 tregojnë temperaturën në gradë Celsius (°C) në ndarjen ngrirëse të pajisjes.

  • Ne rekomandojmë vendosjen e temperaturës në -18 °C, pasi kjo do të ruajë cilësinë dhe freskinë e ushqimit më gjatë.

Funksioni i ngrirjes intensive (Shkulmi i ngrirjes)

  • Përdoreni këtë parametër pasi të ndizni për herë të parë pajisjen elektroshtëpiake, përpara pastrimit ose 24 orë përpara se të vendosni një sasi të madhe ushqimi.

COMBI_FS600-20_SGD_UI2_FAST_FREEZE

Për të aktivizuar: për të aktivizuar funksionin Super Freeze, shtypni butonin B (disa herë) deri sa drita mbi simbolin C të ndizet.

Kur aktivizohet funksioni i ngrirjes intensive, temperatura mund të jetë më e ulët edhe në ndarjen frigoriferike edhe në ndarjen ngrirëse.

Kur aktivizohet funksioni i ngrirjes intensive, pajisja elektroshtëpiake do të operojë me maksimumin e fuqisë. Gjatë kësaj kohe, operimi mund të jetë disi më i zhurmshëm.

Për të çaktivizuar: shtypni butonin B përsëri për të vendosur temperaturën e dëshiruar B1. Drita mbi simbolin C do të fiket. Nëse funksioni i ngrirjes intensive nuk çaktivizohet manualisht, ai do të fiket automatikisht (pas afërsisht dy ditësh) dhe temperatura do të kthehet në vlerën e caktuar më së fundmi.

  • Në qoftë se ka ndërprerje të energjisë, ndërkohë që është aktiv funksioni i ngrirjes intensive, funksioni do të rifi llojë kur të kthehet furnizimit me energji elektrike.

Alarmi për temperaturë të lartë

  • Sa herë që e ndizni pajisjen, aktivizohet një vonesë prej 24 orësh në funksionimin e alarmit. Nëse pajisja nuk arrin një temperaturë mjaft të ulët pas kësaj faze, alarmi do të aktivizohet.

Nëse temperatura brenda pajisjes është shumë e lartë, alarmi akustik do të aktivizohet (toni i ndërprerë) dhe drita treguese mbi temperaturën e caktuar për ndarësen në të cilën temperatura është shumë e lartë do të pulsojë.

COMBI_FS600-20_SGD_UI2_UTRIPA_4

Nëse temperatura është shumë e lartë në ndarësen e frigoriferit, atëherë drita treguese mbi temperaturën e caktuar A1 do të pulsojë.

COMBI_FS600-20_SGD_UI2_UTRIPA_-18

Nëse temperatura është shumë e lartë në ndarësen e frigoriferit, atëherë drita treguese mbi temperaturën e caktuar B1 do të pulsojë.

Fikja e alarmit:

  • Për të pranuar dhe fikur alarmin akustik, shtypni butonin A ose B. Nëse alarmi nuk është i fikur, ai do të aktivizohet çdo orë për afërsisht 15 minuta.

  • Kur shtypni butonin A ose B për herë të parë, alarmi do të pranohet dhe do të fiket. Kur të shtypni butonin përsëri, ai do të funksionojë tashmë si një buton rregullimi.

  • Drita mbi temperaturën e caktuar A1 ose B1 do të vezullojë derisa pajisja të arrijë një temperaturë mjaft të ulët.

Alarmi i derës së hapur

Në qoftë se dera e frigoriferit ose ndarjes së ngrirësit qëndron e hapur për më shumë se 2 minuta, do të aktivizohet një alarm akustik (një bip që përsëritet). Në qoftë se alarmi nuk çaktivizohet manualisht, do të tingëllojë për 10 minuta.

Fikja e alarmit: për të fikur alarmin, mbyllni derën e pajisjes.

Në qoftë se fikni alarmin duke shtypur butonin B dhe në qoftë se dera është ende e hapur, alarmi do të riaktivizohet pas 4 minutash.

Nëse e lini derën hapur për më shumë se 10 minuta, atëherë alarmi do të ndalet dhe drita treguese mbi ekranin -16°C ose -18°C do të fillojë të pulsojë. Funksionimi i pajisjes elektroshtëpiake do të kalojë në modalitetin e sigurt në mënyrë që të sigurojë ftohje të mjaftueshme dhe të parandalojë prishjen e ushqimit pavarësisht nga dera e hapur.

