UDHËZIME PËR PËRDORIMIN

TË NJË FRIGORIFERI ME NGRIRËS

Këshilla të rëndësishme për sigurinë

Informacion dhe këshilla të përgjithshme

Ju falënderojmë për besimin që keni treguar duke blerë pajisjen tonë elektroshtëpiake, e cila është projektuar për ta bërë jetën tuaj më të thjeshtë. Ky manual me udhëzime për përdorimin jepet me synimin për ta bërë më të lehtë përdorimin e këtij produkti. Udhëzimet ju mundësojnë të mësoni sa më shpejt rreth pajisjes së re.

Ne dëshirojmë që ju të gjeni mjaft kënaqësi gjatë përdorimit të saj.

Ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit, në të cilën ju mund të fusni numrin e modelit të pajisjes suaj elektroshtëpiake, të treguar në pllakën e të dhënave në fletën e garancisë, për të gjetur përshkrimin e detajuar të pajisjes suaj elektroshtëpiake, këshillat e përdorimit, zgjidhjen e problemeve, informacion për shërbimin, udhëzimet e përdorimit, etj.

INTERNEThttp://www.gorenje.com

Pajisja elektroshtëpiake është synuar vetëm për përdorim familjar.

Frigoriferi është synuar për të mbajtur ushqim të freskët në temperaturat mbi 0°C.

Ngrirësi është synuar për të ngrirë ushqimin e freskët dhe për të mbajtur për kohë të gjatë ushqimin e ngrirë (deri në një vit, në varësi të llojit të ushqimit).

Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:

Informacion, këshillë ose rekomandim

Kujdes – rrezik i përgjithshëm

Kujdes – rrezik nga goditja elektrike

Kujdes – rrezik nga zjarri

Shënime dhe rekomandime të rëndësishme

Përpara përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake për herë të parë

Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit të cilat përshkruajnë pajisjen elektroshtëpiake dhe përdorimin e saj të rregullt dhe të duhur. udhëzimet zbatohen për disa lloje/modele të pajisjeve elektroshtëpiake; prandaj, këtu mund të përshkruhen parametra ose pajisje të cilat nuk janë të disponueshme në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Ne ju rekomandojmë që ta ruani këtë manual udhëzimi për referenca në të ardhmen dhe ta vendosni bashkë me pajisjen elektroshtëpiake në qoftë se do ta shisni në të ardhmen.

Kontrolloni për të gjitha dëmtimet ose parregullsitë në pajisjen tuaj elektroshtëpiake. Në qoftë se konstatoni se pajisja juaj elektroshtëpiake është e dëmtuar, njoftojeni shitësin nga i cili e keni blerë pajisjen elektroshtëpiake.

Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, lereni pajisjen elektroshtëpiake të qëndrojë në pozicion vertikal për një minimum prej 2 orësh. Kjo do të zvogëlojë mundësinë e defekteve të operimit për shkak të efekteve të transportit në sistemin e ftohjes.

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë

KUJDES! Rrezik zjarri/materiale të djegshme.

Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregullat në fuqi.

KUJDES! Mos vendosni priza shumëfishe portative ose pajisje elektrike portative në pjesën e pasme të pajisjes elektroshtëpiake.

Përpara se të pastroni pajisjen elektroshtëpiake, shkëputeni nga rrjeti elektrik (hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit).

KUJDES! Në qoftë se kablli i furnizimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të tjerë me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmanget rreziku.

KUJDES! Kur të vendosni pajisjen elektroshtëpiake, sigurohuni që kablli i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose dëmtuar.

Në qoftë se nuk punon drita LED, thërrisni një teknik shërbimi. Mos u përpiqni të riparoni vetë ndriçimin LED, pasi ka rrezik të kontaktit me tensionin e lartë!

KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje elektrike brenda pajisjes elektroshtëpiake, me përjashtim të atyre që lejohen nga prodhuesi i kësaj pajisjeje frigoriferike.

KUJDES! Mos përdorni asnjë pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, të ndryshme nga ato të rekomanduara nga prodhuesi.

KUJDES! Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm i cili rezulton nga qëndrueshmëria e dobët e pajisjes elektroshtëpiake, sigurohuni që ajo është instaluar sipas udhëzimit.

Rrezik nga ngrirja (morthi)

Mos vendosni asnjëherë ushqim të ngrirë në gojë dhe shmangni prekjen e ushqimeve të ngrira, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim nga ngrica ose morth.

Siguria e fëmijëve dhe e personave të dobët

Pajisja elektroshtëpiake nuk ka pë qëllim të përdoret nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse kur ata mbikëqyren ose udhëzohen nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.

Hiqeni paketimin e synuar për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake ose pjesët e veçanta të saj gjatë transportit dhe mbajini larg prekjes së fëmijëve. Ai paraqet rrezik plagosje ose asfiksimi.

Kur të hiqni një pajisje të përdorur elektroshtëpiake, shkëputeni kabllin e energjisë, hiqeni derën dhe raftet lerini në pajisjen elektroshtëpiake. Kjo nuk do t’i lejojë fëmijët që të mbyllen në pajisjen elektroshtëpiake.

Vetëm për tregjet Evropiane

Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.

Fëmijët nga mosha 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të marrin ushqime në pajisjet frigoriferike.

Përkujdesje në lidhje me frogoriferin.

Pajisja elektroshtëpiake përmban një sasi të vogël gazi R600a, të padëmshëm për mjedisin por të djegshëm. Sigurohuni që nuk do të dëmtohet asnjë pjesë nga sistemi i ftohjes. Një rrjedhje gazi nuk është e dëmshme për mjedisin, por mund të shkaktojë dëmtim të syve ose zjarr.

Në rast të rrjedhjes së gazit, ajroseni dhomën plotësisht, shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik dhe thërrisni një teknik shërbimi.

