UDHËZIME TË DETAJUARA

PËR PËRDORIMIN E THARËSES SË RROBAVE

Sot, jeta është e ndërlikuar.Të paktën, le ta bëjmë më të thjeshtë kujdesin për larjen e rrobave! Tharësja juaj e re përdor teknologji novative dhe arritjet më të fundit për kujdesin e larjes së rrobave, që t’ju ndihmojë të thjeshtoni punët e përditshme të shtëpisë.
Teknologjia ofron kujdesin më të butë për çdo veshje, me zhubrosje minimale. Në të njëjtën kohë, tharësja juaj e re do të jetë miqësor për mjedisin pasi ai e përdor energjinë në mënyrën më ekonomike të mundshme.

Ky tharës është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak. Ju lutemi të mos e përdorni për të tharë rroba të cilat nuk janë të përshtatshme për tharje në makinë.

Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:

Informacion, këshillë ose rekomandim

Kujdes – rrezik i përgjithshëm

Kujdes – rrezik nga goditja elektrike

Kujdes – rrezik nga sipërfaqja e nxehtë

Kujdes – rrezik nga zjarri

Është e rëndësishme që të lexoni me kujdes udhëzimet.

MASA PARAPRAKE TË SIGURISË

knjigaPërpara përdorimit të makinës tharëse, lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit.

Ju lutemi, mos e përdorni makinën tharëse pa i lexuar dhe kuptuar këto udhëzime për përdorimin fillestar.

Tharësja nuk është i synuar për t’u përdorur nga personat (përfshirë fëmijët) me dëmtime fizike ose mendore ose nga persona me mungesë të përvojës dhe njohurive. Këta persona duhet të udhëzohen për përdorimin e tharëses nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre.

Këto udhëzime për përdorimin e makinës tharëse jepen me lloje ose modele të ndryshme të makinave tharëse. Prandaj, ato mund të përfshijnë përshkrime të parametrave ose pajisjeve të cilat nuk janë të disponueshme në makinën tuaj tharëse.

Kapaciteti maksimal i tharjes në kg (peshë e thatë) tregohet në pllakën e të dhënave.

Mosrespektimi i udhëzimeve të përdorimit ose përdorimi i papërshtatshëm i tharëses mund të rezultojë në dëmtim të rrobave, të pajisjes elektroshtëpiake ose në dëmtim të përdoruesit. Mbajeni manualin udhëzues të përdorshëm, afër tharëses.

Udhëzimet e përdorimit janë të disponueshme në faqen tonë të internetit www.gorenje.com.

Tharësja juaj është e destinuar vetëm për përdorim familjar. Në qoftë se tharësja përdoret për qëllime profesionale, fitimprurëse ose qëllime që tejkalojnë përdorimin normal në një familje apo në rast se tharësja përdoret nga një person i cili nuk është konsumatori, periudha e garancisë do të jetë e barabartë me periudhën më të shkurtër të garancisë së kërkuar nga legjislacioni përkatës.

Zbatoni udhëzimet për instalimin e rregullt të tharëses Gorenje dhe për lidhjen me rrjetin elektrik (shikoni kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA«).

Secili dhe të gjitha riparimet ose detyrat e mirëmbajtjes së tharëses duhet të kryhen nga ekspertë të trajnuar. Riparimi joprofesional mund të rezultojë në aksidente ose në keq-funksionime serioze.

Për të shmangur rrezikun, një kabëll elektrik i dëmtuar mund të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi, një teknik shërbimi ose një person i autorizuar.

Pas instalimit, tharësja duhet të qëndrojë pa lëvizur për dy orë përpara se të lidhet me rrjetin elektrik.

Mos e lidhni tharësen në rrjetin elektrik duke përdorur pajisje të jashtme ndezëse/fikëse, të tillë si programues kohor apo ta lidhni me një rrjet elektrik që ndizet dhe fiket rregullisht nga furnizuesi me energji.

Tharësja nuk mund të lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur kabëll zgjatues.

Mos e lidhni tharësen me ajër të nxehtë në një prizë elektrike të destinuar për një makinë elektrike roje ose tharëse flokësh.

Në rast defekti, përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara nga prodhuesit e autorizuar.

Në rast të lidhjes së papërshtatshme të tharëses, përdorimit të papërshtatshëm ose shërbimit nga një person i paautorizuar, kostoja e çdo dëmtimi do të përballohet nga përdoruesi, si dhe ky dëmtim nuk do të mbulohet nga garancia.

Përdorni gjithmonë tubat e dhëna me tharësen.

Tharësen instalojeni në një ambient me ajrosje të mjaftueshme dhe me temperaturë midis 15°C dhe 25°C.

Për të instaluar tharësen me ajër të nxehtë sipër një makine larëse, duhen të paktën dy persona.

Vendoseni tharësen në një bazament të niveluar dhe të qëndrueshëm (betoni).

Mos e vendosni tharësen mbrapa dyerve rrëshqitëse ose që mund të bllokohen apo dyerve me mentesha në anën e kundërt të menteshave të derës së tharëses. Instalojeni tharësen në mënyrë të tillë, që dera të mund të hapet gjithmonë lirisht.

Mos e bllokoni asnjëherë shkarkimin e ajrit (vrimën e nxjerrjes).

Mos e vendosni tharësen në qilim me fije të gjata, pasi kjo gjë mund të pengojë qarkullimin e ajrit.

Ajri në mjedisin e tharëses nuk duhet të përmbajë grimca pluhuri.

Ajri, aty ku është instaluar tharësi, duhet të jetë plotësisht i ventiluar për të mos lejuar kthimin e gazrave të çliruar nga pajisjet me gaz dhe me zjarr të hapur (p.sh. një vatër zjarri).

Sigurohuni që rreth tharëses të mos grumbullohen fibra (fije ose qime).

Pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsi.

Mos e përdorni tharësen për të tharë rroba të cilat nuk janë larë.

Rrobat e njollosura me vaj, açeton, alkool, derivate të naftës, heqës njollash, terpentinë, dyllë dhe heqësit e dyllit, duhet të lahen në makinë larëse me ujë të nxehtë dhe detergjent përpara se të thahen në tharës.

Veshjet të cilat përmbajnë lateks, pjesë gome, kapelet e banjës dhe të dushit dhe rrobat ose mbulesat me shkumë gome nuk mund të thahen në tharës.

Lëndët për zbutjen e rrobave ose prodhime të ngjajshme nevojitet të përdoren vetëm në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.

Hiqini të gjitha objektet, si çakmakë dhe shkrepse nga xhepat.

Në qoftë se tubi i kondensimit bllokohet apo mbushet, atëherë funksionimi i tharësit me ajër të nxehtë do të ndalojë (shikoni kapitullin »NDALIMI DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT/Mbushja e depozitës së kondensimit«).

Depozita e ujit të kondensuar duhet të zbrazet përpara lëvizjes së tharëses ose përpara se ai të mbahet gjatë dimrit në një dhomë pa ngrohje.

Pastrojeni filtrin e tharëses pas çdo cikli tharjeje. Nëqoftë se e keni hequr filtrin, vendoseni përsëri atë përpara ciklit të ardhshëm të tharjes.

Pas çdo cikli pastrimi, zëvendësojeni njësinë e kondensimit në tubacionin e ajrit. Funksionimi i tharëses pa njësinë e kondensimit ose me njësinë e kondensimit të dëmtuar është i rrezikshëm dhe mund të rezultojë në zjarr (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I THARËSES dhe PASTRIMI I NJËSISË SË KONDENSIMIT«).

Mos përdorni asnjë agjent tretës ose pastrues që mund të dëmtojë tharësen (ju lutemi të respektoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).

Mos hidhni asnjëherë kimikate ose aromatizues në depozitën e kondensimit (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I THARËSES dhe ZBRAZJA E DEPOZITËS SË KONDENSIMIT«).

Pas procesit të tharjes, hiqeni kabllin elektrik të tharëses nga priza elektrike.

Garancia nuk i mbulon pjesët e konsumueshme, ndryshimet e lehta të ngjyrës, zhurmën e rritur e cila rezulton nga mosha e pajisjes elektroshtëpiake dhe që nuk ndikon në funksionalitetin e tharëses, si dhe defektet estetike të pjesëve përbërëse, të cilat nuk ndikojnë në funksionalitetin dhe në sigurinë e tharëses.

Siguria e fëmijëve

Siguria e fëmijëve

Mos i lejoni fëmijët të luajnë me tharësen.

Mos i lini fëmijët më të vegjës se tre vjeç që të afrohen pranë tharësit me ajër të nxehtë, në qoftë se ata nuk janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Mos i lejoni fëmijët dhe kafshët tuaja që të hyjnë në kazanin e tharëses.

Përpara mbylljes të derës së makinës larëse dhe fillimit të programit, sigurohuni që në kazan të mos ketë asgjë përveç rrobave (p.sh. nëse një fëmijë ka hipur në kazanin e makinës larëse dhe e ka mbyllur derën nga brenda).

Aktivizojeni bllokimin për fëmijët. Shikoni kapitullin »HAPI 4: ZGJEDHJA E FUNKSIONEVE SHTESË/Bllokimi për fëmijët«.