Pajisjet e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake

(*Pajisjet janë në varësi të modelit)

Rafti

SLIKA_IZVLEK_POLICE

Ju mund t’i vendosni raftet bosh sipas dëshirës tuaj nëpër udhëzuesit në brendësi të frigoriferit, pa pasur nevojë t’i nxirrni ato nga frigoriferi. Për ta zhvendosur raftin ose për ta nxjerrë nga frigoriferi, ngrijeni pak në pjesën e pasme, tërhiqeni drejt vetes dhe pastaj lëvizeni ose nxirrni nga pajisja. Ushqimin që prishet shpejt ruajeni në pjesën e pasme të raftit, ku temperatura është më e ulët.

Rafti me tela i shisheve*

NOSILEC_ZA_STEKLENICE

  • Disa modele kanë karakteristikë një mbajtës shishesh prej teli. Ai është i mbrojtur nga nxjerrja jashtë pa dashje. Ai mund të nxirret jashtë vetëm kur është bosh. Për ta nxjerrë jashtë, ngrijeni lehtësisht nga përpara dhe tërhiqeni drejt vetes. Vendoseni mbajtësin e shisheve në mënyrë që gjatësia e shisheve të mos e pengojë mbylljen e duhur të derës.

    Mbajtësi mund të mbajë deri në një maksimum prej nëntë shishe 0.75-litrash ose 13 kilogramë peshë totale – shiko etiketën në anën e djathtë të pjesës së brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.

  • Edhe kanaçet mund të vendosen në raftin e shisheve (për së gjati ose tërthor).

Ena e frutave dhe perimeve me kontroll të lagështirës (CrispZone)*(varësisht nga modeli)

  • Ena në fund të frigoriferit është e synuar për të mbajtur fruta dhe perime. Ajo siguron lagështirë dhe nuk e lejon ushqimin të thahet.

  • Lagështira në sirtarët rregullohet në mënyrë automatike, në varësi të llojit dhe të sasisë së ushqimit të futur.

SLIKA_CRISP_ZONE_FS600-20_AUTO

  • Nxjerrja jashtë e enës:

    • Tërhiqeni jashtë enën aq sa mund të shkojë. Pastaj, ngrijeni pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.

Ena e frutave dhe perimeve me kontroll të lagështirës (CrispZone)*(varësisht nga modeli)

  • Koshi në fund të frigoriferit është për ruajtjen e frutave dhe perimeve. Siguron lagështirë dhe parandalon tharjen e ushqimit. Koshi ka rregullator të integruar të lagështisë, i cili lejon caktimin e nivelit të lagështisë.

SLIKA_REGULACIJA_VLAGE_ZAPRTE_REGE

Pozicioni i rrëshqitësit në të djathtë: ventiluesit të mbyllur, lagështi më e lartë në kosh.

SLIKA_REGULACIJA_VLAGE_ODPRTE_REGE

Pozicioni i rrëshqitësit në të majtë: ventiluesit të hapur, lagështia më e ulët në kosh.

Nëse vëreni pika që grumbullohen nën raftin e qelqit, hapni ventilatorët dhe fshini raftin (shihni kapitullin ZGJIDHJA E PROBLEMEVE).

SLIKA_IZVLEK_PREDALA

  • Nxjerrja jashtë e enës:

    • Tërhiqeni jashtë enën aq sa mund të shkojë. Pastaj, ngrijeni pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.

Sirtari ZeroZone*

(Vetëm në disa modele)

Ndarja ZeroZone lejon mbajtjen e një shumëllojshmërie ushqimi të freskët për deri në tre herë më gjatë sesa në një frigorifer tradicional. Ushqimi qëndron i freskët më gjatë, duke ruajtur shijen dhe lëndët ushqyese. Temperatura në këtë sirtar varet nga parametrat e temperaturës në ndarjen frigoriferike, nga temperatura e mjedisit, nga shpeshtësia e hapjes së derës dhe nga sasia e ushqimit të vendosur në të.

Për një temperaturë rreth 0 °C në sirtarin ZeroZone, ne rekomandojmë vendosjen e ndarjes frigoriferike në një temperaturë më të ulët se 4 °C. Temperatura në sirtarin ZeroZone mund të bjerë më poshtë se 0 °C; rrjedhimisht, lëvizini ushqimet e ndjeshme ndaj ngricës në pjesët e sipërme të ndarjes frigoriferike.

Për një performancë optimale, sirtari duhet të jetë i mbyllur plotësisht.

  • Kur të blini ushqime, sigurohuni që të jenë të freskëta, pasi kjo do të përcaktojë cilësinë e ushqimit, si dhe sa kohë do të mbahet në frigorifer.