Informacion i rëndësishëm për përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake

KUJDES! Kjo pajisje elektroshtëpiake synohet të përdoret në banesa dhe në aplikime të ngjashme si:

  • zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;

  • shtëpitë e fermave dhe klientët në hotele, motele dhe në mjedise të tjera banimi;

  • në ambientet e tipit shtrat dhe mëngjes;

  • në aplikime kateringu dhe të ngjashme jo për tregti.

KUJDES! Hapësirat e ajrosjes në pjesën e mbyllur ose në strukturën e pajisjes elektroshtëpiake, mbajini të papenguara.

Pajisja elektroshtëpiake nuk mund të mund përdoret jashtë dhe nuk duhet të ekspozohet në shi.

Mos mbani lëndë shpërthyese si kanaçe aerosoli me gazra të djegshëm të lëvizshëm në këtë pajisje elektroshtëpiake.

Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë kohore, fikeni atë duke përdorur butonin përkatës dhe hiqeni nga rrjeti elektrik. Boshatiseni pajisjen elektroshtëpiake, shkrijeni, pastrojeni dhe lereni derën të hapur.

Në rast defekti ose mosfurnizimi me energji elektrike, mos e hapni njësinë e ngrirjes për aq kohë sa ngrirësi nuk ka operuar për rreth 16 orë. Pas kësaj periudhe, përdoreni ushqimin e ngrirë ose siguroni ftohje të mjaftueshme (p.sh. një pajisje elektroshtëpiake zëvendësuese).

Informacion teknik për pajisjen elektroshtëpiake

Pllaka e të dhënave mund të gjendet në pjesën e përparme të pajisjes elektroshtëpiake. Ajo tregon të dhënat për tensionin, vëllimin bruto dhe neto, llojin dhe sasinë e gazit ftohës dhe informacionin për klasat klimatike.

Në qoftë se gjuha në pllakën e të dhënave nuk është gjuha e zgjedhjes suaj ose gjuha e vendit tuaj, ndërojeni atë me një nga gjuhët e dhëna.

KUJDES! Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës. Kjo gjithashtu mund të ndalojë ndotjen.

Mbrojtja e mjedisit

Paketimi është bërë nga materiale miqësore me mjedisin të cilat mund të riciklohen, të hidhen ose të shkatërrohen pa asnjë rrezik për mjedisin.

Heqja e një pajisjeje elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më

Për të mbrojtur mjedisin, çojeni pajisjen elektroshtëpiake e cila nuk përdoret më në një qendër grumbullimi të pajisjeve elektroshtëpiake.

Përpara se të veproni kështu, bëni sa më poshtë:

  • shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik;

  • mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.

kanta1_FACE_LIFT Simboli në produkt ose në paketimin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si një mbetje e zakonshme shtëpiake. Produkti duhet të çohet në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike. Hedhja e produktit në mënyrën e duhur mund të ndihmojë në parandalimin e të gjitha ndikimeve negative të cilat mund të ndodhin në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve në rast të heqjes jo të rregullt të produktit. Për informacion të detajuar për heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni me organin përkatës bashkiak me detyrën e menaxhimit të mbetjeve, me shërbimin tuaj të hedhjes së mbetjeve ose me dyqanin ku e keni blerë produktin.

Këshilla për kursimin e energjisë me pajisjet elektroshtëpiake ftohëse

  • Instalojeni pajisjen elektroshtëpiake siç specifikohet në manualin e udhëzimit.

  • Mos e hapni derën më shpesh nga sa është e nevojshme.

  • Herë pas here, sigurojuni që ajri poshtë pajisjes elektroshtëpiake qarkullon pa pengesë.

  • Në qoftë se guarnicioni është i dëmtuar ose nuk bën një mbyllje të përsosur për çfarëdo arsye, zëvendësojeni sa më shpejt që të jetë e mundur.

  • Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura mirë ose në paketiminin e duhur.

  • Përpara se të vendosni ushqimin në frigorifer, lereni të ftohet në temperaturën e dhomës.

  • Shkrijeni ushqimin e ngrirë në ndarjen e frigoriferit.

  • Për të përdorur të gjithë vëllimin e ndarjes së brendshme të ngrirësit, hiqni disa nga sirtarët sipas përshkrimit në manualin e udhëzimit.

  • Shkrijeni ngrirësin tuaj tradicional kur në sipërfaqet e frigoriferit të jetë krijuar një shtresë ngrice ose akulli prej 3-5 milimetrash.

  • Sigurohuni që vendosja e rafteve në ndarje të jetë në uniformë dhe që ushqimi të vendoset në mënyrë që ajri të qarkullojë lirisht në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake (zbatoni vendosjen e rekomanduar të ushqimit sipas përshkrimit në udhëzime).

  • Në pajisjet elektroshtëpiake me ventilator, mos i bllokoni të çarat ose vrimat e ventilimit.

  • Në qoftë se nuk keni nevojë për ventilatorin ose për jonizuesin, fikini ato duke kalojuar në konsumin e zvogëluar të energjisë.

Instalimi dhe lidhja

Zgjedhja e dhomës

  • Pajisjen elektroshtëpiake instalojeni në një dhomë të thatë dhe të ajrosur mirë. Pajisja elektroshtëpiake do të opreojë siç duhet në qoftë se temperatura e mjedisit është në intervalin e specifikuar në tabelë. Klasi e pajisjes elektroshtëpiake është dhënë në tabelën e të dhënave/etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.

    Përshkrimi

    Klasi

    Diapazoni i temperaturës së ambientit ° C

    Lagështira Relative

    E butë e zgjatur

    SN

    +10 deri +32

    ≤75%

    E butë

    N

    +16 deri +32

    Subtropikale

    ST

    +16 deri +38

    Tropikale

    T

    +16 deri +43

    Kjo pajisje nuk është për përdorim si pajisje inkaso.