Tharësja është prodhuar në përputhje me të gjitha standardet përkatëse të sigurisë.

Ky tharës mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, por vetëm nëse mbikëqyren gjatë përdorimit të pajisjes, nëse atyre ju janë dhënë udhëzimet përkatëse në lidhje me përdorimin e sigurt të tharëses dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përdorimit të parregullt.

Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me tharësen.

Fëmijët nuk duhet të pastrojnë tharësen apo të kryejnë detyra të mirëmbajtjes pa mbikëqyrje.

Rreziku nga sipërfaqja e nxehtë

Gjatë funksionimit, pjesa e pasme e tharëses mund të nxehet shumë. Përpara se të prekni pjesën e tij të pasme, prisni që tharësja të ftohet plotësisht.

Në qoftë se e hapni derën e tharëses gjatë procesit të tharjes, rrobat mund të jenë shumë të nxehta dhe ka rrezik për djegie.

Mos e ndaloni asnjëherë procesin përpara se ai të përfundojë; në qoftë se e ndërprisni ciklin për çfarëdolloj arsye, kini kujdes kur të hiqni rrobat nga kazani, pasi janë shumë të nxehta. Hiqini rrobat me shpejtësi dhe përhapini që t’i lini të ftohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Siguria

Përdoreni tharësen vetëm për të tharë rrobat të cilat janë larë me ujë. Mos thani asnjë veshje që është larë apo pastruar me pastruesa ose lëndë të djegshme (si benzinë, trikloroetilen etj.), pasi ato mund të shkaktojnë shpërthim.

Në qoftë se i keni pastruar rrobat tuaja me pastruesa industrialë ose me lëndë kimike, mos i thani ato në tharës.

Tharësja në rast të mbinxehjes, mbrohet me një sistem fikës automatik. Ky sistem do ta fikë tharësen në rast se temperatura është shumë e lartë.

Në qoftë se rrjeta e filtrit është e bllokuar, mund të aktivizohet sistemi automatik i fikjes nga mbinxehja. Pastrojeni filtrin, prisni që të ftohet tharësja dhe përpiquni ta vini përsëri në punë. Në qoftë se tharësja përsëri nuk fillon të punojë, thërrisni një teknik shërbimi.

PËRSHKRIMI I THARËSES

Opis_susilca_spredaj_sp22_SPK_oštevilčeno

PJESA E PËRPARME

  1. Depozita e kondensimit

  2. Butoni on/off

  3. Çelësi për zgjedhjen e programit

  4. Butoni i start/pause

  5. Njësia e kontrollit

  6. Dera

  7. Filtri rrjetë

  8. Ventilatori i ajrit

  9. Njësia e kondensimit

  10. Pllaka e të dhënave

Opis_stroja_zadaj_sp22_SPK_oštevilčeno

PJESA E PASME

  1. Kablli elektrik

  2. Tubi i shkarkimit të kondensimit

  3. Këmbët e rregullueshme

Të dhëna teknike

(në varësi të modelit)

Etiketa me informacionin bazë për makinën tharësen ndodhet në anën e brendshme të derës së makinës tharëses (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I THARËSES«).

Gjerësia

600 mm

Lartësia

850 mm

Gjatësia e tharëses (a)

625 mm

Gjatësia me derë të mbyllur

653 mm

Gjatësia me derë të hapur (b)

1134 mm

Pesha

XX/YY kg (në varësi të modelit)

Tensioni i përshtatshëm

Shikoni pllakën e të dhënave

Siguresa

Shikoni pllakën e të dhënave

Fuqia nominale

Shikoni pllakën e të dhënave

Maximálna náplň

Shikoni pllakën e të dhënave

Pllaka e të dhënave

Napisna_tablica_QR_neutral_in_Auid_SP22_SPK_Gorenje

Njësia e kontrollit

Celna_B2_SPK_UN_cela_oštevilčeno

1

BUTONI ON/OFF

Bën ndezjen dhe fikjen e tharëses.

4

EXTRA DRY simbol_ExtraDry_SP22 (NIVELI I THARJES)

Simboli ndizet kur zgjidhet funksioni.

Funksionet shtesë 4a simbol_ExtraDry-stopnjaNormal_SP22 dhe 4b simbol_ExtraDry-stopnjaExtra_SP22 lejojnë zgjedhjen e një niveli më të lartë tharjeje dhe zgjasin kohën e tharjes.

2

ÇELËSI PËR ZGJEDHJEN E PROGRAMIT

5

DELAY END simbol_DelayEnd_P22 (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES)

Opsioni për të caktuar kohën se kur do të përfundojë tharja.

3

BUTONI START/PAUSE

Përdoreni këtë buton për të filluar ose ndaluar programin.

Pasi të fillojë ose gjatë ndalimit, drita e butonit do të pulsojë; kur programi të ketë filluar dhe në vazhdim, ai do të ndriçojë vazhdimisht.

4+5

Tingulli I NDEZJES/FIKJES

Shtypini pozicionet 4+5 dhe mbajini të shtypur për 3 sekonda.

6

Ndriçim i simbolit simbol_otroska_zascita BLLOKIMI PËR FËMIJËT

5+7

Kyçi për fëmijët I NDEZJES/FIKJES

Shtypini pozicionet 5+7 dhe mbajini të shtypur për 3 sekonda.

7

ANTI CREASE simbol_AntiCrease_SP22 (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE)

Do të ndizet një dritë sipas kohës së përdorimit të zgjedhur të funksionit.

8

Ndriçim i simbolit simbol_cisti_filter

PASTROJENI FILTRIN

9

Funksionet e mëposhtme shfaqen në NJËSINË E EKRANIT:

  • Funksionet në dispozicion;

  • Koha e mbetur për përfundimin e programit;

  • Informacione për përdoruesin.

10

Ndriçim i simbolit simbol_FullTank_SP22

ZBRAZENI DEPOZITËN E KONDENSIMIT

11

GENTLE CARE simbol_sensitive_SPK_B22 (TEMPERATURË MË E ULËT)

Opsioni për të caktuar një temperaturë më të ulët tharjeje.

INSTALIMI DHE LIDHJA

Hiqeni të gjithë paketimin. Kur të hiqni paketimin, sigurohuni që të mos e dëmtoni tharësen me objekte të mprehta.

Zgjedhja e ambientit

Postavitev_izbira_prostora

Tharësja nuk duhet të jetë në kontakt me murin ose me mobiljet në afërsitë tij. Për një operim optimal të tharëses, ne rekomandojmë ruajtjen e hapësirës nga muret siç është treguar në figurë. Në rast të pamundësisë për të mbajtur hapësirën minimale të kërkuar, tharësja mund të mbinxehet.

Vrimat në murin e pasëm dhe hapësira për nxjerrjen e ajrit në pjesën e përparme të tharëses nuk duhet të mbulohen asnjëherë.

Ambienti në të cilin do ta instaloni tharësen duhet të jetë i ajrosur mjaftueshëm, me një temperaturë midis 15°C dhe 25°C. Operimi i tharëses në një mjedis me temperaturë më të ulët, mund të rezultojë në grumbullimin e kondensimit në pjesën e brenshme të tharëses. Mos e vendosni tharësen në vende ku ekziston rreziku i ngrirjes. Uji i ngrirë në depozitën e kondensimit dhe në pompë mund të dëmtojë tharësen.

Tharësja çliron nxehtësi. Rrjedhimisht, mos e vendosni në një ambient shumë të vogël, pasi procesi i tharjes mund të zgjatë më shumë për shkak të sasisë së kufizuar të ajrit në dispozicion.

Ndriçimi i ambientit duhet të jetë i mjaftueshëm për të lejuar leximin e informacionit në njësinë e ekranit, në panelin e kontrollit.

Vendosja e tharëses

Nëse keni gjithashtu një tharëse Gorenje me dimensione përkatëse (të njëjta), ajo mund të vendoset në krye të makinës larëse Gorenje; në këtë rast, duhet të përdoren këmbët e vakumit dhe kllapa e fiksimit të murit. Përndryshe, tharësja mund të vendoset pranë makinës larëse (figurat 1 dhe 3).

Në qoftëse makina juaj larëse Gorenje është më e vogël (gjatësia minimale 545 mm) se tharësja juaj Gorenje, atëherë duhet të blihet shtesë mbajtësja e tharëses (figura 2). Duhet të përdoren këmbët me vakuum; ato janë të projektuara për të mos e lejuar tharësen të rrëshqasë.

Pajisjet shtesë (suporti për tharësin (a), këmbëzat me vakum (b) (nëse nuk jepet) dhe mbajtësja për montimin në mur (c)) mund të blihen në qendrën e shërbimit.

Sipërfaqja në të cilën vendoset pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë e pastër dhe e niveluar.

Makina larëse Gorenje mbi të cilën mendoni të vendosni tharësen Gorenje duhet të mbajë peshën e tharëses Gorenje (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I MAKINËS LARËSE/Informacion teknik«).

postavitev_SPnaPS_ps22_SPK

1

2

3

Për të instaluar tharësen me ajër të nxehtë sipër një makine larëse, duhen të paktën dy persona.