  • Ushqimin mbajeni në enë të mbyllura ose në paketime të përshtatshme për të mos e lejuar të lëshojë ose të marrë aroma.

  • Merreni ushqimin nga sirtari 30 deri në 60 minuta përpara përdorimit, për të lejuar aromën dhe shijen që të zhvillohen në temperaturën e dhomës.

  • Ushqimet e ndjeshme ndaj temperaturës së ulët dhe të papërshtatshme për t’u mbajtur në sirtarin ZeroZone, përfshijnë sa më poshtë: ananas, avogado, banane, ullinj, patate, patllixhane, kastraveca, bizele, specat (pjepër), pjeprat, shalqinët, kungulleshkat etj.

SLIKA_IZVLEK_PREDALA_ESS

  • Për të hequr sirtarin:

    • Tërhiqeni sirtarin jashtë derisa të bllokohet.

    • Pastaj, ngrijeni nga përpara dhe tërhiqeni për ta nxjerrë.

Shndërrimi i sirtarit të zonës së freskët (ZeroZone) në sirtar frutash dhe perimesh*

  • Në qoftë se keni nevojë për hapësirë shtesë për frutat dhe perimet tuaja, mund ta shndërroni sirtarin tuaj ZeroZone në një sirtar për frutat dhe perimet (CrispZone).

SLIKA_CONVERT_DRSNIK

  • Për ta bërë këtë, përdoreni kursorin si më poshtë:

    • Për ta përdorur sirtarin si ZeroZone: shtyjeni kursorin në të djathtë.

    • Për ta përdorur sirtarin si sirtar për fruta dhe perime (CrispZone): zhvendosni kursorin në të majtë.

Kur aktivizohet funksioni Covert, sirtari do të funksionojë si kosh frutash dhe perimesh, pavarësisht nga modaliteti ose pozicioni i slajderit. Edhe nëse slajderi vendoset në pozicionin ZeroZone, temperatura në sirtar nuk do të jetë afër 0 °C, i cili mund të çojë në prishje të ushqimit. Prandaj, ne rekomandojmë zhvendosjen e ushqimeve delikate në temperatura më të larta në një hapësirë më të përshtatshme.

Raftet e derës

SLIKA_VRATNE_POSODE

Pjesa e brendshme e derës së frigoriferit është e pajisur me rafte të synuara për të mbajtur djathë, gjalpë, vezë, kos dhe paketime të tjera të vogla, tubeta, kanaçe, etj.

Ju mund t’i vendosni raftet sipas dëshirës duke i ngritur ato pak nga zgavrat që i mbajnë në vend dhe duke i lëvizur ato drejt vendit të dëshiruar, duke u siguruar që t'i vendosni në zgavrat e atjeshme.

Rafti i poshtëm është i synuar për ruajtjen e shisheve.

Ngarkesa maksimale në secilën derë është 5 kg.

Sistemi i shpërndarjes së ajrit (MultiFlow)*

  • Sistemi i avancuar MultiFlow shpërndan ajrin në mënyrë të barabartë dhe barazon temperaturën në të gjithë frigoriferin. Ky sistem gjithashtu lejon vendosjen e çdo lloj ushqimi në çdo raft në frigorifer, pasi nuk ka ndryshime të temperaturës midis tyre.

SLIKA_MULTI-FLOW_BREZ_ION

Sistemi i shpërndarjes së ajrit me jonizues të ajrit (MultiFlow/IonAir)*

  • Sistemi i avancuar i ventilatorit MultiFlow shpërndan në mënyrë të barabartë ajrin e jonizuar dhe barazon temperaturën në të gjithë frigoriferin. Ajri i pasuruar me jone ekstra negative imiton mikroklimën natyrale që e mban ushqimin të freskët më gjatë. Ky sistem lejon edhe vendosjen e çdo lloj ushqimi në çdo raft të frigoriferit, pasi nuk ka ndryshim të temperaturës midis tyre.

SLIKA_MULTI-FLOW_Z_ION

AdaptTech

Teknologjia inovatore e sensorëve lejon rregullimin e operimit të pajisjes elektroshtëpiake sipas zakoneve ose sjelljes së përdoruesit. Sistemi i monitorëve të përshtatshëm inteligjentë analizon dhe regjistron në një bazë ditore dhe javore përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake dhe e përshtat operimin e pajisjes elektroshtëpiake sipas modeleve të perceptuara. Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake është në gjendje të përballojë frekuencën e rritur të derës së hapur, pajisja elektroshtëpiake do të ulë automatikisht temperaturën përpara kësaj kohe për të parandaluar rritjen e temperaturës së ushqimit meqenëse dera hapet më shpesh. Pajisja elektroshtëpiake do të përballojë gjithashtu shtimin e sasive më të mëdha të ushqimit në frigorifer ose në ngrirje dhe të përshtatet me ftohjen ose me ngrirjen në mënyrë më intensive.