    Mos e vendosni një pajisje elektroshtëpiake në një dhomë ku temperatura mund të bjerë më poshtë se 5 °C, pasi kjo gjë mund të shkaktojë një operim jonormal ose mosfunksionim të pajisjes elektroshtëpiake!

  • Pas instalimit, priza e lidhjes me rrjetin e pajisjes elektroshtëpiake duhet të jetë e prekshme!

  • Mos e vendosni pajisjen elektroshtëpiake në afërsi të pajisjeve elektroshtëpiake të cilat rrezatojnë nxehtësi, si sobat e gatimit, sobat e ngrohjes, radiatorët, nxehësat e ujit, etj. Dhe mos e ekspozoni ndaj rrezeve direkte të diellit. Pajisja elektroshtëpiake duhet të qëndrojë të paktën 3 cm larg nga soba e gatimit me gaz ose elektrike ose të paktën 30 cm larg nga soba ngrohëse me naftë ose me lëndë djegëse të ngurta. Në qoftë se distanca midis këtyre burimeve t ënxehtësisë dhe pajisjes elektroshtëpiake është më e vogël, përdorni një panel izolues.

Shënim: Vendoseni pajisjen elektroshtëpiake në një dhomë mjaftueshëm të madhe. Duhet të jetë të paktën një hapësirë prej 1 m3 për 8 gram gazi ftohës. Sasia e gazit ftohës tregohet në pllakën e të dhënave në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.

Vendosja e pajisjes

Instalimi i pajisjes duhet të kryhet nga të paktën dy persona, për të shmangur plagosjen e personave ose dëmtimin e pajisjes.

  • Pajisja duhet të qëndrojë e niveluar ose të përkulet pak nga mbrapa. Ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe të vendoset në një bazament të fortë. Në pjesën e përparme, pajisja është e pajisur me dy këmbë të rregullueshme që mund të përdoren për të niveluar pajisjen. Në anën e pasme, rrotat mundësojnë një instalim më të lehtë të pajisjes (vetëm me disa modele).

POSTAVITEV_APARATA_RAHLO_NAZAJ

  • Pasi të keni niveluar pajisjen duke përdorur këmbët e rregullueshme, rregulloni këmbën shtesë për qëndrueshmëri më të mire të pajisjes.

  • Mos e ekspozoni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit dhe mos e vendosni pranë burimeve të nxehtësisë. Në qoftë se kjo gjë nuk mund të shmanget, instaloni një panel izolues.

SLIKA_KONZOLA_PROTI_PREVRNITVI

Për shkak se aparati me derën plot të mbushur tek hapja e saj mund të mënjanohet para, nevojitet të sigurohet me konsolë kundër mënjanimit. Në muri pas aparatit bironi 2 bira Ø 8 mm, në lartësi 57 dhe 117 mm nga dyshemeja, dhe 50 mm nga ana e majtë e aparatit, shiquar nga para. Vendoni futësit nga plastika dhe me vidha të përforconi konsolën. Aparatin trusjeni pranë murisë ashtu, që konsola të arrijë mbi bartësin e kompresorit.

  • Pajisja mund të vendoset lirshëm në këmbë ose mund të vendoset pranë një bufeje, dollapi ose muri. Në qoftë se e vendosni pajisjen pranë një bufeje, dollapi ose muri, konsumi i energjisë mund të rritet.

  • Ndërmjet pajisjes dhe çdo dollapi sipër saj duhet të ketë një hapësirë prej të paktën 50 mm. Për të lejuar ajrimin dhe ftohjen e duhur të pajisjes, mbrapa pajisjes duhet të ketë një hapësirë të mjaftueshme (shikoni diagramën e instalimit).

  • Merrni parasysh distancën ose hapësirën e nevojshme për të hapur derën e pajisjes, në mënyrë që të lejoni nxjerrjen ose heqjen e sirtarëve dhe rafteve (shikoni diagramën e instalimit).

SLIKA_POSTAVITEV_APARATA_ENOVRATNI_OT

Lidhja e pajisjes elektroshtëpiake

VTICNICA

  • Lidheni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik duke përdorur një kabëll. Priza në mur duhet të jetë e pajisur me tokëzim (fole sigurie). Tensioni dhe frekuenca nominale janë treguar në tabelën e të dhënave/ etiketën me informacionin bazë për pajisjen elektroshtëpiake.

  • Pajisja elektroshtëpiake duhet të lidhet me rrjetin elektrik dhe të tokëzohet në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi. Pajisja elektroshtëpiake do t’I rezistojë shmangieve afatshkurtëra nga tensioni nominal por jo më shumë se +/- 6%.

Kthimi i drejtimit të hapjes së derës

Drejtimi i hapjes së derës nuk mund të ndryshohet për këtë pajisje.

Përshkrimi i pajisjes elektroshtëpiake

Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes elektroshtëpiake.

SLIKA_APARATA_COOLER_4Z_FS600-22_OT

A Ngrirësi

B Frigoriferi

  1. Njësia e kontrollit

  2. Raftet prej xhami

  3. Porta e kullimit

  4. FreshZone sirtar*

  5. Ena e frutave dhe perimeve me kontroll të lagështirës (CrispZone)*

  6. Raftet e derës së poshtme

  7. Rafti i shisheve

  8. Këmbë

*Vetëm në disa modele

  • Sirtarët janë të pajisur me një system, i cili nuk i lejon ato që ato të nxirren pa dashje. Për të hequr një sirtar nga pajisja, nxirrni atë deri në fund, pastaj ngrijeni në pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.