Hapja e derës së tharëses (pamja nga lart)

tehnicni_podatki_susilec_SP22_SPK

Shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I THARËSES/Informacion teknik«.

a = 625 mm

b = 1134 mm

Mos e vendosni tharësen mbrapa dyerve rrëshqitëse ose që mund të bllokohen apo dyerve me mentesha në anën e kundërt të menteshave të derës së tharëses. Instalojeni tharësen në mënyrë të tillë, që dera të mund të hapet gjithmonë lirisht.

Mos e vendosni tharësen në qilim me fije të gjata, pasi kjo gjë mund të pengojë qarkullimin e ajrit.

Rregullimi i këmbëve të tharëses

Nivelojeni tharësen në drejtim gjatësor dhe tërthor duke rrotulluar këmbët e rregullueshme, të cilat lejojnë nivelim me +/- 1 cm. Përdorni një nivelues me ujë dhe çelës Nr. 22.

Namestitev_vaservaga

Dyshemeja në të cilën vendoset tharësja duhet të jetë me bazë betoni. Ajo duhet të jetë e pastër dhe e thatë; në të kundërt, tharësja mund të rrëshqasë. Edhe këmbët e rregullueshme duhet të jenë të pastra.

Tharësja duhet të qëndrojë i niveluar dhe i palëvizshëm në një bazament të fortë.

Nivelimi i parregullt i tharëses me këmbët e rregullueshme, mund të shkaktojë dridhje, rrëshkitje të pajisjes nëpër ambient dhe të funksionojë me zhurmë të madhe. Nivelimi i parregullt i tharëses nuk do të jetë subjekt i garancisë.

Në disa raste, gjatë përdorimit të pajisjes elektroshtëpiake mund të shfaqet zhurmë e lartë ose e pazakonshme; kryesisht këto janë rezultat i instalimit të parregullt.

Zbrazja e kondensimit

Lagështia e rrobave nxirret në njësinë e kondensimit dhe grumbullohet në depozitën e kondensimit.

Gjatë procesit të tharjes, një dritë treguese (simboli simbol_FullTank_SP22 (10) ndizet në njësinë e ekranit) njofton që depozita e kondensimit është mbushur dhe duhet të zbrazet.

Për të shmangur zbrazjen e depozitës së kondensimit, drejtojeni tubin e shkarkimit të kondensimit, i cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, direkt në kanalizim.

Odvod_kondenzata_L0_LP

1Hiqeni tubin nga mbajtësja në murin e pasëm të tharëses (ana e majtë, poshtë kapakut të sipërm).

2Drejtojeni tubin në kanalizim në një lartësi prej jo më shumë se 80 cm nga dyshemeja.

Në qoftë se vendosni të fusni tubin e shkarkimit të kondensimit në kanalizim ose në një lavaman, sigurohuni që tubi të shtrëngohet në mënyrë të sigurt. Kjo nuk do të lejojë asnjë rrjedhje uji, që mund të rezultojë në dëmtime të papritura.

Përdorni gjithmonë tubat e dhëna me tharësen.

Lidhja me rrjetin elektrik

Prikljucitev_susilca_na_elektiko_sp15

Pas instalimit, tharësja duhet të qëndrojë palëvizur për dy orë përpara se të lidhet me rrjetin elektrik; kjo e lejon tharësen të stabilizohet.

Tharësen lidheni në një prizë me tokëzim. Pas instalimit, priza e murit duhet të jetë lehtësisht e arritshme. Priza duhet të jetë e pajisur me kontakt tokësor (në përputhje me rregulloret përkatëse).

Informacioni mbi tharësen tuaj është dhënë në pllakën e të dhënave (shikoni kapitullin »PËRSHKRIMI I THARËSES/Informacion teknik«).

Ne rekomandojmë përdorimin e mbrojtjes ndaj tensionit të lartë, për të mbrojtur pajisjen elektroshtëpiake në rast të goditjes nga rrufeja.

Tharësja nuk mund të lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur kabëll zgjatues.

Mos e lidhni tharësen me ajër të nxehtë në një prizë elektrike të destinuar për një makinë elektrike roje ose tharëse flokësh.

Çdo riparim dhe mirëmbajtje që ka të bëjë me sigurinë ose performancën duhet të bëhet nga ekspertë të trajnuar.

Një kabëll elektrik i dëmtuar mund të zëvendësohet vetëm nga një person i autorizuar nga prodhuesi.

Lëvizja dhe transporti pas instalimit

Pas çdo cikli tharës, në tharës do të mbetet një sasi e vogël uji të kondensuar. Ndizeni tharësen dhe zgjidhni një nga programet, pastaj lereni pajisjen të operojë për afërsisht gjysëm minute. Kjo do të nxjerrë ujin e mbetur dhe nuk do të lejojë dëmtimin e tharëses gjatë transportit.

Pas transportit, tharësja duhet të lihet të qëndrojë palëvizur për të paktën dy orë përpara se të lidhet me rrjetin elektrik. Pajisja duhet të instalohet dhe të lidhet nga një teknik i trajnuar.

Në qoftë se pajisja elektroshtëpiake nuk transportohet në përputhje me udhëzimet, tharësja duhet të lihet i palëvizur për të paktën dy orë përpara se të rilidhet me rrjetin elektrik.

Përpara se të lidhni tharësen, lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit. Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i tharëses nuk do të mbulohet nga garancia.

Rripi mund të zëvendësohet vetëm nga një teknik shërbimi i autorizuar nga prodhuesi, i cili mund të bëjë furnizimin e pjesës së këmbimit origjinale me kod OPTIBELT EPH 1906, kod 104265; OPTIBELT 8 EPH 1941, kod160165; POLY-V 7PH 1956 HUTCHINSON, kod 562038; HUTCHINSON 8 PHE 1942, kod 270313 (në varësi të modelit).

PËRPARA PËRDORIMIT TË PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE PËR HERË TË PARË

Sigurohuni që tharësja është i shkëputur nga rrjeti elektrik; pastaj, hapeni derën duke e tërhequr anën e majtë të saj drejt vetes (figurat 1 dhe 2).

Përpara përdorimit të tharësit për herë të parë, pastrojeni kazanin e tharësit duke përdorur një leckë të butë prej pambuku, të lagur me ujë (figura 3).

Pred_prvo_uporabo_sp22_SPK_01

Pred_prvo_uporabo_sp22_SPK_02

1

2

Pred_prvo_uporabo_sp22_SPK_03

3

Mos përdorni asnjë agjent tretës ose pastrues që mund të dëmtojë tharësen (ju lutemi të zbatoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).

PROCESI I THARJES, HAP PAS HAPI (1 - 6)

Hapi 1: Merrni parasysh etiketat e rrobave

Larje normale;

Rroba delikate

Simbol_Pranja_Max_pranje_95

Temperatura maksimale e larjes

95°C

Simbol_Pranja_Max_pranje_40

Temperatura maksimale e larjes

40°C

Simbol_Pranja_Rocno_Pranje

Vetëm larje me dorë

Simbol_Pranja_Max_pranje_60

Temperatura maksimale e larjes

60°C

Simbol_Pranja_Max_pranje_30

Temperatura maksimale e larjes

30°C

Simbol_Pranja_Pranje_ni_dovoljeno

Mos e lani

Zbardhimi

Simbol_Pranja_Beljenje_hladno

Zbardhimi në ujë të ftohtë

Simbol_Pranja_Beljenje_ni_dovoljeno

Nuk lejohet zbardhimi

Pastrimi kimik

Simbol_Pranja_Kemicno_A

Pastrim kimik me të gjithë agjentët

Simbol_Pranja_Kemicno_P

Tretës karburanti R11, R113

Simbol_Pranja_Kemicno_F

Pastrim kimik në kerozinë, alkool të pastër dhe në R113

Simbol_Pranja_Kemicno_Ni_dovoljeno

Nuk lejohet pastrimi kimik

Hekurosja

Simbol_Pranja_Likanje_200

Hekurosje e nxehtë, maksimumi 200°C

Simbol_Pranja_Likanje_110

Hekurosje e nxehtë, maksimumi 110°C

Simbol_Pranja_Likanje_150

Hekurosje e nxehtë, maksimumi 150°C

Simbol_Pranja_Likanje_Ni_dovoljeno

Nuk lejohet hekurosja

Tharje

Simbol_Pranja_Susenje_Ravna_podlaga

Tharje e rrafshët (vendoseni në një sipërfaqe të rrafshët)

Simbol_Pranja_Susenje_Visoka_temp

Temperaturë e lartë

Simbol_Pranja_Susenje_Obesite_mokro

Tharje e njomë në tel

Simbol_Pranja_Susenje_Nizka_temp

Temperaturë e ulët

Simbol_Pranja_Susenje_Obesite

Tharje në tel

Simbol_Pranja_Susenje_Ni_dovoljeno

Nuk thahet në tharës me ajër të nxehtë

Hapi 2: Përgatitja e procesit të tharjes së rrobave

  1. Ndajini rrobat sipas llojit dhe trashësisë së pëlhurës (shikoni TABELËN E PROGRAMIT).

  2. Mbyllini kopsat dhe zinxhirët, lidhini të gjitha lidhëset dhe kthejini xhepat mbrapsht.

  3. Vendosini rrobat shumë të ndjeshme dhe sendet e vogla në qese me qëllim të posaçëm për larjen e rrobave.

    (Qeset me qëllim të posaçëm për larjen e rrobave janë të disponueshme si aksesorë opsionalë.)

perilo_razvstitev

Nuk rekomandohet tharja e rrobave të prodhuara me pëlhura (stofra) shumë delikate, të cilat mund të deformohen. Llojet e rrobave të mëposhtme nuk duhet të thahen në tharës, pasi kjo gjë mund të shkaktojë deformimin e rrobave tuaja:

  • veshjet e lëkurës dhe produktet e tjera prej lëkure,

  • veshjet të cilat janë të dyllosura ose të trajtuara në çfarëdo mënyrë tjetër,

  • veshjet me pjesë të mëdha druri, plastike ose pjesë metalike;

  • veshjet me xhingla;

  • veshjet me pjesë metalike të cilat mund të ndryshken.