Shpërndarja e rekomanduar e ushqimit në pajisjen elektroshtëpiake

Seksionet në ndarjen frigoriferike:

  • pjesa e sipërme: ushqime në kanaçe, bukë, verë, brumëra ...

  • pjesa e mesit: produkte bulmeti, ushqime të gatshme, ëmbëlsira, pije freskuese, birrë, ushqime të gatuara, etj.

  • FreshZone/ZeroZonekazan: mish, produkte mishi, sallameri;...

  • Koshi i frutave dhe perimeve: fruta të freskëta, perime, sallatra, perime në trajtë rrënje, patate, qepë, hudhra, domate, lakër turshi, rrepa, etj.

porazdelitev zivil_advance

Seksionet në ndarjen e derës frigoriferike:

  • koshat e sipërm/të mesit të derës: vezë, gjalpë, djathë, etj.

  • Koshtat e poshtëm të derës: pije freskuese, kanaçe, shishe, etj.

Mos mbani fruta (banane, ananas, papaja, limona) dhe perime (kungulleshka, patllixhana, kastraveca, speca, domate dhe patate) të ndjeshme ndaj temperaturave në frigorifer.

Seksionet ngrirëse:

  • në ngrirje, mbahen ushqime të ngrira (shikoni kapitullin Ngrirja dhe mbajtja e ushqimeve të ngrira).

Mos mbani në ngrirje sa më poshtë: sallatë marule, vezë, mollë, dardha, rrush, pjeshkë, kos, qumësht i kondensuar, salcë kosi dhe majonezë.

Mbajtja e ushqimit në frigorifer

Këshilla të rëndësishme në lidhje me mbajtjen e ushqimeve

Përdorimi, i rregullt i pajisjes elektroshtëpiake, paketimi në mënyrën e duhur, mbajtja e temperaturës së duhur dhe zbatimi i standardeve të higjienës së ushqimit, kanë një ndikim vendimtar në cilësinë e mbajtjes së ushqimit.

Vini re datat e skadencës së ushqimit, të treguara në paketim.

Ushqimet e ruajtura në frigorifer duhet të mbahen në enë të mbyllura ose në paketimin e duhur për të mos e lejuar lëshimin ose marrjen e aromave dhe të lagështirës.

Mos mbani në frigorifer lëndë të djegshme, të paqëndrueshme dhe shpërthyese.

Shishet me përmbajtje të lartë alkooli duhet të mbyllen mirë dhe të mbahen në pozicion të ngritur.

Disa solucione organike, vajra esencialë të lëkurës së limonit dhe portokallit, acid gjalpi, etj., mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike në rast të kontaktit të zgjatur, duke shkaktuar dëmtim dhe vjetërim të parakohshëm të këtyre materialeve.

Aromat e padëshiruara paralajmërojnë mungesën e pastërtisë së pajisjes elektroshtëpiake ose përmbajtje të prishura (shiko kapitullin Pastrimi i Pajisjes Elektroshtëpiake).

Në qoftë se ikni nga shtëpia për një periudhë të gjatë kohore, hiqini sendet që mund të prishen nga frigoriferi.

Shmangia e kontaminimit të ushqimit

Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi të respektoni udhëzimet e mëposhtme:

  • Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes.

  • Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të kullimit.

  • Mishin e papërpunuar dhe peshkun, në frigorifer mbajeni në enë të përshtatshme, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt ose të kullojnë në ushqimet e tjera.

  • Në rast se pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën e hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.

Ngrirja dhe mbajtja e ushqimeve të ngrira

Procedura e ngrirjes

Sasia maksimale e ushqimit të freskët që mund të futet menjëherë është e specifikuar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektro-shtëpiake. Në qoftë se sasia e ushqimit që do të ngrihet e tejkalon sasinë e treguar, cilësia e ngrirjes do të jetë më e ulët; rrjedhimisht, cilësia e ushqimit tashmë të ngrirë do të përkeqësohet.

  • Për të përdorur të gjithë vëllimin e ngrirësit, hiqini të gjithë sirtarët.

  • Aktivizojeni funksionin super freeze (super ngrirje) 24 orë pasi të keni ngrirë ushqimin e freskët:

    • mbani shtypur butonin B derisa simboli C të ndizet.