Funksionimi i pajisjes elektroshtëpiake

SLIKA_UI_FS600-22_HS-HTS_ESS

Ndezja/fikja e pajisjes dhe çelësi i rregullimit të temperaturës

Ndezja/fikja e pajisjes elektroshtëpiake (on/off)

SLIKA_UI_FS600-22_HS-HTS_ESS_ECO

Për të ndezur pajisjen: rrotullojeni çelësin në drejtim të akrepave të orës dhe zgjidhni një cilësim midis 1 dhe 7.

SLIKA_UI_FS600-22_HS-HTS_ESS_IZKLOP

Për të fikur pajisjen, rrotullojeni çelësin në pozicionin 0 (kujdes: pajisja është ende e ndezur).

Rregullimi i temperaturës në pajisjen elektroshtëpiake

Pasi të ndizet pajisja, mund të duhen disa orë derisa të arrihet temperatura e caktuar. Mos vendosni asnjë ushqim në pajisja, përpara se temperatura të bjerë në cilësimin e zgjedhur.

SLIKA_UI_FS600-22_HS-HTS_ESS_ECO

  • Për të vendosur temperaturën e dëshiruar, rrotulloni çelësin A në të majtë ose në të djathtë për të zgjedhur cilësimin e dëshiruar.

  • Rregullimi i preferuar i pullës A është në pozicionin eco.

  • Ndryshimi i temperaturës së mjedisit do të ndikojë në temperaturën e pajisjes. Rregulloni cilësimet e temperaturës në përputhje me rrethanat duke përdorur çelësin A. Cilësimet më pranë 7 korrespondojnë me temperaturë më të ulët në pajisje (ftohës), ndërsa cilësimet më afër 1 korrespondojnë me temperaturë më të lartë (më të ngrohtë).

Në qoftë se temperatura e dhomës ku është instaluar pajisja është nën 16 °C, ju rekomandojmë ta vendosni çelësin A përafërsisht në numrin 6.

Nëse e vendosni çelësin në 7, ekziston mundësia që temperatura në ndarjen e frigoriferit të bjerë nën 0 °C.

Funksioni i ngrirjes intensive (Shkulmi i ngrirjes)

  • Përdorni këtë cilësim pasi të keni ndezur pajisjen për herë të parë, përpara pastrimit ose 24 orë përpara se të fusni një sasi të madhe ushqimi.

SLIKA_UI_FS600-22_HS-HTS_ESS_ZVEZDICA

Kyçja e ngrirjes intensive: Pullën A rrotulloni në pozicionSLIKA_SIMBOL_ZVEZDICA.

Kur aktivizohet funksioni i ngrirjes intensive, temperatura mund të jetë më e ulët edhe në ndarjen frigoriferike edhe në ndarjen ngrirëse.

Pas përfundimit të ngrirjes intensive, pullën A rrotulloni sërish në vlerën e dëshiruar.

Nëse funksioni nuk çaktivizohet manualisht, ai do të çaktivizohet automatikisht pas afërsisht dy ditësh. Temperatura do të kthehet në cilësimin më të fundit (pozicioni i çelësit do të mbetet në SLIKA_SIMBOL_ZVEZDICA).

Pajisjet e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake

(*Pajisjet janë në varësi të modelit)

Rafti

SLIKA_FS600-22_IZVLEK_POLICE

Ju mund t’i vendosni raftet bosh sipas dëshirës tuaj nëpër udhëzuesit në brendësi të frigoriferit, pa pasur nevojë t’i nxirrni ato nga frigoriferi. Për ta zhvendosur raftin ose për ta nxjerrë nga frigoriferi, ngrijeni pak në pjesën e pasme, tërhiqeni drejt vetes dhe pastaj lëvizeni ose nxirrni nga pajisja. Ushqimin që prishet shpejt ruajeni në pjesën e pasme të raftit, ku temperatura është më e ulët.

Ena e frutave dhe perimeve me kontroll të lagështirës (CrispZone)*

  • Koshi në fund të frigoriferit është për ruajtjen e frutave dhe perimeve. Siguron lagështirë dhe parandalon tharjen e ushqimit. Koshi ka rregullator të integruar të lagështisë, i cili lejon caktimin e nivelit të lagështisë.

SLIKA_REGULACIJA_VLAGE_ZAPRTE_REGE

Pozicioni i rrëshqitësit në të djathtë: ventiluesit të mbyllur, lagështi më e lartë në kosh.

SLIKA_REGULACIJA_VLAGE_ODPRTE_REGE

Pozicioni i rrëshqitësit në të majtë: ventiluesit të hapur, lagështia më e ulët në kosh.

Nëse vëreni pika që grumbullohen nën raftin e qelqit, hapni ventilatorët dhe fshini raftin (shihni kapitullin ZGJIDHJA E PROBLEMEVE).

SLIKA_IZVLEK_PREDALA

  • Nxjerrja jashtë e enës:

    • Tërhiqeni jashtë enën aq sa mund të shkojë. Pastaj, ngrijeni pjesën e përparme dhe tërhiqeni plotësisht.

FreshZone sirtar*

(Vetëm në disa modele)

Dhomëza FreshZone lejon ruajtjen e një shumëllojshmërie të gjerë të ushqimit të freskët për deri në tre herë më shumë se në një frigorifer konvencional. Ushqimi qëndron i freskët për një kohë më të gjatë, duke ruajtur aromën dhe lëndët ushqyese. Temperatura në këtë sirtar varet nga cilësimet e temperaturës në ndarjen e frigoriferit, temperatura e mjedisit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe sasia e ushqimit të vendosur në të.

