Udhëzimet e përdorimit

Pianurë e përzierë elektrike dhe me gaz

BGH6xxA - BGH6xxB - BGR6xxA

BGR6xxB

Simbolet e mëposhtme përdoren gjatë gjithë manualit dhe kanë kuptimet si vijon:

Informacion, këshillë ose rekomandim

Kujdes – rrezik i përgjithshëm

Paralajmërim – lidhja me gazin

Kujdes – rrezik nga goditja elektrike

Kujdes – rrezik nga sipërfaqja e nxehtë

Kujdes – rrezik nga zjarri

Është e rëndësishme që të lexoni me kujdes udhëzimet.

Ky manual përdorimi jep informacion në lidhje me instalimin dhe përdorimin e sigurt të pajisjes.

Për informacione të hollësisshme dhe udhëzime specifike, referojuni manualit të përdorimit. Skanoni kodin QR ose ndiqni www.gorenje.com për të shkarkuar manualin e përdorimit. Kodi QR ndodhet në pjesën e poshtme të pianurës së gazit. Për këtë arsye, jepet një ngjitës i veçantë i kodit QR. Ngjisni kodin QR në hapësirën në pjesën e pasme të këtij udhëzuesi të fillimit të shpejtë.

QR scannen

Rregulloret e sigurisë

LEXOJINI UDHËZIMET ME KUJDES DHE RUAJINI ATO PËR T'IU REFERUAR NË TË ARDHMEN!

Të përgjithshme

  • Prodhuesi nuk mund të konsiderohet përgjegjës për dëmet që rezultojnë nga mosndjekja e udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve.

  • Dëmet e shkaktuara nga lidhja e pasaktë, vendosja e pasaktë ose përdorimi i pasaktë nuk mbulohen nga garancia.

PARALAJMËRIM

Kjo pajisje dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mos i prekni pjesët e nxehta. Mbajini fëmijët nën 8 vjeç larg pajisjes, përveçse kur janë nën monitorim të vazhdueshëm.

PARALAJMËRIM: rrezik zjarri: asnjëherë mos lini gjëra mbi pianurë.

  • KUJDES! Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.

PARALAJMËRIM: gatimi me yndyrë ose vaj mbi pianurë pa monitorim mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.

  • ASNJËHERË mos u përpiqni të fikni zjarrin me ujë. Në vend të kësaj, shkëputni pajisjen dhe më pas mbuloni flakët për shembull me një kapak ose batanije të posaçme për zjarre.

PARALAJMËRIM

Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.

  • Pianura duhet të përdoret vetëm për përgatitjen e ushqimit.

  • Njësia nuk është projektuar për ngrohjen e dhomave.

  • Mos ngrohni kënaçe të mbyllura mbi pianurë. Do të akumulohet presion i cili do të bëjë që kënaçet të shpërthejnë. Mund të lëndoheni ose të digjeni.

  • Pajisja nuk është projektuar për të punuar me një kohëmatës të jashtëm ose me një sistem komandimi të veçuar.

  • Asnjëherë mos e hapni kasën e pajisjes.

  • Mos përdorni asnjëherë pastrues me presion ose pastrues me avull për të pastruar pianurën.

  • Vatra prej qeramike është jashtëzakonisht e fortë, por nuk është e pathyeshme. Për shembull, një kavanoz ose një takëm të mprehtë që bie mbi të mund të shkaktojë thyerjen e saj.

  • Nëse nën pajisje lejohet një sirtar (shikoni udhëzimet e instalimit), pa një bazë të ndërmjetme, nuk duhet përdorur për të ruajtur sende/materiale tepër të ndezshëm. Siguroni që ka një hapësirë të përshtatshme prej disa centimetrash mes pjesës fundore të pianurës dhe përmbajtjes së sirtarëve.

  • KUJDES! Përdorimi i pajisjes elektroshtëpiake të gatimit me gaz rezulton në prodhim nxehtësie, lagështire dhe në produkte të djegies në dhomën në të cilën është instaluar. Sigurohuni që kuzhina të jetë e ajrosur mirë, veçanërisht kur pajisja elektroshtëpiake është në përdorim: mbajini të hapura tubat e ajrimit natyror ose instaloni një pajisje mekanike për ventilim (aspirator mekanik me kapak).

  • Komponentët e vatrës janë të nxehtë gjatë dhe menjëherë pas përdorimit. Mos i prekni, dhe shmangni kontaktin me materialet që nuk janë rezistente ndaj nxehtësisë.

  • Distanca mes tiganit dhe çelësave ose një muri jorezistent ndaj nxehtësisë duhet të jetë gjithmonë më e lartë se një centimetër. Në rast distancash më të vogla, temperatura e lartë mund të bëjë që çelësat ose muri të çngjyrosen dhe/ ose të deformohen.

PARALAJMËRIM! Në rastin e thyerjes së vatrës prej xhami:

  • Fikni menjëherë të gjitha vatrat dhe çdo element nxehës elektrik dhe izolojeni pajisjen nga rryma elektrike.

  • Mos e prekni sipërfaqen e pajisjes.

  • Mos e përdorni pajisjen.

PARALAJMËRIM! Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

  • Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt.

  • Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.

  • Mos mbani objekte që fëmijëve mund t’u duken interesante në raftet mbi ose prapa pajisjes.