Për të siguruar që ushqimi të ngrijë sa më shpejt që të jetë e mundur, shpërndani paketat siç përshkruhet më poshtë:

  • Ndani ushqimin e freskët në paketa më të vogla (1 kg). Vendosni dy paketa mbështetur për murin e pasmë përgjatë skajit të majtë dhe të djathtë të sirtarit të sipërm, një paketë në mes përpara tyre (gjithashtu në sirtarin e sipërm) dhe një paketë në sirtarin e mesëm, mbështetur për mesin e murit të pasmë.

Sigurohuni që ushqimi i freskët të mos jetë në kontakt me ushqimin që është tashmë i ngrirë.

  • Kur ngrihen sasi më të vogla ushqimi (1-2 kilogram), aktivizimi i funksionit super freeze nuk është i nevojshëm.

Këshilla të rëndësishme për ngrirjen

Përdoreni ngrirësin vetëm për të ngrirë ushqimet e përshtatshme për ngrirje. Përdorni gjithmonë ushqime cilësore dhe të freskëta.

Zgjidhni paketimin më të përshtatshëm për ushqimin dhe përdoreni paketimin në mënyrë të rregullt.

Sigurohuni që paketimi është i mbyllur mirë ndaj ajrit dhe ujit, në mënyrë që ushqimi të mos thahet dhe të mos i humbë vitaminat e tij.

Shënojeni llojin e ushqimit, sasinë dhe datën e ngrirjes në paketim.

Është e rëndësishme që ushqimi të ngrijë shpejt. Rrjedhimisht, rekomandohen paketimet më të vogla. Përpara se ta vendosni në ngrirje, ushqimin vendoseni në pjesën frigoriferike.

Mbajtja e ushqimeve të ngrira në mënyrë industriale

  • Kur mbahen dhe përdoren ushqime të ngrira, zbatoni udhëzimet e prodhuesit. Temperatura dhe data e skadencës janë të shkruara në paketim.

  • Zgjidhni vetëm ushqim me paketim të padëmtuar, të mbajtur në ngrirësa në temperaturat prej –18 °C ose më të ulëta.

  • Mos blini ushqim të mbuluar me brymë (akull) pasi kso gjë tregon se ai është shkrirë pjesërisht disa herë dhe se është i një cilësie më të ulët.

  • Mbrojeni ushqimin nga shkrirja gjatë transportit. Në rast të rritjes së temperaturës, koha e mbajtjes duhet të jetë më e shkurtër dhe do të ulet cilësia.

Koha e mbajtjes së ushqimeve të ngrira

Koha e rekomanduar e mbajtjes në ngrirës

Lloji i ushqimit

Koha

Fruta, mish lope

nga 10 deri në 12 muaj

Perime, mish viçi, shpendë

nga 8 deri në 10 muaj

Mish dreri

nga 6 deri në 8 muaj

Mish derri

nga 4 deri në 6 muaj

Mish i grirë ose në copa të vogla

4 muaj

Bukë, brumëra, ushqime të gatuara, copa peshku lean fish

3 muaj

Të brendshme

2 muaj

Sallamra të tymosur, peshq të dhjamur

1 muaj

Shkrirja e ushqimit të ngrirë

  • Shkrirja është një hap i rëndësishëm kur ushqimi ruhet i ngrirë. Ushqimi duhet të shkrihet në mënyrën e duhur.

  • Më poshtë janë metodat e përshtatshme të shkrirjes:

    • në frigorifer,

    • në ujë të ftohtë,

    • në një furrë me mikrovalë ose në një furrë tradicionale me një program të përshtatshëm për shkrirje.

  • Disa produkte të ngrira mund të gatuhen pa u shkrirë paraprakisht. Kjo do të specifi kohet nga prodhuesi në paketim.

  • Ushqimin paketojeni në sasi të vogla. Kjo do të lejojë që ushqimi të shkrijë më shpejt.

  • Ushqimin e shkrrirë pjesërisht ose plotësisht, përdoreni sa më shpejt të jetë e mundur. Bakteret në ushqimin e shkrirë riaktivizohen dhe ushqimi do të prishet shpejt. Kjo vlen veçanërisht për frutat, perimet dhe ushqimet e gatshme.

  • Mos e ngrini përsëri ushqimin që është shkrirë pjesërisht ose plotësisht.

Shkrirja e pajisjes elektroshtëpiake

Shkrirja automatike e frigoriferit

Frigoriferi nuk ka nevojë të shkrihet, sepse akulli në pjesën e brendshme të murit të pasëm shkrin automatikisht. I gjithë akulli i grumbulluar do të shkrijë kur njësia e kompresorit të mos jetë aktive. Pikat do të rrjedhin nëpërmjet një hapësire në murin e pasëm të frigoriferit në tabakanë e vendosur poshtë kompresorit, nga ku do të avullojnë.