Për një temperaturë rreth 0 °C në FreshZone sirtar, ne rekomandojmë vendosjen e temperaturës së ndarjes së frigoriferit në 4 °C ose më të ulët. Temperatura në FreshZone sirtar mund të bjerë nën 0 °C. Prandaj, vendoseni ushqimin e ndjeshëm ndaj temperaturës në pjesët e sipërme të frigoriferit.

Për një performancë optimale, sirtari duhet të jetë i mbyllur plotësisht.

  • Kur të blini ushqime, sigurohuni që të jenë të freskëta, pasi kjo do të përcaktojë cilësinë e ushqimit, si dhe sa kohë do të mbahet në frigorifer.

  • Ushqimin mbajeni në enë të mbyllura ose në paketime të përshtatshme për të mos e lejuar të lëshojë ose të marrë aroma.

  • Merreni ushqimin nga sirtari 30 deri në 60 minuta përpara përdorimit, për të lejuar aromën dhe shijen që të zhvillohen në temperaturën e dhomës.

  • Te ushqimet e ndjeshme ndaj temperaturës së ulët dhe jo i përshtatshëm për t'u ruajtur në FreshZone sirtar përfshihen: ananasi, avokadoja, banania, ullinjtë, patatet, patëllxhani, kastraveci, fasulet, specat (capicum), pjeprat, shalqinjtë, kungujt, kungulleshkat, etj.

SLIKA_IZVLEK_PREDALA_ESS

  • Për të hequr sirtarin:

    • Tërhiqeni sirtarin jashtë derisa të bllokohet.

    • Pastaj, ngrijeni nga përpara dhe tërhiqeni për ta nxjerrë.

Raftet e derës

SLIKA_FS600-22_POLICE_VRAT

Pjesa e brendshme e derës së frigoriferit është e pajisur me rafte të synuara për të mbajtur djathë, gjalpë, vezë, kos dhe paketime të tjera të vogla, tubeta, kanaçe, etj.

Ju mund t’i vendosni raftet sipas dëshirës duke i ngritur ato pak nga zgavrat që i mbajnë në vend dhe duke i lëvizur ato drejt vendit të dëshiruar, duke u siguruar që t'i vendosni në zgavrat e atjeshme.

Rafti i poshtëm është i synuar për ruajtjen e shisheve.

Ngarkesa maksimale në secilën derë është 5 kg.

Ena mbajtëse MultiBox*

  • Ena MultiBox ofron një mënyrë të përshtatshme për të mbajtur ushqime me aromë të mprehtë ose të fortë, p.sh. djathë të pjekur ose me myk (gorgonxola), sallamra, qepë, gjalpë, etj.

  • Kapaku prej silikoni siguron një mbyllje të sigurt nga ajrimi, e cila nuk e lejon ushqimin të thahet dhe aromën të përhapet nëpër ndarjen frigoriferike.

  • Kapaku prej silikoni mund të përdoret edhe si tabaka për vezët ose për akullin.

  • Në qoftë se kapaku fleksibël përdoret si tabaka për vezët, vendoseni direkt në fund të enës së derës dhe përdoreni pjesën e poshtme të enës MultiBox për të mbajtur ushqim në paketime më të vogla – pashtet, reçel, tubeta të vogla, etj.

multibox

Ventilator (DynamicAir)*

  • Ventilatoi i vendosur nën tavanin e ndarjes së frigoriferit do të bëjë të sigurt që temperatura të shpërndahet në mënyrë më të barabartë dhe të zvogëlojë kondensimin (vesën) në sipërfaqet e ruajtjes.

Ndezja/fikja e ventilatorit:

Ndezur = simbol_ventilator Fikur = 0

SLIKA_FS600-22_DYNAMICAIR+STIKALO

Kur ventilatori është i ndezur, shfaqet një pikë e kuqe në çelës.

Shpërndarja e rekomanduar e ushqimit në pajisjen elektroshtëpiake

Seksionet në ndarjen frigoriferike:

  • pjesa e sipërme: ushqime në kanaçe, bukë, verë, brumëra, etj.

  • pjesa e mesit: produkte bulmeti, ushqime të gatshme, ëmbëlsira, pije freskuese, birrë, ushqime të gatuara, etj.

  • pjesa e poshtme: mishi, prodhimet e mishit, delikatesa, etj.

  • Koshi i frutave dhe perimeve: fruta të freskëta, perime, sallatra, perime në trajtë rrënje, patate, qepë, hudhra, domate, lakër turshi, rrepa, etj.

PORAZDELITEV_ŽIVIL_COOLER_4Z_ESS

Seksionet në ndarjen e derës frigoriferike:

  • koshat e sipërm/të mesit të derës: vezë, gjalpë, djathë, etj.

  • Koshtat e poshtëm të derës: pije freskuese, kanaçe, shishe, etj.

Mos mbani fruta (banane, ananas, papaja, limona) dhe perime (kungulleshka, patllixhana, kastraveca, speca, domate dhe patate) të ndjeshme ndaj temperaturave në frigorifer.

Seksionet ngrirëse:

  • në ngrirje, mbahen ushqime të ngrira (shikoni kapitullin Ngrirja dhe mbajtja e ushqimeve të ngrira).

Mos mbani në ngrirje sa më poshtë: sallatë marule, vezë, mollë, dardha, rrush, pjeshkë, kos, qumësht i kondensuar, salcë kosi dhe majonezë.

Mbajtja e ushqimit në frigorifer

Këshilla të rëndësishme në lidhje me mbajtjen e ushqimeve

Përdorimi, i rregullt i pajisjes elektroshtëpiake, paketimi në mënyrën e duhur, mbajtja e temperaturës së duhur dhe zbatimi i standardeve të higjienës së ushqimit, kanë një ndikim vendimtar në cilësinë e mbajtjes së ushqimit.

Vini re datat e skadencës së ushqimit, të treguara në paketim.