  • Elementët nxehës/vatrat nxehen gjatë përdorimit dhe qëndrojnë të nxehta për njëfarë kohe pas tij. Fëmijët mbajini larg nga pianura gjatë dhe menjëherë pas gatimit.

Përdorimi i sigurt

  • Asnjëherë mos e mbuloni pajisjen me pëlhurë ose diçka të ngjashme. Nëse pajisja është ende e nxehtë ose është e ndezur, ka rrezik zjarri.

  • Mos e përdorni pajisjen si bango. Pajisja mund të ndizet aksidentalisht ose mund të jetë ende e nxehtë, që do të thotë se objektet mund të shkrihen, të nxehen ose të marrin flakë.

  • Mos e përdorni pajisjen në temperatura nën 5 °C.

  • Pajisja nuk duhet të vendoset ose të përdoret në ambiente të jashtme.

  • Mos gatuani me zjarr të hapur poshtë një aspiratori. Flakët e larta mund të shkaktojnë zjarr, edhe nëse vatra e gatimit fiket.

  • Gjithmonë vendoseni tiganin në skarat mbështetëse të tenxhereve. Vendosja e tiganit direkt mbi kapakun e pipëzës mund të rezultojë në situata të rrezikshme.

  • Pianura mund të funksionojë me efikasitet vetëm nëse komponentët e vatrës janë montuar duke përdorur kanalet drejtuese. Sigurohuni që skarat mbështetëse të tenxhereve të shtrihen mirë kundër njëra-tjetrës dhe të sheshta mbi vasketën e pikimit. Vetëm atëherë tiganët mund të pozicionohen në mënyrë të qëndrueshme.

  • Mos përdorni pllakëza për skarë ose pllakëza për pjekje.

  • Pastroni rregullisht pjesët e vatrës për një operim të sigurt dhe të saktë të vatrave.

  • Këmbët prej gome nga skarat mbështetëse të tenxhereve mund të shkaktojnë gërvishtje në vasketën e pikimit ose djegie të dobët të vatrës. Nëse këmbët prej gome mungojnë, kontaktoni me sektorin tonë të shërbimit.

  • Asnjëherë mos i zhysni kapakët e pipëzës dhe skarat mbështetëse të tenxhereve në ujë të ftohtë. Ftohja e shpejtë mund të dëmtojë emalimin.

  • Pas fikjes, elementët nxehës elektrikë do të mbeten të nxehtë për një periudhë të gjatë kohe. Shmangni kontaktin me elementët nxehës elektrikë gjatë kësaj kohe.

Manuali i përdorimit

Modelet

Aa - Vatra ndihmëse

Bb - Vatra gjysmë e shpejtë

Cc - Vatra e shpejtë

Dd - Elementi nxehës ø180 mm

Ee - Elementi nxehës ø145 mm

BGH6xxA

BGH6xxB

BGH6XXA-models

BGH6XXB-models

BGR6xxA

BGR6xxB

BGR6XXA-models

BGR6XXB-models

Përshkrimi

Djegësi i gazit

G20 - 20 mbar

Vatra

Fuqia

BGH6xxA

BGR6xxA

BGH6xxB

BGR6xxB

Aa

Ndihmëse

1.,05 kW

x

x

Bb

Gjysmë e shpejtë

1,80 kW

x

Cc

E shpejtë

3,00 kW

x

x

G20 - 25 mbar

Vatra

Fuqia

BGH6xxA

BGR6xxA

BGH6xxB

BGR6xxB

Aa

Ndihmëse

1,00 kW

x

x

Bb

Gjysmë e shpejtë

1,90 kW

x

Cc

E shpejtë

3,00 kW

x

x

G30/G31 - 28-30/37 mbar

Vatra

Rryma e energjisë / masës

BGH6xxA

BGR6xxA

BGH6xxB

BGR6xxB

Aa

Ndihmëse

1,05 kW / 76 g/h

x

x

Bb

Gjysmë e shpejtë

1,70 kW / 122 g/h

x

Cc

E shpejtë

3,00 kW / 216 g/h

x

x

G30/31 - 50 mbar

Vatra

Rryma e energjisë / masës

BGH6xxA

BGR6xxA

BGH6xxB

BGR6xxB

Aa

Ndihmëse

1,0 kW / 72 g/h

x

x

Bb

Gjysmë e shpejtë

1,90 kW / 137 g/h

x

Cc

E shpejtë

3,00 kW / 216 g/h

x

x

Elementi nxehës elektrik

Fuqia nominale (Cilësimi i nxehtësisë maksimale) [W]

Elementi nxehës

BGH6xxA

BGH6xxB

BGR6xxA

BGR6xxB

Dd

ø 180 mm

2000

1800

1800

Ee

ø 145 mm

1500

1500

1200

Informacioni sipas rregullores (vetëm për BE-në) 66/2014

Matjet sipas EN60350-2

Identifikimi i modelit

BGH6xxA

BGH6xxB

BGR6xxA

BGR6xxB

Lloji i pianurës

Pianurë e përzierë elektrike dhe me gaz

Numri i elementëve nxehës

1

2

1

2

Teknologjia e ngrohjes për secilin element nxehës

Pllakat e forta

Elementët nxehës me rrezatim

Diametri i elementit nxehës elektrik

Elementi nxehës i madh:

Ø 180 mm

Ø 180 mm

Elementi nxehës i vogël:

Ø 145 mm

Ø 145 mm

Ø 180 mm

Ø 145 mm

Konsumi i energjisë për kg (gatim me energji elektrike EC)

Elementi nxehës i madh:

193,6 Wh/kg

182,9 Wh/kg

189.,7 Wh/kg

Elementi nxehës i vogël:

184,3 Wh/kg

190,4 Wh/kg

189,9 Wh/kg

Numri i vatrave me gaz

3

2

3

2

Efikasiteti energjetik për vatër gazi (vatër gazi EE) në %

Vatra gjysmë e shpejtë:

Vatra e shpejtë:

58,1

57,1

-

57,1

58,1

57,1

-

57,1

Përdorimi

Përpara përdorimit të parë

BGH6xxA/B:

Ndizni elementët nxehës elektrikë (pa tigan) për 3-5 minuta me fuqi maksimale. Gjatë kësaj kohe, veshja mbrojtëse formon një shtresë rezistente mbi elementët nxehës elektrikë. Herën e parë që elementët nxehen mund të shfaqet pak tym.

BGR6xxA/B:

Fshijini elementët nxehës me një leckë të njomë.

Ndizni elementët nxehës elektrikë (pa tigan) për 3-5 minuta me fuqi maksimale.

Gjatë përdorimit

BGH6xxA/B

Pjesët prej inoksi rreth elementëve nxehës elektrikë mund të çngjyrosen për shkak të ngarkesës termike gjatë gatimit.

Pas fikjes, elementët nxehës elektrikë do të mbeten të nxehtë për një periudhë të gjatë kohe. Shmangni kontaktin me elementët nxehës elektrikë gjatë kësaj kohe.

BGR6xxA/B:

Temperatura e elementëve nxehës kontrollohet në brendësi duke ndezur dhe fikur elementin. Kur elementi nxehës fiket, shfaqet një rrezatim i kuq.

Kur elementi nxehës vendoset në cilësim të ulët nxehtësie, elementi fiket më shpesh dhe për një periudhë më të gjatë kohe.

Pas fikjes, elementët nxehës elektrikë do të mbeten të nxehtë për një periudhë të gjatë kohe. Kjo tregohet nga treguesi i nxehtësisë së mbetur. Shmangni kontaktin me elementët nxehës elektrikë gjatë kësaj kohe.

Ena e gatimit

Vatrat e gazit

BG6-use

Elementët nxehës elektrikë

BGH6XXA-electric heating elements

BGH6xxA/B & BGR6xxA/B

BGH6xxA/B & BGR6xxA/B

  • Distanca mes tiganit dhe çelësave ose një muri jorezistent ndaj nxehtësisë duhet të jetë gjithmonë më e lartë se një centimetër. Në rast distancash më të vogla, temperatura e lartë mund të bëjë që çelësat ose muri të çngjyrosen dhe/ose të deformohen.

  • Gjithmonë mbajini tiganët brenda buzëve të pianurës.

  • Sipërfaqja e poshtme e tiganëve dhe elementët nxehës elektrikë duhet të jenë gjithmonë të pastër dhe të thatë për të siguruar përcjelljen e mirë të nxehtësisë dhe për të parandaluar dëmtimin e sipërfaqes së gatimit.

  • Kur gatuani në një tenxhere prej qelqi ose porcelani zjarrdurues dhe rezistent ndaj nxehtësisë, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.

  • Sigurohuni gjithmonë që tigani të ketë lëngje të mjaftueshme brenda. Tiganët e zbrazur mund të bëjnë që pianura të mbinxehet, duke rezultuar në një vatër ose pianurë të dëmtuar.

BGR6xxA/B

BGR6xxA/B

  • Mos përdorni tiganë me fund të ashpër, sepse ato mund të gërvishtin sipërfaqen e gatimit. Rëra (p.sh. nga zarzavatet) mund të gërvishtë sipërfaqen e gatimit.

  • Mos e lëvizni enën mbi sipërfaqen e gatimit, kjo mund të rezultojë në gërvishtje.

  • Vatra e gatimit është e fortë, por nuk është rezistente ndaj goditjeve të lokalizuara. Sigurohuni që objektet e forta dhe/ose të mprehta të mos bien mbi të sepse mund të dëmtojnë sipërfaqen.

  • Sheqeri dhe ushqimet e ëmbla mund të dëmtojnë sipërfaqen prej xhami qeramik. Hiqini ato menjëherë me kruajtësen për të shmangur dëmtimin e sipërfaqes, edhe nëse pianura është ende e ngrohtë.

  • Mos gatuani mbi sipërfaqen e gatimit në tigan dhe fletë të hollë alumini, apo enë plastike. Këto materiale mund të shkrihen dhe të dëmtojnë pianurën.

Kontrolli:

BGH6xxA/B & BGR6xxA/B

Kontrolli i vatrave të gazit

BG3-6-7-9XA-B-C-03

BGH6xxA/B

BGH6XXA-control of heating elements

BGR6xxA/B

BGR6XXA-control of HEATING elements

Pozicioni i vatrës:

BGH6XXA-burner position

Pastrimi:

Mora_cleaning-ZK

Rekomandojmë që ta pastroni pajisjen pas çdo përdorimi. Kjo nuk lejon që ushqimi i derdhur të dëmtojë sipërfaqen prej xhami.