Sigurohuni që hapësira në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit nuk do të bllokohet asnjëherë nga ushqimi ose nga asnjë objekt tjetër.

Në qoftë se në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit formohet një shtresë e trashë akulli (3–5 mm), fikeni pajisjen elektroshtëpiake dhe shkrijeni manualisht pajisjen elektroshtëpiake.

Shkrirja e një ngrirësi pa akull/NoFrost

  • Ngrirësi pa akull/NoFrost do të shkrijë automatikisht. Çdo shtresë akulli që mund të krijohet herë pas here do të zhduket automatikisht.

Shkrirja manuale e një ngrirësi pa akull/NoFrost

  • Në muret e pajisjes mund të krijohet një shtresë nrgice, pavarësisht nga veçoria NoFrost. Zakonisht, kjo është rezultat i përdorimit jonormal të pajisjes, siç është hapja shumë e shpeshtë e derës, duke e lënë derën të hapur për një kohë shumë të gjatë, izolimi i dobët i dyerve etj.

Në këtë rast, ngrirësi mund të shkrihet manualisht, sipas procedurës së mëposhtme:

Njësia e kontrollit 1

SLIKA_ROČNO_ODTALJEVANJE

  • Për të aktivizuar: Mbani shtypur njëkohësisht butonin A dhe B. Do të dëgjoni një sinjal dhe dritat treguese sipër ekraneve 2 dhe IKONA_CONVERT do të fillojnë të pulsojnë; dritat treguese do të vazhdojnë të pulsojnë për aq kohë sa të aktivizohet funksioni.

  • Për të çaktivizuar: Pasi të ketë përfunduar procesi i shkrirjes, funksioni do të çaktivizohet automatikisht. Temperatura e caktuar do të tregohet në ekrane A1 dhe B1.

Njësia e kontrollit 2

SLIKA_ROČNO_ODTALJEVANJE_UI2

  • Për të aktivizuar: Mbani shtypur njëkohësisht butonin A dhe B. Do të dëgjoni një sinjal dhe dritat treguese sipër ekraneve 2 dhe -16 do të fillojnë të pulsojnë; dritat treguese do të vazhdojnë të pulsojnë për aq kohë sa të aktivizohet funksioni.

  • Për të çaktivizuar: Pasi të ketë përfunduar procesi i shkrirjes, funksioni do të çaktivizohet automatikisht. Temperatura e caktuar do të tregohet në ekrane A1 dhe B1.

Mos përdorni spërkatje shkrirëse, sepse ato mund të shkrijnë pjesët plastike ose të dëmtojnë shëndetin tuaj.

Mos përdorni thikë ose ndonjë objekt tjetër të mprehtë për të hequr ngricën, pasi mund të dëmtoni sistemin e ftohjes.

Pastrimi i pajisjes elektroshtëpiake

Përpara pastrimit, hiqeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti i furnizimit me energji – fikeni pajisjen elektroshtëpiake (shikoni kapitullin Ndezja dhe Fikja e Pajisjes Elektroshtëpiake) dhe hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit.

  • Përdorni një leckë të butë për t’i pastrua të gjitha sipërfaqet. Pastruesit të cilët përmbajnë substanca gërryese, acide ose tretës nuk janë të përshtatshëm për pastrim, pasi ata mund të dëmtojnë sipërfaqen.

Pastrojeni pjesën e jashtme të pajisjes elektroshtëpiake me ujë ose me një tretësirë uji me sapun.

Sipërfaqet e lyera me llak dhe prej alumini mund të pastrohen me ujë të vakët në të cilin keni shtuar detergjent të lehtë. Përdorimi i pastruesave me përmbajtje të ulët alkooli lejohet (p.sh. pastruesit e dritareve). Për pastrimin e materialeve plastike mos përdorni pastrues të cilët përmbajnë alkool.

Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të pastrohet me ujë të vakët në të cilin keni hedhur pak uthull.

  • Mos i lani pjesët e aksesorëve të brendshëm të pajisjes elektroshtëpiake në lavastovilje, pasi mund të dëmtohen.

SLIKA_CUSCENJE_ODPRTINE

  • Një ulluk dhe një hapësirë për shkarkimin e ujit nga depozitat e shkrirjes së brymës janë të vendosura poshtë panelit të ftohjes, i cili bën ftohjen e pjesës së brendshme të frigoriferit. Ulluku dhe hapësira nuk duhet të bllokohen. Kontrollojini shpesh dhe pastrojini nëse ëhstë e nevojshme (p.sh. me një kallam pjastik).