Ushqimet e ruajtura në frigorifer duhet të mbahen në enë të mbyllura ose në paketimin e duhur për të mos e lejuar lëshimin ose marrjen e aromave dhe të lagështirës.

Mos mbani në frigorifer lëndë të djegshme, të paqëndrueshme dhe shpërthyese.

Shishet me përmbajtje të lartë alkooli duhet të mbyllen mirë dhe të mbahen në pozicion të ngritur.

Disa solucione organike, vajra esencialë të lëkurës së limonit dhe portokallit, acid gjalpi, etj., mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike në rast të kontaktit të zgjatur, duke shkaktuar dëmtim dhe vjetërim të parakohshëm të këtyre materialeve.

Aromat e padëshiruara paralajmërojnë mungesën e pastërtisë së pajisjes elektroshtëpiake ose përmbajtje të prishura (shiko kapitullin Pastrimi i Pajisjes Elektroshtëpiake).

Në qoftë se ikni nga shtëpia për një periudhë të gjatë kohore, hiqini sendet që mund të prishen nga frigoriferi.

Shmangia e kontaminimit të ushqimit

Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi të respektoni udhëzimet e mëposhtme:

  • Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes.

  • Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të kullimit.

  • Mishin e papërpunuar dhe peshkun, në frigorifer mbajeni në enë të përshtatshme, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt ose të kullojnë në ushqimet e tjera.

  • Në rast se pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën e hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.

Ngrirja dhe mbajtja e ushqimeve të ngrira

Procedura e ngrirjes

Sasia maksimale e ushqimit të freskët që mund të futet menjëherë është e specifikuar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektro-shtëpiake. Në qoftë se sasia e ushqimit që do të ngrihet e tejkalon sasinë e treguar, cilësia e ngrirjes do të jetë më e ulët; rrjedhimisht, cilësia e ushqimit tashmë të ngrirë do të përkeqësohet.

  • Aktivizojeni funksionin super freeze (super ngrirje) 24 orë pasi të keni ngrirë ushqimin e freskët:

    • Rrotulloni çelësin A në pozicionSLIKA_SIMBOL_ZVEZDICA.

Sigurohuni që ushqimi i freskët të mos jetë në kontakt me ushqimin që është tashmë i ngrirë.

  • Kur ngrihen sasi më të vogla ushqimi (1-2 kilogram), aktivizimi i funksionit super freeze nuk është i nevojshëm.

  • Pas përfundimit të ngrirjes, rrotulloni pullën A sërish në rregullimin e dëshiruar.

Këshilla të rëndësishme për ngrirjen

Përdoreni ngrirësin vetëm për të ngrirë ushqimet e përshtatshme për ngrirje. Përdorni gjithmonë ushqime cilësore dhe të freskëta.

Zgjidhni paketimin më të përshtatshëm për ushqimin dhe përdoreni paketimin në mënyrë të rregullt.

Sigurohuni që paketimi është i mbyllur mirë ndaj ajrit dhe ujit, në mënyrë që ushqimi të mos thahet dhe të mos i humbë vitaminat e tij.

Shënojeni llojin e ushqimit, sasinë dhe datën e ngrirjes në paketim.

Është e rëndësishme që ushqimi të ngrijë shpejt. Rrjedhimisht, rekomandohen paketimet më të vogla. Përpara se ta vendosni në ngrirje, ushqimin vendoseni në pjesën frigoriferike.

Mbajtja e ushqimeve të ngrira në mënyrë industriale

  • Kur mbahen dhe përdoren ushqime të ngrira, zbatoni udhëzimet e prodhuesit. Temperatura dhe data e skadencës janë të shkruara në paketim.

  • Zgjidhni vetëm ushqim me paketim të padëmtuar, të mbajtur në ngrirësa në temperaturat prej –18 °C ose më të ulëta.

  • Mos blini ushqim të mbuluar me brymë (akull) pasi kso gjë tregon se ai është shkrirë pjesërisht disa herë dhe se është i një cilësie më të ulët.

  • Mbrojeni ushqimin nga shkrirja gjatë transportit. Në rast të rritjes së temperaturës, koha e mbajtjes duhet të jetë më e shkurtër dhe do të ulet cilësia.

Koha e mbajtjes së ushqimeve të ngrira

Koha e rekomanduar e mbajtjes në ngrirës

Lloji i ushqimit

Koha

Fruta, mish lope

nga 10 deri në 12 muaj

Perime, mish viçi, shpendë

nga 8 deri në 10 muaj

Mish dreri

nga 6 deri në 8 muaj

Mish derri

nga 4 deri në 6 muaj

Mish i grirë ose në copa të vogla

4 muaj

Bukë, brumëra, ushqime të gatuara, copa peshku lean fish

3 muaj

Të brendshme

2 muaj

Sallamra të tymosur, peshq të dhjamur

1 muaj

Shkrirja e ushqimit të ngrirë

  • Shkrirja është një hap i rëndësishëm kur ushqimi ruhet i ngrirë. Ushqimi duhet të shkrihet në mënyrën e duhur.

  • Më poshtë janë metodat e përshtatshme të shkrirjes:

    • në frigorifer,

    • në ujë të ftohtë,

    • në një furrë me mikrovalë ose në një furrë tradicionale me një program të përshtatshëm për shkrirje.

  • Disa produkte të ngrira mund të gatuhen pa u shkrirë paraprakisht. Kjo do të specifi kohet nga prodhuesi në paketim.

  • Ushqimin paketojeni në sasi të vogla. Kjo do të lejojë që ushqimi të shkrijë më shpejt.

  • Ushqimin e shkrrirë pjesërisht ose plotësisht, përdoreni sa më shpejt të jetë e mundur. Bakteret në ushqimin e shkrirë riaktivizohen dhe ushqimi do të prishet shpejt. Kjo vlen veçanërisht për frutat, perimet dhe ushqimet e gatshme.