Ndezja e tharëses

Lidheni tharësen me rrjetin elektrik duke futur në prizë kabllin elektrik.

Shtypeni butonin (1) ON/OFF për të ndezur tharësen (figura 1).

Në disa modele, ndriçon edhe kazani i tharëses (figura 2).

(Drita e kazanit të tharëses nuk është e përshtatshme për asnjë funksion tjetër.)

Drita e kazanit të tharëses mund të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi, nga një teknik shërbimi ose nga një person i autorizuar.

Vklop_susilnega_stroja_zarnica_sp22_oštevilčeno

1

2

Mbushja e tharëses

Hapeni derën e tharëses duke e tërhequr drejt vetes anën e majtë të derës (figura 1).

Futini rrobat në kazan (pasi të siguroheni se kazani është bosh) (figura 2).

Mbylleni derën e tharëses (figura 3).

Polnjenje_susilnega_stroja_SP22_SPK_01

Polnjenje_susilnega_stroja_SP22_SPK_02

1

2

Polnjenje_susilnega_stroja_SP22_SPK_03

3

Mos i futni në tharës rrobat në qoftë se nuk janë shtrydhur ose centrifuguar (rekomandohet cikli minimal i centrifugimit: 800 xhiro në minutë).

Mos e mbushni kazanin tej masës! Shikoni TABELËN E PROGRAMITdhe shikoni ngarkesën tuaj nominale siç tregohet në pllakën e të dhënave.

Në qoftë se kazani mbushet tej mase, rrobat rrobat do të jenë më të zhubrosura dhe ndoshta të pathara njëtrajtësisht.

Kur të thani sende më të mëdha (shtresa krevati, peshqira, mbulesa tavoline, etj.), shpalosini dhe pastaj futini në kazanin e tharëses.

Hapi 3: Zgjedhja e programit të larjes

Zgjidheni programin duke rrotulluar çelësin e përzgjedhjes së programit (2) në të majtë ose në të djathtë (në varësi të llojit të rrobave dhe nivelit të dëshiruar të tharjes). Shikoni TABELËN E PROGRAMIT.

Izbira_programa_sp22_SPK_oštevilčeno

Gjatë operimit, çelësi i përzgjedhjes së programit (2) nuk do të rrotullohet automatikisht.

Tabela e programeve

Programet

Nivelet e tharjes

Ngarkesa maksimale

Përshkrimi i programit

Cotton (Pambuku)

simbol_storage

Storage

(Tharje për në dollap)

7 kg

8 kg

Përdoreni këtë program për rrobat më të trasha dhe jo delikate prej pambuku. Pas tharjes, ato do të jenë të thata dhe gati për t'u vendosur në dollap.

simbol_standard

Standard* Mode_puscica

7 kg

8 kg

Përdoreni këtë program për rrobat më të trasha jo delikate prej pambuku, me afërsisht të njëjtën trashësi. Pas tharjes, ato do të jenë të thata.

simbol_iron

Iron

(Lagështirë për hekurosje)

7 kg

8 kg

Përdoreni këtë program për rrobat jo delikate prej pambuku. Pas tharjes, ato do të jenë gati për t’u hekurosur.

simbol_MIX_sp22

Mix

(Rroba të përziera)

3,5 kg

Programi përdoret për tharjen e rrobave prej pambuku dhe rrobave sintetikenë të njëjtën kohë.

simbol_Sintetika_SP22

Synthetics

(Sintetike)

3,5 kg

Programi përdoret për tharjen e pëlhurave sintetike dhe të përziera.

simbol_wool_SP22

Wool

(Leshi)

2 kg

Ky program i shkurtër ka për qëllim zbutjen ose fryrjen e rrobave të prodhuarame lesh dhe mëndafsh, të cilat duhet të thahen plotësishtnë përputhje me udhëzimet e prodhuesit.

simbol_downwear

Pillow

(Pupla/Push)

1,5 kg

Përdoreni këtë program për të tharë veshjet e mbushura me pelush (jastëkë, xhaketa,...). Thani artikujt e mëdha veçmas dhe përdorni funksionin EXTRA DRY (NIVELI I THARJES) nëse është e nevojshme.

Air refresh

(Freskim me ajër)

2 kg

Në këtë program, nxehësi është i fikur. Programi është i përshtatshëm për të freskuar rrobat.

simbol_bedding

Bedding

(Shtresat e krevatit)

5 kg

Përdoreni këtë program për rrobat më të mëdha. Kur të përfundojë programi, ato do të jenë të thara. Rrotullimi i rregulluar i kazanit nuk i lejon rrobat të koklaviten.

simbol_baby

Baby

(Rroba fëmijësh)

4 kg

Përdoreni këtë program për të tharë rroba fëmijësh. Rrobat e thara me këtë program zakonisht janë të thara normalisht.

simbol_sensitive_SPK_B22

Sensitive

(Delikate)

1 kg

Përdoreni këtë program për të tharë rroba shumë deikate të prodhuara me fibra sintetike, të cilat pas procesit të tharjes duhet të jenë me pak lagështirë. Ne rekomandojmë përdorimin e një qeseje për qëllime të posaçme.

simbol_Shirts_bela

Shirts

(Këmishat)

2 kg

Përdoreni këtë program për të tharë këmishat dhe bluzat. Rregullimi i shpejtësisë së kazanit nuk i lejon rrobat të zhubrosen.

simbol_sport_SPK_B22

Sports

(Veshje sportive)

3 kg

Përdoreni këtë program për rroba me astar, për rroba sportive të prodhuara me materiale të përziera dhe me copa tekstile që lejojnë ajrosjen.

simbol_time

Time dry

(Program për tharjen me programim kohor)

60´

30´

4 kg

Përdoreni këtë program për rroba jodelikate të cilat janë ende pak me lagështirë dhe që duhet të thahen plotësisht. Në programin kohor, lagështira e mbetur nuk detektohet automatikisht. Në qoftë se rrobat pas përfundimit të programit janë ende të njoma, përsëriteni programin; në qoftë se janë shumë të thata dhe rrjedhimisht zhubrosen dhe ashpërsohen nga prekja, koha e tharjes që zgjodhët ka qenë shumë e gjatë.

Fast 89´

(Shpejt 89')

4 kg

Programi është i përshtatshëm për sasi më të vogla rrobash, të cilat dëshironi t’i thani shpejt dhe me efikasitet.

* Program standard për rroba pambuku në përputhje me rregulloren aktuale në fuqi EU 392/2012

Në qoftë se rrobat tuaja nuk janë tharë deri në nivelin e dëshiruar të tharjes, përdorini funksionet shtesë ose një program më të përshtatshëm.

Hapi 4: Zgjedhja e funksioneve shtesë

Aktivizojeni/çaktivizojeni funksionin duke shtypur pozicionin e dëshiruar (përpara se të shtypni butonin (3) START/PAUSE).

Rregullojini cilësimet duke shtypur butonin e funksionit përkatës (përpara se të shtypni butonin (3) START/PAUSE).

Funksionet që mund të ndryshohen ose të rregullohen me programin e përzgjedhur të tharjes janë pjesërisht të ndezura (të zbehta).

Disa cilësime nuk mund të përzgjidhen me disa programe. Këto cilësime nuk do të ndriçojnë dhe butoni do të pulsojë kur të shtypet (shikoni TABELËN E FUNKSIONEVE).

Përshkrimi i ndriçimit të funksioneve për programin e përzgjedhur të tharjes:

  • I ndriçuar (Parametri bazë/i paracaktuar);

  • I zbehtë (Funksionet të cilat mund të rregullohen) dhe

  • I pandriçuar (Funksionet të cilat nuk mund të zgjidhen).