BGH6xxA/B

Pastrimi i përditshëm

Përdorni ujë të ngrohtë me detergjent enësh për të pastruar zonën rrotull elementëve nxehës elektrikë. Përpara se të veproni kështu, përdorni një sfungjer për të zbutur mbetjet e forta.

Elementët nxehës elektrikë të ndotur shumë

Të gjithë elementët nxehës të ndotur duhet të pastrohen plotësisht pas përdorimit, kur elementët nxehës të ftohen. Nëse elementët nxehës janë më pak të ndotur, mjafton që t’i fshini ata me një leckë të njomur me ujë dhe pak detergjent. Nëse elementi është i ndotur shumë, përdorni një sfungjer çeliku (kruajtëse teli) të njomur me detergjent. Pas pastrimit, elementët nxehës duhet të thahen gjithmonë duke u fshirë.

Lëngjet që përmbajnë kripë, gatimet që janë derdhur ose lagështira, mund t’i dëmtojnë elementët nxehës. Prandaj, gjithmonë pastrojini dhe thajini elementët nxehës duke i fshirë.

Mirëmbajtja

Për t’i mirëmbajtur elementët nxehës elektrikë, përdorni herë pas here pak vaj makine qepëse ose produkte konvencionale për pastrimin dhe kujdesin që gjenden në treg. Mos përdorni asnjëherë gjalpë, dhjamë ose substanca të ngjashme (ka rrezik ndryshku). Nëse elementi nxehës është paksa i ngrohtë, detergjenti do të depërtojë më shpejt nëpër pore.

BGR6xxA/B

Pastrimi i përditshëm

Përdorni një leckë të njomë dhe një agjent pastrues të butë (detergjent të lëngshëm) për të pastruar pajisjen.

Thajeni pajisjen duke e fshirë me një leckë ose letër kuzhine.

Xhami i ndotur shumë

1 Menjëherë hiqni çdo mbetje ushqimi, yndyrë të djegur, sheqer ose njolla të vështira nga plita duke përdorur një mjet, edhe nëse plita është ende e nxehtë! Sheqeri dhe/ose mbetjet e tjera që lidhen me ushqimet mund të dëmtojnë në mënyrë të përhershme sipërfaqen prej xhami qeramike.

  • Mbajeni kruajtësen në këndin e duhur (45° deri 60°) me xhamin. Shtypeni kruajtësen me butësi kundrejt xhamit dhe rrëshqiteni mbi sipërfaqe për të hequr papastërtitë. Sigurohuni që doreza plastike e kruajtëses (në disa modele) të mos bjerë në kontakt me një element nxehës të nxehtë.

  • Mos e shtypni kruajtësen pingul mbi xham.

  • Mos e gërvishtni sipërfaqen e pianurës me majat e fletës së kruajtëses. Kjo mund t’i shkaktojë xhamit gërvishtje të përhershme.

2 Pasi të keni hequr njollat e forta nga xhami, përdorni hapat e pastrimit të përditshëm për të pastruar pianurën.

3 Nëse rezultatet e pastrimit nuk janë të kënaqshme, mund të përsërisni hapat e mësipërm të pastrimit aq herë sa është e nevojshme.

Mos përdorni agjentë pastrues gërryes, sepse mund të shkaktojnë gërvishtje.

Mos përdorni lesh çeliku, objekte gërvishtëse ose lloje të ndryshme objektesh të mprehta për të pastruar pajisjen.

Pianura mund të jetë ende shumë e nxehtë për shkak të procesit të gatimit! Mos e prekni sipërfaqen direkt! Nëse dëshironi, përdorni doreza për të parandaluar djegiet kur pastroni direkt pas gatimit.

Ndezja/fikja dhe Treguesi i nxehtësisë së mbetur

BGH6xxA/B:

BGH6XXB-residual heat indicator

  1. Treguesi i ndezjes/fikjes:

Tregon nëse një ose më shumë nga elementët nxehës janë ndezur.

Nëse elementi nxehës është fikur, edhe treguesi i ndezjes/fikjes do të fiket. Por, pas fikjes elementët nxehës elektrikë do të mbeten të nxehtë për një periudhë të gjatë kohe. Rrezik lëndimi kur preket elementi nxehës i nxehtë gjatë kësaj kohe.

BGR6xxA/B:

BGH6XXA-residual heating elements

  1. Treguesi i ndezjes/fikjes: Tregon se një ose më shumë nga elementët nxehës janë ndezur.

  2. Treguesi i nxehtësisë së mbetur të elementit nxehës të pasmë: Tregon se elementi nxehës i pasmë është (ende) i nxehtë.

  3. Treguesi i nxehtësisë së mbetur të elementit nxehës të përparmë: Tregon se elementi nxehës i përparmë është (ende) i nxehtë.

Kujdes! Rrezik lëndimi kur preket elementi nxehës i nxehtë.

Tabela e avarive

Në vijim janë disa këshilla për të rregulluar disa nga problemet e zakonshme.

Çfarë ndodhi...?