  • Mos e ngrini përsëri ushqimin që është shkrirë pjesërisht ose plotësisht.

Shkrirja e pajisjes elektroshtëpiake

Shkrirja automatike e frigoriferit

Frigoriferi nuk ka nevojë të shkrihet, sepse akulli në pjesën e brendshme të murit të pasëm shkrin automatikisht. I gjithë akulli i grumbulluar do të shkrijë kur njësia e kompresorit të mos jetë aktive. Pikat do të rrjedhin nëpërmjet një hapësire në murin e pasëm të frigoriferit në tabakanë e vendosur poshtë kompresorit, nga ku do të avullojnë.

Sigurohuni që hapësira në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit nuk do të bllokohet asnjëherë nga ushqimi ose nga asnjë objekt tjetër.

Në qoftë se në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit formohet një shtresë e trashë akulli (3–5 mm), fikeni pajisjen elektroshtëpiake dhe shkrijeni manualisht pajisjen elektroshtëpiake.

Shkrirja e një ngrirësi tradicional

  • Shkrijeni ngrirësin kur të krijohet një shtresë prej afërsisht 3–5 millimetra akull ose brymë.

  • 24 orë përpara shkrirjes, aktivizojeni funksionin super freeze për të ftohur më shumë ushqimin (shikoni seksionin procedura e Ngrirjes).

Pas kësaj periudhe, hiqini ushqimet nga ngrirja dhe mbrojini ato nga shkrirja.

  • Fikeni pajisjen elektroshtëpiake (shikoni kapitullin Ndezja/Fikja e pajisjes elektroshtëpiake) dhe hiqeni kabllin e furnizimit me energji.

  • Mos përdorni thikë ose ndonjë objekt tjetër të mprehtë për të hequr ngricën, pasi mund të dëmtoni sistemin e ftohjes.

  • Për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, vendosni një tas me ujë të nxehtë në raftin prej xhami.

  • Clean and dry the appliance interior (see chapter Cleaning the Appliance).

Pastrimi i pajisjes elektroshtëpiake

Përpara pastrimit, hiqeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti i furnizimit me energji – fikeni pajisjen elektroshtëpiake (shikoni kapitullin Ndezja dhe Fikja e Pajisjes Elektroshtëpiake) dhe hiqeni kabllin e energjisë nga priza e murit.

  • Përdorni një leckë të butë për t’i pastrua të gjitha sipërfaqet. Pastruesit të cilët përmbajnë substanca gërryese, acide ose tretës nuk janë të përshtatshëm për pastrim, pasi ata mund të dëmtojnë sipërfaqen.

Pastrojeni pjesën e jashtme të pajisjes elektroshtëpiake me ujë ose me një tretësirë uji me sapun.

Sipërfaqet e lyera me llak dhe prej alumini mund të pastrohen me ujë të vakët në të cilin keni shtuar detergjent të lehtë. Përdorimi i pastruesave me përmbajtje të ulët alkooli lejohet (p.sh. pastruesit e dritareve). Për pastrimin e materialeve plastike mos përdorni pastrues të cilët përmbajnë alkool.

Pjesa e brendshme e pajisjes elektroshtëpiake mund të pastrohet me ujë të vakët në të cilin keni hedhur pak uthull.

  • Mos i lani pjesët e aksesorëve të brendshëm të pajisjes elektroshtëpiake në lavastovilje, pasi mund të dëmtohen.

SLIKA_CUSCENJE_ODPRTINE

  • Një ulluk dhe një hapësirë për shkarkimin e ujit nga depozitat e shkrirjes së brymës janë të vendosura poshtë panelit të ftohjes, i cili bën ftohjen e pjesës së brendshme të frigoriferit. Ulluku dhe hapësira nuk duhet të bllokohen. Kontrollojini shpesh dhe pastrojini nëse ëhstë e nevojshme (p.sh. me një kallam pjastik).

  • Krijimi i brymës ose akullit, me trashësi 3–5 mm, do të rritë konsumin e energjisë. Rrjedhimisht, ai duhet të hiqet rregullisht (nuk zbatohet në ngrirësat not NO FROST). Mos përdorni asnjë objekt të mprehtë, tretësa apo sprei.

  • Njësia e kondensatorit, e vendosur pranë njësisë së kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes (vetëm te disa modele), duhet të mbahet e pastër, pa pluhur ose papastërti të tjera. Herë pas here pastrojeni atë duke përdorur një furçë të butë jometalike ose një fshesë me korrent.

  • Pas pastrimit, ndizeni përsëri pajisjen elektroshtëpiakedhe vendoseni ushqimin.

Zgjidhja e problemeve

Problemi:

Shkaku ose zgjidhja:

Pajisja elektroshtëpiake është lidhur me rrjetin elektrik, por nuk funksionon.

  • Sigurohuni që ka tension të mjaftueshëm në prizën elektrike dhe që pajisja elektroshtëpiake është e ndezur.

Sistemi ftohës operon pa ndërprerje për një periudhë të gjatë kohe:

SLIKA_TIPALO

  • Temperaturë shumë e lartë e mjedisit.

  • Dera hapet shumë shpesh ose për shumë gjatë.

  • Dera nuk mbyllet siç duhet (mundësia e papastërtive në guarnicion, dera është vendosur shtrembër, guarnicioni është dëmtuar etj.).

  • Është futur menjëherë shumë ushqim i freskët.

  • Sensori në frigorifer (A) është bllokuar nga ushqimi i freskët. Sigurohuni që ajri të qarkullojë përqark sensorit (vetëm në disa modele).