Celna_B2_SPK_UN_PZ_oštevilčeno

Tipka_B2_HygDry_ExtraDRY_

EXTRA DRY (NIVELI I THARJES)

Shtypni pozicionin (4) EXTRA DRY (NIVELI I THARJES) për të rregulluar - rritur nivelin e tharjes dhe kohëzgjatjen e tharjes. Ky cilësim mund të rregullohet përpara fillimit të procesit të tharjes. Pas programit të tharjes, ky cilësim nuk ruhet.
Disponohen dy nivele tharjeje shtesë dhe kohë më e gjatë tharjeje. Funksionet shtesë (4a) simbol_ExtraDry-stopnjaNormal_SP22 dhe (4b) simbol_ExtraDry-stopnjaExtra_SP22 lejojnë zgjedhjen e një niveli më të lartë tharjeje dhe zgjasin kohën e tharjes. Drita në modalitetin e zgjedhur të tharjes do të ndizet.

Tipka_B2_HygDry_DelayEnd

DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES)

Shtypni pozicionin (5) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) për të vonuar kohën e përfundimit të tharjes deri në 24 orë.

Procedura e cilësimeve:

  • Zgjidhni programin e dëshiruar dhe funksionet shtesë.

  • Shtypni pozicionin (5) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) për të aktivizuar funksionin.

  • Shtypni vazhdimisht këtë pozicion për të caktuar kohën e dëshiruar të përfundimit të programit (me rritje prej 30 minutash deri në 6 orë dhe rritje prej 1 ore pas kësaj, deri në 24 orë).

  • Funksioni aktivizohet kur shtypni butonin (3) START/PAUSE.

Tharësi fillon të numërojë mbrapsht kohën. Kur numërimi mbrapsht arrin kohëzgjatjen e programit (p.sh. 2:30), programi i tharjes fillon automatikisht.

Për të ndërprerë ose ndryshuar kohën e përfundimit të programit të tharjes, shtypni (1) ON/OFF. Për të anuluar shpejt vonesën e përfundimit të programit, shtypni pozicionin (5) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) dhe mbajeni për 3 sekonda. Programi i tharjes do të rifillojë.

Shembull i caktimit të funksionit:
Nëse dëshironi që programi i tharjes të përfundojë në orën 06:00 dhe tani është ora 21:00, atëherë vendosni DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) deri në 9 orë.

Tipka_B2_HygDry_AntiCrease

ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE)

Në qoftë se ju, menjëherë pas përfundimit të ciklit tharës, nuk keni ndërmend ose nuk mund t’i hiqni menjëherë rrobat nga tharësi, ne ju rekomandojmë përdorimin e funksionit (7) ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE), i cili duhet të zgjidhet përpara fillimit të procesit të tharjes.
Shtypeni pozicionin (7) ANTI CREASE (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE) për të zgjedhur ndërmjet 1h, 2h dhe 3h (7a) ose për të çaktivizuar funksionin. Kur të hapni derën e tharëses, pas përfundimit të programit të tharjes, funksioni çaktivizohet automatikisht.

Tipka_B2_SPK_Sensitive

GENTLE CARE (TEMPERATURË MË E ULËT)

Për rroba delikate. Temperatura e ulët varet nga programi për të cilin është zgjedhur funksioni. Ky cilësim mund të rregullohet përpara fillimit të procesit të tharjes. Pas programit të tharjes, cilësimi nuk ruhet.

Celna_B2_SPK_UN_PZ_ChildLock_oštevilčeno

Kombinacija_tipk_Sound_OnOff_sp22

ÇAKTIVIZIMI I TINGULLIT

Për të çaktivizuar zërin, shtypni njëkohësisht pozicionet (4) EXTRA DRY simbol_ExtraDry_SP22 (NIVELI I THARJES) dhe (5) DELAY END simbol_DelayEnd_P22 (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) dhe mbajini shtypur për 3 sekonda.

Për të riaktivizuar zërin, shtypni njëkohësisht pozicionet (4) dhe (5) mbajini ato për të paktën 3 sekonda. Nëse çaktivizoni zërin, atëherë nuk do të ketë asnjë sinjal të dëgjueshëm në fund të një programi tharjeje.

Kombinacija_tipk_ChildLock_sp22

BLLOKIMI PËR FËMIJËT

Për të aktivizuar ose çaktivizuar bllokimin për fëmijë, shtypni njëkohësisht pozicionet (5) DELAY END simbol_DelayEnd_P22 (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) dhe (7) ANTI CREASE simbol_AntiCrease_SP22 (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE) dhe mbajini ato shtypur për të paktën 3 sekonda derisa simboli simbol_otroska_zascita (6) të ndizet ose fiket, përkatësisht.

Në qoftë se aktivizohet bllokimi për fëmijët, programi ose funksionet shtesë nuk mund të ndryshohen. Pasi të fiket tharësi, bllokimi për fëmijët mbetet i aktivizuar. Për këtë arsye, ai duhet të çaktivizohet përpara se të zgjidhet një program i ri. Ai mund të fiket edhe gjatë procesit të tharjes.

Disa funksione nuk janë të disponueshme dhe nuk mund të zgjidhen në disa programe; një sinjal akustik dhe një dritë pulsuese do t’i tregojnë këto raste (shikoni TABELËN E FUNKSIONEVE SHTESË).

Pas shkëputjes së tharëses nga rrjeti elektrik, të gjitha cilësimet do të rivendosen në vlerat e tyre të paracaktuara nga fabrika, me përjashtim të volumit të sinjalit akustik, anti-zhubrosjes dhe cilësimit të bllokimit për fëmijët.

Tabela e funksioneve shtesë

Programet

EXTRA DRY simbol_ExtraDry_SP22

(NIVELI I THARJES)

DELAY END simbol_DelayEnd_P22

(VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES)

ANTI CREASE simbol_AntiCrease_SP22

(PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE)

GENTLE CARE simbol_sensitive_SPK_B22

(TEMPERATURË MË E ULËT)

Cotton (Pambuku)

simbol_storage

Storage

(Tharje për në dollap)

simbol_standard

Standard* Mode_puscica

simbol_iron

Iron

(Lagështirë për hekurosje)

simbol_MIX_sp22

Mix

(Rroba të përziera)

simbol_Sintetika_SP22

Synthetics

(Sintetike)

simbol_wool_SP22

Wool

(Leshi)

simbol_downwear

Pillow

(Pupla/Push)

Air refresh

(Freskim me ajër)

simbol_bedding

Bedding

(Shtresat e krevatit)

simbol_baby

Baby

(Rroba fëmijësh)

simbol_sensitive_SPK_B22

Sensitive

(Delikate)

simbol_Shirts_bela

Shirts

(Këmishat)

simbol_sport_SPK_B22

Sports

(Veshje sportive)

simbol_TimeDRY_SP22

Time dry

(Program për tharjen me programim kohor)

60´

30´

Fast 89´

(Shpejt 89')

Mund të përdoren funksionet shtesë

Në qoftë se rrobat tuaja nuk janë tharë deri në nivelin e dëshiruar të tharjes, përdorini funksionet shtesë ose një program më të përshtatshëm.

Hapi 5: Fillimi i programit të tharjes

Shtypeni butonin (3) START/PAUSE.

Tipka_START-PAVZA_sp22_oštevilčeno

Hapi 6: Mbarimi i programit të tharjes

Në fund të programit të tharjes, në njësinë e ekranit do të shfaqet E_End »(End)«, do të ndizen dy dritat e kuqe treguese, drita e butonit (3) START/PAUSE dhe treguesi i kohës ANTI CREASE (FUNKSIONI KUNDËR ZHUBROSJES) (7a), në qoftë se është aktivizohet ose përzgjedhur, do të pulsojë.

E_End

  1. Hapeni derën e tharëses.

  2. Pastrimi i filtrit (shikoni seksionin »PASTRIMI« ...).

  3. Merrini rrobat nga kazani.

  4. Mbylleni derën!

  5. Fikeni tharësen (shtypeni butonin (1) ON/OFF).

  6. Zbrazeni depozitën e kondensimit.

  7. Hiqeni kabllin e energjisë nga priza.

Tipka_VKLOP-IZKLOP_sp22_oštevilčeno

Pas përfundimit të programit të tharjes, hiqini menjëherë rrobat nga tharësi, për të mos i lejuar ato që të zhubrosen përsëri.

Cikli përfundimtar i tharjes përfshin një fazë ftohjeje pa funksionimin e ngrohësit. Sigurohet që rrobat të jenë me temperaturë të përshtatshme në fund të programit dhe që mund të merren nga tharësja pa rrezikun e prekjes së rrobave të nxehta.

NDËRPRERJET DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT

Ndërprerjet

Ndërprerja e programit në proces

Shtypeni butonin (3) START/PAUSE për të ndaluar/rifilluar një program.

Për të ndaluar dhe anuluar një program tharës, shtypeni butonin (3) START/PAUSE dhe mbajeni për 3 sekonda. Programi i zgjedhur do të ndalojë dhe tharësja do të fillojë të ftohet. Koha e ftohjes varet nga programi i zgjedhur. Pas këtij procesi, programi i tharjes mund të zgjidhet përsëri.

Hapja e derës

Në qoftë se dera hapet gjatë procesit të tharjes, cikli i tharjes do të ndërpritet.