Shkak i mundshëm

Çfarë të bëjmë?

Vatrat nuk ndizen.

Flaka është e paqëndrueshme.

Flaka është e paqëndrueshme për shkak të një cilësimi të gabuar të fuqisë së gazit.

Kërkoni që një ekspert të kontrollojë tubin e gazit!

Flaka nga vatrat ndryshon papritur.

Janë montuar gabim pjesët e pianurës së kuzhinës.

Montojeni vatrën saktë.

Ndezja e vatrës kërkon më shumë kohë.

Janë montuar gabim pjesët e pianurës së kuzhinës.

Montojeni vatrën saktë.

Flaka fiket menjëherë pas ndezjes.

Çelësi shtypet shumë shkurt ose shumë pak.

Mbajeni çelësin të shtypur për një periudhë më të gjatë kohe.

Skara është çngjyrosur në zonën e vatrës?

Ky është një fenomen i zakonshëm që rezulton nga temperatura e lartë.

Pastrojeni skarën me një detergjent për pjesë metalike.

Furnizimi me energji elektrike në tërësi është ndërprerë?

Mund të jetë djegur siguresa.

Kontrolloni siguresën në kutinë e siguresave dhe ndërrojeni nëse është djegur.

Ndezja elektrike e vatrave nuk funksionon më?

Mes kandeletës dhe vatrës ka mbetje ushqimi ose detergjenti.

Hapni dhe pastroni me kujdes hapësirën mes kandeletës dhe vatrës.

Kapaku i vatrës ka humbur bukurinë.

Papastërti nga përdorimi.

Pastrojini kapakët e vatrës me një detergjent për pjesë metalike.

Vihet re një erë e lehtë herën e parë që përdoren elementët nxehës elektrikë.

Pajisja e re po nxehet.

Është normale dhe do të zhduket pasi të jetë përdorur disa herë. Ajrosni kuzhinën.

Vizita nga tekniku i shërbimit gjatë periudhës së garancisë do të tarifohet nëse pajisja nuk funksionon për shkak të përdorimit të papërshtatshëm. Ruajini këto udhëzime në një vend ku mund të arrihen gjithmonë lehtë; nëse ia kaloni pajisjen një personi tjetër, duhet të përfshihen edhe udhëzimet.

Në qoftë se problemi vazhdon pavarësisht zbatimit të udhëzimeve të mësipërme, thërrisni një teknik shërbimi të autorizuar. Eleminimi i të gjitha defekteve ose pretendimeve për garanci të cilat rezultojnë nga lidhja ose përdorimi i parregullt i pajisjes elektroshtëpiake, nuk do të mbulohet nga garancia jonë. Në këto raste, kostot e riparimit do të mbulohen nga përdoruesi.

Përdorimi

Vatrat e gazit

BG6-use

Elementët nxehës elektrikë

BGH6XXA-electric heating elements

BGH6xxA/B & BGR6xxA/B

BGH6xxA/B & BGR6xxA/B

  • Distanca mes tiganit dhe çelësave ose një muri jorezistent ndaj nxehtësisë duhet të jetë gjithmonë më e lartë se një centimetër. Në rast distancash më të vogla, temperatura e lartë mund të bëjë që çelësat ose muri të çngjyrosen dhe/ose të deformohen.

  • Gjithmonë mbajini tiganët brenda buzëve të pianurës.

  • Sipërfaqja e poshtme e tiganëve dhe elementët nxehës elektrikë duhet të jenë gjithmonë të pastër dhe të thatë për të siguruar përcjelljen e mirë të nxehtësisë dhe për të parandaluar dëmtimin e sipërfaqes së gatimit.

  • Kur gatuani në një tenxhere prej qelqi ose porcelani zjarrdurues dhe rezistent ndaj nxehtësisë, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.

  • Sigurohuni gjithmonë që tigani të ketë lëngje të mjaftueshme brenda. Tiganët e zbrazur mund të bëjnë që pianura të mbinxehet, duke rezultuar në një vatër ose pianurë të dëmtuar.

BGR6xxA/B

BGR6xxA/B

  • Mos përdorni tiganë me fund të ashpër, sepse ato mund të gërvishtin sipërfaqen e gatimit. Rëra (p.sh. nga zarzavatet) mund të gërvishtë sipërfaqen e gatimit.

  • Mos e lëvizni enën mbi sipërfaqen e gatimit, kjo mund të rezultojë në gërvishtje.

  • Vatra e gatimit është e fortë, por nuk është rezistente ndaj goditjeve të lokalizuara. Sigurohuni që objektet e forta dhe/ose të mprehta të mos bien mbi të sepse mund të dëmtojnë sipërfaqen.

  • Sheqeri dhe ushqimet e ëmbla mund të dëmtojnë sipërfaqen prej xhami qeramik. Hiqini ato menjëherë me kruajtësen për të shmangur dëmtimin e sipërfaqes, edhe nëse pianura është ende e ngrohtë.

  • Mos gatuani mbi sipërfaqen e gatimit në tigan dhe fletë të hollë alumini, apo enë plastike. Këto materiale mund të shkrihen dhe të dëmtojnë pianurën.