Krijimi i tepërt i akullit në murin e pasëm të pjesës së brendshme të frigoriferit mund të jetë rezultat i sa më poshtë:

  • Dera hapet shumë shpesh ose për shumë gjatë,

  • Në frigorifer futet ushqim i ngrohtë.

  • Ushqimi ose enët janë në kontakt me murin e brendshëm mbrapa të frigoriferit.

  • Guarnicion i dobët i derës.

  • Në qoftë se guarnicioni është i papastër ose i dëmtuar, pastrojeni ose zëvendësojeni.

Krijim i akullit ose ngricës në brendësi të frigoriferit:

  • Ndarja e ngrirjes nuk është shrirë prej kohësh (ose jo rregullisht). Shkrijeni ndarjen e ngrirjes për të hequr akullin.

  • Dera nuk mbyllet siç duhet.

  • Dera ka izolim të dobët (guarnicioni është i ndotur, dera nuk puthitet siç duhet, guarnicioni është i dëmtuar etj).

Kondensimi (vesa) në raftin mbi sirtarët:

  • Ky është një fenomen kalimtar i cili nuk mund të shmanget plotësisht në periudha të larta të mjedisit dhe në lagështirë. Ai largohet kur normalizohet temperatura dhe lagështira. Ne rekomandojmë pastrimin e sirtarëve më shpesh dhe fshirjen herë pas here me leckë të pikave.

  • Hapeni rrëshqitësin e kontrollit të lagështirës.

  • Vendoseni ushqimin nëpër qese ose në paketim tjetër të mbyllur mirë.

Në murin e pasëm të ndarjes së frigoriferit ka bulëza:

  • Kjo është normale. Ndarja e frigoriferit shkrin automatikisht, gjë që rezulton në bulëza uji, të cilat rrjedhin nga një vrimë në murin e pasëm të ndarjes së frigoriferit në një tabaka sipër njësisë së kompresorit, nga ku avullon.

Nga frigoriferi pikon/rrjedh ujë:

  • Është bllokuar hapësira e shkarkimit të ujit ose uji që pikon kalon pas ullukut të ujit.

  • Pastrojeni hapësirën e bllokuar, p.sh. duke përdorur një kallam plastik.

  • Në qoftë se është krijuar një shtresë e trashë akulli, shkrijeni manualisht pajisjen elektroshtëpiake (shikoni Shkrirja e Pajisjes Elektroshtëpiake).

Dera hapet me vështirësi:

  • Në qoftë se përpiqeni të hapni derën e ngrirësit menjëherë pasi e keni mbyllur, mund të jetë e vështirë ta bëni. Sapo e hapni derën, pak ajër i ftohtë del nga pajisja elektroshtëpiake dhe zëvendësohet me ajër të ngrohtë nga mjedisi. Kur ky ajër ftohet, krijohet presion negativ i cili rezulton në probleme kur ju përpiqeni të hapni derën. Pas disa minutash, kushtet normalizohen dhe dera mund të hapet përsëri me lehtësi.

Anët e pajisjes janë të ngrohta:

  • Kjo është normale. Në anët e pajisjes ka të instaluar tubacione dhe tuba, të cilët tentojnë të nxehen gjatë funksionimit të pajisjes.

Nuk punon ndriçimi LED:

  • Në qoftë se nuk punon ndriçimi LED, thërrisni një teknik shërbimi.

  • Mos u përpiqni të riparoni vetë ndriçimin LED, pasi mund të ketë rrezik të kontaktit me tensionin e lartë!

Në qoftë se këshillat e mësipërme nuk e zgjidhin problemin tuaj, thërrisni qendrën më të afërt të shërbimit të autorizuar dhe përcaktoni llojin, modelin dhe numrin serial të shkruar në pllakën e të dhënave të pajisjes elektroshtëpaike ose në etiketën që ndodhet në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake.

Informacion në lidhje me zhurmën e pajisjes elektroshtëpiake

Ftohja në ngrirësat frigoriferikë bëhet e mundur nga një sistem ftohës i cili përfshin edhe një kompresor (në disa pajisje elektroshtëpiake edhe një ventilator), i cili krijon pak zhurmë. Niveli i zhurmës është në varësi të instalimit, përdorimit të duhur dhe moshës së pajisjes elektroshtëpiake.

  • Pas lidhjes së pajisjes elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, operimi i kompresorit ose zhurma e lëngut që rrjedh, mund të jetë disi më e lartë. Kjo nuk është një shenjë e keqfunksionimit dhe nuk do të ndikojë në jetën e dobishme të pajisjes elektroshtëpiake. Me kalimin e kohës, operimi i pajisjes elektroshtëpiake dhe zhurma do të bëhen më të qeta.

  • Ndonjëherë, zhurma ta pazakonta ose më të forta mund të dëgjohen gjatë operimit të pajisjes elektroshtëpiake; këto janë kryesisht si rezultat i instalimit jo të duhur:

    • Pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë në nivel dhe e palëvizshme në një bazë të fortë.

    • Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsi.

    • Sigurohuni që pajisjet e brendshme të jenë të futura siç duhet në vendet e tyre dhe që zhurma nuk shkaktohet nga kanaçet që kërcasin, nga shishet apo nga enët e tjera të vendosura ngjitur me njëra-tjetrën.

  • Për shkak të ngarkesës së lartë të punës në sistemin e ftohjes kur dera hapet më shpesh ose për një kohë më të gjatë, kur futet një sasi e madhe ushqimi të freskët ose kur janë të aktivizuar funksionet e ngrirjes ose të ftohjes intensive, pajisja elektroshtëpiake mund të bëjë përkohësisht më shumë zhurmë.

Shënimet tuaja

Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime të cilat nuk e cënojnë funksionalitetin e pajisjes elektroshtëpiake.

891870