  • Krijimi i brymës ose akullit, me trashësi 3–5 mm, do të rritë konsumin e energjisë. Rrjedhimisht, ai duhet të hiqet rregullisht (nuk zbatohet në ngrirësat not NO FROST). Mos përdorni asnjë objekt të mprehtë, tretësa apo sprei.

  • Njësia e kondensatorit, e vendosur pranë njësisë së kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes (vetëm te disa modele), duhet të mbahet e pastër, pa pluhur ose papastërti të tjera. Herë pas here pastrojeni atë duke përdorur një furçë të butë jometalike ose një fshesë me korrent.

  • Pas pastrimit, ndizeni përsëri pajisjen elektroshtëpiakedhe vendoseni ushqimin.

Zgjidhja e problemeve

Problemi:

Shkaku ose zgjidhja:

Pajisja elektroshtëpiake është lidhur me rrjetin elektrik, por nuk funksionon.

  • Sigurohuni që ka tension të mjaftueshëm në prizën elektrike dhe që pajisja elektroshtëpiake është e ndezur.

Sistemi ftohës operon pa ndërprerje për një periudhë të gjatë kohe:

  • Temperaturë shumë e lartë e mjedisit.

  • Dera hapet shumë shpesh ose për shumë gjatë.

  • Dera nuk mbyllet siç duhet (mundësia e papastërtive në guarnicion, dera është vendosur shtrembër, guarnicioni është dëmtuar etj.).

  • Është futur menjëherë shumë ushqim i freskët.

Krijimi i tepërt i akullit në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit mund të jetë rezultat i sa më poshtë:

  • Dera hapet shumë shpesh ose për shumë gjatë.

  • Në frigorifer futet ushqim i ngrohtë.

  • Ushqimi ose enët janë në kontakt me murin e brendshëm mbrapa të frigoriferit.

  • Guarnicion i dobët i derës.

  • Në qoftë se guarnicioni është i papastër ose i dëmtuar, pastrojeni ose zëvendësojeni.

Krijim i akullit ose ngricës në brendësi të frigoriferit:

  • Dera ka qenë e hapur për një kohë të gjatë ose shumë shpesh.

  • Dera nuk mbyllet siç duhet.

  • Dera ka izolim të dobët (guarnicioni është i ndotur, dera nuk puthitet siç duhet, guarnicioni është i dëmtuar etj).

  • Pajisjen shkrijeni manualisht.

Kondensimi (vesa) në raftin mbi sirtarët:

  • Ky është një fenomen kalimtar i cili nuk mund të shmanget plotësisht në periudha të larta të mjedisit dhe në lagështirë. Ai largohet kur normalizohet temperatura dhe lagështira. Ne rekomandojmë pastrimin e sirtarëve më shpesh dhe fshirjen herë pas here me leckë të pikave.

  • Hapeni rrëshqitësin e kontrollit të lagështirës.

  • Vendoseni ushqimin nëpër qese ose në paketim tjetër të mbyllur mirë.

Nga frigoriferi pikon/rrjedh ujë:

  • Është bllokuar hapësira e shkarkimit të ujit ose uji që pikon kalon pas ullukut të ujit.

  • Pastrojeni hapësirën e bllokuar, p.sh. duke përdorur një kallam plastik.

  • Në qoftë se është krijuar një shtresë e trashë akulli, shkrijeni manualisht pajisjen elektroshtëpiake (shikoni Shkrirja e Pajisjes Elektroshtëpiake).

Nuk punon ndriçimi LED:

  • Në qoftë se nuk punon ndriçimi LED, thërrisni një teknik shërbimi.

  • Mos u përpiqni të riparoni vetë ndriçimin LED, pasi mund të ketë rrezik të kontaktit me tensionin e lartë!

Drita mbi ekranin e temperaturës së caktuar do të vezullojë:

  • Dera hapet shumë shpesh ose për shumë gjatë.

  • Dera nuk mbyllet siç duhet (mundësia e papastërtive në guarnicion, dera është vendosur shtrembër, guarnicioni është dëmtuar etj.).

  • Një defekt i gjatë elektrik.

  • Është futur menjëherë shumë ushqim i freskët.

Drita e sinjalit mbi ekranin 2°C dhe/ose drita e sinjalit mbi ekranin D pulson:

  • Sensorët e butonave nuk reagojnë. Thërrisni një qendër shërbimi për riparim.

  • Derisa pajisja të riparohet nga një teknik shërbimi, pajisja do të funksionojë në modalitetin e sigurt. Pajisja do të ruajë automatikisht temperaturën më të përshtatshme për secilën ndarje.