Kontrolli:

BGH6xxA-B BGR6xxA-B-control

BGH-R6XXA-control of heating elements

Pozicioni i vatrës:

BGH6XXA-burner position

Pastrimi:

Mora_cleaning-ZK

Rekomandojmë që ta pastroni pajisjen pas çdo përdorimi. Kjo nuk lejon që ushqimi i derdhur të dëmtojë sipërfaqen prej xhami.

Ndezja/fikja dhe Treguesi i nxehtësisë së mbetur

BGH6xxA/B:

BGH6XXB-residual heat indicator

BGR6xxA/B:

BGH6XXA-residual heating elements

  1. Treguesi i ndezjes/fikjes: Tregon se një ose më shumë nga elementët nxehës janë ndezur.

  2. Treguesi i nxehtësisë së mbetur të elementit nxehës të pasmë: Tregon se elementi nxehës i pasmë është (ende) i nxehtë.

  3. Treguesi i nxehtësisë së mbetur të elementit nxehës të përparmë: Tregon se elementi nxehës i përparmë është (ende) i nxehtë.

Kujdes! Rrezik lëndimi kur preket elementi nxehës i nxehtë.

Etiketimi i energjisë

Informacion për konsumatorin dhe institutin e testimit

Informacioni për produktin tuaj mund të gjendet në www.asko.com, ku do të gjeni edhe një lidhje për te Baza e të Dhënave Evropiane të Produkteve për Etiketimin e Energjisë, EPREL. Ose vizitoni drejtpërdrejt https://eprel.ec.europa.eu.

Deklarimi i konformitetit

Nëpërmjet këtij dokumenti, deklarojmë se produktet tona përmbushin direktivat, urdhëresat dhe rregulloret evropiane në fuqi, si dhe kërkesat që shprehen në standardet referencë.

Hedhja e pajisjes dhe e paketimit

Gjatë prodhimit të kësaj pajisjeje janë përdorur materiale ekologjike. Në fund të jetëgjatësisë së shërbimit, kjo pajisje duhet të hidhet me përgjegjësi. Pyetni autoritetet lokale për më shumë informacion se si ta bëni këtë.

vuilnisbak Riciklojeni si mbetje elektrike!

Udhëzimet e instalimit

Rregulloret e sigurisë

  • Pjesët me defekt mund të zëvendësohen vetëm me pjesë origjinale.

    Prodhuesi mund të garantojë vetëm që pjesët origjinale plotësojnë kërkesat e sigurisë.

  • Në qoftë se kablli i ushqimit është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me të njëjtin kualifikim, në mënyrë që të shmanget rreziku.

  • Kjo pajisje duhet të lidhet vetëm nga një elektricist i kualifikuar.

  • Para instalimit, sigurohuni që kushtet e furnizimit lokal (tensioni, frekuenca, natyra e gazit dhe presioni i gazit) dhe përshtatja e pajisjes të jenë të përputhshme.

Lidhja elektrike Klasa I - 220-240 V - 50/60 Hz - max 3500 W.

  • Kjo pajisje duhet tokëzuar.

  • Tensioni, frekuenca, fuqia, lloji i gazit dhe vendi për të cilin është projektuar pajisja, tregohen në pllakëzën e specifikimeve të pajisjes.

  • Lidhja elektrike duhet të jetë në pajtim me rregulloret kombëtare dhe vendore.

  • Nëse një pajisje e palëvizshme nuk është e pajisur me një kordon dhe spinë, ose me mjete të tjera për shkëputjen nga rrjeti elektrik duke pasur një ndarje kontakti në të gjitha polet që ofrojnë shkëputje të plotë sipas kushteve të mbitensionit të Kategorisë III, mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike. Përdorimi i një çelësi omnipolar me një ndarje kontakti prej të paktën 3 mm të pajisur në kabllon elektrike do ta plotësojë këtë kërkesë.

Lidhja e gazit 1/2” ISO 228 / ISO 7-1 / EN 10226-1 (vetëm 1/2” ISO 228 / 1/2” ISO 228 FR).

  • Lidhja me gazin duhet të jetë në pajtim me rregulloret kombëtare dhe vendore. Shikoni etiketën e pajisjes për të dhënat teknike të gazit.

  • Kjo pajisje nuk është lidhur me një sistem të nxjerrjes së tymrave të djegies. Ajo do të instalohet dhe të lidhet në përputhje me rregulloret ekzistuese për instalimin. Duhet bërë kujdes i veçantë për të plotësuar kërkesat që kanë të bëjnë me ajrimin.

  • Rekomandojmë që pianura me gaz të lidhet përmes një tubi fiks. Lejohet gjithashtu edhe lidhja duke përdorur një zorrë sigurie të projektuar posaçërisht.

  • Tubi pas furrës duhet të jetë krejtësisht prej metali.

  • Zorra e sigurisë nuk duhet të përthyhet dhe nuk duhet të hyjë në kontakt me pjesët e lëvizshme të njësive të kuzhinës.

  • Valvula e furnizimit me gaz duhet të vendoset gjithmonë në një pozicion që arrihet lehtë.

  • Muret dhe bangoja që rrethon pajisjen duhet të jetë rezistente ndaj nxehtësisë deri të paktën 105 °C.