Kur dera mbyllet dhe shtypet butoni (3) START/PAUSE, tharja do të rifillojë nga pika në të cilën është ndërprerë.

Gjatë procesit të tharjes, dera e tharësit do të nxehet. Sigurohuni që mos të digjeni kur të hapni derën e tharësit.

Mbushja e depozitës së kondensimit

Kur mbushet depozita e kondensimit, programi i tharjes do të ndalojë (do të ndizet simboli simbol_FullTank_SP22 (10)).

Zbrazeni depozitën e kondensimit (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Zbrazja e depozitës së kondensimit«).

Shtypeni butonin (3) START/PAUSE për të vazhduar programin e tharjes nga pika në të cilën ai është ndërprerë.

Defekti në furnizimin me energji

Kur rikthehet furnizimi me energji, drita e sinjalit në butonin (3) START/PAUSE do të pulsojë.

Për të rifilluar procesin e tharjes, shtypeni butonin (3) START/PAUSE.

Ndryshimi i programit/funksioneve

Fikeni tharësen duke shtypur butonin (1) ON/OFF; pastaj, ndizeni përsëri duke shtypur butonin (1) ON/OFF dhe rrotullojeni çelësin e zgjedhjes së programit (2) deri në programin e dëshiruar ose zgjidhni funksionet shtesë.

Për të zgjedhur një program/funksion tjetër, shtypeni përsëri butonin (3) START/PAUSE.

Shtimi i rrobave pas fillimit të programit

Hapeni derën e tharëses dhe shtypeni butonin (3) START/PAUSE. Futini rrobat dhe shtypeni butonin (3) START/PAUSE.

Gjatë mbushjes së rrobave, sigurohuni që mos të digjeni kur të hapni derën e tharësit.

Koha e tharjes mund të zgjatet.

Ruajtja e cilësimeve personale

Cilësimet fillestare mund të ndryshohen.

Kur zgjidhet programi dhe funksionet shtesë, mund ta ruani një kombinim të tillë duke shtypur butonin (3) START/PAUSE dhe duke e mbajtur atë shtypur për 3 sekonda. Një dritë sinjali në butonin (3) START/PAUSE dhe një sinjal akustik do të konfirmojnë zgjedhjen tuaj. Treguesi »saved« »(u ruajt)« do të shfaqet shkurtimisht në njësinë e ekranit (9).

Për të filluar procesin e tharjes, shtypeni butonin (3) START/PAUSE.

Kombinimi i ndryshuar do të shfaqet sa herë që të ndizni tharësen.

Zbatoni të njëjtën procedurë për të ndryshuar një kombinim të ruajtur më përpara.

Menuja e cilësimeve personale

Ndizni tharësin duke shtypur butonin (1) ON/OFF. Për të hapur menunë e cilësimeve personale, shtypni njëkohësisht pozicionet (4) EXTRA DRY simbol_ExtraDry_SP22 (NIVELI I THARJES) dhe (7) ANTICREASE simbol_AntiCrease_SP22 (PARANDALIMI I RRUDHOSJEVE) dhe mbajini ato shtypur për 3 sekonda. Simbolet (5) DELAY END simbol_DelayEnd_P22 (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES), (8) PASTROJENI FILTRIN simbol_cisti_filter dhe (10) DEPOZITA E KONDENSIMIT simbol_FullTank_SP22 do të ndizen në njësinë e ekranit.

Në ekranin LED do të shfaqet numri 1, i cili tregon funksionin e cilësimeve. Rrotullojeni çelësin e zgjedhjes së programit (2) nga e majta ose nga e djathta, për të zgjedhur funksionin që do të ndryshoni. Numri 1 tregon cilësimet zanore dhe numri 2 tregon rivendosjen e cilësimeve të Programit personal në cilësimet e paracaktuara nga fabrika. Në qoftë se cilësimet e dëshiruara nuk zgjidhen brenda 20 sekondave, programi do të kthehet automatikisht në menynë kryesore.

Shtypni pozicionin (5) DELAY END simbol_DelayEnd_P22 (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) për të konfirmuar funksionet e dëshiruara dhe cilësimet e tyre përkatëse. Shtypni pozicionin (4) EXTRA DRY simbol_ExtraDry_SP22 (NIVELI I THARJES) për t'u kthyer një hap prapa.

Volumi i sinjalit akustik mund të vendoset në katër nivele (0 do të thotë që volumi është i fikur, 1 do të thotë që butoni i zërit është i aktivizuar, 2 do të thotë volum i ulët dhe 3 do të thotë volum i lartë). Zgjidheni nivelin e volumit duke rrotulluar çelësin e zgjedhjes së programit (2) nga e majta ose nga e djathta. Cilësimi më i ulët do të thotë që sinjali akustik është i fikur.

MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI

Përpara pastrimit, sigurohuni që të fikni tharësen dhe ta shkëpusni nga rrjeti elektrik (hiqeni kabllin elektrik nga priza).

Tharësja është i pajisur me një sistem filtrimi që përbëhet nga një filtër.

Čiščenje_in_Vzdrževanje_sp22_SPK_oštevilčeno

1Filtri rrjetë

2Njësia e kondensimit

3Depozita e kondensimit

Tharësja nuk duhet të përdoret asnjëherë pa vendosur filtrin ose me filtër të dëmtuar, pasi sasia e tepërt e fibrave, të grumbulluara nga copat tekstile mund të shkaktojë keqfunksionim ose defekt të tharëses.

Pastrimi i filtrit rrjetë në derë

Pastrojeni filtrin rrjetë pas çdo cikli tharës.

Ciscenje_mreznega_filtra

1Ngrijeni kapakun e filtrit.

2Kruajeni me dorë ose me një leckë me kujdes filtrin për të hequr për të hequr qimet, d.m.th. veshjen me fibra dhe fije.

3Nëse është e nevojshme, pastrojeni edhe zgavrën e filtrit dhe guarnicionin e derës.

4Mbylleni kapakun e filtrit.

Sigurohuni që të mos pickoni gishtat me kapakun e filtrit.

Pastrimi i njësisë së kondensimit

Gjatë pastrimit, mund të derdhet pak ujë. Për këtë arsye rekomandohet që të vendosni një leckë thithëse në dysheme.

ciscenje_kondenzatorja_vode

1Hapeni kapakun e jashtëm. Mbajini levat në kapakun e brendshëm dhe rrotulloni ato për lart.

2Hiqeni kapakun e brendshëm. Rrotullojeni levën e njësisë së kondensimit për lart.

3Përdoreni dorezën për të nxjerrë njësinë e kondensimit.

4,5Shpërlajeni pjesën e brendshme të njësisë së kondensimit me ujë të rrjedhshëm në të dyja anët; thajeni plotësisht dhe vendoseni përsëri. Përdorni një leckë të butë të lagur për të pastruar hapësirën mbrapa njësisë së kondensimit (shkoni thellë, deri në fund të hapësirës, aq sa të prekni me dorë murin e pasëm); pastaj, pastrojini të gjitha sipërfaqet dhe izolimet e guarnicioneve të hapësirës së njësisë së kondensimit dhe derës.

Mos shponi në vrimat midis brinjëve të njësisë së kondensimit, pasi kjo gjë mund të dëmtojë njësinë e kondensimit.

Mos e lani njësinë e kondensimit në pjatalarëse.

Zbrazja e depozitës së kondensimit

Zbrazeni depozitën e kondensimit pas çdo cikli tharës.

Në qoftë se është mbushur depozita e kondensimit, programi i tharjes do të ndalojë automatikisht.

Në njësinë e ekranit do të ndizet simboli simbol_FullTank_SP22 (10), për të treguar që depozita e kondensimit duhet të zbrazet.

praznenje_posode_kondenzata_roke

1Nxirreni depozitën e kondensimit nga tharësja (duke përdorur të dyja duart siç është treguar në figurë), pastaj kthejeni me kokë poshtë mbi një vaskë dushi, lavamanose mbi çfarëdo enë të përshtatshme.

2,3Zbrazeni depozitën e kondensimit. Pasi të zbrazni depozitën, tërhiqeni tubin që thjeshton derdhjen e ujit nga depozita dhe jini të kujdesshëm për të shmangur djegjet, pasi uji mund të jetë i nxehtë.

Vendoseni përsëri depozitën e kondensimit.

Uji nga depozita e kondensimit nuk është i pijshëm. Nëse filtrohet plotësisht, ai mund të përdoret për hekurosje.

Mos hidhni asnjëherë kimikate ose aromatizues në depozitën e kondensimit.

Në qoftë se tubi i shkarkimit lidhet direkt me kanalizimin, nuk është e nevojshme të zbrazni depozitën e kondensimit (shih kapitullin »INSTALIMI DHE LIDHJA/Zbrazja e kondensimit«).

Pastrimi i tharëses

Përpara pastrimit, shkëputeni gjithmonë tharësen nga rrjeti elektrik.

Pastrojeni pjesën e jashtme të tharësit duke përdorur një leckë të butë pambuku, të lagur.

Mos përdorni asnjë agjent tretës ose pastrues që mund të dëmtojë tharësen (ju lutemi të zbatoni rekomandimet dhe paralajmërimet e dhëna nga prodhuesit e agjentëve të pastrimit).