Drita e sinjalizimit mbi treguesin 4°C vezullon:

  • Gabim ose defekt i sensorit të temperaturës së ndarëses së frigoriferit. Telefononi një qendër shërbimi për riparim. Derisa pajisja të riparohet nga një teknik shërbimi, pajisja do të funksionojë në modalitet të sigurt. Pajisja do të mbajë automatikisht temperaturën më të përshtatshme për secilën ndarje.

Drita e sinjalizimit mbi treguesin 6°C vezullon:

  • Gabim ose defekt i sensorit të temperaturës së ndarëses së frigoriferit. Telefononi një qendër shërbimi për riparim. Derisa pajisja të riparohet nga një teknik shërbimi, pajisja do të funksionojë në modalitet të sigurt. Pajisja do të mbajë automatikisht temperaturën më të përshtatshme për secilën ndarje.

Drita e sinjalizimit mbi treguesin -18°C po pulson:

  • Dera ka qenë e hapur për një kohë të gjatë. Mbylleni derën.

  • Nëse as ndriçimi në ndarësen nuk funksionon, atëherë sensori i derës së ndarjes së frigoriferit ka dështuar. Telefononi një qendër shërbimi për të planifikuar një riparim. Pajisja do të punojë në modalitet të sigurt derisa të riparohet. Pajisja do të mbajë automatikisht temperaturën më të përshtatshme për secilën ndarje.

Drita e sinjalizimit mbi treguesin -16°C po pulson:

  • Dera e ndarjes ngrirëse ka ndenjur hapur për shumë kohë. Mbylleni derën.

Drita e sinjalizimit mbi treguesin C vezullon:

  • Mosfunksionim i ventilatorit të ndarjes. Thërrisni një qendër shërbimesh për riparim. Pajisja nuk mund të funksionojë normalisht. Vendoseni ushqimin në një vend të freskët dhe fikeni pajisjen

Drita e sinjalizimit mbi treguesin C pulson me shpejtësi:

  • Mosfunksionim i ventilatorit të ndarjes së kondensatorit. Thërrisni një qendër shërbimesh për riparim. Pajisja nuk mund të funksionojë normalisht. Vendoseni ushqimin në një vend të freskët dhe fikeni pajisjen.

Në qoftë se këshillat e mësipërme nuk e zgjidhin problemin tuaj, thërrisni qendrën më të afërt të shërbimit të autorizuar dhe përcaktoni llojin, modelin dhe numrin serial të shkruar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektroshtëpaike ose në etiketën që ndodhet në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.

Informacion në lidhje me zhurmën e pajisjes elektroshtëpiake

Ftohja në ngrirësat frigoriferikë bëhet e mundur nga një sistem ftohës i cili përfshin edhe një kompresor (në disa pajisje elektroshtëpiake edhe një ventilator), i cili krijon pak zhurmë. Niveli i zhurmës është në varësi të instalimit, përdorimit të duhur dhe moshës së pajisjes elektroshtëpiake.

  • Pas lidhjes së pajisjes elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, operimi i kompresorit ose zhurma e lëngut që rrjedh, mund të jetë disi më e lartë. Kjo nuk është një shenjë e keqfunksionimit dhe nuk do të ndikojë në jetën e dobishme të pajisjes elektroshtëpiake. Me kalimin e kohës, operimi i pajisjes elektroshtëpiake dhe zhurma do të bëhen më të qeta.

  • Ndonjëherë, zhurma ta pazakonta ose më të forta mund të dëgjohen gjatë operimit të pajisjes elektroshtëpiake; këto janë kryesisht si rezultat i instalimit jo të duhur:

    • Pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë në nivel dhe e palëvizshme në një bazë të fortë.

    • Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsi.

    • Sigurohuni që pajisjet e brendshme të jenë të futura siç duhet në vendet e tyre dhe që zhurma nuk shkaktohet nga kanaçet që kërcasin, nga shishet apo nga enët e tjera të vendosura ngjitur me njëra-tjetrën.

  • Për shkak të ngarkesës së lartë të punës në sistemin e ftohjes kur dera hapet më shpesh ose për një kohë më të gjatë, kur futet një sasi e madhe ushqimi të freskët ose kur janë të aktivizuar funksionet e ngrirjes ose të ftohjes intensive, pajisja elektroshtëpiake mund të bëjë përkohësisht më shumë zhurmë.

Shënimet tuaja

Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime të cilat nuk e cënojnë funksionalitetin e pajisjes elektroshtëpiake.

894341