  • Elementi i poshtëm i kuzhinës duhet të jetë i pajisur me një raft inkaso horizontal në një distancë prej jo më pak se 15 cm nga sipërfaqja e poshtme e bangos. Sipërfaqja mes raftit dhe bangos duhet të jetë bosh dhe nuk mund të përdoret për ruajtjen e enëve.

Përgatitjet për instalim

Hapësira e lirë rreth pajisjes

BG3-6-7-9XA-B-C-distances hob

A (mm)

B (mm)

C (mm)

D (mm)

min. 650

min. 600

min. 450

min. 120

Dimensionet

pajisjes:

BGH6XXA-appliance dimensions

A (mm)

B (mm)

C (mm)

D (mm)

600

520*

52

138

600

522**

52

138

*BGH6xxA/B

**BGR6xxA/B

Inkaso:

Elementi i poshtëm i kuzhinës duhet të jetë i pajisur me një raft inkaso horizontal në një distancë prej jo më pak se 150 mm nga sipërfaqja e poshtme e bangos. Sipërfaqja mes raftit dhe bangos duhet të jetë bosh dhe nuk mund të përdoret për ruajtjen e enëve.

BGH6XXA-built in dimensions

A (mm)

B (mm)

C (mm)

D (mm)

E (>mm)

F (mm)

600

560

490

60

50

150

Shiriti izolues

Sealing tape-ss worktop Sealing tape-glass worktop

Lidhja me gazin

Installation-gas connection

Aksesueshmëria

BIGH-Accessibility

Inkaso

BGH6XXA-built in-small

BGH6XXA-built in

Lidhja dhe testimi

Installation-conn&testing

Kontrolloni që lidhjet të jenë të papërshkueshme nga gazi.

Udhëzimet e konvertimit

Për udhëzime më të hollësishme dhe udhëzime specifike, vizitoni www.gorenje.com ose skanoni kodin QR.

Udhëzimet e konvertimit

Përshtatja për një lloj tjetër gazi!

Kujdes! Kryerja e këtyre udhëzimeve nga një inxhinier i pakualifikuar mund të sjellë situata të rrezikshme. Furnitori nuk është përgjegjës për pasojat (lindja e një situate të rrezikshme dhe/ose dëmtimi i personave ose mallrave) që shkaktohen nga mosrespektimi i këtyre udhëzimeve nga teknikët që nuk janë punonjës të furnitorit. Nuk pranohen dëmet rrjedhimore që lindin nga zbatimi i këtyre udhëzimeve nga persona që nuk janë ekspertë.

Me këtë set konvertimi pianura juaj me gaz mund të konvertohet për gaze të ndryshme. Shihni tabelën e konvertimit.

Tabela e konvertimit

Lloji i gazit

P mbar

Modifikimi

Ndihmëse

Gjysmë e shpejtë

E shpejtë

grykëza

grykëza

grykëza

G20

20

-

72

97

128

G20

25

-

68

95

110

Konvertoni nga G20 / 20 mbar ose from G20 - 25 mbar në:

G30/G31

28-30/37

Zëvendësoni grykëzën dhe vidën në ventil (shikoni 3A)

50

65

85

(PL)

G30/G31

37

Zëvendësoni grykëzën dhe vidën në ventil (shikoni 3A)

50

65

85

G30/G31

50

Zëvendësoni grykëzën dhe vidën në ventil (shikoni 3A)

43

60

75

Lloji i gazit

P mbar

Modifikimi

Ndihmëse

Gjysmë e shpejtë

E shpejtë

grykëza

grykëza

grykëza

G30/G31

28-30/37

-

50

65

85

Konvertoni nga G30/G31 - 28-30/37r në:

G20

20

Zëvendësoni grykëzën dhe rregulloni ventilin (shikoni 3C)

72

97

128

G20

25

Zëvendësoni grykëzën dhe rregulloni ventilin (shikoni 3C)

68

95

110

Tabela e fuqisë (kW-g/h)

PL G30/G31 - 37 mbar

Djegësi ndihmës

1,15 / 83

Vatra gjysmë e shpejtë

1,95 / 140

Vatra e shpejtë

3,30 / 238

Përmbajtja e setit të konvertimit

  • Grykëzat për vatrat dhe (nëse është e aplikueshme) vidat e ventilit për rubinetin e gazit.

  • Etiketa e të dhënave me specifikimet dhe cilësimet e modifikuara për gazin.

Veglat që nevojiten:

T1 Çelës (7 mm)

T2 Kaçavidë me kokë të sheshtë (4 mm)

T3 Pinca të holla

T4 Spërkatja e testimit të rrjedhjes

T5 Spërkatja e testimit të rrjedhjes

Konvertimi i grykëzave

Kini parasysh: shkëputni pajisjen nga rryma elektrike.

Parandaloni dëmtimet e bangos. Ulini pjesët e pajisjes në një bazë të mbrojtur.

Për konvertimin në një lloj tjetër gazi, grykëzat duhet të ndërrohen.

Vlerat janë shënuar gjithashtu në grykëz.

  1. Hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve, kokat e vatrave, kurorat dhe kapakët (shihni fotot A1 dhe A2).

    Nxirrini çelësat e kontrollit vertikalisht.

  2. Përdorni çelësin (T1) për të hequr grykëzat e vjetra dhe vendosni grykëzat e reja brenda kupave të vatrave (shikoni figurën A1 dhe A2 ).