Fshijini të gjitha pjesët e tharëses me një leckë të butë dersa të thahen.

Mos e pastroni tharësen me ujë me presion!

ciscenje_susilnega_stroja_sp15

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE/DEFEKTEVE

Çfarë të bëjmë ...?

Çrregullimet nga mjedisi (p.sh. nga rrjeti elektrik) mund të rezultojnë në raportime të gabimeve të ndryshme (shikoni TABELËN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE). Në këtë rast:

  • Fikeni tharësen dhe prisni të paktën një minutë.

  • Ndizeni tharësen dhe përsëriteni programin e tharjes.

  • Shumica e gabimeve gjatë operimit mund të zgjidhen nga përdoruesi (shikoni TABELËN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE).

  • Në qoftë se gabimi vazhdon, telefononi një njësi shërbimi të autorizuar.

  • Riparimet mund të kryhen vetëm nga një person i trajnuar në mënyrë të përshtatshme.

  • Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i tharëses nuk do të mbulohet nga garancia. Në raste të tilla, shpenzimet e riparimit do t’i ngarkohen përdoruesit.

Tabela e zgjidhjes së problemeve dhe gabimeve

Problemi/Gabimi

Shkaku

Çfarë të bëjmë?

Makina nuk ndizet.

  • Nuk është ndezur çelësi kryesor.

  • Kontrolloni nëse është ndezur çelësi kryesor.

  • Nuk ka rrymë në prizën elektrike.

  • Kontrolloni siguresën.

  • Kontrolloni nëse spina e kabllit elektrik është është futur siç duhet në prizën elektrike.

Në prizë ka energji, por kazani nuk rrotullohet dhe pajisja nuk punon.

  • Hapeni derën.

  • Kontrolloni nëse dera është mbyllur siç duhet.

  • Është mbushur depozita e kondensimit.

  • Zbrazeni depozitën e kondensimit (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Zbrazja e depozitës së kondensimit«).

  • Ndoshta funksioni DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) është vendosur.

  • Programi nuk ka filluar në përputhje me udhëzimet.

  • Për të anuluar vonesën e fillimit, shtypni pozicionin (5) DELAY END (VONESA E PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT TË THARJES) dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda.

  • Lexojini përsëri udhëzimet për ta përdorur përsëri.

Pajisja nuk nxehet plotësisht gjatë programit.

  • Si rezultat, temperatura në tharës do të rritet, gjë që si rezultat do të shkaktojë mbinxehje dhe rrjedhimisht nxehja do të fiket.

  • Pastrojeni filtrin rrjetë (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Pastrimi i filtrit rrjetë të derës«).

  • Prisni derisa të ftohet pajisja dhe përpiquni ta ndizni përsëri. Nëse tharësja përsëri nuk mund të ndizet, thërrisni një teknik shërbimi.

Dëgjohet një zhurmë e lehtë goditëse.

  • Në qoftë se tharësja nuk është përdorur për një periudhë të gjatë kohe, elementet mbajtës janë në ngarkesë në të njëjtën pikë.

  • Zhurma do të largohet pa asnjë ndërhyrje.

Dera hapet gjatë tharjes.

  • Ka ngarkesë të tepërt në derë (ka shumë rroba në kazan).

  • Zvogëlojeni sasinë e rrobave.

Rrobat nuk janë tharë njëtrajtësisht.

  • Rrobat janë të llojeve dhe trashësisë së ndryshme ose ka sasi të tepërt rrobash.

  • Sigurohuni që i keni ndarë rrobat sipas llojit dhe trashësisë, nëse keni vendosur sasinë e përshtatshme të rrobave në kazan dhe nëse keni zgjedhur një program të përshtatshëm (shikoni TABELËN E PROGRAMEVE).

Rrobat nuk janë tharë ose tharja zgjat shumë.

  • Filtri nuk është i pastruar.

  • Pastrojeni filtrin (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Pastrimi i filtrit rrjetë të derës«).

  • Tharësja është vendosur në një dhomë të mbyllur; në një dhomë që është shumë e ftohtë; ose në një dhomë që është shumë e vogël dhe si rezultat ajri mbinxehet.

  • Sigurohuni që për tharësen të ketë furnizim të mjaftueshëm me ajër të pastër; për shembull, hapni derën dhe/ose dritaren.

  • Kontrolloni nëse temperatura në dhomën ku është instaluar tharësja është shumë e lartë ose shumë e ulët.

  • Rrobat nuk janë shtrydhur ose centrifuguar mjaftueshëm.

  • Në qoftë se rrobat janë ende të lagura pas ciklit të tharjes, përsëritni tharjen dhe zgjidhni programin e duhur të tharjes (pas pastrimit të filtrit).

  • Sasia e rrobave të thara në pajisje është shumë e madhe ose e pamjaftueshme.

  • Përdorni një program të përshtatshëm ose funksione shtesë.

  • Rrobat (si shtresat e krevatit) janë koklavitur në topa të mëdhenj.

  • Mbyllini kopsat ose zinxhirrat e rrobave përpara tharjes. Zgjidhni një program të përshtatshëm (p.sh. programin Bedding (Shtresat e krevatit)).

  • Pas procesit të tharjes, shpalosini rrobat dhe zgjidhni një program tharjeje shtesë (p.sh. programin Time dry (Koha) (Program për tharjen me programim kohor)).

Gabim (defekt) i dritës së kazanit

(në varësi të modelit)

  • Kur hapet dera e kazanit nuk ka ndriçim.

  • Shkëputeni tharësen nga rrjeti elektrik dhe thërisni një njësi shërbimi të autorizuar.

Gabimet/defektet e treguara në njësinë e ekranit mund të përfshijnë sa vijon:

Problemi/Gabimi

Tregimi në njësinë e programit dhe përshkrimi i problemit

Çfarë të bëjmë?

E00

Defekt i njësisë së kontrollit

Telefononi qendrën e shërbimit.

E01

Defekt i sensorit të temperaturës

Telefononi qendrën e shërbimit.

E02

Gabim i komunikimit

Telefononi qendrën e shërbimit.

E03

Gabim i pompës

Telefononi qendrën e shërbimit.

E04

Mbinxehje e sistemit

Pastroni filtrin. Shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Pastrimi i filtrit rrjetë të derës« ose thërrisni një teknik shërbimi.

E06

E07

Defekt i njësisë së kontrollit

Shkëputeni tharësin me ajër të nxehtë nga rrjeti elektrik.

Telefononi qendrën e shërbimit.

Paralajmërimet e treguara në njësinë e ekranit mund të përfshijnë sa vijon:

Paralajmërim

Treguesi në njësinë e ekranit dhe përshkrimi i paralajmërimit

Çfarë të bëjmë?

E_FULL

Paralajmërim i depozitës së kondensimit

Zbrazeni depozitën e kondensimit përpara rifillimit të programit (shikoni kapitullin »PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA/Zbrazja e depozitës së kondensimit«).

E_PF

Paralajmërim i defektit në furnizimin me energji

Tharja është ndërprerë për shkak të defektit në furnizimin me enrgji.

Shtypeni butonin (3) START/PAUSE për të rifilluar ose për të vazhduar programin e tharjes.

E_ocisti_filter
E_izprazni_posodo

Në fund të programit të tharjes, E_End (End) do të shfaqet në njësinë e ekranit.

Dy simbole të kuqe simbol_cisti_filter dhe simbol_FullTank_SP22 do të ndizen.

Ky nuk është një gabim; është vetëm një paralajmërim që filtrat duhet të pastrohen pas tharjes.

Pastroni filtrat dhe zbraznidepozitën e kondensatit.

Shkruajeni kodin e gabimit (p.sh. E0, E1), fikeni tharësen dhe thërrisni shërbimin më të afërt të autorizuar (njoftoni qendrën).

Tingujt

Në fazën fillestare të tharjes, pompa nxehëse shkakton zhurmë; megjithatë, kjo nuk ndikon në operimin e tharësit me ajër të nxehtë.


Zhurmë pompimi ose rrjedhje lëngjesh: pompa po pompon kondensimin në depozitën e kondensimit.
Zhurma gjëmuese ose kërcitëse: gjatë tharjes kur rrobat përmbajnë edhe pjesë të rënda (si kopsa, zinxhirra, etj.).

Riparimi/shërbimi

Përpara se të thërrisni një teknik shërbimi

Kur të kontaktoni një qendër shërbimi, ju lutemi të tregoni llojin e tharëses tuaj (1), kodin/ID-në (2), numrin e modelit (3) dhe numrin serial (4).

Lloji i makinës tharëses, kodi, modeli dhe numri serial mund të gjenden në etiketën informuese (lloji) në anën e brendshme të derës së makinës tharëses.

Servis_sp22_SPK_in_NapisnaTablica_oštevilčeno

Në rast defekti, përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara, nga prodhues të autorizuar.

Riparimi ose çfarëdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i tharëses nuk do të mbulohet nga garancia. Në raste të tilla, shpenzimet e riparimit do t’i ngarkohen përdoruesit.

Garancia nuk i mbulon gabimet ose defektet të cilat rezultojnë nga çrregullimet e mjedisit (goditjet nga rrufetë, defektet e rrjetit elektrik, fatkeqësitë natyrore, etj.).

Pajisjet dhe aksesorët shtesë për mirëmbajtjen mund të shihen në faqen tonë të internetit në:www.gorenje.com

REKOMANDIME PËR THARJEN DHE PËRDORIMIN EKONOMIK TË THARËSES TUAJ

Mënyra më ekonomike e tharjes është që të thahet sasia e rekomanduar e rrobave në çdo radhë (shikoni TABELËN E PROGRAMIT).

Nuk rekomandohet tharja e rrobave të prodhuara nga pëlhura veçanërisht delikate që mund të deformohen.

Përdorimi i kondicionerit në ciklin e larjes nuk është i nevojshëm pasi pas tharjes në tharës, rrobat janë të buta dhe të pazhubrosura. Kohëzgjatja e tharjes do të jetë më e shkurtër dhe konsumi i energjisë do të jetë më i ulët nëse rrobat shtrydhen ose centrifugohen para tharjes. Duke përzgjedhur programin e duhur të tharjes, do të shmangni mbitharjen e rrobave dhe problemet me hekurosjen ose tkurrjen e pëlhurave tekstile.

Pastrimi i rregullt i filtrave do të çojë në një kohë optimale të tharjes dhe në konsum minimal të energjisë.

Kur thahen sasi më të vogla të rrobave ose veshje individuale, sensori mund të mos e perceptojë nivelin e vërtetë të lagështisë së rrobave. Në raste të tilla, rekomandohet që sendet ose sasitë e vogla të thahen me programet e tharjes së rrobave me programin e kohës.

TABELA E KONSUMIT TIPIK

Tabela paraqet vlerat për kohën e tharjes dhe për konsumin e energjisë, për tharjen e një sasie rrobash me xhiro të ndryshme rrotullimesh (centrifugimi) në makinën larëse.

7 kg

Programet

Ngarkesa

Rrotullimet
[rpm] (xhiro në minutë)

Konsumi i energjisë elektrike
[kWh]

Koha e tharjes
[min]

7 kg

Cotton (Pambuk) standard

E plotë

1000

4,24

125

E pjesshme

1400

2,35

85

E vogël

1000

2,30

79

E vogël

1400

2,12

68

Cotton (Pambuk) lagështirë për hekurosje

E plotë

1000

3,26

110

E pjesshme

1400

2,25

80

E vogël

1400

2,05

72

Sintetike

E pjesshme

1000

1,50

60

8 kg

Programet

Ngarkesa

Rrotullimet
[rpm] (xhiro në minutë)

Konsumi i energjisë elektrike
[kWh]

Koha e tharjes
[min]

8 kg

Cotton (Pambuk) standard

E plotë

1000

4,74

150

E pjesshme

1400

2,60

99

E vogël

1000

2,55

95

E vogël

1400

2,23

85

Cotton (Pambuk) lagështirë për hekurosje

E plotë

1000

3,75

120

E pjesshme

1400

2,45

88

E vogël

1400

2,15

79

Sintetike

E pjesshme

1000

1,50

60

Programet

Sasia e rrobave

maks./gjysëm ngarkese

[kg]

Kohëzgjatja e programit

[min]

Konsumi i energjisë elektrike

[kWh]

Pambuk Standard Mode_puscica

7/3,5

125/79

4,25/2,30

Pambuk Standard Mode_puscica

8/4

150/95

4,74/2,55

Programi standard për rrobat prej pambuku, në përputhje me rregulloren aktuale në fuqi EU 392/2012

Programi pambuk standard Mode_puscica është i synuar për tharjen e rrobave prej pambuku, të njoma normalisht. Ai është programi më efiçent për tharjen e rrobave të pambukut në drejtim të konsumit të energjisë.

Për shkak të devijimeve në lidhje me llojin dhe sasinë e rrobave, luhatjet në furnizimin me energji, temperaturën dhe lagështirën e mjedisit, vlerat e matura në përdoruesit e fundit mund të ndryshojnë nga ato të përcaktuara në tabelë.

Modaliteti në gatishmëri të ulët

Nëse nuk filloni asnjë program apo nuk bëni asgjë tjetër pas ndezjes së tharëses, tharësja do të fiket automatikisht pas 5 minutash për të kursyer energji. Drita trguese në butonin START/PAUSE (3) do të pulsojë.

Ekrani do të riaktivizohet nëse rrotulloni çelësin e zgjedhjes së programit, nëse shtypni butonin (1) ON/OFF apo hapni derën e tharëses. Nëse nuk bëni asgjë për 5 minuta pas përfundimit të programit, do të fiket edhenjësia e ekranit. Drita treguese në butonin START/PAUSE (3) do të pulsojë.

P o = energjia mesatare kur është e fikur [W]

< 0,5

P I = energjia mesatare kur është në gatishmëri [W]

< 0,5

T I = koha e gatishmërisë [min]

5,00

Tensioni i ulët i rrjetit dhe ngarkesat e ndryshme të tharjes mund të ndikojnë në kohën e tharjes; koha e mbetur që shfaqet, rregullohet sipas rastit gjatë procesit të tharjes.

ETIKETA E ENERGJISË SË PRODUKTIT DHE SKEDA E PRODUKTIT

(në varësi të modelit)

podatkovna_kartica_SPK-HP

FLETA E TË DHËNAVE në përputhje me Rregulloren EC (EU) Nr. 392/2012
(në varësi të modelit)

Legjenda

A

Modeli

XXXXXX

B

Tharës kondensues, me ajër të nxehtë

Tharës ventilues, me ajër të nxehtë

YES=PO; NO=JO

YES=PO; NO=JO

C

Tharës automatik, me ajër të nxehtë

YES=PO; NO=JO

D

»EU Ecolabel«, Rregullorja EC 66/2010

YES=PO; NO=JO

E

Konsumi i energjisë për programin »standard cotton« (pambuk standard), me ngarkesë të plotë (Edry) [kWh]

X,XX

F

Konsumi i energjisë për programin »standard cotton« (pambuk standard), me ngarkesë të pjesshme (Edry½) [kWh]

X,XX

G

Konsumi i energjisë në modalitetin »off-mode« (e fikur) (P0) [W]

X,XX

H

Konsumi i energjisë në modalitetin »left-on mode« (në gatishmëri) (Pl) [W]

X,XX

I

Kohëzgjatja e modalitetit »left-on mode« [min]

XX

J

Programi »standard cotton« (pambuk standard) që përdoret me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme, është programi standard i tharjes, me të cilin lidhet informacioni në etiketën e energjisë dhe në fletën e të dhënave. Programi »Cotton Standard« (Pambuk Standard) Mode_puscica është i synuar për tharjen e rrobave prej pambuku normalisht të njomura. Në lidhje me konsumin total të energjisë, ai është programi më efikas për tharjen e rrobave prej pambuku.

K

Koha e ponderuar e programit (Tt), për programin »standard cotton« me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme [min]

XX

L

Koha e programit për programin »standard cotton« me ngarkesë të plotë (Tdry) dhe me ngarkesë të pjesshme (Tdry½) [min]

XX/XX

M

Efiçenca mesatare e kondensimit (Cdry) / (Cdry½)

XX/XX

N

Efiçenca e ponderuar e kondensimit (Ct)

XX

O

Pajisjet elektroshtëpiake të inkasuara

YES=PO; NO=JO

Bazuar në 160 cikle standarde tharjeje me programin e standardit të pambukut (Cotton Standard) Mode_puscica me ngarkesë të plotë e gjysmë, në përputhje me Rregulloren aktualisht në fuqi 392/2012/BE për etiketimin e energjisë të tharëseve shtëpiake, e matur sipas EN 61121.

Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.

Sipas shkallës nga D (efi çenca më e ulët) deri në A+++ (efi çenca më e lartë).

HEDHJA

Paketimi përbëhet prej materialesh miqësore ndaj mjedisit dhe mund të riciklohet, të hidhet ose të shkatërrohet pa asnjë rrezik për mjedisin. Për këtë qëllim, materialet e paketimit janë etiketuar në mënyrë të përshtatshme.

smetjak

Simboli në produkt ose në ambalazhin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si mbeturinë normale shtëpiake. Çojeni produktin në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Kur ta hidhni produktit në fund të jetës së përdorimit të tij, hiqini të gjitha kabllot elektrike, prishini shulat dhe çelësat e derës për të mos e lejuar mbylljen ose bllokimin e derës (siguria e fëmijëve).

Hedhja e rregullt e produktit do të ndihmojë në parandalimin e të gjitha efekteve negative në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve, të cilat mund të ndodhin në rast të heqjes së parregullt të produktit. Për informacion të detajuar mbi heqjen dhe përpunimin e produktit, ju lutemi të kontaktoni organin përkatës bashkiak, përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave ose dyqanin ku keni blerë produktin.

Shënime

 

864089

Ne rezervojmë të drejtën për ndryshime dhe gabime në udhëzimet e përdorimit.