    BG_Conversion-1

Konvertimi i vidave të ventilit

Në varësi të llojit të gazit në të cilin do të konvertohen pajisjet, ka dy mënyra për të rregulluar vidat e ventilit.

Ju lutemi kontrolloni tabelën e konvertimit në kolonën “Modifikimi”, nëse vidat e ventilit duhet të vidhosen plotësisht (shikoni veprimin 3A më poshtë), të zëvendësohen me një vidë të ndryshme ventili (shikoni veprimin 3B më poshtë) ose të rregullohen (shikoni veprimin 3C më poshtë).

Vlerat tregohen gjithashtu në pjesën e sipërme të vidave të ventilit. Vidat e ventilit mund të arrihen nga lart pianurës kur hiqen çelësat (B1 dhe B2).

3A. Vidhosni vidat e ventilit (3) të të gjitha rubinetave të gazit plotësisht duke përdorur kaçavidën me kokë të sheshtë (T2).

3B. Hiqni vidën e ventilit duke përdorur kaçavidën me kokë të sheshtë (T2) dhe pincat e holla (T3). Vendosni vidat e ventilit të ri me pincat e holla dhe vidhosni vidat e ventilit të të gjitha rubinetave të gazit duke përdorur kaçavidën me kokë të sheshtë.

3C. Rregulloni vidat e ventilit (3) të të gjitha rubinetave të gazit duke përdorur kaçavidën me kokë të sheshtë (T2) derisa të arrihet një flakë e qëndrueshme me qarkullim minimal gazi. Ju lutemi kontrolloni nëse flaka është e qëndrueshme në kushte të ftohta dhe të nxehta të pianurës.

BG_Conversion-2

Kontrolloni për mosrrjedhjen e gazit dhe funksionimin

Kur pajisja është e lidhur me furnizimin me gaz, përdorni spërkatjen e testit të rrjedhjes për të kontrolluar mosrrjedhjen e gazit:

  1. Izoloni injektorin.

  2. Hapni rubinetin e gazit. Kujdes: shtypni dhe hapni rubinetin për të çaktivizuar pajisjen termo-elektrike të sigurisë dhe mbajeni të shtypur.

  3. Spërkatni spërkatjen e testimit të rrjedhjes mbi të gjitha lidhjet e gazit dhe kontrolloni mosrrjedhjen e gazit.

  4. Përsëriteni këtë për çdo vatër.

Ndezja

  1. Riinstaloni çelësat, pjesët e vatrave dhe skarat mbështetëse të tenxhereve.

  2. Kontrolloni nëse pajisja është e lidhur me llojin e gazit dhe presionin e duhur.

  3. Hapni valvulën kryesore të gazit.

  4. Vendoseni spinën mirë në prizë.

Kontrolli i funksionimit

Conversion-start-up

  1. Ndizni vatrat.

  2. Kontrolloni që profili i flakës të jetë normal, uniform dhe i qëndrueshëm për të gjithë raportin:

    • Kontrolloni që flaka nuk fiket në nivelin e ulët;

    • Kontrolloni që flakët nuk fiken në nivelin maksimal;

    • Nuk duhet të ketë të dukshme gjatë funksionimit flakë të gjata dhe të verdha.

  3. Ngjiteni etiketën e të dhënave me specifikimet dhe cilësimet e modifikuara për gazin mbi etiketën aktuale të të dhënave me specifikimin e vjetër (në pjesën e poshtme të pajisjeve pranë lidhjes me gazin).

Vëmendja për mjedisin

Hedhja e pajisjes dhe e paketimit

Gjatë prodhimit të kësaj pajisjeje janë përdorur materiale ekologjike.

Paketimi i pajisjes është i riciklueshëm. Sa vijojnë mund të jenë përdorur:

  • karton;

  • letër;

  • shtresë polietileni (PE);

  • polistiren pa CFC (bukë peshku e fortë PS);

  • shiriti polipropileni (PP).

Hiqini këto materiale në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me rregullat qeveritare.

vuilnisbak

Për të përcaktuar kërkesat për grumbullimin e diferencuar të pajisjeve elektro-shtëpiake, në produkt aplikohet simboli i koshit të plehrave me kryq.

Kjo do të thotë se në fund të jetëgjatësisë së tij, produkti nuk duhet të hidhet si mbetje urbane. Ai duhet të dërgohet te një qendër e veçantë e bashkisë për grumbullimin e diferencuar të mbeturinave ose te një shitës që e ofron këtë shërbim. Hedhja e diferencuar e pajisjeve elektroshtëpiake si kjo pianurë, shmang pasojat e mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin dhe u jep mundësi materialeve përbërëse që të rikuperohen, duke rezultuar në kursime të konsiderueshme në energji dhe burime.

Vini re! Mos e hidhni pianurën e thyer të xhamit qeramik në koshin e riciklimit të xhamave, por çojeni te qendra e bashkisë për riciklimin e mbeturinave.

Deklarimi i konformitetit

CE_LOGO

Nëpërmjet këtij dokumenti, deklarojmë se produktet tona përmbushin direktivat, urdhëresat dhe rregulloret evropiane në fuqi, si dhe kërkesat që shprehen në standardet referencë.

Shënimet tuaja

857264